HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Njė pėrgjigje violente

-- nga “The Economist”*, 13.03.2007

Asnjeri nuk ka thėnė qė do tė jetė e lehtė. Dhe nervat e tensionuara sapo kanė filluar betejėn. Mė 10 shkurt, dy shqiptarė, duke protestuar kundėr pengesave ndaj pavarėsisė sė kufizuar tė Kosovės, janė vrarė nga plumbat plastikė tė qėlluar nga policėt nė Prishtinė. Ministri i Brendshėm i Kosovės dha dorėheqjen dhe Komisioneri i Kombeve tė Bashkuara ėshtė pushuar nga puna. Protesta violente vetėm konfirmon sinjalet e lėshuara nga diplomatėt, qė ēdo shtyrje ose vonesė nė zgjidhjen e statusit pėrfundimtar, do tė ishte fatale.

Kosova ėshtė ēėshtja e fundit pėr t'u zgjidhur, pas rėnies sė Jugosllavisė sė viteve 1990. Ndryshe nga pjesėt e tjera tė vendit tė vjetėr qė kanė fituar pavarėsinė, Kosova ka qenė pjesė e Serbisė dhe jo njė nga Republikat e Federatės Jugosllave. Nė kėtė mėnyrė, Serbia mund tė pretendojė qė indipendenca e Kosovės shkel integritetin territorial tė saj. Por 90% e Kosovės, me 2 milionė njerėz, janė shqiptarė etnikė, tė cilėt do tė preferonin tė shkonin pėrsėri nė luftė sesa tė ishin nėn Serbinė.

Qė nga viti 1999, juridiksioni i Kosovės ka qenė nė duart e Kombeve tė Bashkuara. Mė 2 shkurt 2007, Martti Ahtisaari, ish-President i Finlandės, i ngarkuar nga Kombet e Bashkuara tė zbardhte nė letėr idetė e tij pėr Kosovėn, propozoi planin e tij. Megjithėse ai nuk pėrdor fjalėn "pavarėsi" ai pėrshkruan njė pavarėsi tė ardhshme pėr Kosovėn. Serbėt dhe pakicat e tjera do tė kenė njė nivel tė lartė mbrojtjeje, dhe njė Mision i madh i Komunitetit Evropian do tė zėvendėsojė atė tė Kombeve tė Bashkuara qė ėshtė sot. Forcat Paqeruajtėse tė NATO-s do tė qėndrojnė.

Qė nga zgjedhjet e 21 Janarit, Serbia ka pasur njė qeveri tė pėrkohshme, e cila sė bashku me kryeministrin Vojisllav Koshtunica, kanė refuzuar planin e Ahtisaarit. Kėtė javė, Parlamenti serb bėri tė njėjtin gjė. Zėdhėnėsi i Koshtunicės pėrpiqet tė provokojė ndėrgjegjen e Perėndimit, duke sugjeruar qė humbja e Kosovės pėr Serbinė do tė ishte njėlloj, si dhe humbja nga Ēekosllovakia tek Hitleri pas Mynihut nė 1938, e Sudentland, njė vend i populluar nga gjermanėt. Deri tani, Unioni Evropian e ka pėrkrahur planin e Ahtisaarit.

Nuk ėshtė surprizė, qė serbėt e Kosovės janė ngritur nė protesta. Ata shpresojnė qė Rusia, mike e Serbisė, do tė vėrė veton ndaj kėtij plani, kur tė diskutohet nė Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, me fillimin e bisedimeve nė pranverė. Ėshtė e vėshtirė pėr t'u shpjeguar demonstrata e shqiptarėve e udhėhequr nga Albin Kurti, ku Lėvizja e tij pėr Vete-Vendosje kėrkon pavarėsi tė menjėhershme, pa diskutime tė mėtejshme me Serbinė. Ai argumenton qė plani qė i jep zonave serbe autonomi, ėshtė analog me ndarjen dhe mund tė shpjerė nė luftė.

Muajt e fundit, Rusia ėshtė pozicionuar gjithnjė e mė shumė nė mėnyrė publike, kundėr pavarėsisė sė Kosovės. "Nė qoftė se imagjinojmė njė situatė nė tė cilėn Kosova arrin pavarėsinė, atėherė njerėz tė tjerė, njerėz qė jetojnė nė rajone qė nuk u ėshtė njohur kjo (pavarėsia) do tė thonė qė "ne nuk qenkemi po aq tė mire sa ata!" (kosovarėt), thekson ministri i Mbrojtjes ruse, Sergei Ivanov. Kjo ėshtė njė muzikė nė veshėt e z. Koshtunica.

Por, ēfarėdo qė tė thotė Rusia, asgjė nuk mund tė ndalojė marshimin e Kosovės drejt pavarėsisė. Serbet dhe Shqiptarėt do tė mblidhen pėr takime tė mėtejshme tė pafrytshme nė Vjenė javėn qė vjen, pas sė cilės, z. Ahtisaari do tė dėrgojė planin e tij nė Kombet e Bashkuara. Pastaj do tė duhet njė Rezolutė e re Kėshillit tė Sigurimit pėr tė zėvendėsuar misionin aktual tė Kombeve tė Bashkuara, me atė tė Unionit Evropian.

Nė qoftė sė Rusia refuzon tė bjerė dakord, mė shumė sesa ruajtjen e Kosovės pėr Serbinė, ajo do tė rrezikojė pėrsėri pėrfshirjen e rajonit nė njė kaos. Sidoqoftė, Kosova do tė deklarojė pavarėsinė dhe shumė vende (pėrfshi Amerikėn dhe Anglinė) do ta njohin atė. Nuk do tė ketė ndonjė mbrojtje shtesė pėr serbėt e asnjė Mision Mbikėqyrės tė Kombeve tė Bashkuara. Nė qoftė se ndodh kėshtu, atėherė dy shqiptarėt qė vdiqėn mė 10 Shkurt, mund tė jenė viktimat e para tė njė vale tė re dhune.

*Artikulli ėshtė botuar nė "The Economist" nė 17 Shkurt 2007, (faqe 53). Titulli nė origjinal, "A Violent response"
Pėrktheu pėr "Shekullin": Ernest Gocaj

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara