HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Tinka Kurti: Vdekja e motrės, ambasada pasive

-- nga Elsa Demo, Shekulli, 25-03-2007

Aktorja e skenės dhe ekranit, Tinka Kurti, rrėfen humbjen nė emigrim tė sė motrės, Mjeshtres sė Merituar tė Sportit, Pina Thani. Ambasada Shqiptare nė Zvicėr, megjithėse e njoftuar, nuk ka denjuar t'i kthejė njė pėrgjigje qytetares shqiptare qė po jepte shpirt nė njė spital tė Bernės. U deshėn 6 ditė qė trupi tė mbėrrinte nė Shkodėr. Pina Thani vdiq nė pavijonin onkologjik nė njė spital tė Bernės mė 9 shkurt 2007. Kishte emigruar aty nga Italia qysh nė valėn e parė tė eksodit tė madh. Mjeshtrja e Merituar e Sportit kishte pranė ca kosovarė, emigrantė po ashtu qė i ndenjėn nė agoni tek koka shqiptares dhe iu gjendėn Marinės, tė bijės, e migruar nė Greqi. Ishte i vetmi fėmijė i familjes sė Ded Thanit qė kish lindur nė Shkodėr, i vetmi qė pasi doli nga koma tha se donte tė varrosej nė vendlindje. Kėtu nis historia pas vdekjes e Pinės, qė nė tė fakt nuk ėshtė vetėm historia e saj, po e sa e sa emigrantėve qė heqin tė zitė e ullirit qė trupi tė mos u prehet nė dhe tė huaj.

Pina Thani "Ata zogj qė shtegtuan dhe morėn rrugėt, mos i gjykoni se mjerimi nuk durohej nė atdhe",- thotė Tinka Kurti, aktorja e njohur e skenės dhe ekranit, duke u munduar ta zhvendosė vdekjen e tė motrės nė njė gjendje qė shkon pėrtej asaj vetė. Biseda nga fotot pėr Pinėn sportiste qė e motra mezi i gjen ndonjė syresh, pasi i kishte marrė tė gjitha me vete nė valixhen e emigracionit, kalon tek fotoja e varrit tė ardhshėm tė aktores. Pėrballja e Tinka Kurtit me vdekjen e mundshme duket si diēka familjare, e qetė dhe mondane, dhe njėherėsh me guxim prej shkodraneje. "Edhe unė dua tė varrosem nė Shkodėr", shton duke rrėmuar nė kutitė aktorja, sikur do t'i japė njėqind pėr qind tė drejtė tė motrės, trupit tė sė cilės iu deshėn plot 6 ditė qė mbėrrinte nė qytetin e lindjes. "Donte me u kthy, donte me puth pusin ku kena pi ujė, donte me pa pragun nė Shkodėr." Tinka ėshtė fėmija i madh i familjes Thani. Ajo vetė u lind nė Sarajevė nė 1932.

E ėma do tė hynte me Tinkėn kėrthi nė kufirin shqiptar. Katėr fėmijėt u rritėn me njė nėnė jabanxhesė, ndėrsa i ati ishte i burgosur. Ėshtė njė jetė pa fėmijėri ajo e aktores. Ishte njė kohė kur njė fėmijė nga shtėpia Thani kishte mundėsi tė shkonte nė befotrof, sa pėr t'i zėnė gojėn pėr pak kohė varfėrisė. Tinka jo, nuk do tė shkonte, as vėllai Koleci, as i vogli, jo se jo. Atėherė Pina thoshte: shkoj unė. Njė fėmijė dhe grua mė pas me zemėr tė madhe. Kjo ishte Pina. Qė e vogėl nisi tė merrej me atletikė. "Im shoq, Paloka, sado muzikant, ishte i dashuruar pas sportit tė saj. Kur thėrrisnin tifozėt nga autobuzi Pi-na Tha-ni, Pi-na Tha-ni dhe kur Pina Thani zbriste nga autobuzi, thoshin pse kjo ėshtė Pina?! Ishte trupvogėl derisa nisi tė hidhte shtat. Mendoni qė kur Pina arrinte normėn 9 (mė e larta e sportistėve) ndihmonte nėnėn."

Pina kishte aktivitet nė Ansamblin e Ushtrisė, pėrpos stėrvitjes me klubet sportive nė Tiranė dhe Durrės qyteti i saj dytė pas martese. Pėr 19 vjet asaj nuk do t'i thyhej rekordi nė garat e atletikės nė hedhje disku, shtize, gjyleje, kėrcim sė gjati nė vrapimet 100 dhe 400 m. Tė gjithė bashkėkohėsit e saj e dinė mirė se emri Pina Thani i pėrkiste dikur elitės sė atletikės shqiptare. Karriera e saj arriti kulmin nė vitet '57-'63. Por asnjėherė nuk mundi ta kapėrcejė kufirin pėr shkak tė biografisė. Ishte e bija e njė nėne joshqiptare dhe e njė babai me "biografi tė dyshimtė" qė nė vitet e monarkisė.

Kur iku nuse nga Shkodra mori me vete valixhen me diploma dhe trofe. Kjo ishte paja e saj pėr martesėn me njė muzikant. "Pati njė jetė tė dhimbshme pas martese. Nė Durrės ndėrtoi familje me Petraq Dhamon i cili vdiq 12 ditė pas Pinės. Megjithėse Mjeshtre e Merituar e Sportit, ka vuajtur dhe ka punuar nė Uzinėn Elektro-Mekanike nė Durrės." Ėshtė hera e parė qė Tinka Kurtin e shohim tė hapė zemrėn, edhe pse kėtė herė po e bėn pėr tė motrėn, emri i tė cilės duket sikur u shua bashkė me energjitė e rinisė. Aktorja tregon se Pina i kishte marrė me vete arritjet dhe dėshmitė e rinisė sė saj me shpresėn pėr tė gjetur njė punė nė emigrim, punė qė nuk do t'i jepej asnjėherė nė Shqipėri, si fjala vjen trajnimi i tė rinjve atletė.

Nė janar tė kėtij viti, dy motrat patėn takimin e fundit: "Po ban mos me u pa ma ne tė dyja?", mė tha kur po ikja. Dukej e shėndetshme dhe i thashė se ato muskujt ia kishin marrė bukurinė."
Po atė janar Pina vuajti dhimbjet nga kanceri nė mushkri. Duke ndier fundin, e porosit tė bijėn Marinėn: Tė shkosh nė ambasadėn tonė. Atje ėshtė ambasador Mehmet Elezi. I thuaj qė jam vajza e Pina Thanit dhe i thuaj qė po jep shpirt nė spital dhe ėshtė pa njeri.

Nga telefoni i sekretarisė sė ambasadės tonė nė Zvicėr, menjėherė pasi u pėrcoll ky mesazh, u dėgjuan fjalėt: Nuk e njoh. "Nuk e kuptoj pėr ēfarė janė kėta ambasadorė qė ndėrrojnė flamur. Askush nuk i kėrkoi para, i kėrkoi mbėshtetje morale. Ajo copė Shqipėri aty drejtohet tek shteti i saj i vogėl nė dhe tė huaj, kjo ėshtė ambasada. Doja vetėm t'i thoja ambasadorit tonė se me qenė i ndershėm e mos me qenė i dijshėm je gjynah, por me qenė i dijshėm e mos me qenė i ndershėm je kurrkush". Tinka Kurti e ruan peng indiferencėn jo thjesht tė njeriut ndaj njeriut, por tė njė autoriteti qė duhet tė dijė se ē'iu ndodh dhe se ēfarė i kėrcėnon qytetarėt e vet nė vend tė huaj. "Pinės iu ndodhėn pranė kosovarėt, ata qė janė vetė emigrantė nė atė vend, e sollėn falas deri nė Prishtinė. Mirėnjohjen e tyre do ta marr me vete nė varr."

Aktorja shpreh mirėnjohje pėr "Kosova Reisen", shoqėrinė e udhėtimit dhe pėr njė nga njerėzit e saj Rexhep Sadrinė qė pėr 24 orė u kujdes pėr arkivolin e tė ndjerės pėrgjatė rrugės Bernė-Zyrih-Prishtinė, pėr njerėzit qė i kanė ndenjur tek koka Pinės dhe iu bėnė krah Marinės, shqiptarėt e Kosovės Rabri Fejziu, Ali Kelmendi, Irgjiane dhe Ahmet Hoti, Shpėtim Basha, njė hoxhė nga Tropoja qė bėnė aq shumė pėr shqiptaren qė donte tė varrosej nė tokė tė vet. Tinka Kurti, 75-vjeēare, e vetme me mbėshtetjen e dy ministrave tė Kulturės tė Kosovės dhe Shqipėrisė, Astrit Haraēija dhe Bujar Leskaj, e priti trupin qė mbėrriti nė Prishtinė mė 14 shkurt. Nė fund lutja e Tinka Kurtit ishte kjo: "Zoti u ēoftė paq tėrė jetėn. Ėshtė mėkat tė mos u jesh mirėnjohės kėtyre njerėzve."

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara