HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Memento pėr Rugovėn

-- nga Elsa Demo, Shekulli, 03-07-2007

Sabri Hamiti absolutisht qė ruan kujtime pėr Rugovėn. Por meqė ėshtė nga ata qė beson se nė fushėn e vlerėsimeve shpirtėrore objektivja ėshtė njė iluzion, sapo ka nisur tė flasė pėr tė i zbritur nė tokė. Qė do tė thotė: ka nisur tė shkruajė pėr njeriun, eseistin dhe prijėsin shpirtėror tė Kosovės. Tri dimensione nė Njė qė bashkėudhėtari pėr gati 40 vite i udhėheqėsit tė Kosovės, deri dje, nė "shkuarjen" e Ibrahim Rugovės, i analizon nė librin "Presidenti Ibrahim Rugova – Memento pėr Rugovėn". Vepra, botim i shtėpisė botuese "55" u prezantua dje nė Tiranė nė Bibliotekėn Kombėtare. Pėr studiuesin dhe politikanin e Kosovės sė lirė, ky ėshtė njė libėr i hapur, sepse ai e mendon dhe e pėrshkruan udhėheqėsin me njė figurė qė Rugova e ka dashur shumė dhe e ka gjetur tek Pjetėr Bogdani: Kroi i gjallė.

Ibrahim Rugova Cila ėshtė historia e kėtij libri?

Substancialisht titulli i librit dhe qė pėrsėritet nėpėr faqet e tij ėshtė Memento pėr Rugovėn qė do tė thotė njė kujtesė pėr Ibrahim Rugovėn si krijues letrar si veprimtar politik. Titulli "Presidenti Rugova" tingėllon mė fuqishėm te lexuesi shqiptar pėr shkak se njė shumicė e njerėzve nė 17 vitet e fundit e identifikojnė atė prijės i shqiptarėve tė Kosovės dhe pėr pavarėsinė e saj. Ndėrsa libri nuk ka vetėm kėtė dimension, por tri tė tilla: tri vete qė bėjnė Njė: Rugova si individ, dmth si njeri, si vetvetja; Rugova si krijues, si shkrimtar, konkretisht si studiues i letėrsisė dhe eseist dhe Rugova si prijės politik, pėr mendimin tim si prijės shpirtėror i shqiptarėve tė Kosovės dhe udhėheqėsi dhe promovuesi i pavarėsisė sė saj. Libri pretendon qė nė tre pika themelore tė kapė kėto tri vete, ose tri segmente tė veprimtarisė sė Ibrahim Rugovės pėr tė krijuar portretin e tij, edhe tė krijuesit, edhe tė prijėsit politik.

Pra memento pėr Rugovėn ėshtė njė permanencė e lidhjes me kėto veti tė kėtij njeriu tė jashtėzakonshėm duke u etiketuar nė kopertinėn e librit si Presidenti Ibrahim Rugova, funksioni i tij i prijėsit dhe udhėheqėsit deri nė kohėn kur ka vdekur. Nė tė vėrtetė libri nuk ėshtė shkruar pas vdekjes sė tij, por ėshtė konceptuar si i tillė mė mbas, sepse sidomos me pjesėn e parė dhe nė pikat ku unė diskutoj pikėpamjet e tij letrare dhe estetike, janė tekste qė janė shkruar qė nė gjallje tė tij. Nė tė vėrtetė janė tipi i shkrimit bashkėbisedues tė njeriut dhe me njeriun me tė cilin kemi kaluar njė jetė krijuese njerėzore, njė bashkėpunim tė gjatė deri nė nivelet e pėlqimit dhe unifikimit qė ju e kuptoni ēka do tė thotė, qė jemi njerėz qė kemi shkruar edhe libėr bashkė. Ndėrsa librin e kam botuar njė vit mbas vdekjes sė tij, nė kujtim tė pėrhershėm pėr shoqėrimin me tė, po nė tė vėrtetė pėr vlerat qė ka ai.

Ju thatė se pėr tė dashurit shkruhet me zemėr. Kėtė libėr duket se ju e keni shkruar me "tru", gjakftohtė?...

Natyrisht ajo qė pėr tė dashurit shkruhet me zemėr, mė shumė ėshtė njė metaforė e njė gjendjeje se pėrshkrimi i njė metode, sepse nė metodėn e shkrimit edhe pėr Ibrahim Rugovėn unė nuk iki nga premisat e mėnyrės sė leximit tė karektereve dhe tė literaturės nga metoda ime tashmė e sprovuar. Dhe nuk kam pasur kurrfarė arsye qė tė ikė nga kjo, mirėpo nuk kam mundur asesi t'i iki sė vėrtetės qė kur shkruaj pėr Rugovėn nuk kam mundur tė bėj atė qė quhet distancė as kohėsisht, as emocionalisht, sepse kam pasur tė bėj me njė njeri qė pėr mua ėshtė i gjallė ende - nėse s'ėshtė i pranishėm nė jetė, ėshtė i gjallė si kujtesė – dhe sė dyti ka qenė njė njeri me tė cilin jam shoqėruar, jo nė kuptimin elementar, i shoqėruar nė kuptimin e ideve, e pėlqimit tė ideve dhe tė veprimeve. Pra, nuk dua tė luaj rolin fiktiv tė atij qė ndan drejtėsi, sidomos nė kėtė rast, po i atij qė ndien dhe pėrpiqet tė flasė drejt. Jam pėrpjekur ta gjej tė vėrtetėn te Rugova duke mos mohuar miqėsinė me tė, nė ide dhe nė veprime. Prandaj them qė dėshmia pėr mikun bėhet nėpėrmjet zemrės pėr tė krijuar njė barazpeshė tė kundėrt nė kandarin e vlerėsimeve tė asaj qė tradicionalisht quhet objektivitet dhe subjektivitet. Sepse mendoj qė nė fushėn e vlerėsimeve shpirtėrore objektivja ėshtė njė iluzion.

Na tregoni momentin e parė kur jeni takuar me Rugovėn?

Si student nė Fakultetin Filozofik tė Prishtinės nė vitin 1968, nė njė situatė shumė sfecifike. Nuk kam ndėrmend tė jap detaje, por ėshtė koha kur krijohet lėvizja e madhe studentore nacionale nė Prishtinė. Aktorė kryesorė nė kuptimin e fondamentit edhe politik edhe ideor, ka qenė brezi im ku kėrkohet pavarėsi dhe Universiteti i Prishtinės. Kėto janė dy pikat themelore ku ėshtė ngjizur shoqėria jonė dhe ai qė unė e quaj Qarku Kulturor i Prishtinės, i cili mė vonė ėshtė zhvilluar nė individualitete tė fuqishme tė fushave tė ndryshme tė dijeve, sidomos humanitare, tė cilėt janė bėrė mė pas, me nė krye Rugovėn, edhe aktorė tė mėdhenj tė idesė nacionale pėr ēlirim dhe tė pavarėsisė sė Kosovoės.

Po konkretisht si ishte ai takim?

Ai ishte njė vit para meje me studime, ka qenė asokohe njeri i letrave. Njė vit mė herėt kishte filluar njė rubrikė tek gazeta "Fjala", qė quhej "Zenite letrare" e cila lexohej shumė. Edhe unė kam qenė autor kur kam botuar shkrime nė tė njėjtėn revistė me tė tjerė dhe jemi takuar si dy njerėz qė i lidh njė njohje pa njohje, njė njohje pėrmes shkrimeve. Dhe qė nga takimi i parė miqėsia jonė ka qenė e pandėrprerė duke marrė forma tė ndryshme, tė miqėsisė letrare, tė miqėsisė njerėzore, tė bashkėpunimit dhe veprimit politik, dmth ka zgjatur deri nė shkuarjen e tij.

Zoti Hamiti, rrugėtimi juaj i pėrbashkėt ka qenė vėtet i gjatė, gati dyzetė vjet. Njerėzisht, ēfarė e bėn jetėgjatė njė miqėsi?

Unė mendoj qė miqėsia ime me Rugovėn ka qenė si ēdo miqėsi qė shkon pėrtej momentit. Diēka qė ėshtė edhe racionale, unė do tė thosha edhe shpirtėrore ose irracionale, qė nuk i ka premisa interesat e momentit, pėrndryshe do tė shprishej si plot miqėsi qė shprishen. Mendoj qė ajo ka pasur bazėn themelore qė na kanė lidhur idetė dhe njė sensibilitetet i brezit, njė punė qė e kemi dashur njėsoj fuqishėm, dhe mė tutje nė dy dekadat e fundit njė kauzė e madhe njerėzore dhe nacionale, pėr tė cilėn kemi punuar bashkė. Miqėsi tė tilla nuk mund tė shprishen. Janė elemente qė shkojnė pėrtej njė interesi tė njė stine.

Tani qė Rugova nuk ėshtė mė, ēfarė ju mungon mė shumė prej tij?

Ah, kjo ėshtė njė mungesė e madhe. Nuk po flas pėr tė tjerėt, sepse ai i mungon krejt Kosovės. Mua mė mungon nė tri pika tė cilat jam pėrpjekur ta shoh nė librin tim. Mė mungon si njeri qė njėherėsh ka thellėsinė e madhe tė rezonimit dhe lehtėsinė e komunikimit tė pėrditshėm. Ka qenė i jashtėzakonshėm qė tė bisedojė lehtėsisht pėr temat e rėnda tė ekzistencės njėsoj lehtė sikur po bisedon pėr shijen e njė kafeje. Kjo ėshtė ajo pjesa e njeriut. E dyta, ashiqare, i mungon letėrsisė njė krijues i madh nė fushėn e estetikės i cili ka lėnė shumė. E ka nisur me njė artikull qė unė e jap nė fund tė librit, "Shqipja, Xhojsi dhe Aristoteli", njė gėrmim nė atė qė do ta quaja parabazė civilizuese shqiptare, hyrje nė antikitetin arkishqiptar tė cilėn e ka lėnė nė disa skica, por vepėr e pakryer. Do tė thotė se mė dhemb mungesa nė fushėn e studimeve letrare.

Dhe natyrisht ajo e treta qė ėshtė mungesė e imja, po dhe e gjithė tė tjerėve, sepse ne nuk e kemi njė udhėheqės qė ka qenė burrėshtetas dhe jo politikan. Unė i diferencoj kėto dy koncepte shumė, sepse i pari ka vizionin pėr nacionin, i dyti kryen funksione. Ne do tė kemi funksionarė, por nuk do tė kemi vizionarin e tipit tė Rugovės. Dhe kjo qė ėshtė tash, vetėm nėse shkon si trashėgimi e normave tė larta qė ka krijuar Rugova nė nivelin e sjelljes politike dhe tė veprimit politik, do tė ketė sukses. Mendoj se ajo qė ėshtė politikė aktuale dhe e ardhshme e Kosovės dhe nė kuptimin politik elementar, shtetformues dhe civilizues, duhet tė udhėhiqet nga normat e larta qė ka krijuar ai. Pra, mungesa ėshtė e madhe.

Ju jepni njė pėrkufizim nė libėr pėr modelin qė krijoi ai: programi i tolerancės mbetet modern dhe rugovian edhe pėr shqiptarėt dhe Kosovėn nė shekullin XXI?

Absolutisht, ju e dini qė te shqiptarėt shpesh kundėrshtitė kthehen nė agresivitet, dhe kundėrshtitė elementare nė njė fushė krejt shpirtėrore, e jo mė nė njė fushė tė egėr tė veprimit politik. Ajo qė Rugova ka kėrkuar dhe e ka bėrė program tė vetin ka qenė toleranca, mirėsia, mirėkuptimi, kategori qė duken moralizuese, po nė botėn shqiptare janė vlera. Edhe sot janė vlera domosdo nė Shqipėri dhe nė Kosovė. Edhe nė Shqipėri qė ėshtė shtet dhe pretendon tė ndėrtohet si shtet i dialogut dhe i durimit tė mendimit tė tjetrit, ajo qė unė e quaj moralitet politik rugovian ėshtė i domosdoshėm.

Dhe megjithė kėtė program modern pėr Kosovėn e shekullit XXI, ku ka jetuar dhe pėr tė cilėn ka dhėnė shumė ky njeri, nuk mendoni se njė vit pas vdekjes sė Rugovės ėshtė krijuar njė mit po aq modern pėr tė? Ka politikanė qė e quajnė "i dyti nė radhėn e ēetės sė profetėve"?

Jo, unė jam antimitizues. Rugova vetė ka qenė antimitizues. S'mund tė krijoj mite, aq mė tepėr pėr Rugovėn tė cilin e kam pasur bashkėpunėtor. Sadoqė ėshtė dhe ka qenė shumė i madh, s'mund tė shohė si mit njeriun me tė cilin kam jetuar njė jetė njerėzore. Unė po flas pėr esenca, po flas pėr vlera. Qė t'ia pranosh vlerat dikujt nė njė diskutim fondamental, nuk do tė thotė se po krijon mite. Pėrkundrazi miti krijohet kur nuk diskutohet pėr vlerat. Miti krijohet kur fantazitė kolektive identifikohen nė njė njeri. Rugova ka vepruar aq konkretisht sa nuk ka arsye tė krijohet miti nga distanca. Pėr vete nuk pranoj tė krijoj mit pėr askėnd, por preferoj qė vlerat tė artikulohen, pėr Rugovėn dhe pėr tė tjerė.

Pėr mė tepėr, ē'doni tė thoni me aty qė keni shkruar pėr fėmininė e Rugovės, se ai ėshtė rritur me kodin e fisit dhe tė gjakut?

Kjo, pėr njė mendėsi politike, sociale dhe morale nė Kosovė ėshtė shumė e qartė. Kemi tė bėjmė me njė njeri qė ia kanė vrarė babėn kur ka qenė kėrthi nė djep. Kemi tė bėjmė me njė njeri qė e ka rritur njė nėnė e cila ėshtė bėrė fli e rritjes sė kėtij djali. Normalisht, kemi tė bėjmė me njė njeri qė ėshtė i kushtuar tėrė jetėn asaj nėne dhe kodet e sjelljes sė fisit qė nėnkupton krijimin e njė nderi, njė pėrkushtimi, njė realizimi tė normave dhe tė trashėgimisė kulturore tė familjes dhe tė fisit. Pra, nė atė qė do quhej nder dhe guxim nė kuptimin tradicional tė fjalės. Kjo ka tė bėjė me fėmininė e tij, me formimin e tij. Sepse mendoj qė premisat themelore tė karakterit tė tij janė ndėrtuar atėherė, pėrgjithmonė. Dhe kjo qė vjen mė vonė, ėshtė njė pasurim me dije, me vizione, rreth jetės dhe shoqėrisė qė ka prodhuar dijen e tij, ka prodhuar veprat e tij.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara