HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Arshi Pipa nė atdhe

-- nga Elsa Demo, Shekulli, 15-07-2007

Tre motrat Pipa, nė njė apartament nė Rrugėn e Kavajės. E madhja, Fehimja, pėrfundimisht e kthyer nė atdhe, pas gjysmė shekulli nė Amerikė pėrkrah Arshi Pipės, sjell me vete pjesėn e mbetur tė arkivės sė tė vėllait.
Bukurusha, qė i ngjan si pikė loti Arshiut, ėshtė e pafjalė. Nedreti, gruaja e intelektualit tė dėnuar me 21 vjet burg komunist, Uran Kalakulės, e pėrmbledh shkurt historinė e Pipajve: Nėse emri i kėsaj familjeje ka mbetur gjallė, kjo ėshtė nė sajė tė vajzave.
Asnjė prej vėllezėrve tanė s'e njohėn si duhet. Muzaferin e vranė, e mbytėn me tortura nė burg, ndėrsa Arshiu u arratis dhe hiri i trupit u derdh nė Adriatikun qė lag Durrėsin, nė nėntor 1997. Nedreti ėshtė streha e re e Fehimes, motra e guximshme, fisnike ala de Beauvoir, sot rreth 85 vjeē, e arratisur bashkė me Arshi Pipėn nė vitin 1956.

Arshi Pipa E njohur nė publik nė vitet '80-'87 kur punonte gazetare nė "Zėrin e Amerikės" me pseudonimin Lira Temali qė do tė thotė "e lirė pėrtej malit", dhe nėn emrin e rremė "Ane Darush" qė do tė thotė nėnė e dashur, i dėrgonte letra nėnės.
Nė prag tė dhjetėvjetorit tė vdekjes sė tė vėllait mė 20 korrik, intelektuali i shpallur dikur qoftė kėtu, qoftė nė Kosovė, "persona non grata", tė tri gratė kanė njė rast qė do t'i mbledhė seriozisht me njerėzit e kulturės shqiptare.
Nė kėtė datė organizohet konferenca shkencore, qė s'do tė thotė aspak e Akademisė sė Shkencave, ku nė njė ditė homazhi merret nė analizė korpusi i veprės sė Pipės.

Shkrimtari Myftar Gjana ėshtė iniciatori dhe mbi tė gjitha njeriu qė ka marrė pėrsipėr botimin e veprės sė panjohur, ose mė saktė e veprės e cila mbetet e gjitha e panjohur e shkruar nė disa gjuhė, kryesisht anglisht. Sepse ėshtė rasti tjetėr i intelektualit shqiptar.
Nėse disa sot duhet tė kapi kohėn pėr t'i bėrė tė njohur botės pėrmasėn e njė krijimtarie nėn regjim, Arshi Pipa i njohur nė botėn akademike pėrtej kufijve, duhet tė fitojė dimension real kėtij kahu, drejt atdheut. Fehimja ėshtė e para qė e pranon se pėr intelektualė qė nuk kanė jetuar nė Shqipėri, janė krijuar mite tė gabuara, tė rremė.
Pėr tė vėllanė po ashtu. Kjo nuk ndodhi pėr shkak tė distancės nga bashkatdhetarėt, as thjesht se ishte deklaruar "non grata", po ngase pati njė qėllim nė jetė: detyrėn dhe solidaritetin njerėzor ndaj atdheut, ndaj familjes dhe ndaj realizimit tė vetvetes qė potencialin e tij duhet ta vinte nė jetė.
Nė atė dialektin e ėmbėl tė shkodranishtes, Fehime Pipa, thotė se pasi ka shkruar librin e jetės "Kronika familjare", njė histori pėr familjen e Pipajve, para dhe pas komunizmit, nis njė libėr pėr tė vėllanė.
Beson atė qė Arshi Pipa pėr veprėn e tij, akoma koshient pėr klimėn turbulluese nė Shqipėri. Besonte qė puna do t'i vlerėsohej nga gjenerata e re pasi kjo vepėr pėrfaqėson shtigje ende tė hapura nė njė pyll virgjin me anėn e tė cilave njė popull ta realizojė veten shpirtėrisht dhe kulturalisht.

Aty ėshtė historia e arratisė duke kaluar kufirin - e minuar dhe me qenė tė stėrvitur posaēėrisht pėr njerėz nė arrati - nga Shkodra pėr nė Sarajevė. Gruaja, e veshur si katundare, donte tė arrinte tė fejuarin nė Bosnje – njeriu me tė cilin mė pas u martua – ndėrsa Arshiu, duke kapėrcyer Bunėn me not, tė shpėtonte lirinė.
I burgosur nė akuzėn e pavėrtetė pėr pjesėmarrje sa me "Grupin e Deputetėve" edhe me atė "Socialdemokrat", vuan 10 vjet dėnim nė burgjet e Durrėsit, Tiranės, Vloēishtit, Gjirokastrės, Burrelit. "Ka jetuar me vdekjen afėr. Mendonte se s'do tė dilte gjallė prej andej, prandaj e hodhi e la mėnjanė idenė e vdekjes dhe punoi intensivisht".
Dhe nė tė vėrtetė tė parat vepra tė plota Arshi Pipa i shkroi nė kėtė hark kohor. Njė ndėr ta ėshtė libri i burgut dorėshkrimi fillestar i tė cilit, ėshtė njė dokument unikal kundra regjimit pėr kushtet si ėshtė shkruar. Atė e ruan motra Nedret nė njė kuti tė vogėl tė gjelbėr: janė dhjetėra, qindra, fletė cigareje ku me njė shkrim milimetrik Arshi Pipa ka shkruar "Librin e burgut", "Libri i dashunis dhe i fatit", romanin "Rusha" dhe "Lirika tė zgjedhura – pėrkthime".
I nxori prej andej me teshat e palara qė niste nė shtėpi. Nė tė njėjtėn formė familja e informonte pėr botėn jashtė.
"Libri i burgut" u botua pėr herė tė parė nė Itali nė vitin 1958. Fehmija deklaron se "vepra e tij madhore nė poezi ėshtė padyshim Libri i burgut. Pėr mua ai mbetet poet."

Kjo grua citon sa Kierkegardin, pararendėsin e ekzistencializmit pėr tė shpjeguar modelin Pipa si artist i vėrtetė qė sė pari jetėn e ndėrton si vepėr arti; sa Platonin qė aq i do poetėt sa i zbret nė jetėn reale, jetėn empirike, nga besimi qė poezia ėshtė mė e vėrtetė se historia. "Duket ndoshta sikur unė po e emfatizoj ēėshtjen e tim vėllai, por Arshi Pipa i pėrmbushi detyrimet e veta me jetėn empirike." Pėr tetė vjet ai mbajti falas njė kurs tė gjuhės shqipe nė Universitetin e Minesotės ku ishte profesor dhe shef i departamentit tė gjuhės dhe letėrsive frėnge dhe italiane. Sepse kishte arsye dhe e thėnė ndryshe me fjalėt e tij do tė ishte kėshtu: "Nuk paguhem pėr atdhe me para".
Nė burgun e Burelit shkruan "Abbozzo di una concezione della vita", ese mbi gjeniun. Mban vitit 1955. Pėr kopertinė i ėshtė lidhur njė fletė reviste me portretin e Stalinit. Kėshtu doli nga burgu. Ėshtė njė vepėr filozofike, tė cilėn shkrimtari Gjana e cilėson "Sui generis" dhe qė motra Nedret Kalakulla e ka pėrkthyer sė fundi nga italishtja.
Para arratisė, aspak e planifikuar, iu dha leja e mėsimdhėnies. Motrat kujtojnė atė vit kur gjithė familja nisi tė punojė nė shtėpi pulla balte qė i piqnin nė furrėn e vogėl nė oborr. I blinin disa dyqane nė Shkodėr qė nuk e merrnin vesh se kush i prodhonte. Vetė Arshiu punonte 5-6 orė nė ditė me baltėn. Dy nga kėto kopsa Nedreti i ruan bashkė me dorėshkrimet e rralla nė letra cigaresh.
Kaq pėr krijimet nė qelitė e burgut. Sa pėr ato jashtė, nė lirinė e plotė tė Amerikės dhe tė botės sė mendimit tė lirė, lista ėshtė e gjatė dhe problem mbetet pėrkthimi. Kur e kanė pyetur Arshi Pipėn se cila ėshtė vepra mė e parė qė do donte tė pėrkthehej shqip, padiskutim ka thėnė pėr "Trilogia Albanica" e botuar nė Mynih ndėrmjet viteve 1975-'78, e redaktuar nga dy personalitete tė albanologjisė bashkėkohore si Peter Bartl dhe Georg Stadtmuller.

Vėllimi i parė ėshtė njė studim pėr vargun popullor shqiptar, i dyti pėr Jeronim De Radėn - e vlerėson si njė poet tė nivelit evropian, pavarėsisht kufizimit tė gjuhės nė tė cilėn shkroi - dhe vėllimi i tretė ėshtė njė studim i plotė pėr letėrsinė shqipe mbi metodat moderne tė analizės letrare ato komparativiste dhe strukturaliste, tė shpallur si metoda po aq dekadente sa letėrsia e ndaluar pėr 45 vjet nė Shqipėri. Trilogjia ėshtė nė anglisht. A thua e di Akademia e Shkencave qė ekziston kjo vepėr? Po as pėrēapja mė e vogėl nuk ėshtė bėrė nga kjo akademi drejt njohjes sė veprės sė Arshi Pipės.
I pari libėr qė e synon kėtė ėshtė i Uran Kalakullės: "Arshi Pipa – njeriu dhe vepra" i botuar mė 1999. "Libri ėshtė zhdukur nga qarkullimi", thotė Fehimja dhe nė nėnqeshje tė ėmbėl pėshpėrin: "Ėshtė mister. Do ishte njė subjekt i mirė pėr Agata Kristin".
Gruaja nuk niset nga hiēi pėr tė shqiptuar fjalėn "mister". Historia e Pipajve si persona non grata i shtriu degėt deri nė Amerikė kur motėr e vėlla mbėrritėn nė 1958. Aty gjetėn terrenin utopik dhe po aq bllokadė tė emigrantėve tė vjetėr tė cilėt jetonin me ėndrrėn e Shqipėrisė sė fillimshekullit dhe tani besonin pėrrallėn e Shqipėrisė social-komuniste. Nė njė klimė tė tillė, pėr emigrantėt e kėsaj epoke, Pipajt e sapoardhur ishin thjesht tradhtarė, tė arratisur nga "atdheu nė lulėzim". Dhe prapė Pipa shkon kundra rrymės. Fehimja kujton fjalimin qė me rastin e pavarėsisė, nė vitin 1959, ai mbajti nė Carnegie Hall nė Nju Jork. Nga ai moment e mė pas, mėrgata shqiptare nė Amerikė, ajo qė do ta mbėshteste e pa se kishte tė bėnte me njė ndėrgjegje intelektuale qė deri nė ardhjen e tij kishte mbetur ora tek Faik Konica. Boton tek "Dielli" dhe "Flamuri" analiza pėr zhvillimin politik tė shtetit shqiptar dhe pėr tė ardhmen e komunizmit nė Shqipėri qė pėr motrėn e tij bashkudhėtare janė "parashikime". Besonte dhe shkruante se komunizmi s'ka tė ardhme deri sa tė shterret vetiu.

Pėr Fehimen ėshtė mėse e natyrshme kjo frymė kritike qė Pipa e ruajti gjatė gjithė veprės sė tij eseistike: "Nuk shkuam nė Amerikė pėr tė ngrėnė pilaf dhe pėr mirėqenie. Shkuam pėr jetė reale, pėr liri njerėzore. Ky ishte ideali."
Do tė funksionojė me Pipėn kaosi perfekt?
Kaos perfekt e quan Myftar Gjana rregullin sipas tė cilit funksionojnė punėt e kulturės nė Shqipėri. Nuk ėshtė e sigurtė nėse kaosi perfekt, tani qė qėmtimi pėr botim e veprės sė Arshi Pipės (1920-1977) ka parė njė shteg daljeje, ka pėr ta ndjekur kėtė figurė tė pazbuluar nga shqiptarėt. "I keqkuptuar dhe i refuzuar pa asnjė arsye" konkludon Gjana i cili ka botuar deri mė tash nga Pipa "Kritika – ese 1940-1944" dhe "Kritika pėr Migjenin".

Tek arsyet e refuzimit, pėrveē atyre ideologjike (qė 17 vjet mė pas nuk mund tė pinin mė ujė) Gjana rreshton arsye politike filologjike: ēėshtjen e gjuhės, qėndrimin e prerė tė Pipės ndaj standardit. Pėr tė ky ishte njė lloj pėrēudnimi qė dėmton thelbin e vetė shprehjes sė shqipes. Nė kėtė pikė Fehime Pipa bėn njė ndėrhyrje: Megjithėse Arshiun e joshte pastėrtia, nė pikėpamje tė gjuhės ai e quante veten hibrid. Ishte i lindur nga njė martesė qė bashkonte nė familje dy pole gjeografike dhe dialektore, tė Shkodrės dhe tė Gjirokastrės. Ai pranonte se toskėrishtja e tij ishte gjuha e Faik Konicės, e stilizuar nga Arshi Pipa.
Gjana thotė se nė pak ditė, nė prag tė dhjetėvjetorit tė vdekjes, botohen dy vepra tė Pipės: "Dante dhe Montale" dhe "Stalinizmi shqiptar" qė janė pėrkthyer respektivisht nga anglishtja dhe frėngjishtja. Me kėtė rast, Gjana qė gėzon tė drejtėn e botimit nga motrat Pipa, pati mirėsinė tė na lejojė botimim pėr herė tė parė e njė fragmenti nė shqip.
Shkrimtari kėmbėngul se ėshtė i domosdoshėm botimi i "Trilogia albanica", vėllime nė 1000 faqe. Ėshtė njė vepėr qė tregon se Arshi Pipa ėshtė njė njohės i mirė i historisė dhe me tė "ka pėr tė pėrmbysur gjithė tezat nė filologjinė shqipe. Pipa ėshtė mik i sė vėrtetės.

Ai nuk bėn kalambure. Ėshtė pasardhėsi modern i Faik Konicės. Qė tė dy kanė njė krenari tė vetėlindur", definon Gjana.
Ndėrsa Fehime Pipa sjell nė kthim letėrkėmbimin e pasur tė Pipės dhe dorėshkrime tė tjera, bashkė me veprat pėr pėrkthimin, presin nė radhėn pėr botim "Shkrime estetike", "Paradigma Gramshi", volumet pėr Montalen dhe pėr Danten, "Skicė pėr konceptimin e jetės", "Morali dhe besimi tek Bergsoni", "Gjuha shqipe dhe kultura" etj.


Stalinizmi shqiptar

Arshi Pipa

Rruga e Hoxhės drejt diktaturės, si edhe ajo e Stalinit ėshtė e mbuluar me kufoma tė konkurrentėve tė tij aktualė apo potencialė... Hoxha ishte kaq i parėndėsishėm si njė teoricien i Marksizmit saqė "mėsimet" e tij as nuk kėrkonin pėrpunim nga tė besuarit e tij, qė kanė pėrsėritur atė thjesht pa e kritikuar.
Dhe duke qėnė se ishte ai qė mbante monopolin e Marksizėm-Leninizmit nė vendin e tij, Diamati (materializmi dialektik) Shqiptar ėshtė i cilėsisė mė tė ulėt dhe Shqipėria i vetmi vend komunist nė Evropėn Lindore ku teoria Marksiste ėshtė nė nivelin zero.
Njė "tiran gjakatar" si burrė shteti dhe njė mediokėr gjysmė i arsimuar si intelektual, Hoxha i ngjan Stalinit edhe pėr stilin e tij tė paprincip bizantin makiavelianist. Pas animit nga ana e Buharinit-fraksionit udhėheqės kundėr Trocki-Zinovievit, opozitės sė "majtė", dhe me ta likuiduar kėtė tė fundit, Stalini u vendos nė pozicionin e fraksionit "te majtė" dhe atėherė u kthye kundėr ish- aleatėve tė tij nga "e djathta".
Ai pėrsėriti kėtė volte face - kthim nė tė kundėrt kur bėri paktin e mossulmimit me Hitlerin pas njė fushate tė papėrkulshme kundėr tė gjithė llojeve tė fashizmit, duke damkosur si tė tillė edhe vetė social-demokracinė. Si Komisar pėr kombėsitė, Stalini mbrojti tė drejtat e popujve sovjetikė pėr tė kultivuar gjuhėn e tyre kombėtare njė qėndrim qė ai mė vonė e pėrmbysi, sipas sė cilit ajo qė ėshtė e vlefshme sot mund tė jetė e pavlefshme nesėr nė saj tė ndryshimeve tė rrethanave. Pricipialnost i Hoxhės ishte nga projekti i Stalinit.

Nėn udhėheqjen e Hoxhės gjatė luftės nacional-ēlirimtare, Partia Komuniste e Shqipėrisė pėrfundoi njė aleancė me Ballin Kombėtar nacionalist (Fronti Kombėtar) dhe me partinė mbretėrore pėr t'i rezistuar dhe luftuar fashizmin italian. I shtyrė nga kėshilltaret e tij jugosllave, Hoxha menjėherė denoncoi aleancėn duke e fajėsuar atė te delegatet e tij. Kur Jugosllavėt zbuluan Xoxen mė tė dėgjueshėm pėr planin e tyre tė aneksimit tė Shqipėrisė, me kėrkesėn e Xoxes dhe duke shpresuar tė fitonte besimin e Titos, Hoxha e vlerėsoi Titon nė njė artikull.
Nė atė kohė, kjo pėrmblidhej nė miratimin e tij tė planit tė aneksimit. Dhe kur Stalini denoncoi Titon, Hoxha menjėherė e akuzoi aleatin e tij si njė tradhtar pėr kombin shqiptar. Hoxha luajti tė njėjtėn lojė me Hrushovin. Kur udhėheqėsi sovjetik kėrkoi qė Hoxha tė bėnte paqe me Titon, ai kaloi nga Mao, duke damkosur Hrushovin si njė "social-imperialist".
Ai e shtriu kėtė epitet ndaj Maos kur Kina ra nė ujdi me Shtetet e Bashkuara.
Ka pasur njė kohė kur ky tregtar kuajsh i Marksizmit ishte duartrokitur si kampion i Marksizėm-Leninizmit "tė pastėr" nga keqinformimi i ndihmėsve tė huaj, duke nxitur kėshtu besnikėt shqiptarė tė Hoxhės ta pėrshėndesnin atė si Mesi i komunizmit botėror.

Pastėrtia nė politikė ėshtė mė shumė e dyshimtė sesa pastėrtia nė gjuhė dhe poezi, "art i pastėr" nuk ėshtė mė shumė sesa njė fe arti, me bukurinė zėvendėsuese tė perėndisė. Te theksosh pastėrtinė nė politike ėshtė njė mėnyrė jo e ēiltėr e fshehjes sė papastėrtisė sė saj. Tani "pastėrtia" ėshtė njė etiketė e parapėlqyer pėr markėn shqiptare tė Marksizėm-Leninizmit, qė ėshtė formalisht Marksist, minimalisht Leninist, dhe nė thelb Stalinist, me njė sasi tė vogėl Maoizmi.
Emri i pėrshtatshėm pėr kėtė fe tė re ėshtė shqipatarostalinizėm. Apo thjesht Hoxhizėm. Ky arriti kulmin me apoteozėn e themeluesit tė tij, qė pasoi vdekjen e tij. Studiuesit hahen me njėri-tjetri pėr tė lėvduar heroin si njė burrė shteti i madh, njė gjeni ushtarak, njė Marksist i shquar dhe filozof, njė historian i famshėm dhe madje njė shkrimtar i dalluar, duke pėrdorur kėto epitete "universal", "i pavdekshėm", "i pėrjetshėm" pėr veprėn apo mendjen e tij.
Kulti i Stalinit si arkitekt i shtetit tė parė socialist nė historinė e njerėzimit dhe ndėrtues i Bashkimit Sovjetik nė njė superfuqi ėshtė nė traditėn e mesianizmit rus dhe mitit tė Romės sė Tretė. Karizma e Hitlerit ishte bazuar nė ndjenjėn kombėtare pėr hakmarrje e pėrzier me mitin e racės se pastėr e kthyer pas nė kohėt pagane. Hoxha e shfrytėzoi ngritjen e nacionalizmit shqiptar kundėr fesė dhe dallimeve rajonale tė popullit tė tij, njė strategji e formuluar nga njė njeri i Rilindjes shqiptare, Pashko Vasa: "Feja e shqiptarit ėshtė Shqiptaria."

Kjo pėrzierje patriotizmi dhe fetarie ishte nė gjakun e tij, familja e tij i pėrkiste sektit te Bektashinjve, njė sekt heretik Shia Suffi me ndikim tė veēantė nė Shqipėri si rezultat i veprimtarisė se tij patriotike. Shėnime pėr Lindjen e Mesme pėrfshin njė lloj eseje pėr civilizimin arab, nė tė cilin has nė fjali duke zbuluar parti-pris-animin Islamik tė Hoxhės: "Nė fakt Kurani ėshtė mė i plotė dhe mė i pastėr sesa Bibla (Torah) e Ēifutėve, Ungjilli i Krishterė, etj." (464). Ai e admironte shumė Muhametin: "Ndėrsa ishte predikues i ligjit Koranik, Muhameti, nė tė njėjtėn kohė, ishte gjithashtu "kryetar shteti" (483). "Muhameti nuk ishte "autokrat"... sepse [si!] Zoti ishte i vetmi "burim autoriteti pėr tė dy udhėheqėsit (Muhamet) dhe pėr popullin." (484) Fjali si kėto sugjerojnė me forcė se Hoxha rreket tė identifikohet me Muhametin, njė projekt i imazhit tė vet si themelues i njė kredoje tė re, ateizmit shqiptar.
Njė tjetėr pasazh vlerėson Islamin pėr "demokracinė" e tij: "Karakteri i tij demokratik ishte forcuar, gjithashtu, nga ēlirimi i njerėzve nga tirania e feve te tjera..." (486). Kėtu Hoxha ka nė mendje besimet politeiste si tė kundėrta me ato monoteiste. Por a mund tė quhet njė fe monoteiste sepse ajo ēliron njerėzit nga feja politeiste? Kjo tingėllon si kapitalizmi monopolist tė ēlirojė botėn nga kolonializmi francez dhe anglez. A mundet njė person qė shqipton njė ndyrėsi tė tillė tė jetė pasues i Marksit, pėr te cilin feja, ēdo lloj feje ėshtė "opium pėr popullin"? Diku gjetkė mund tė gjesh: "Myslimanizmi, apo Islami, ėshtė njė "fe monoteiste universale"" (463)... "monoteizmi i tij shprehet nė aksiomėn "Nuk ka Zot tjetėr, pėrveē Allahut, dhe Muhameti ėshtė profeti i tij"" (464). Duke e lėnė mėnjanė Allahun dhe tė perifrazojmė, dikush gjen: Hoxhizmi, apo Shqiptarostalinizmi ėshtė njė fe mono[a]teiste",... mono[a]teizmi i tij shprehet nė aksiomėn: "Nuk ka Zot por Hoxha ėshtė profeti i tij". Kėtu paralelja me seminaristin xhorxhian gjendet te ēdo njeri fanatik kėrkues i pushtetit absolut. Ata nuk do tė tėrhiqen para se ta arrijnė atė, duke pėrdorur pėr kėtė qėllim mjetet e reja dhe tė vjetra Makiaveliste: gėnjeshtrat, shpifjen, hipokrizinė, pabesinė, tradhtinė, si edhe imponimin apo pėruljen sipas rastit, spiunazhin e pėrgjithshėm, falsifikimin e historisė, prishjen e shkencės, tė mos flasim pėr burgjet, izolimin psikiatrik, gulagėt, tortura tė tė gjitha llojeve dhe veēanėrisht vrasjen dhe atė tė ekzekutimit tė grave shtatzėna dikur anėtarė e Byrosė Politike apo shfarosjen sistematike tė miliona njerėzve, duke pėrfshirė anėtarė tė vjetėr tė Partisė dhe madje themelues tė Partisė.

Hrushovi bėri goditjen e parė tė kultit tė Stalinit, ndėrsa shkoi vetėm nė gjysmė tė rrugės nė reformėn e tij tė destalinizimit (ishte Hrushovi qė shtypi protestėn politike me 1956 dhe pastaj shtypi revolucionin hungarez tė po atij viti). Gorbaēovi dukej i bindur t'i hiqte tė dyja Stalinin dhe murtajėn staliniste. Si do tė ndikojė gllasnost nė Shqipėri, ku Stalini ka mbijetuar dhe Stalinizmi nė variantin e tij Hoxhian ėshtė shumė i gjallė? Disa shenja ndryshimi duken premtuese. Shqipėria ka vendosur marrėdhėnie diplomatike me Republikėn Federale Gjermane dhe Kanadanė, ndėrsa ka intensifikuar tregtinė me vendet komuniste te Evropės Lindore. Volumi i turizmit ėshtė rritur. Dhe pėr herė tė parė qė kur Shqipėria ishte prishur me Jugosllavinė, asnjė njeri pa parti nuk ishte lejuar tė vizitonte tė afėrmit e tij jugosllavė. Fakte si kėto lėnė tė kuptohet njė mospranim i pjesshėm tė politikės sė izolimit tė Hoxhės. Nėse kjo prirje konsolidohet, Shqipėria shpejt do tė ndjekė shembullin e vendeve tė tjera tė Evropės Lindore nė lidhje me politikėn e jashtme. Ēfarė bėhet me politikat e brendshme? Nė bisedat e tij tė kohėve tė fundit me udhėheqėsit shqiptarė nė Tiranė, Gensheri, Ministri i Jashtėm i Gjermanisė Perėndimore, ngriti ēėshtjen e tė drejtave tė njeriut, duke aluduar kėshtu pėr faktin se Shqipėria ėshtė i vetmi vend Evropian qė nuk e ka nėnshkruar Kartėn e Helsinkit. Tani qė Hoxha ka ikur, nuk ka arsye pse Shqipėria tė kėmbėngulė tė jetė delja e zezė e Evropės. Pjesėmarrja normale nė shoqėritė ndėrkombėtare dhe konferencat (dikush mendon veēanėrisht pėr Botėn e Tretė dhe konferencat e Ballkanit) do tė gėrryejnė kultin e Hoxhės. Me tu diskredituar miti i Hoxhės, kulti i tij do tė zhduket.

Problemi ėshtė kush do tė jetė ai qė tė fillojė fushatėn diskredituese. Numri njė aktual, dishepulli me besnik i mėsuesit, zor se duket i prerė pėr kėtė punė. E njėjta gjė mund te thuhet pėr pjesėn tjetėr tė udhėheqjes. Njė iniciativė nga radhėt e njerėzve tė thjeshtė duhet tė pėrjashtohet apriori, sindikatat staliniste nuk kanė mė shumė pavarėsi se korporatat fashiste. Studentet, ndoshta? Tė vijnė nė mendje trazirat e kohėve tė fundit nė Kinė dhe Korenė e Jugut, Shqipėria ėshtė, sipas disave, mė e afėrt me Botėn e Tretė sesa me vendet Evropiane. Gjithashtu kujtohet Revolucioni Kulturor shqiptar i nisur nga Hoxha, duke konkurruar Maon, u mbėshtet vetėm pjesėrisht nga studentėt, entusiazmit tė tė cilėve Hoxha nuk i zuri besė.
Unė mendoj se njė lėvizje proteste studentore nė Shqipėri - tė mos pėrjashtojmė se njė precedent i tillė ekziston: demonstratat e mėdha tė 1981 nga Shqiptarėt nė Jugosllavi qė kėrkonin statusin e republikės pėr Kosovėn - vėshtirė se mund tė fillojnė pa u nxitur, apo tė paktėn pa u toleruar, nga ata nė pushtet. Alternativa e fundit duket mė e mundur, duke pasur parasysh periudhėn e gjate tė sundimit totalitarist nė vend. Me fjalė tė tjera, Shqipėria do tė ndjekė shembullin e udhėheqjes aktuale kineze qė, duke vėnė nė raft trashėgiminė e Maos, ka lejuar njė sasi tė vogėl reformash liberale nė ekonominė kombėtare, administratė dhe politikėn e jashtme. Nėse ėshtė kėshtu, udhėheqja aktuale shqiptare mund tė arrijė tė realizojė ndryshimin nė mėnyrė tė qetė. Emri i Hoxhės do tė pėrmendet ende pėr hir tė retorikės, duke u dėgjuar pėrherė e mė pak. Dhe besohet se do te vijė njė ditė kur brezi i ri do tė ndiejė bezdi dhe madje turp qė kanė pasur prindėr qė mund tė admironin njerėz si Hoxha. Dhe aty ku shtrihet trupi i tij, njė pllakė e panjohur do te lexohet: Sic transit gloria immundi - Kėshtu kalon fama.

Ky kapitull me titull "Njė gėnjeshtar i pandreqshėm" ėshtė marrė nga "Stalinizmi shqiptar". Libri del nė qarkullim kėto ditė, botim nė bashkėpunim i shtėpisė botuese "Princi" dhe Instituti i Kontakteve Kulturore.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara