HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Betlehemėt e Shkodrės

-- nga Elsa Demo, Shekulli, 28-12-2007

E parė si njė vijė kufi pėr ne shqiptarėt qė ndan Lindjen me Perėndimin, Shkodra dhe lugina e lumit tė saj Bunė, nuk ka ēfarė shkėlqimi material t’i japė Krishtlindjes.
Aleksi do na thoshte mė vonė, nė tregun e madh tė zonės Rusi, se sa herė ta kėrkoni Shkodrėn nė Shkodėr, keni pėr tu zhgėnjyer si sot. “Pėr ta njohur Shkodrėn duhet ta kaloni atė”. Ishte fjala pėr njė atmosferė tė Krishtlindjes nė qytetin me shumicė myslimane, qė historikisht ka pasur njė organizim tė qartė dhe tė pėrcaktuar tė klerit katolik. Prisnim tė gjenim njė lėvizje tė atmosferės nė rrugė, sheshe dhe kisha.

Betlehemet e Shkodrės Mėngjesin e 20 dhjetorit, nė rrugėn kryesore qė tė fut nė qytet, njė burrė tėrheq kafshėn e sakrificės, kurbanin pėr Bajram. I ka lidhur tek brirėt njė konop lecke qė e lėshon nėn kėmbė sapo njė mik e ndalon mu nė rrugėn e makinave. Shkėmbejnė cigare dhe nga gjestet duken qė diskutojnė pėr ēmimin, pėr kilet e dashit qė pas pak orėsh do tė theret. Si ditė feste qė ėshtė, rrugėt janė tė zbrazura, dyqanet kryesisht tė mbyllura. Janė nėntė ditėt qė i prijnė Krishtlindjes dhe shenjat e vetme i gjen nė dekorin e ėngjėjve qė mė shumė shėrbejnė pėr tė ndriēuar rrugėt natėn nė terr. Dom Gjovalin Sukaj, famullitari i Shkodrės, na tha se pėr ato shenja tė jashtme qė shihnim kanė dorė qytetarėt dhe tregtarėt e qytetit. “I pari dekor i rrugėve nė Shkodėr pėr Kshnella ėshtė bėrė nė 2004 nga kisha katolike. Pastaj filloi nga bashkia.”

Dom Gjovalini na shoqėron nga salla e takimeve tė kishės katedrale tė cilėn ai e administron pėr nė dhomėn e tij. Njė Krisht fėmijė prej plastike ėshtė vendosur nė njė djep 100-vjeēar. Te kryet ka njė bastun po tė vjetėr, njė kompozim i vetė domit qė personifikon fėmijėn e perėndisė i lindur mė 25 dhjetor qė njė ditė do tė bėhej bariu i njerėzve. Ėngjėjt, yjet e Krishtlindjes, fjongot e kuqe i pamė nė rrugėt e vjetra tė qytetit afėr katedrales, nė zonėn Sarreqi, nė Sheshin “Gjon Pali”, kontribute tė besimtarėve, tė nxėnėsve tė njė shkolle tė mesme dhe tė banorėve tė atyre lagjeve tė vjetra qė e kanė pasur pėr traditė shfaqjen e ndjeshmėrisė pėr Krishtlindje. Pėr herė tė parė, falė bamirėsve, nė oborrin e kishės 150-vjeēare ėshtė ngritur njė Betlehem gjigant, njė kasolle me kafshė artificiale, me statuetat e Marisė dhe Jozefit, dhe grazhdin ku ndodhet fėmija i perėndisė i mbuluar qė do tė zbulohet mesnatėn e 24 dhjetorit.

Dom Gjovalini ėshtė i kėnaqur me kaq atmosferė shenjash tė jashtme, pėrndryshe njerėzit kanė pėr tė humbur pas anės materiale aq sa s’kanė pėr tė parė atė natė shfaqjen e Zotit. Nesėr nė mbrėmje asnjė rit i veēantė s’ka pėr tu mbajtur nė kėtė kishė. Shkodranėt si zakonisht kanė pėr tė ardhur pėr meshė, pėr tė dėgjuar kėndimin e Glorias, dhe mė pas kėmbanoret, si shenja qė lindi shpresa. Besimtarėt dhe fėmijėt sidomos, kanė pėr ta mbushur kishėn pėr tė mėsuar pėr misterin e lindjes sė birit tė perėndisė.

Famullitari kujton meshėn e parė nė varrezat katolike e mbajtur nė dhjetor 1990, kur Shqipėria ishte akoma komuniste. Ai, i hipur nė njė varr, zgjatej mbi kokėt e mijėra njerėzve qė ndiqnin njė meshė, mė nė fund, pas 23 vitesh luftė qė regjimi i kishte shpallur fesė nė kėtė vend ku krishtėrimi ka qenė i kohės sė apostujve.

E pyesim Dom Gjovalinin se prej nga vijnė kėto dekore betlehemėsh dhe truporet e Marisė, Jezu Krishtit, Jozefit, ėngjėllit, qė ilustrojnė skenat biblike. Duken industri mė vete e kishės moderne, njė prodhim nė seri dhe seē kanė njė artificialitet nė ngjyra, nė shprehje. Domi na korrigjon fjalėn “kukull” qė patėm pėrdorur pėr shėmbėllimin e Jezu Krishtit nė djepin e zyrės sė tij, dhe pasi i jep njė tė puthur fėmijės sė shenjtė na sqaron se pėr shembull ky, ėshtė bėrė nga njė shqiptar. Na tregoi dhe njė Betlehem qė ai e do fort. Aty Maria, ndryshe nga paraqitjet e tjera tė lindjes sė Krishtit, paraqitet si njė grua aristokrate, me njė fustan tė purpurt qė sapo ka shkėputur nga trupi i saj fėmijėn perėndi.

Nė hyrjen e kishės katedrale tė Shėn Shtjefnit, punėtorėt kanė vėnė nė vijė qarkullimin e ujit nė Betlehemin e brendshėm. Dom Gjovalini thotė se ėshtė hera e parė qė futet njė element “i gjallė” nė skenėn biblike. Gėzimin e tij e ndėrpret njė grua me fytyrė tė shqetėsuar qė pyet kush ėshtė prifti. Famullitari bėn me kokė pėr nga gruaja. “Krishtlindja tek shqiptarėt mbetet e veēantė nė krahasim me vendet e tjera. Jemi tė varfėr por atė natė keni pėr tė parė se si janė fytyrat e njerėzve. Ja, ajo grua ka njė hall dhe do tė rrėfehet patjetėr. Jemi nė prag tė festės dhe ajo e ka tė nevojshėm rrėfimin. Pėr shumė mote Krishtlindjen”, thotė dhe merr pėr nga rrėfyestorja.

Deri nga mesdita zhurmat nė rrugė janė shtuar disi. Tregtarėt e vegjėl kanė nxjerrė nė trotuar produktet qė kėrkohen mė shumė, ullinj, fruta tė thata, arra, fiq, bajame.

Ēmimet janė rritur edhe mė kėtė muaj, si gjithmonė pėr festat. Konsumi nė 10 ditė qė nga Bajrami, Krishtlindja dhe deri nė Vitin e Ri ėshtė boll i rėndė pėr xhepat e shqiptarėve, e sidomos pėr Shkodrėn e papunėsisė. “Jena t’lodhun. Njerzit jan t’lodhun”, thotė shitėsi duke hedhur arra me njėrėn dorė nė peshore dhe me dorėn tjetėr i jep gojės njė thelpi.

Parukeritė e grave kanė mė shumė tė kuqe Krishtlindjeje, ndėrsa berberhanet janė nė atė bardh e zinė e Marubit. Burrat presin pas xhamit qė e rreh dielli, numėrojnė kohėn me ēdo tufė floku qė bie nga gėrshėra e berberit.

Asgjė tė ekzagjeruar nuk ka nė tregun e fruta-perimeve, bulmetit, djathit, gjizės. Mandarinat janė gjėja mė e shitur, 50 lekė mė e shtrenjtė se ditė mė pėrpara.

Ngjitur ėshtė marketi i mishit dhe “i nėnprodukteve tė tij”. Meqė ėshtė Bajram, mė shumė se gjysma e tregtizave janė mbyllur. Njė burrė ėshtė shtrirė nė tryezė mishi, dhe po ēlodhet. Disa shitės flasin pėr therjet mė speciale nėpėrmjet paralizės tė kafshėve tė mėdha si demi. Marketi ėshtė njė hangar i stėrmadh primitiv, njė telajo e pėrgjakur me penela tė vrazhdtė. Ėshtė ndėrtuar qė nė 1975. Duket se qė nga ajo kohė nuk ėshtė vėnė dorė nė pastrimin e kėtij vendi ku shitet “mish dhe nėnproduktet e tij”. Me zor pėrballojnė taksat kėta burra qė s’mbahet mend qė kur punojnė kėtu kokė mė kokė duke therur, duke prerė e duke shitur. Shumė shpejt do tė bėhen bashkė pėr tė paguar edhe pėr pastrimin e “hangarit” ku si brenda si jashtė fluturojnė pėllumba si nė foletė e veta.

Kėtu na paralajmėroi Aleksi: “Pėr ta njohur Shkodrėn duhet ta kaloni atė”. Herė pas herė bėn humor tė hidhur pėr dy palė veshė, tė atyre qė vijnė tė njohin Shkodrėn dhe tė bashkėqytetarėve tė tij qė i njeh prej dekadash, si kur festonin Krishtlindje nė fshehtėsi si sot kur pėr festa si kėto shkodranėt e tij dalin nėpėr lokale pėr tė parė njėri-tjetrin dhe pėr tė thėnė qė janė. Pastaj mbrėmja kalon me akool, me verė aporaki. Nė qendrėn Shkodrės ėshtė ngritur bredhi i gjelbėr i dekoruar me xhingla-mingla. Ėshtė pema e Krishtlindjes dhe e Vitit tė Ri. Ajo ėshtė pema e jetės, sipas biblės, pema e parė, tė cilėn Zoti i kėrkoi Evės dhe Adamit tė mos e prekin. Shqiptarėt gjithnjė i kanė veshur Shkodrės legjendat e njė qyteti qė sot s’ėshtė mė,sikur tė ketė prekur dikur kundėr urdhrit hyjnor njė pemė qė thau gjithė tė tjerat. S’ėshtė pėr t’u dėshpėruar pėr Shkodrėn pėr aq sa ajo nuk dėshpėrohet pėr veten. Disa dhjetėra kilometra mė poshtė saj, njėlloj si ajo Tirana, kanė bėrė njė pak me tė shkuarėn: krenare nė varfėri.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara