HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


TĖ PREMTEN E 25 MAJIT POETI I STUBLLĖS, TASHMĖ I NJOHUR NĖ BOTĖ, ENGJĖLL KOLIQI, QĖNDROI NĖ QYTETIN E BINJAKĖZUAR ME VENDLINDJEN E TIJ - NĖ ITABIRITO:

Engjėll Koliqi nė njė ditė pune dhe kėnaqėsie shpirtėrore

-- nga Vera Lucia Alves Neves

VEPRIMTARI DHE SHKRIMTARI KOSOVAR, NĖ ITABIRITO U TAKUA ME DREJTORINĖ E KORIT TĖ FĖMIJĖVE "CANARINHOS", QĖ SI MYSAFIRĖ TĖ STUBLLĖS SE BINJAKĖZUAR, DO TĖ MARRIN PJESĖ NĖ FESTIVALIN NDĖRKOMBĖTAR "YLBERI I PRISHTINĖS" DHE DO TĖ ZHVILLOJNĖ NJĖ TURNE BALLKANIK NĖPĖR KOSOVĖ, MAQEDONI DHE SHQIPĖRI. NĖ KUADĖR TĖ KĖTIJ TURNEU PO SHQYRTOHET MUNDĖSIA E SHFAQJES SĖ KONCERTEVE EDHE NĖ FRANCĖ, ITALI, AUSTRI, SLLOVENI DHE NĖ GREQI. KANARINAT NGA ITABIRITO DO TĖ KĖNDOJNĖ EDHE KĖNGĖ SHQIPE TĖ AUTORIT ENGJĖLL KOLIQI. POETI ENGJĖLL KOLIQI PATI EDHE NJĖ TAKIM PUNE NĖ BIBLIOTEKĖN E QYTETIT, KU SĖ SHPEJTI DO TĖ VENDOSET EKSPOZITA SPECIALE ME POEZITĖ E TIJ "DHURATĖ DASHURIE".

Engjėll Koliqi nė Itabirito
Engjėll Koliqi nė Itabirito

Itabirito - MG, 26 maj 2007 - Tė premten e 25 majit, veprimtari dhe shkrimtari kosovar Engjėll Koliqi, i cili me ftesė tė Ministrisė sė Kulturės sė shtetit brazilian Minas Gerais e tė Akademisė Letrare tė Belo Horizonte-s po qėndron pėr njė vizitė tė gjatė nė vendin tonė, gjithė ditėn e ka kaluar nė Itabirito, qytet ky i binjakėzuar nė marsin e kaluar me vendlindjen e tij - Stublla. Kjo vizitė ishte njė vizitė pune, por qė poetit kosovar, siē u shpreh vetė, i ka shkaktuar njė kėnaqėsi tė vėrtetė shpirtėrore. E themi kėtė, bazuar nė pėrqafimet e gjata tė tij me mikpritėsit, mu sikur nė shtėpinė e tij me faresfisin.

Engjėll Koliqi nė Itabirito
Engjėll Koliqi nė Itabirito

I shoqėruar nga drejtueset e Organizatės Ndėrkombėtare CAN - organizatė pėr planifikim dhe implementim projektesh ndėrkombėtare, ushtrime e planifikime ligjėratash, organizime konferencash dhe shoqėrim misionesh nga jashtė - Vera Neves e Esmeralda De Carvalho Castro, poeti i mirėnjohur kosovar Engjėll Koliqi, me tė mbėrritur nė Itabirito, ėshtė pritur nga sekretari pėr kulturė dhe turizėm - Ubiraney Figueiredo Silva, i cili ėshtė edhe kėngėtar i njohur, themelues i Korit tė Fėmijėve "Canarinhos" (Kanarinat).

Nė Itabirito
Nė Itabirito

Tė gjithė sė bashku kanė shkuar nė selinė e Kanarinave, njė shtėpi e vjetėr e restauruar nga rinia vendore, ku ata ushtrojnė dhe pėrgatisin koncertet e mrekullueshme. Atje janė takuar me drejtorinė e korit dhe nė njė mbledhje tė pėrbashkėt janė marrė vesh pėr organizimin e mirė e turneut tė Kanarinave nė Europė, qė do tė realizohet nė shtatorin e ardhshėm, me ftesėn e Qendrės sė Fėmijėve, pėr pjesėmarrjen nė Festivalin Ndėrkombėtar "Ylberi i Prishtinės".

Engjėll Koliqi nė Itabirito
Engjėll Koliqi nė Itabirito

Drejtoresha e Korit - Juamily Machado ka thėnė se gėzimi pėr kėtė turne dhe pjesėmarrje nė festival ėshtė edhe mė i madh, pėr faktin se atje shkojnė si mysafirė tė fėmijėve tė Stubllės, fshatit me vlera tė mėdha kulturo-historike, me tė cilin Itabirito ėshtė binjakėzuar. Kėtė kėnaqėsi e kanė shprehur edhe drejtori artistik - Simone, si dhe maestro Eric e maestra ndihmėse Ana Maria Marinho Silva, Marco Tulio Bedischi Lima - administratori i Kanarinave, si edhe presidentja Mariane Braga.

Engjėll Koliqi nė Itabirito
Engjėll Koliqi nė Itabirito

Qė tė gjithė thanė se udhėtojnė me njė kėnaqėsi tė veēantė dhe se edhe me fėmijėt janė marrė vesh qė tė strehohen nėpėr shtėpi nė Stubėll, sikur nė shtėpinė e vėllait tė binjakėzuar. Ata kanė thėnė se pėr kėtė udhėtim tė rėndėsishėm e kanė pėrkrahjen e pushtetit vendor, si dhe tė botės sė biznesit, qė do ta sponzorizojnė udhėtimin. Pėr kėtė qėllim veē i kanė tė premtuara mbi 200.000 R$, qė janė rreth 80.000 €. Gjithashtu u tha se janė duke u shqyrtuar mundėsitė reale pėr shkrytėzimin e kėtij udhėtimi edhe pėr shfaqje tė tjera nėpėr vendet europiane: Francė, Itali, Austri, Slloveni dhe Greqi.

Nė Itabirito
Nė Itabirito

Engjėll Koliqi, pasi ua ka pėrcjellė pėrshendetjet e pėrzemėrta tė Administratorit e Kryetar i Kėshillit tė Fshatit Sarė Gjergjit dhe tė mbarė popullit tė Stubllės, i ka garantuar mikpritėsit se lidhur me pjesėmarrjen nė festival ėshtė gjithēka nė rregull, sipas premtimeve tė drejtoreshės sė Qendrės sė Fėmijėve nė Prishtinė - Teuta Musa. Ai u ka thėnė se populli i Stubllės i pret krahėhapur artistėt e vegjėl nga Itabirito dhe se do tė organizohet edhe njė turne me koncerte nėpėr tokat arbėrore - nė qytete tė tjera tė Kosovės, nė Maqedoni dhe nė Shqipėri.

Nė Itabirito
Nė Itabirito

Gjithashtu i ka ftuar si mysafirė specialė dhe tė privilegjuar nė edicionin e sivjem tė Manifestimit Tradicional nė Pėrkujtim tė Shkollės sė Parė Shqipe nė Kosovė "Takimet e Dom Mikelot 2007", me ē'rast Kanarinat do e kėndojnė meshėn solemne, kurse artisti i madh (Pavaroti Brazilian) Ubiraney Figueiredo Silva, me kėngėn AVE MARIA dhe ndoj kėngė tjetėr sipas zgjedhjes sė tij. Mikpritėsit janė falėnderuar pėr kėtė ftesė dhe kanė shprehur dėshirėn qė nė kėtė turne tė kėndojnė edhe kėngė tė autorit Engjėll Koliqi, i cili ua ka premtuar kėngėn "Lec Lazdrani" dhe njė tekst tjetėr, pėr tė cilėn muzikėn duhet ta bėjnė vetė.

Nė Itabirito
Nė Itabirito

Pastaj poeti kosovar, i shoqėruar nga drejtueset e Organoizatės sė sipėrpėrmendur CAN dhe nga sekretari vendor pėr kulturė dhe turizėm - Ubiraney, ka vizituar Bibliotekėn e qytetit, ku janė pritur nga drejtoresha Mariza Almeida. Kjo vizitė u realizua nė kuadėr tė pėrgatitjes sė ekspozitės speciale tė poezive tė Engjėll Koliqit "Dhuratė Dashurie", qė sė shpejti do tė organizohet nė lokalet e kėsaj biblioteke. Ajo u shpreh shumė e lumtur qė Biblioteka e Itabiritos ėshtė nikoqire e ekspozitės sė poezive tė poetit stubllas, qė tashmė pas binjakakėzimit e konsiderojnė si vendas tė Itabiritos.

Nė Itabirito
Nė Itabirito

Koliqi ka falėnderuar drejtoreshėn dhe tė gjithė tė pranishmit dhe ka premtuar se veē kėsaj ekspozite, dashamirėt e fjalės sė shkruar kėtu sė shpejti do t'i gėzojė edhe me librat e tij, qė do tė botohen nė Belo Horizonte. Organizatorėt na thanė se pėr kėtė ekspozitė po pėrgatiten befasira shumė tė kėndshme pėr autorin dhe publikun, qė deri nė ēastin e fundit do tė mbahen sekrete, sepse pėrndryshe nuk janė befasira. Koliqi ka kėrkuar nga drejtuesit e bibliotekės qė tė mendojnė pėr kėmbim librasi me bibliotekėn e Stubllės dhe me bibliotekat tjera nė Kosovė, propozim ky i pranuar nga mikpritėsit me shumė kėnaqėsi.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara