HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


VEPRIMTARI NGA KOSOVA - ENGJĖLL KOLIQI, MBAS TRE MUAJSH TAKON SĖRISH NJĖRIN NGA PESĖ EKSPERTĖT MĖ TĖ MĖDHENJ BOTĖROR TĖ MINIERAVE:

INXHINIERI JUAREZ RABELLO SHPREH INTERESIM TĖ MADH TĖ BRAZILIT PĖR INVESTIME NĖ MINIERAT E KOSOVĖS

-- nga Esmeralda Carvalho Castro

Eksperti Rabello tha se ėshtė i njoftuar mirė me pasuritė natyrore tė Kosovės dhe se ėshtė i gatshėm tė fillojė hulumtimet konkrete nė kėtė sektor tė ekonomisė kosovare, kurse Z. Koliqi e siguroi atė se Qeveria e Kosovės do sigurojė tė gjitha garancitė e investimeve dhe njė infrastrukturė tė pėrshtatshme ligjore.


INXHINIERI JUAREZ RABELLO ME ENGJĖLL KOLIQIN

Nova Lima - MG, 21 qershor 2007 - Veprimtari e shkrimtari shqiptar nga Kosova - Engjėll Koliqi, i cili po qėndron pėr njė vizitė shumėditėshe nė vendin tonė, tė hėnėn ka takuar, pėr herė tė dytė mbas tre muajsh, njėrin nga pesė ekspertėt mė tė mėdhenj botėror tė mineralogjisė dhe tė minierave - ingjinierin e nderuar Juarez Rabello, i cili mysafirin nga Kosova, tė shoqėruar nga presidentja e Organizatės Ndėrkombėtare CAN (organizatė pėr planifikim dhe implementim projektesh ndėrkombėtare, ushtrime e planifikime ligjėratash, organizime konferencash dhe shoqėrim misionesh nga jashtė), Dr Vera Lucia Alves Neves, e ka pritur nė studion e tij profesionale, nė Nova Lima, njė qytet i ri e modern nė afėrsi tė kryeqytetit Belo Horizonte.


Inxhinieri Rabello me Koliqin dhe Vera Neves

Z. Koliqi e ka njoftuar ingjinierin se Qeveria e Kosovės ėshtė e interesuar tė fillojė njė bashkėpunim konkret me te dhe me investitorėt brazilianė nė kėtė drejtim dhe se sė shpejti pėr kėtė qėllim do tė vij njė delegacion nga Kosova, nė nivel ministrash. Ai i ka shprehur gatishmėrinė e Qeverisė sė Kosovės, sipas premtimeve nga zėvendėskryeministri Lutfi Haziri, pėr tė siguruar tė gjitha garancitė e investimeve dhe pėr t'u siguruar investitorėve njė infrastrukturė tė pėrshtatshme dhe tė lehtė ligjore. Koliqi e ka njoftuar ingjinierin me disa projekte zhvillimore tė Kosovės, tė hartuara nga njė studio profesionale nė Prishtinė.


Nė kėtė pallat (Nova Lima), nė katin e VI
ėshtė studioja profesionale e inxhinierit Rabello

Ingjinieri Rabello ka ritheksuar se ėshtė mirė i njoftuar me pasuritė natyrore tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė dhe se sė shpejti, me bekimin edhe tė institucioneve shtetėrore braziliane, beson tė fillojė njė bashkėpunim konkret me kėto dy shtete shqiptare, nė lėmin e mineralogjisė dhe tė minierave. Ai ka kėrkuar qė sa mė parė tė lidhet me kompetentėt e ministrive pėrkatėse nė Prishtinė dhe nė Tiranė dhe me ekspertėt e kėsaj lėmie, nė Kosovė dhe nė Shqipėri, nė mėnyrė qė tė ketė edhe tė dhėnat shtesė (infrastruktura rrugore dhe tė tjera), pėr t'ua paraqitur investitorėve. Sapo t'i marrė kėto kontakte - ka thėnė ai - mund tė fillohet menjėherė me hapat e parė tė kėtij bashkėpunimi, qė beson se do tė jetė shumė i frytshėm pėr tė gjitha palėt.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara