HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


DELEGACIONI I NDĖRMARRJES PĖR DIPLOMACI E PROJEKTE NDĖRKOMBĖTARE "DIPROJINT" VIZITOI GJYKATĖN RAJONALE ELEKTORALE TĖ SHTETIT MINAS GERAIS, NĖ BELO HORIZONTE:

SISTEMI ELEKTRONIK I ZGJEDHJEVE -
UNIKAT NĖ BOTĖ - MUND TĖ DĖRGOHET
SI DHURATĖ E DEMOKRACISĖ NĖ KOSOVĖ

-- nga Caio WERNECK

Drejtori ekzekutiv i Shkollės Gjyqėsore Elektorale - Juiz Paulo de Tarso Tamburini Souza, me bashkėpunėtorėt, i ka njoftuar mysafirėt me sistemin elektoral elektronik, qė ėshtė unikat nė botė, si garanci e demokracisė sė vėrtetė, ku secili votues ėshtė i sigurtė pėr regjistrimin e menjėhershėm nė sistemin kompjuterik tė votės sė tij, qė garanton pamundėsinė e manipulimit tė zgjedhjeve. Drejtori i projekteve internacionale DIPROJINT-it - Engjėll Koliqi, ka shprehur dėshirėn pėr bartjen e kėtij sistemi zgjedhor nė Kosovė, kėrkesė kjo e pranuar menjėherė nga Drejtori Tamburini, i cili ka shprehur gatishmėrinė ta vizitojė sa mė parė Kosovėn dhe tė jetė atje vėzhgues i zgjedhjeve tė 17 nėntorit.

Engjėll Koliqi me Juiz Paulo de Tarso Tamburini Souza
Drejtori ekzekutiv i Shkollės Gjyqėsore Elektorale -
Juiz Paulo de Tarso Tamburini Souza duke i shpjeguar
Engjėll Koliqit sistemin elektronik tė zgjedhjeve

Belo Horizonte, 20 shtator 2007 - Nė fillim tė kėsaj jave, delegacioni i Ndėrmarrjes pėr Diplomaci e Projekte Ndėrkombėtare DIPROJINT, i pėrbėrė nga: presidentja - Dr Vera Lucia Alves Neves, nga drejtoresha e pėrgjithshme - Esmeralda de Carvalho Castro dhe nga drejtori i projekteve ndėrkombėtare - Engjėll Koliqi, e nė shoqėrinė e drejtuesit tė Ndėrmarrjes pėr tregti ndėrkombėtare CONSULTORIA V3 - Rodrigo Oliviera dhe studentit tė sė drejtės ndėrkombėtare, nė universitetin UNI - Raphael Fernandes Vieira Moreira Gonzaga, ka vizituar Gjykatėn Rajonale tė Shtetit tė Minas Gerais-it, nė Belo Horizonte. Ata i ka pritur drejtori ekzekutiv i Shkollės Gjyqėsore Elektorale - Juiz Paulo de Tarso Tamburini Souza, me bashkėpunėtorėt: Elizabeth Rezende Barra - koordinatore e Kursit tė sė Drejtės Elektorale, Cibelle Vieira Barbosa - teknike gjyqėsore e Asesorisė Juridike, nė qendrėn analitike elektorale, dhe tė tjerė.

Engjėll Koliqi nė takim pėr sistemin elektronik tė zgjedhjeve
Engjėll Koliqi nė takim pėr sistemin elektronik tė zgjedhjeve

Mysafirėt janė njoftuar gjerėsisht me historikun dhe mbarvajtjen e kėtij procesi, qė ky sistem zgjedhor elektronik - unikat nė botė, ka bėrė qė mbi 125 milionė zgjedhės brazilianė tė ndjehen tė qetė dhe tė sigurtė, kur ata votojnė pėr zgjedhjen e pėrfaqėsuesve tė tyre nė pushtet, qoftė nė pushtetin qendror federativ, qoftė nė pushtetin shtetėror rajonal e lokal. Veē kėtyre shpjegimeve, nga ana e Drejtorit Tamburini, mysafirėt kanė parė edhe praktikisht aparaturat kompjuterike, si komponente bazė e kėtij sistemi zgjedhor.

Engjėll Koliqi nė takim pėr sistemin elektronik tė zgjedhjeve
Engjėll Koliqi nė takim pėr sistemin elektronik tė zgjedhjeve

Mysafirėt, sidomos Engjėll Koliqi, kanė mbetur shumė tė kėnaqur me kėtė vizitė, duke veēuar sidomos ekspozimin praktik tė votimit elektronik. Me demonstrimin qė ėshtė bėrė pėr ta, mysafirėt janė bindur se me kėtė sistem zgjedhjesh, ėshtė i pamundur manipulimi i votave. Z. Koliqi ka ftuar Drejtorin Tamburini qė tė vizitojė Kosovėn dhe tė mbaj atje disa ligjhėrata, me ē'rast do tė njoftoheshin pėr sė afėrti ekspertėt dhe organizatorėt vendorė dhe ndėrkombėtarė tė zgjedhjeve, me kėtė sistem elektronik tė zgjedhjeve, me sigurinė dhe me garancinė e pamundėsisė sė manipulimeve. Do tė ishte ky hapi mė i madh i zbatimit tė njė demokracie tė mirėfilltė nė Kosovėn e trazuar, qė ende po valėvitet turbullirave, me batica e zbatica qė shkaktohen nga kryqėzimet e interesave tė ndryshme tė faktorėve ndėrkombėtarė, qė po diktojnė politikat, mjerisht ende diskriminuese mbi shumė popuj tė botės.

Engjėll Koliqi nė takim pėr sistemin elektronik tė zgjedhjeve
Engjėll Koliqi nė takim pėr sistemin elektronik tė zgjedhjeve

Mikpritėsi, jo vetėm qė ka pranuar me kėnaqėsi ftesėn pėr tė vizituar Kosovėn, por edhe ka premtuar ndihma konkrete pėr mundėsimin e zbatimit praktit tė sistemit zgjedhor elektronik nė Kosovė. Ai ka thėnė se nėse Kosova vendos pėr zbatimin e kėtij sistemi, Brazili, pikėrisht shteti Minas Gerais, do tė jetė ai qė do tė furnizojė kėtė vend tė vogėl ballkanik, mik i shtetit tonė, me tė gjithė aparaturėn e nevojshme pėr zbatimin e kėtij sistemi. Edhe gjatė pėrshėndetjes, mė i theksuari ka qenė urimi: mirupafshim sa mė parė nė Kosovė. Pėrveē vizitės qė sė shpejti do t'ia bėjė shtetit mė tė ri ballkanik, nė pritje tė njohjes ndėrkombėtare tė pavarėsisė, ėshtė kuptuar se nga vendi ynė ka interesim edhe pėr dėrgimin e njė grupi vėzhguesish, nė zgjedhjet e 17 nėntorit, udhėhequr nga vetė Drejtori Tamburini, natyrisht nėse pėr kėtė mbėrrin njė ftesė nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nė Prishtinė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara