HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


KOSOVA:

MOTOR I REFORMIMIT DHE I SHPĖTIMIT TĖ ORGANIZATĖS SĖ KOMBEVE TĖ BASHKUARA

-- nga Engjėll KOLIQI, Lecco, dhjetor 2007

Engjėll Koliqi

Duke zgjidhur shpejt dhe drejt nyjen e problemit shekullor tė Kosovės, Organizata e Kombeve tė Bashkuara reformohet dhe pėrfundimisht i shpėton shkatėrrimit qė po ia imponon hierarkia cariste moskovite e mafiozit profesionist – Vladimir Putin.

Mbas gjenocidit tė hapur qė makineria luftarake e Serbisė, nėn komandėn e kryekriminelit Sllobodan Millosheviq, nė vitet 1998/1999 zhvilloi mbi popullin shqiptar nė Kosovė, Organizata e Kombeve tė Bashkuara e mori nėn protektorat kėtė tokė, e cila – padrejtėsisht – para afėr njė shekulli, iu nda trungut shqiptar dhe iu dha si "dhuratė" Serbisė. Por, nė vend se tė zgjidhej ēėshtja e statusit dhe tė njihej menjėherė pavarėsia nga Serbia, ishte pikėrisht Moska zyrtare qė nė vitin 1999 e pengoi kėtė dhe e imponoi njė proces tjetėr, tė sanksionuar me Rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, ku pesė anėtarėt e pėrhershėm kanė tė drejtėn e vetos. Kjo e drejtė, e keqpėrdoruar nga hierarkia cariste-mafioze e Vladimir Putin-it, nga Kremlini i Moskės – edhe sot – jo vetėm qė pengon pėrfundimin e kėtij procesi qė po zgjat me vite, por po e vė nė pikėpyetje edhe vetė funksionimin e mėtejmė tė kėtij organizmi mė tė lartė botėror, ku zgjidheshin tė gjitha krizat politike dhe tė sigurisė sė njerėzimit.

Kėshilli i Sigurimit Duke pasur parasysh rolin dhe rendėsinė e madhe qė ka KS i OKB-sė nė zgjidhjen e problemeve dhe tė krizave botėrore, si dhe rrezikun qė po i kanoset nga keqpėrdorimi i sė drejtės sė vetos, nga ana e Moskės zyrtare, ne – si popull qė kemi vuajtur dhe jemi rrezikuar deri nė zhdukje, nė mbyllje tė shekullit XX, nė kėto rrethana kemi tė drejtė qė nė emėr tė ekzistencės sė popujve dhe nė emėr tė sė drejtės ndėrkombėtare tė popujve, tė kėrkojmė qė menjėherė tė ndėrmerren masat e nevojshme, pėr reformimin e Kėshillit tė Sigurimit dhe pėrgjithėsisht tė OKB-sė, nė mėnyrė qė organizatės botėrore – shtėpisė sė kombeve dhe tė shteteve – t'i rikthehet renomeja dhe fuqia vendosėse qė kishte mė parė. Njėra nga reformat e para, qė urgjentisht duhet realizuar nė OKB, ėshtė reformimi i Kėshillit tė Sigurimit, nė mėnyrė qė tė mund t'u pėrgjigjet me kohė dhe drejt, tė gjitha kėrkesave qė vijnė nga dinamizmi i pėrshpejtuar i zhvillimit tė ngjarjeve dhe tė proceseve, si dhe shumėllojshmėrisė sė tyre. Duhet tė bėhen ndryshimet e menjėhershme, mė sa vijon: nė vend 15, sa ka tash, KS t'i ketė 21 anėtarė, nga tė cilėt tė pėrhershėm – 7. Si anėtarė tė pėrhershėm tė Kėshillit tė Sigurimit, duke pasur parasysh rrethanat e reja tė zhvillimeve botėrore, duhet tė shtohen edhe Brazili dhe India. Duhet hequr menjėherė e drejta e vetos, nė mėnyrė qė tė mos pengohen – pėr interese tė njėanshme – zgjidhjet demokratike dhe tė drejta tė problemeve. Do tė duhej qė vendimet, respektivisht rezolutat tė jenė tė plotfuqishme, nėse kanė marrė mbi dy tė tretat e votave tė anėtarėve tė KS, qė dmth – nga 21 sa mendoj duhet tė jenė, tė votojnė pozitivisht sė paku 15 anėtarė. Nė kėtė mėnyrė do tė pamundėsoheshin lojėrat e fėlliqta pėr interese tė njėanshme dhe do tė hiqeshin privilegjet qė nė botė mundėsojnė hegjemoni dhe padrejtėsi tė shumta, mbi kurrizin e popujve me halle. Kėshtu do tė shpėtophej KS i OKB-sė, funksionimi i tė cilit, nė kohėt e fundit, ėshtė rrezikuar shumė seriozisht, mu nga keqpėrdorimi i sė drejtės sė vetos, nga hierarkia cariste e Moskės, udhėhequr nga Vladimir Putin, i cili haptas po shkel tė gjitha rregullat e demokracisė, dhe sikurse vendin e tij qė e ka rikthyer nė diktaturė, ka pėr qėllim qė ta rikthejė epitetin e tė fortit, sikur qė ishte dikur Bashkimi Sovjetik, respektivisht luftėn e ftohtė, qė – nėse nuk parandalohet, mund tė shndėrrohet nė luftė shumė tė rrezikshme botėrore, deri te pėrdorimi i armatimit bėrthamor.

Selia e OKB-sė

Mendoj se ka ardhur koha, qė tė gjitha fuqitė dhe qendrat ndėrkombėtare tė vendosjes, pa vonuar t'i thonė Vladimir Putin-it – STOP! Duhet ndaluar ai, sepse haptas po shihen qėllimet e tija hegjemoniste dhe shkatėrruese. Me kurrfarė tė drejte ndėrkombėtare, Moska zyrtare nuk ka tė drejtė tė pengojė pėrmbylljen e procesit tė pavarėsisė sė Kosovės, respektivisht tė shpėrbėrjes pėrfundimtare tė ish Jugoslavisė. Ē'ėshtė e vėrteta, Moska zyrtare, nėse do ta ndihmojė popullin vėlla serb, duhet t'u sygjerojė autoriteteve tė Beogradit, qė nė mėnyrė demokratike dhe tė njerėzishme tė pėrshėndeten me Kosovėn dhe t'ia paraqesin OKB-sė kėrkesėn pėr ta njohur shtetėsinė e Serbisė. Si ėshtė e mundur qė Serbia ta ketė ulėsen nė OKB, kur shteti serb nuk ėshtė i njohur ndėrkombėtarisht?! Beogradi, ende – padrejtėsisht, mba tė uzurpuar ulėsen e ish Jugoslavisė nė OKB. Jo vetėm kjo, por Beogradit zyrtar, Moska – si anėtare e pėrhershme e KS, duhet t'i kėrkojė edhe tė na e paguajė dėmshpėrblimin e luftės, si dhe kthimin e menjėhershėm tė tė gjitha kufomave tė qytetarėve tė pafajshėm tė Kosovės, tė vrarė e tė masakruar gjatė luftės dhe tė varrosur nė varreza masive nė Serbi. Si mund tė mbrohet njė aparat shtetėror, qė afėr nėntė vjet luan me kufoma njerėzish, qė i ka vrarė e masakruar?!...

Ju lutem, zotėrinj drejtues tė institucioneve tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė – nė emėr tė traditave tė shenjta dhe tė bekuara arbėrore, kėrkoni urgjentisht, edhe zyrtarisht reformimin e KS dhe pėrgjithėsisht tė OKB-sė, siē u tha mė lartė, sepse kėshtu shpėtojmė Organizatėn Botėrore dhe vlerat e njerėzisė, nė mbarė botėn!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara