HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


NĖ ORGANIZATĖN INTERNACIONALE PĖR PLANIFIKIM DHE IMPLEMENTIM PROJEKTESH NDĖRKOMBĖTARE, USHTRIME E PLANIFIKIME LIGJĖRATASH, ORGANIZIME KONFERENCASH DHE SHOQĖRIM MISIONESH TĖ JASHTME - C.A.N. THONĖ SE ĖSHTĖ GJITHĒKA GATI PĖR EKSPOZITĖN SPECIALE TĖ POEZIVE TĖ ENGJĖLL KOLIQIT:

EKSPOZITA "DHURATĖ DASHURIE" ME POEZITĖ E POETIT KOSOVAR HAPET TĖ HĖNĖN

-- nga Caio Werneck

Drejtues tė CAN kanė thėnė se pėr aktin e hapjes sė kėsaj ekspozite janė ftuar mbi 120 mysafirė specialė - personalitete tė larta tė jetės politike, kulturore e artistike tė Belo Horizonte-s dhe tė qyteteve tė tjera mineire. Do tė jenė tė pranishėm shumė shkrimtarė e gazetarė vendorė, tashmė miq tė shkrimtarit kosovar. Ėshtė blerė edhe libri i pėrshtypjeve, ku mysafirėt dhe vizitorėt do t'i shkruajnė pėrshtypjet e tyre mbi poezitė e ekspozuara.

Njė poezi e Koliqit mbi sfondin e portretit tė tij
Njė poezi e Koliqit mbi sfondin e portretit tė tij

Belo Horizonte, 3 qeshor 2007 - Parmbrėmė ishim mysafirė nė selinė e Organizatės Ndėrkombėtare CAN (organizatė pėr planifikim dhe implementim projektesh ndėrkombėtare, ushtrime e planifikime ligjėratash, organizime konferencash dhe shoqėrim misionesh nga jashtė), ku drejtueset - Dr Vera Lucia Alves Neves dhe Esmeralda Carvalho Castro na kanė njoftuar me tė gjitha detajet e ekspozitės speciale tė poezive tė poetit tė mirėnjohur kosovar Engjėll Koliqi, "Dhuratė Dashurie", qė do tė hapet tė hėnėn e 4 qershorit, nė ora 20, nė nė shtėpinė e intelektualėve tė Belo Horizonte-s, siē quhet kėtu lokali i pronarit Julius Cesar Pereira "Alexandrina Café Cultura e Moda".

Pėrgatitje pėr ekspoziten poetike
Pėrgatitje pėr ekspoziten poetike

Znj. Vera Lucia ka konfermuar se tashmė ėshtė gjithēka gati pėr hapjen e kėsaj ekspozite speciale, siē tregon edhe vetė emėrtimi i saj "Dhuratė Dashurie" dhe se pėr aktin e hapjes janė ftuar mbi 120 mysafirė specialė - personalitete tė larta tė jetės publike - politike, kulturore, artistike tė kryeqytetit dhe tė qyteteve tė tjera mineire. Ajo ka konfermuar pjesėmarrjen e pėrfaqėsuesve tė prefekturės, tė Akademisė Latrare, tė shumė asociacioneve e shoqatave kulturore e artistike, gazetarė, shkrimtarė, artistė… Do tė jenė kėtu elita intelektuale mineire - ka thėnė ajo - pėr tė uruar mikun e tyre kosovar Engjėll Koliqin, i cili tashmė ėshtė njė shkrimtar shumė i njohur dhe i kėrkuar mes nesh.

Pėrgatitje pėr ekspoziten poetike
Pėrgatitje pėr ekspoziten poetike

Ndėrkaq Znj. Esmeralda ka shpjeguar detaje nga pėrgatitjet teknike-artistike, duke na bėrė tė shohim poezitė e bukura nė sfondin e portretit tė autorit, tė vėna me hijeshi speciale nė korniza, si dhe etiketa speciale tė tyre. Ajo gjithashtu na ka bėrė tė shohim edhe librin e pėrshtypjeve tė mysafirėve dhe tė vizitorėve, ku nė Aktin e madh tė hapjes sė kėsaj ekspozite, do tė shkruajnė pėrshtypjet e tyre pėr poezitė dhe vlerat e Engjėll Koliqit si poet. Gjithashtu ajo ka bėrė tė ditur se hapjen e ekspozitės "Dhuratė Dashurie" do ta pėrcjellin njė numėr i madh i massmediave vendore elektronike dhe tė shkruara, qė tashmė kanė konfermuar pjesėmarrjen e tyre nė kėtė kremte tė bukur kulturore, me poetin kosovar.

Pėrgatitje pėr ekspoziten poetike
Pėrgatitje pėr ekspoziten poetike Ekspozitė me poezi nė Belo Horizonte
Ekspozitė me poezi nė Belo Horizonte Ekspozitė me poezi nė Belo Horizonte
Ekspozitė me poezi nė Belo Horizonte Ekspozitė me poezi nė Belo Horizonte
Ekspozitė me poezi nė Belo Horizonte Ekspozitė me poezi nė Belo Horizonte
Ekspozitė me poezi nė Belo Horizonte Ekspozitė me poezi nė Belo Horizonte
Ekspozitė me poezi nė Belo Horizonte Ekspozitė me poezi nė Belo Horizonte
Ekspozitė me poezi nė Belo Horizonte Ekspozitė me poezi nė Belo Horizonte
Ekspozitė me poezi nė Belo Horizonte Ekspozitė me poezi nė Belo Horizonte
Ekspozitė me poezi nė Belo Horizonte


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara