HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


VEPRIMTARI DHE SHKRIMTARI KOSOVAR - TASHMĖ I MIRĖNJOHUR NĖ VENDIN TONE - ENGJĖLL KOLIQI, U PRIT DENJĖSISHT NĖ SELINĖ QENDRORE TĖ PARTISĖ BRAZILIANE SOCIAL-DEMOKRATE PĖR SHTETIN MINAS GERAIS:

Veprimtari apolitik qė di tė bėjė politikė tė mirė pėr vendin e tij

-- nga Esmeralda Carvalho Castro

Nėnkryetari i partisė nė pushtet - Léo Burguźs (Leonardo S. de Castro Pires), i cili ėshtė edhe kryeasesor i guvernatorit (pozitė e kryeministrit nė sistemin tonė administrativ-institucional), pasi qė ka shprehur interesimin e Qeverisė sė Shtetit Minas Gerais pėr fillimin e njė bashkėpunimi tė gjithėmbarshėm me Kosovėn, i ka premtuar z. Koliqit njė takim me guvernatorin e kėtij shteti - Aécio Neves, nė vazhdėn e pėrgatitjes sė vizitės sė njė delegacioni kosovar, nė nivel ministrash, nė vendin tonė, pėr tė filluar me marrėveshjet e para tė bashkėpunimit midis dy vendesh.

Engjėll Koliqi, nė mesin e politikanėve mikpritės
Engjėll Koliqi, nė mesin e politikanėve mikpritės

Belo Horizonte, 2 qershor 2007 - Organizuar nga Organizata Ndėrkombėtare CAN (organizatė pėr planifikim dhe implementim projektesh ndėrkombėtare, ushtrime e planifikime ligjėratash, organizime konferencash dhe shoqėrim misionesh nga jashtė), nėn drejtimin e presidentes sė saj - Dr Vera Lucia Alves Neves, dhe bashkė me miqt e dashamirėsit e Kosovės - Ana Lucia Souto Maior dhe Sergio Fontoura Rezende de Oliveira, tė premten nė mbrėmje, kanė shoqėruar veprimtarin dhe shkrimtarin e mirėnjohur kosovar nė vendin tonė - Engjėll Koliqi, i cili ėshtė pritur nė Selinė Qendrore tė Partisė Braziliane Social-Demokrate pėr Shtetin Minas Gerais, parti e pozitės nė pushtet, nga nėnkryetari i saj e kryeasesor i guvernatorit (pozitė e kryeministrit nė sistemin tonė administrativ-institucional), Léo Burguźs (Leonardo S. de Castro Pires) dhe Ricardo Moura (drejtor i partisė pėr Belo Horizonte).

Engjėll Koliqi, nė mesin e politikanėve mikpritės
Engjėll Koliqi, nė mesin e politikanėve mikpritės

E para nė kėtė takim ka folur presidentja e Organizatės CAN - Dr Vera Lucia Alves Neves, e cila qė nė fillim ka thėnė se bashkėpunimi midis dy vendeve tona dhe dy popujve tanė, veē ėshtė i filluar, qė nga marsi i kaluar, kur kėtu ishte nė vizitė delegacioni kosovar nė pėrbėrjen: Musa Misini (kryetar i Komunės sė Vitisė, Sarė Gjergji (kėshilltar i KK nė Viti dhe administrator i Stubllės) dhe Engjėll Koliqi (veprimtar dhe gazetar i akredituar nė Itali), me ē'rast janė nėnshkruar tri binjakėzime midis qytetesh - Belo Horizonte-Viti, Ouro Preto-Gjilan dhe Itabirito-Stubėll, si dhe janė pėrmendur shumė nisma, tė cilat do tė jetėsohen pas nėnshkrimit tė marrėveshjeve zyrtare, nė nivel ministrash, pėr ēka pritet qė nė vendin tonė sė shpejti tė vijė njė delegacion kosovar, i zgjėruar e nė nivel ministror (Lutfi Haziri - zėvendėskryeministėr e ministėr i pushtetit lokal dhe Astrit Haraqia - ministėr i kulturės, sportit, rinisė dhe ēėshtjeve jorezidente). Ajo ka thėnė se bashkėpunimi nė lėmenjtė kulturo-artistik veē ka filluar, sepse kėtu veē po punohet nė organizimin e Javės sė Kulturės Kosovare, kurse Kori i Fėmijėve "Canarinhos" (Kanarinat), nga Itabirito, veē kanė marrė ftesėn pėr pjesėmarrjen nė Festivalin Ndėrkombėtar "Ylberi i Prishtinės", nė shtator tė kėtij viti. Ajo ka folur edhe pėr pėrgatitjen e njė agjende shumė tė ngjeshur pėr delegacionin kosovar, nė organet e larta shtetėrore tė Minas Gerais-it, tė Rio De Janeiro-s, si dhe nė ato federative, nė Brazilia, ku janė aranzhuar takime me tre ministra dhe me Komisionin e Politikės sė Jashtme tė Senatit Federativ tė Brazilit.

Engjėll Koliqi, nė mesin e politikanėve mikpritės
Engjėll Koliqi, nė mesin e politikanėve mikpritės

Pastaj fjala i ėshtė dhėnė mysafirit nga Kosova - Engjėll Koliqit, i cili, meqė ka filluar me publikime poezishė nė gjuhėn portugeze, tashmė po llogaritet edhe si poet i Belo Horizontes. Ai, pasi ka falėnderuar mikptitėsit pėr interesimin e denjė dhe tė jashtėzakonshėm pėr Kosovėn, ndėr tė tjera ka thėnė se ia vlen ky bashkėpunim, sepse populli shqiptar dhe nė veēanti ai nė Kosovė, edhepse njė popull shumė i vogėl numerikisht, krahasuar me popullin brazilian, ka vlera tė larta tė civilizimit dhe tė dashurisė univerzale, deri nė falje dhe nė mosdije pėr urrejtje, gjithnjė sipas mėsimit dhe amanetit tė Bijės Kosovare, qė mbarė Bota e thirri Nėnė, Gonxhe Bojaxhiu - E Lumturuara Nėna Tereze, e cila sė shpejti do tė shpallet Shenjtėresha e Dashurisė. Mandej Z. Koliqi i ka njoftuar mikpritėsit me zhvillimet aktuale nė Kosovė, ku ėshtė njė gjendje krejtėsisht normale e sigurisė, megjithė pazarllėqet shumė tė mėdha dhe me kompromiset misterioze qė - siē ka thėnė - po pėrgatiten nė KS tė OKB-sė, ku sė shpejti pritet vendimi historik pėr njohjen e pavarėsisė, ka thėnė se nė Kosovėn e vogėl gjeografikisht, ka hapsira tė mėdha dhe shumė tė sigurta tė bashkėpunimit edhe pėr investime tė kapitalit, sepse vendorėt, me marrjen e tė gjitha kompetencave shtetėrore, do tė garantojnė investimet dhe Kosova shumė shpejt do tė zėjė vendin e merituar, nė familjen e madhe europiane - nė BE.

Z. Léo Burguźs, pasi ka falėnderuar Koliqin pėr informacionet dhe shpjegimet e vlefshme, i ka premtuar atij se sė shpejti do t'ia organizojė njė pritje te Guvernatori i kėtij shteti - Aécio Neves, nė vazhdėn e pėrgatitjes sė vizitės sė delegacionit tė gjėrė kosovar, nė nivel ministror, tė udhėhequr nga zėvendėskryeministri Lutfi Haziri, shpresojmė nė fund tė qershorit ose nė fillim tė korrikut - sapo tė zgjidhet statusi i Kosovės. Ai i ka shprehur mirėnjohje dhe komplimente veprimtarit kosovar, tė cilin - edhepse i deklaruar apolitik - e ka cilėsuar si njė politikan tė shkallės sė lartė botėrore, qė me njė fjalor tė qėlluar, bindės dhe tė argumentuar me shembuj konkretė, di ta pėrvetėsojė bashkėbiseduesin dhe kėshtu t'i kontribuojė vendit tė tij. Me shtetin brazilian Minas Gerais, Kosova do tė ketė njė bashkėpunim tė gjithėmbarshėm dhe besoj shumė tė frytshėm - ka pėrfunduar mikpritėsi, duke siguruar mbėshtetjen e fortė tė qeverisė, nė kėtė bashkėpunim.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara