HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Recension:

VARGJE SUBLIME DHE ANA TJETĖR E NJĖ POEZIE

-- nga Mr. sci. Flori BRUQI

Shefqet Dibrani: "ĖNDĖRR E NJĖJTĖ, TOKĖ TJETĖR", poezi, botoi "Qendra e Kulturės e Podujevės", Podujevė 2007, faqe 160. ISBN 978-951-87199-1-4

Ēdo popull ka nevojė pėr libra tė mirė. Tė shkruash njė libėr, ėshtė njė mund i madh. Shefqeti Dibrani shkroi nėntė libra me vlera kapitale. Kjo pasuri tani nuk ėshtė vetėm e Shefqetit ėshtė e gjithė njerėzimit.
Fėmijėt shqiptarė nė diasporė dihet mirė se janė tė eksponuar nga rrethi ku ata jetojnė, dhe tė rrallė janė ata fėmijė tė "gastarbajterėve" qė e dinė mire kulturėn dhe gjuhėn shqipe.

Shefqet Dibrani: ĖNDĖRR E NJĖJTĖ, TOKĖ TJETĖR

Shqiptaret fjala vjen ku vepron shkrimtari Shefqet Dibrani e flasin gjermanishten, frėngjishten, italishten e fare pak gjuhėn shqipe. Kurse, gjermanishtja flitet nė qytetin St.Gallen tė Zvicrės, ku jeton prej vitesh poti ynė tashmė i mirėnjohur! Fėmijėt tanė janė ekspozuar dukurive devijante tė cilat dukuri mund ta shpiejnė fėmijėn tonė nė njė ekstrem tė padėshirueshėm… Nuk merret dituria duke mėsuar libra e shkronja arabe nė stilin aziatik pėrmendėsh. As nuk merret dija duke lexuar libra apo revista mbi jetėn private dhe intime te dinastive tė ndryshme nė Evropė e Azi, ta zėmė pėr kurorėzimet apo shkurorėzimet e princave e princeshave, pėr llojin dhe ēmimin e veshjeve tė brendshme apo llojin e shamponit me tė cilin i lajnė flokėt apo trupin. Kjo dije e fėmijėve tanė (bile edhe kėtu nė Kosovė), lirisht e quajė "devijim kulerėsh" qė po rrezon mė sjellje tė tyre devijante nė mediat e shkruara dhe elektronike (nė televizionet private e publike), me seritė e mėrzitshme alla braziliano-meksikane si dhe nga vetė misionarėt fetarė qė paguhen nga burime te dyshimta.
Viteve tė fundit te ne nė Kosovė, po na servohen edhe libra tė dyshimtė, qoftė nė formate xhepi apo nė forma tė revistave tė ndryshme pornografike, qė dosido janė virus i sė keqes.

Ditė mė pare mė ranė nė dorė librat e Shefqet Dibranit. Si fjala vjen "Libra dhe mbresa", "Zhgėnjim ballkanik 1 - 2" si dhe libri i tij i fundit qė u botua kėto ditė, falė pėrkrahjes sė z.Nexhmi Balaj nga Qendra e Kulturės nė Podujevė, mė titull "Ėndėrr e njėjtė, tokė tjetėr", mė bėnė tė mishėrohem mė fatin e venerimeve tė autorit sepse librat e Dibranit janė antologjikė dhe lexuesi ynė ka rastin tė mėsoj se si shkruhet poezia, eseu, komenti politik etj.
Shefqet Dibrani, ka stilin e vet si njė individualitet qė pėrkon me bėmat e kolektivitetit, e qė prekė dhe bėn xėx nė historinė dhe realitetin tonė. (Poezitė: "Nė njė zyrė integrimi"; "Zjarret dhe mėrgimtarėt", 'Me fytyrė tė kthyer nga atdheu" etj. pėrfaqėsojnė bindshėm mendimin e theksuar mė lartė). Ligjėrimi poetik i tij ka sentenca humanizmi dhe njerėzoreje, element qė e ndeshim sidomos te poema "Shekulli nė mes inicialeve "V. ZH.", kushtuar shkrimtarit dhe mikut tė tij Visar Zhiti.

Sh. Dibrani thotė:
"I vyer je miku im vetėm
Atėherė kur nuk je nė mesin tonė
A kur tė kalosh nė amshimin tėnd, tė tjerė
Gėzueshėm mortojnė, madje do tė ngritin dhe dolli
Sepse sado qė mbolle pemėn e dashurisė
Hija jote pengonte rrezatimin e sė keqes
Vetėm vdekja, miku im, tė bėn tė afrueshėm
Dhe shumėfish tė pranueshėm…"

(Nga poema: "Shekulli nė mes inicialeve "V. ZH.", faqe 89)

Pra, ēdo varg i Shefqet Dibranit gjakon drejt dhembjes personale e cila shkallėzohet dhe tė bėn pėr veti, duke ta shkund ndėrgjegjen nė perceptimin e realitetit jetėsor tė poetit.
Njė pohim i tillė i gjejmė edhe nė kėto vargje:
"Dheu mė tha: S'mė kujtohet fytyra juaj
Kur trup e ndjenja i ke nė vend tė huaj"

Ndėrsa nostalgjia e poetit shihet nga vargjet:
"Ngado shkoj e treti
Mbaj fytyrėn kah At-Dheu"

(Poezia: "Me fytyrė tė kthyer kah At-Dheu", faqe 19).
Publicisti, gazetari dhe shkrimtari Shefqet Dibrani me librin e tij "Ėndėrr e njėjtė, tokė tjetėr" i hap vetes rrugėn drejt njė krijimtarie shumė kualitative.

Me siguri se njė hise krenarie nga ky libėr, bie edhe mbi profesorin Sadik Rrustemi, (njė mik i autorit), qė Shefqetit "ia shtoi frymėn" pėr frymimin dhe venerimin shul - shqip tė tij edhe ne diasporė.
Nga Shefqeti dhe nga gjithė krijuesit Shqiptar presim libra tė mirė, tė cilėt dosido duhet ta mbrojnė e drejtojnė gjeneratėn e re nga asimilimi dhe nga antivlerat qė kanė vėrshuar me bollėk. Po ashtu, presim edhe nga tė rinjtė Llapjanė qe tė shkruajnė libra mė vlera kombėtare e njerėzore nga fusha e dijės dhe te humanizmit.
E pėrmbyll kėtė shėnim me porosinė: "Tė mėsojmė nga librat e Shefqetit se si shkruhet recensioni (shih qindra recensione tė botuara nė librin e tij "Libra dhe mbresa", apo si shkruhet poezia qė nga libri parė "Larg pikon hėna", Tiranė 1994, qė i ka hapur udhėn poetit pėr t'u prezantuar nė antologjinė "Pema e ėndrrave", nė Bari tė Italisė,1995), te libri "Strehėt e gjakut" (Prishtinė, 2000), e deri te "Ėndėrr e njėjtė, tokė tjetėr" (Podujevė, 2007), ose te esetė e komentet politike tė botuara nė dyvėllimėshin "Zhgėnjimi ballkanik 1 dhe 2" (Prishtinė 2005 / 2006), qė mund t'i mėsojė bukur shumė edhe VIP-at tanė nė politikėn kombėtare dhe globale.
Shefqetit i dėshiroj sukses ne jetė dhe nė veprimtari krijuese, dhe padyshim pres nga ai qė nė venerimet e tija tė ardhshme tė ketė parasysh edhe "rastėsinė" e njė ndėshkimi nga njė proces i kurdisur gjyqėsor i cili ishte patologjik, e aq mė keq mė ndėrskamcat e "patriotėve me bateria" qė e inskenuan pseudoletrarėt - shqipfolės.

Prishtinė, 5 dhjetor 2007.
*Ky shkrim u lexua me rastin e prezantimit tė librit nė Podujevė, mė 5 dhjetor 2007.


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara