HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Cili do tė jetė Presidenti i ardhshėm i Shqiperisė?

-- nga Blendi Fevziu, 29 Qershor 2007

Blendi Fevziu A do te jete nje figure politike e mirefillte, produkt i nje karriere parlamentare dhe partiake, apo nje personazh jashte politike? Ne fund te fundit, cili konsiderohet President politik dhe cili jo?

Nje pyetesor i gjate duket se po mban peng shoqerine shqiptare gjate dy javeve te fundit, por pergjigjja ende mungon. Ne fakt, nuk duket nje zgjedhje edhe aq e thjeshte. Shqiperia duhet te zgjedhe Presidentin e saj, sipas nje Kushtetute qe imponon konsensus, por konsensusi nuk eshte nje dimension normal i shoqerise dhe politikes shqiptare. Konsensusi perkthehet shpesh, gjetja e nje kandidati qe nuk del mbi palet, por eshte nen to. Nje kandidati qe s'i prish pune askujt, qe nuk zhbalancon fuqine politike te njerit krah apo tjetrit. Ne nje rast kjo zgjedhje mund te jete edhe e mire. Ne rastin me te zakonshem, prodhimi i nje konsensusi te gjere eshte dukshem me inferior sesa niveli i zakonshem i shoqerise shqiptare.

Ka nje gje qe politika shqiptare duhet ta kete mire parasysh. Roli i Presidentit, i reduktuar ndjeshem ne zhvillimet e brendshme, ka marre, per hir te rrethanave, nje tjeter dimension ne rajon. Rajoni po behet gjithnje e me teper komunitar, samitet presidenciale po shtohen, debati ne to nuk eshte thjesht formal. Urat e bashkepunimit, por edhe ato te merive, po sheshohen aty. Vetem ne javen e fundit, kemi pasur dy te tille, nje ne Zagreb dhe nje ne Stamboll. Fqinjet, mbi te gjitha vendet e ish-Jugosllavise, kane perzgjedhur Presidente me nje stature per t'u admiruar. Personazhe kryesisht te rinj, te edukuar ne Perendim, me nje anglishte brilante dhe me nje stil prezantimi qe i nderon vendet prej nga vijne. Pavaresisht kontestimit politik, asnje koment nuk mund te besh per menyren se si prezantohet Tadic i Serbise, Basesku i Rumanise, Parvanov i Bullgarise, Cervenkovski i Maqedonise, Tihic i Bosnjes. Edhe ata qe jane me te vjeter ne moshe, kane nje karriere mbreselenese gati gjysmeshekullore, nje eksperience per t'u admiruar, si Mesic i Kroacise ose Papulias i Greqise.

A duhet te kete Shqiperia nje President, se paku ne lartesine e tyre? A duhet qe ne asnje rast te mos jemi inferiore. Cdo zgjedhje e gabuar do te na jape nje kosto 5-vjecare dhe kjo nuk eshte pak. 5 vite me pare ishte fillimi i konsensusit, gabimet faleshin. 5 vjet me pas, te gabosh nuk eshte thjesht mekat, eshte papergjegjshmeri ndaj vendit. Ne nje moment kyc, kur Ballkani po merr forme dhe kur Presidenti i Shqiperise ka rolin e tij te patjetersueshem per te gjithe shqiptaret qe jetojne ne te!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara