HYRJE | HISTORI | LETËRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRË


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ndryshimi i Shqipërisë

-- nga Blendi Fevziu, 31 Tetor 2007

Blendi Fevziu Interviste me Michael Granoff, president i Fondit Shqiptaro-Amerikan te Ndermarrjeve

Kur erdhet per here te pare ne Shqiperi?
“Per here te pare kam ardhur ne Shqiperi ne vitin 1995”.

Cila ishte pershtypja e pare qe ju la Shqiperia ne ate kohe, nese e mbani mend?
“Po, e mbaj mend shume mire. Presidenti Klinton me emeroi ne bordin e “Fondit Amerikano-Shqiptar te Ndermarrjeve”. Ne ate kohe nuk e dija me siguri se ku ndodhej Shqiperia ne harte”.

Çfare dinit per Shqiperine ne ate kohe?
“Shume pak. Ç’eshte e verteta, i thashe Presidentit Klinton: “Shpresoj qe te emeruarit e tjere te jene me te mirinformuar se une. Por kam mesuar shume gjera. Kur erdha per here te pare ne Shqiperi, ne vitin 1995, ne fund te pistes se aeroportit te Tiranes kishte gure kalldremi. Rruges nga aeroporti per ne Tirane na u desh te ndalonim qe nje tufe me dele te kalonin rrugen. Shqiperia s’eshte me siç ka qene”.

Besoj se ka ndryshuar shume pas 12 vjetesh...
“Ne menyre te pabesueshme!”.

Cila eshte pershtypja qe keni tani per Shqiperine?
“Eshte interesante. Ne njefare menyre aeroporti eshte nje mikrokozmos i ndryshimeve qe ndodhin ne vend. Kur erdha per here te pare ne Shqiperi, ju kishit nje terminal shume te vogel, ne fund te pistes kishte gure kalldremi, avione gjuajtes MIG qe kishin mbetur nga forcat ajrore. Tani me terminalin e ri, kur avioni eshte duke u ulur ne aeroport, mbyll syte dhe thua: “Ku jam?”. Mund te jesh ne çdo qytet te Evropes. Eshte nje ndryshim i habitshem!”.

Ndryshimi ka ndodhur aq shpejt, sa ç’e prisnit ne ate kohe?
“Kjo eshte nje pyetje e veshtire. Nuk e di nese kam pasur nje pikepamje per faktin se sa shpejt do te ndodhte ndryshimi. Me sa duket, ne i kemi perjetuar bashke shume ndryshime: luften ne Kosove, skemat piramidale, trazirat, shume gjera te mira dhe te keqija nder vite, por duhet te them, se po te besh pak prapa, ve re se ndryshimet kane qene çuditerisht te shpejta ne disa menyra. Njerezit jane perhere te paduruar per ndryshime...”

Ne ç’menyra, per shembull?
“Kur erdha heren e pare ne Shqiperi, nuk kishte makina. Ecja ne sheshin “Skenderbej” pa pasur frike se do te me perplaste ndonje makine. Sot je pak nervoz dhe i shqetesuar, po te kalosh sheshin “Skenderbej”. Aftesia e njerezve per te pasur nen kontroll jeten e tyre, per te siguruar per femijet e tyre, per familjet e tyre... Eshte nje situate krejtesisht e ndryshme nga ajo qe gjeta kur erdha per here te pare ne Shqiperi”.

A mund te na e shpjegoni filozofine qe ndoqi “Fondi Amerikano-Shqiptar i Ndermarrjeve?
“Kur erdhem, vendosem te perpiqeshim te benim disa gjera. Me e mira qe mund te benim, ishte te provonim se ne Shqiperi mund te investohet me ndershmeri dhe investimet mund te jene fitimprurese. Me pare s’kishte pasur shume shembuj te tille dhe, ne njefare menyre, duke e bere nje gje te tille, perveç shume te tjerash, do te ishte nje shembull i forte per vendin, se si mund te zhvillohet ekonomia e sektorit privat. Donim te siguroheshim qe Fondin do ta administronim ne nje menyre te tille, qe te mos ishte as ndihme nga jashte, qe te mos ishte si format e tjera te asistences se huaj, por qe do te ishte nje program krejt i ndryshem, i krijuar enkas per te ndihmuar ndertimin e ekonomise se sektorit privat. Keshtu filluam”.

Cili ka qene kontributi konkret i Fondit ne ekonomine shqiptare?
“Gjerat mund te maten ne menyra nga me te ndryshmet. I shprehur ne shifra konkrete, Fondi ka investuar rreth 83 milione dollare ne 26 kompani te ndryshme. Ka sjelle mbi 700 milione dollare GDP, mbi 3400 vende pune. Kompanite tona kane paguar mbi njeqind milione dollare ne taksa dhe sigurime shoqerore. Kemi krijuar nje banke, e cila tani eshte institucioni financiar, i dyti per nga madhesia ne vend”.

Banka Amerikane e Shqiperise?
“Pikerisht. Interesant me duket fakti, se me shume sesa shifrat keto 12 vjetet e fundit ne kemi qene pjese e ndryshimit dhe e menyres se si e konsiderojne njerezit ekonomine dhe rolin e tyre ne ekonomi. Mendoj se njerezit jane me shume ne gjendje se ç’ishin para 12 vjetesh per t’u arsimuar, per te siguruar jetesen, per te siguruar femijet e tyre. Fondi ka luajtur nje rol, duke u perpjekur te jape nje shembull, se si duhet bere kjo, ne menyren se si vepruam me njerezit qe moren ne pune, me kompanite ne te cilat investuam, klientet e atyre kompanive. Shpresoj qe njerezit ta shohin qe ne kemi pasur “efektin e vales”. Ne filluam nje gje te vogel, e cila u be sa vjen dhe me e madhe me kalimin e kohes, aq sa solli nje ndryshim domethenes”.

Nga 26-27 kompanite tuaja, cila ka qene nisma me e suksesshme?
“Kjo eshte e qarte, eshte pyetje e lehte. Nisma me e suksesshme ka qene, natyrisht Banka Amerikane e Shqiperise. Kete banke e hapem para 9-10 vjetesh. Investuam 4 milione e gjysme dollare. Kishim 26 punonjes dhe sot eshte institucioni financiar i dyte per nga madhesia ne vend. Ne ia shitem 80% te aksioneve te saj Bankes Intesa Sanpaolo me nje çmim prej mbi 100 milione dollare. Pra, ishte shume e suksesshme”.

Sa fituat nga ky operacion?
“Mbi 100 milione dollare”

Mbi 100 milione dollare? Cila do te jete e ardhmja e ketyre parave?
“Eshte interesante. Fondet e Ndermarrjeve u krijuan nga entet e qeverise se SHBA-se per te ndihmuar zhvillimin e ekonomive te sektorit privat pas renies se komunizmit. Ato do te funksiononin dhe kur Fondi t’i afrohej fundit apo pasi gjerat te shiteshin, nje pjese e parave do t’i kthehej qeverise se SHBA-se dhe nje pjese e tyre do te mbetej ne vend. Per arsye se kemi qene mjaft te suksesshem, ç’eshte e verteta, Fondi yne eshte me i suksesshmi nga te gjitha Fondet e Ndermarrjeve te ngritura ne te gjitha vendet”.

Me i suksesshmi?
“Me i suksesshmi. Interesant eshte fakti qe jemi Fondi me i suksesshem ne nje vend qe gjate asaj periudhe ishte me i varfri nga te gjitha vendet qe kishin Fonde te Ndermarrjeve. Si rrjedhim, ne do te arrijme te perdorim nje sasi te konsiderueshme te atij kapitali per te krijuar ate qe do te jete faza e ardhshme e aktiviteteve tona, e cila do te jete vazhdimi i aktiviteteve investuese te Fondit, siç ka ndodhur deri tani, por edhe marrja e nje pjese te atij kapitali dhe ngritja e nje fondacioni, i cili do te perdoret per aktivitete jofitimprurese, per te ndihmuar zhvillimin e sektorit privat me gjeresisht ne vend”.

Si do ta kete emrin fondacioni?
“S’e kemi menduar, por ka mundesi qe te quhet Fondacioni Amerikano-Shqiptar i Zhvillimit”.

Si e vleresoni gjendjen aktuale te ekonomise shqiptare?
“Pyetja eshte interesante. Mund ta shohesh ne menyra nga me te ndryshmet. Une perpiqem te kthehem pak pas, sepse njerezit qe e shohin perdite dhe mendojne: “Pse po veprojme keshtu dhe jo ashtu?”, ndonjehere kapen pas hollesive dhe s’shikojne situaten e pergjithshme. Po te besh disa hapa prapa dhe te shikosh ekonomine shqiptare, mund te thuash se vitet e fundit ekonomia shqiptare ka qene mjaft e qendrueshme nga pikepamja makroekonomike: inflacioni, valuta eshte rritur me nje ritem mjaft te shpejte, 5-6 % ne vit, e cila, per mendimin tim, eshte nje perqindje mjaft e larte. Pra, do te thosha qe ne pergjithesi ekonomia po ecen mjaft mire. Nga ana tjeter, ekonomia nuk zhvillohet ne nje vije te drejte apo ne menyre te barabarte brenda vendit. Eshte e qarte qe pervoja e njerezve ne Tirane ndryshon nga ajo e njerezve ne veri apo jug te vendit. Pra, nuk zhvillohet ne te njejten menyre. Mendoj se sfida per biznesin dhe qeverine eshte t’i sheshojne keto ndryshime dhe te sigurojne qe te gjithe njerezit ne vend te perfitojne nga ekonomia ne rritje.

Fevziu: Prania e kompanive te madhe ne Shqiperi, e emrave te medhenj, po ecen me ritme te ngadalta. Ku qendron problemi, sipas jush? Te legjislacioni, siguria apo tregu, sepse Shqiperia eshte nje vend i vogel?
Grenof: Per mendimin tim jane te trija. Keni te drejte, qe te trija jane arsye. A eshte Shqiperia nje vend i vogel dhe me nje treg te kufizuar? Po. A do te shkojne me pare ne Indi njerezit? Patjeter. Natyrisht qe kjo ndikon. Ne ndikohemi paksa nga historia. Shqiperia ka pasur nje histori te veshtire, prandaj kjo ndikon ne faktin se sa shpejt vijne njerezit per te investuar. Por mendoj se tani Shqiperia eshte ne rrugen e zhvillimit, e cila do te beje te mundur terheqjen e kapitalit privat, qe vjen nga jashte. Aktivitete si tonat i bejne njerezit te ndihen te qete. Per shembull, kur privatizuam aeroportin, u bashkuam me nje kompani gjermane dhe arritem te krijonim nje bashkepunim qe s’ishte bere me pare. Kompania gjermane e pa qe Shqiperia ishte nje vend i mire per te bere biznes dhe ata kerkojne te bashkepunojne me ne per gjera te tjera. Njerez te tjere me te cilet kemi bere biznes, ne sektorin e sigurimeve, per shembull, kerkojne te bashkepunojne perseri me ne. Edhe qeveria ka pergjegjesi per kete. Çeshtje te tilla si anetaresimi ne NATO, ne BE, integrimi ne ekonomine globale jane shume te rendesishme, sepse njerezit i shohin keto gjera dhe e kuptojne qe... ne Amerike kemi nje shprehje per “Vulen e Cilesise”. Nese NATO-ja thote: Ne rregull, Shqiperia eshte pjese e jona, mendoj se kompanite private do te thone: Mbase duhet ta shohim nje here Shqiperine, ta mendojme si nje vend per te investuar. Prandaj, mendoj, se eshte nje nderthurje e te trijave.

Fevziu: A ka mundesi qe Shqiperia te shihet si nje treg rajonal, perfshire edhe Kosoven?
Grenof: Posi jo. Besoj se zgjidhja e çeshtjes se Kosoves, qe mendoj se ka mundesi te zgjidhet ne nje te ardhme relativisht te afert, do te hape mundesi tregtimi ne rajon, qe do te jene mjaft te rendesishme. Di qe kompanite e Fondit tone po e shohin kete mundesi, mendoj se edhe ne do ta shohim me me kujdes. Pa dyshim, kjo do te krijoje mundesi te reja.

Fevziu: Z.Grenof, a jeni i kenaqur me pranine ekonomike amerikane ne Shqiperi, me kompanite amerikane ketu?
Grenof: Jo, une s’jam njeri qe kenaqem lehte. A kam deshire qe ne Shqiperi te operojne me shume kompani amerikane? Po. Mendoj se me kalimin e kohes do te kete me shume kompani te tilla. Por s’duhet ta harrojme faktin se pjesa me e madhe e tregtise neper vende behet ne menyre rajonale dhe Amerika eshte ende relativisht larg Shqiperise dhe ndersa Shqiperia mendon se cilat do te jene kompanite e medha apo nderrmarrjet e rendesishme qe do te investojne ne Shqiperi, ka shume gjasa qe ato do te vijne nga Evropa, nga partneret e tyre te natyrshem, para se te vijne medoemos nga SHBA-ja. SHBA-ja mund te beje gjera qe kane komponente te teknologjise se larte, si kompanite qe erdhen kur u be aeroporti, si “Lokheed Martin”. Kompanite amerikane mund te kontribuojne ne gjera unike, ku mbase vendet e tjera nuk mund te kontribuojne. Ky eshte nje vend i mire, ku kompanite amerikane mund te vijne dhe shpresoj te bejne me shume gjera te tilla.

Fevziu: Nese mund t’ju pyes, z.Grenof, cili duhet te jete drejtimi me i mire per investimet shqiptare, per te investuar ne Shqiperi?
Grenof: Kjo eshte pyetje e veshtire. Po ju jap nje pergjigje. Para disa ditesh isha me Kryeministrin. Javen qe vjen ai do te shkoje ne Londer dhe me pyeti se me cilet njerez te biznesit duhet te takohet. Une i rekomandova, se per mendimin tim, ka tri fusha te medha te industrise nga te cilat do te ishte e nevojshme qe ai te takonte njerez. Njera eshte sherbimet financiare, nje fushe e cila po vazhdon te rritet, nje fushe ku Shqiperia ka ecur shume mire, ku disa nga perparimet, qe kemi bere ne ne banken tone, mund te eksportohen jashte vendit. Fusha e dyte eshte energjia. Me ç’duket, energjia eshte nje problem shume i madh ne kete vend, por edhe ne bote. Do te vazhdoje te jete problem per nje kohe te gjate. Fusha e trete mendoj se eshte turizmi, ne fund te fundit. Ky vend ka nje bregdet te bukur, te pazhvilluar.

Fevziu: E keni vizituar bregdetin tone?
Grenof: Kam vizituar nje pjese te madhe. Mendoj se eshte nje fushe, qe ne nje afat te gjate ka mundesi te behet vertet nje motor i forte ekonomik. Nese duhet te mendosh per tri fusha, eshte mire t’ia nisesh nga sherbimet financiare, energjia dhe turizmi.

Fevziu: Z. Grenof, a eshte e vertete qe ju jeni mik i z. Klinton?
Grenof: Ne njihemi qe kur ai ishte guvernatori i Arkansasit, pra, njihemi prej shume kohesh, qe nga viti 1991.

Fevziu: Ju intereson politika?
Grenof: Eshte e veshtire te jetosh ne kete kohe ne Amerike dhe te mos te te interesoje politika. Por kam qene i perfshire ne politike per nje kohe mjaft te gjate, sepse kam qene gjithmone i mendimit se si biznesmen e ke pergjegjesi te jesh i perfshire ne procesin politik. Nese nuk je i perfshire, s’mund te ankohesh, kur dikush tjeter merr vendime.

Fevziu: Si e shikoni te ardhmen?
Grenof: Ne te ardhmen do te vazhdoj te ndertoj kompanine qe drejtoj ne Amerike, qe quhet “Ponoma Capital”. Eshte nje firme ndermjetesim kapitali. Kam nder mend te qendroj aktiv me ate qe po bej ne Shqiperi. Kemi ende shume pune per te bere dhe e ardhmja me tej do te kujdeset vete per veten.

Fevziu: Kur do ta vizitoni perseri Shqiperine?
Grenof: Ka shume mundesi qe te vij pas disa muajsh. Zakonisht vij disa here ne vit. Keshtu qe do te kthehem pas disa muajsh per te pare se si po ecen puna.

Fevziu: Ju falenderoj per intervisten dhe shpresoj qe te takohemi perseri per nje interviste tjeter.
Grenof: Shkelqyeshem! Faleminderit edhe ju!

Fevziu: Falemnderit!

Shkoder.net... - Fjala e Lirë | Të drejtat e rezervuara