HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


SHĖN GEN…

-- tregim nga Flamur Topi

Flamur Topi Njė ditė, nė tė ardhmen, askush s’ka pėr tė besuar se ka ndodhur kėshtu...

Mbėshtetur nė shpinoren e kolltukut anatomik, me duar tė kryqėzuara mbi gjoks, me kokėn paksa tė pėrkulur mbi klavikulė, vėshtrimin nga poshtė-lart pėrmes syzeve tė rėna mbi hundė, sytė e picėrruar fort, si t’ia vriste shkėlqimi i fortė i dritės, hijerėndė dhe autoritar, Bepe Heimlich Vandersen, nėpunėsi i vjetėr i shėrbimit konsullor, ia kishte ngulur shikimin e pėrqendruar si prej hetuesi, turmės qė mbushte sallėn A tė pritjes.
I vėshtronte njė mė njė pa u druajtur. Qenė tė paktė ata qė i rezistonin zotit Bepe. Kthenin kokėn mėnjanė nė ēast, apo nxitonin tė ulnin sytė, duke mos i bėrė ballė dy rruzujve tė vegjėl tė zinj nė kafe, tė cilėt, pėrmes xhamave tė trashė optikė, dukeshin edhe mė tė frikshėm, mė sugjestionues, mė shpues (si tė tė depėrtonin mes pėr mes) e pėr kėtė shkak krejt tė papėrballueshėm.
I kishin futur brenda nė sallė njė orė mė parė, kurse nėpunėsi i shėrbimit konsullor Bepe, sapo qe ulur dhe qe rehatuar nė vendin e zakonshėm tė pritjes sė vizėkėrkuesve. Njė xham panevojshmėrisht i trashė, ca mė shumė i blinduar, e ndante prej tyre. E vetmja hapėsirė e drejtpėrdrejtė komunikimi ishte njė e ēarė e ulėt nė trajtėn e njė gjysmė rrethi, qė mezi lejonte futjen e dorės edhe tė njė fėmije. Njė Zot e di ē’i bėnte tė trembeshin aq shumė (thua se prisnin qė nga ēasti nė ēast dikush t’u fuste nė atė boshllėk ndonjė send shpėrthyes).
Sa pėr bashkėbisedimin me vizėkėrkuesit ai realizohej nėpėrmjet njė sistemi modern mikrofonash e altoparlantėsh gati tė padukshėm, kaq tė vegjėl e tė maskuar me kujdes ishin.
Si ēdo mėngjes, zoti Bepe nuk po nxitohej tė fillonte punė. Po bėnte atė qė nė termin sportiv quhet nxehje, pėrshtatje, pra pėrgatitej shpirtėrisht. Sipas kuptimit qė ai i jepte kėsaj gjendjeje krejt tė veēantė tė fizikut tė vet, duhej doemos tė ēshpirtėrohej, tė bėhej i ftohtė akull, tė mos ligėshtohej e tė mos jepej as edhe pėrpara hallit mė tė madh njerėzor, tė mos vuante e tė mos torturohej sė brendshmi, tė mos mėshironte, tė mos dorėzohej nė asnjė rrethanė, sado e rėndė dhe trishtuese tė ishte, thjesht tė anesteziohej, tė bėhej i pazemėr, i pashpirt...
Si tufa e shndritshme e njė fanari qė kėrkon sa majtas-djathtas, natėn nėpėr errėsirė, vėshtrimi i vėmendshėm, i pėrqendruar, psikologjisės i zotit Bepe, vėrvitej pareshtur dhe pa u lodhur nėpėr sallėn A. I shėmbėllenin tė gjithė me qenėr tė rrahur. Tė terrorizuar, mosbesues, dyshues, pushtuar nga stresi, nė ankth. Dhe kishte lloj-lloj aty brenda; qytetarė, katundarė, malėsorė, burra, gra, vajza e djem tė rinj, biznesmenė e bankierė, mjekė e mėsues, profesorė e akademikė, pensionistė e invalidė (madje edhe tė ulur nė karrocėn dyrrotėshe), nėna me fėmijė nė gji, trafikantė, rrugaēė, vjedhės xhepash e prostituta tė rėndomta, lyer e zhgėrryer me tepri si dordolecė.
“Ah, ja, pėrsėri dhe pėrsėri, Genci Snojli! Oh, Zot, ē’tip i bezdisshėm!” Vėshtrimi i Bepes u ndal i zymtė, qortues, nė njė djalosh rreth tė tridhjetave, tė hequr nė fytyrė e tė zbehtė si tė vuante nga anemia. “Unė do ta dalloja lehtė edhe midis njė mijė tė tjerėve! Sa herė vallė ka ardhur kėtu, pėrpara kėtij sporteli?!...
Gjithmonė mė thotė tė njėjtėn gjė!... Se vajza i ėshtė rėnduar shumė, se po i vdes, se do ta shohė pėr herė tė fundit! Tė jetė e vėrtetė? Ē’pėrmasa vallė, mund tė ketė dhembja shpirtėrore e njė prindi, fėmija i tė cilit lėngon nė njė shtrat spitali, diku jashtė, e ai s’mund ta shohė, ta dėgjojė, ta prekė, ta puthė, ta pėrkėdhelė, t’i fshijė ballin e djersitur, t’i shtrėngojė gishtėrinjtė e vegjėl, t’i japė tė pijė, ushqejė... Oh, Perėndi! I erdhėn ndėr mend dy fėmijėt e vet, gruaja, tani mijėra kilometra larg tij. Shqetėsimi i tyre i madh si prindėr, sa herė ftoheshin pakėz e teshtinin, kur temperatura u ngrihej paksa mbi 37-n. Netėt qė gdhinin mbi kryet e tyre, nė gjendje disi mė tė rėnda dhe ankthi i tmerrshėm.
Ndjeu, si pėr dreq, tė mallėngjehej, tė ligėshtohej, tė prekej. Erdhi nė vete si i trembur, u pėrmend. Ah, jo kėshtu Bepe! iu drejtua vetes. Sot, s’para je shumė nė formė! Nuk po e bėn nxehjen si duhet! Gati i mbushe sytė! (Pėr Bepen, kjo qe aq e rėndė dhe e papranueshme, sa pėr njė tjetėr mbushja e tė mbathurave.) Hajde, mblidhe veten! Mjaft tė mendosh kė ke pėrpara… Pa shih, shih! Vėshtroji mirė cilėt janė, ē’mall, ē’plehra janė!... Hm, pa shih si rrinė, si shtiren! Si qengja tė urtė, si engjėj! Njerėz nė hall tė madh! Pa asnjė dyshim vetėm duken, bėjnė sikur... Aktorė tė lindur! Pas kėtyre mureve tė larta, ata janė krejt ndryshe. Tė egėr, tė ligj, tė pabesė, hipokritė, servilė, vrasės tė pashpirt! Pėr njė parkim tė gabuar, pėr njė gėrvishtje makine, thyerje pasqyre, pluhurosje, ose baltosje tė saj, pėr njė shikim, pėr njė fjalė, kėta tė ngulin thikėn, tė shkrehin njė karikator tė tėrė automatiku, pa u menduar shumė!... Gjakmarrės tė pamėshirshėm!... Pėr njė plakush, vrarė nė pusi, kėtu e gjashtėdhjetė vjet mė parė, sot u marrin jetėn grave, femijėve, pa bėrė dallim... O Perėndi, ē’popull!
Nėpunėsi i shėrbimit konsullor, Bepe, shfryn mė nė fund i lehtėsuar. Tani, vetėm tani, ėshtė plotėsisht gati pėr tė pritur vizėkėrkuesit. E ndien shpirtin e vet tė anesteziuar, si tė kishin pulverizuar mbi tė njė shtresė tė hollė lidokaine. Dhe, ashtu si kirurgu, para se tė nisė operacionin, me prerje tė vogla e tė sipėrfaqshme, incizon lėkurėn e pastaj, njėra pas tjetrės, shtresa mė tė thella, pėr tė provuar shkallėn e anestezisė, Bepja vendos tė provojė padhembshmėrinė e shpirtit tė vet...
Nėpunėsi i vjetėr i shėrbimit konsullor hap mė nė fund sistemin e komunikimit zanor, gėrryhet lehtėsisht prej njė gėlbaze tė vockėl, qė ia gėrvisht pakėz zėrin dhe thėrret, gati solemnisht, emrin e parė. “Genti Snojli!” - thotė me zė tė lartė, ndėrsa kėrkon me sy nėpėr sallė...

Numri 1 - GENTI SNOJLI...
(Ngjarje e vėrtetė. Shih “Kufiri i dhimbshėm i BE-sė” - Gazeta “Standard” 02.09.2006) Drejt sportelit, si me pėrtesė, me ēapa tė ngadalshėm, si tė lodhur, dyshues, mosbesues, si i detyruar vetėm tė plotėsoje njė rit, afrohet njė djalė rreth tė tridhjetepestave. Duket edhe mė i zbehtė, i tėrhequr nė fytyrė, me do palė lėkurė si nė mavi poshtė kapakėve tė syrit, pa asnjė dyshim shenjė e pagjumėsisė disamujore.
- Prapė ju? - bėn tė paditurin Bepe.
- Zoti Bepe! Tani s’ka mė asnjė shpresė! As edhe njė! Vajza do mė vdesė! Ju lutem, vini dorėn nė zemėr! Mė jepni vizėn qė ua kėrkoj prej disa muajsh… Dua ta shoh, pėr herė tė fundit!...
- Dėgjo djalė! - i drejtohet gati me qortim, Bepe. Ashtu ėshtė. Ke disa muaj qė mė pėrsėrit deri nė mėrzi tė njėjtin argument! Do mė vdesė sot, do mė vdesė nesėr, ama deri tani s’ka ndodhur gjėsendi! Sikur tė tė kisha besuar, sot do tė ishe nė vendet e Shengenit, duke kėrkuar gjithė tė drejtat e njė azilkėrkuesi! Jo djalė, jo, s’ėshtė mirė kėshtu!
Natyrisht qė s’ėshtė…
Djali psherėtin thellė plot dėshpėrim. E vėshtron turbull drejt e nė sy, pa mundur, pa ditur, ēfarė tė thotė.
- Shpresonim, zoti Bepe. Besonim t’ia hidhte, - shton pas pak. Por tani, mjerisht, mjekėt tuaj nuk japin mė asnjė shpresė! Janė ditėt, ndoshta orėt e fundit!... - djali gati pėrlotet.
- E ėma ėshtė atje, apo jo? Ne i dhamė vizė, kėshtu? - bėn enkas Bepe pyetjen asgjėsuese.
- Po, zotėri! I keni dhėnė…
- Atėherė? - luan tė habiturin Bepe. Atėherė, ēfarė? A nuk mjafton kaq? Pėr ēfarė duheni? Pėr ēfarė nevojiteni ju atje?
- Zoti Bepe! Dua ta shoh ende tė gjallė, ta shoh para se tė mbyllė pėrgjithnjė sytė! T’ia dėgjoj edhe njė herė zėrin, ta prek, ta pėrkėdhel, ta shtrėngoj nė krahėt e mi...
Bepe pėrmendet si i trembur. Gati sa nuk mallėngjehet, gati sa nuk dorėzohet, por nė ēast shpirti i anestezuar s’e qas, s’e pranon, pėrfytyrimin e dhembshėm tė fėmijės qė qan, rėnkon, lutet e pėrgjėrohet t’i sjellin afėr tė atin nė shtratin e reanimacionit.
- Ju s’kini fėmijė tjetėr, apo jo? - pyet Bepja.
- Jo, zotėri! Nuk kam...
- Sa mirė tė kishit pasur! Do tė shėrbente si njė subjekt i sigurt garancie. Pėrndryshe, rasti juaj, klasifikohet nė grupin e parė tė tė dyshuarve pėr moskthim dhe qėndrim klandestin...
- Zotėri! Ē’po thoni kėshtu? As qė na shkon ndėr mend! Ua kemi pėrsėritur shumė herė! Nėse do tė kishim pasur atė mendje, qėndronim nė Angli. Ime shoqe ka mbaruar atje universitetin mė nė zė nė fushėn e ekonomisė, “London School of Economics”. Madje, ka pasur edhe oferta pėr tė punuar atje...
- Ah, kėshtu?! D.m.th. vendin tonė s’para e pėlqyekeni? Vlerėsuakeni mė shumė tė tjerėt? Nga ana tjetėr, shpėtimin e jetės sė fėmijės e kėrkoni pikėrisht nė vendin tonė!...
- Nuk thashė kėtė. Do ta kishim pasur shumė mė tė lehtė tė jetonim nė Angli. Fėmija ka lindur nė atė vend…
- Mė vjen keq, shumė keq, por s’duhet tė humbasim mė kohė sė bashku. Mė duhet tė pres shumė njerėz sot...
- B.P.! - thėrret Bepe emrin e akademikut tė njohur pa ia hedhur sytė Genc Snojlit, si tė mos qe aty, pėrballė tij, mbėshtetur krejt i kėputur nė sportel e t’i zinte kėshtu tėrė fushėn e pamjes.
Sinjali i Bepes ėshtė i qartė. Djali duhet tė lėrė sportelin e tė largohet.
- Zotėri, a keni fėmijė? A keni zemėr, zotėri?
- B.P.! - pėrsėrit thirrjen Bepe edhe pse e ka vėnė re akademikun tė jetė ngritur diku nga fundi i sallės e tė ketė marrė drejtimin pėr nga sporteli. Ėshtė e qartė. Ftesa pėr B.P. s’ka tė bėjė fare me akademikun, por ėshtė njė thirrje e pėrsėritur pėr prindin fatkeq, qė tė lėrė sportelin e tė hapė vend pėr tė tjerė vizėkėrkues.
Bepe, pėrmes hapėsirės sė ngushtė qė lė zbuluar prindi i fėmijės sė sėmurė, s’ia ndan sytė akademikut B.P. Vėshtrimi i tij si i humbur pasqyron njė sėrė ndjenjash tė pėrziera e tė kundėrta me njėra-tjetrėn, qė e bėjnė mimikėn e tij tė duket si e shpėrvarur dhe e lėshuar...
Po tė mundej njė psikanalist, tė rrėmonte nė tė kaluarėn e largėt tė zotit Bepe, do t’i jepte njė shpjegim tė arsyetuar mirė gjendjes psikologjike komplekse e disi tė rėnduar tė zotit Bepe gjithnjė nė kontaktet me intelektualė tė laureuar… Dhe ja pėrse…
Bepe ka njė peng tė madh nė jetė. Ne vitet e studimeve universitare nė Fakultetin e Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare, dega e diplomacisė, ai s’u shqua kurrė, pėr tė mos thėnė se llogaritej si njė ndėr mė tė dobėtit studentė tė kursit. Mesatarja e ulėt, nuk u dha ndonjėherė mundėsinė miqve tė fuqishėm tė familjes sė vjetėr kryeqytetase qė ta emėronin nė njė nga ambasadat e Evropės sė Bashkuar. Kėshtu qė, Bepes iu la nė dorė tė zgjidhte midis njė vendi tė humbur afrikan, njė tjetri po aq, nė mos mė tė humbur, aziatik, dhe Shqipėrisė. Bepe zgjodhi vendin e vogėl ballkanik dhe nuk gaboi...
Po e kalonte mė sė miri kėtu! Para me bollėk (si vend gjoja i kategorisė sė tretė), vajza tė bukura, qė s’i mungonin kurrė dhe njė biznes i vogėl plaēkurinash, kinse “Armani” (shumė prej tė cilave imitime tė rėndomta, qė prodhoheshin enkas pėr tė nė Lindjen e Largėt) aq sa tani, pas gjashtė vjetėsh shėrbimi nė kėtė vend tė “mizeries”, ai s’e kėmbente as edhe me Amerikėn e ėndrrave...
Nga ana tjetėr, sė jashtmi, Bepe duket njė njeri i qetė dhe i lumtur. Porse, se brendshmi, e mundon prej kohėsh njė kompleks i dhembshėm inferioriteti, smire, xhelozie, armiqėsie e, gati-gati, urrejtjeje e agresiviteti tė pėrmbajtur ndaj gjithė atyre qė mbajnė njė gradė a titull shkencor. Ideja fikse se ai vetė nuk ka pėr tė pasur kurrė nė jetė njė laurė tė tillė, thuajse e ēmend dhe e mundon sė shumti. Nė njė rrethanė tė tillė psikologjike tė rėnduar, mjerė ata profesorė, doktorė shkencash, docentė (edhe mė keq, tė kenė qėlluar tė jenė akademikė, si ky B.P.) qė, pėr tė ngjallur respekt, simpati, besim e siguri tek vizėlėshuesi, pėrpara se tė thonė emrin dhe mbiemrin e tyre, prezantohen me titujt a gradat shkencore qė mbajnė.

NUMRI 2 - AKADEMIKU B. P.
(Sipas rrėfimit tė B.P., personalitet i shquar shkencor me famė europiane)
- Mirėdita! - pėrshėndet burri i moshuar porsa ėshtė afruar nė sportel. Jam akademiku B.P… Besoj ju kujtohem?...
- Jo, zotėri! As qė mė vini ndėr mend! Ēdo mėngjes kėtu mė kalojnė pėrpara syve dhjetėra vizėkėrkues…
- Ju kėrkoj tė falur! Pandeha se mė mbanit mend, ngaqė ėshtė e treta herė qė vij tek ju… Por, kėtė radhė, shpresoj t’i kem plotėsuar tė gjitha kėrkesat, qė mė kini bėrė, - thotė akademiku i moshuar, ndėrsa fut, nė tė ēarėn gjysmė rrethore tė xhamit tė blinduar, njė sėrė dokumentesh.
Bepe Heimlich Vandersen zgjat dorėn si me pėrtesė pėr t’i tėrhequr.
- Pa t’i shohim! - thotė, duke i marrė me majė tė gishtėrinjve.
Nis t’i shfletojė i shkujdesur, njė e nga njė (ndonėse planin e vet djallėzor e ka tė gatshėm nė mendje qė mė parė).
Pas tre takimeve tė shkuara, Bepe ėshtė i sigurt se s’ka ē’tė gjejė ndonjė mangėsi tė re. Bepe ndalet gjatė mbi njė dokument. Ėshtė ftesa e Akademisė sė huaj simotėr pėr B.P.-nė. Bėn sikur kėrkon njė tė dhėnė tė rėndėsishme. Psherėtin thellė, si njeriu i ndodhur nė vėshtirėsi. Mendja diabolike dhe finoke e nėpunėsit tė vjetėr tė vizave, vlerėson se ėshtė tamam ēasti tė lėshoje drejt akademikut predhėn asgjėsuese e poshtėruese.
- Dakord! Dakord! Jeni i ftuar tė diskutoni nė kongresin ndėrkombėtar pėr Alzheimerin. Bukur, zoti akademik! Por ndėrkohė, ku do tė qėndroni juve, zoti B.P.? Ku do tė vendoseni? Ku do tė flini? Nė cilin hotel? Gjithnjė, nė raste tė tilla, u kėrkojmė tė ftuarve tė dhėna pėr akomodimin... Nėse shkoni me shpenzimet tuaja, jemi tė detyruar t’u kėrkojmė qė mė parė rezervimin e njė hoteli... Pėr ndryshe!...
Sikur t’i kishin plasur njė bombė, mu pėrpara fytyrės, akademiku shtanget, ngrin i tėri. Njėra ēehre i vjen e tjetra i shkon. Dhjetėra pėrgjigje tė rėnda e revoltuese i rrotullohen nėpėr kokė, dhjetėra qėndrime qė duhet tė mbajė, njėri mė i ashpėr se tjetri.
- Zotėri! Si guxoni tė fyeni nė kėtė mėnyrė njė shkencėtar, njė akademik? E, megjithatė, hapini sytė! Lexoni me kujdes! Akomodimi ėshtė i palės pritėse. Jepen tė dhėna edhe pėr hotelin... Nė mos gaboj, “Grand Hotel”... Por, le ta zėmė se do tė mungonte njė akomodim i tillė, a mund tė detyrohet njė akademik, njė njeri i moshės sime, tė paraqesė njė dokument tė tillė absurd?!... Zotėri! Unė jam njeri i lirė, unė… Instinkti mbrojtės i nėpunėsit tė regjur tė vizave, i kujton Bepes se, pasi ka dhėnė goditjen shkatėrrimtare, poshtėruese, ėshtė ēasti pėr t’u tėrhequr me zgjuarsi.
- Ah, po! Keni tė drejtė! Ėshtė kėshtu, siē po thoni. Organizatorėt paskan zgjedhur njė hotel tė shkėlqyer me pesė yje nė ishullin vullkanik… Ē’ėshtė edhe mė bukur, buzė detit! Shkėmbinj tė zinj, formuar nga llava, gjelbėrim tropikal si nė xhungėl, fikuse... Eh, Fladia, Fladia!...
Akademikut, tė cilit ende s’i kanė rėnė xhindet, vetėm sa e sheh vetullngrysur dhe paksa i hutuar. Nė tė vėrtetė, nuk di ē’qėndrim tė mbajė me zyrtarin kameleon. Tė zbusė tonet, duke vlerėsuar gjithēka si njė keqkuptim tragjik, apo t’i qėndrojė fort dhe me dinjitet deri nė fund...
- Bukur! - thotė Bepja papritur, sikur te mos kish ndodhur asgjė. Do tė vini pasnesėr, mė datėn dy dhjetor, nė orėn 15.00... pėr tė tėrhequr vizėn...
Akademiku ngryset edhe mė shumė. Ėshtė fare, fare i pakėnaqur...
- Mė falni, zotėri! U kujtoj se, pikėrisht pasnesėr, ėshtė dita e parė e punimeve tė kongresit. Nė mbrėmjen e kėsaj dite, ėshtė planifikuar tė mbaj referatin tim pėr Alzheimerin nė Shqipėri...
Si njė mjeshtėr i aktrimit, Bepe hap duart, me pamjen e njeriut tė dėshpėruar e tė zėnė ngushtė, qė s’ka nga ia mban.
- Ėshtė e pamundur! Krejt e pamundur, zoti akademik! Njė procedurė normale do tė kėrkonte minimumi njė javė. Nė fakt, unė po ju favorizoj. Duhet tė na kuptoni. Janė dhjetėra viza tė tjera, qė ne si ambasadė, lėshojmė nė njė ditė, ndėrkohė qė personeli ynė ėshtė mjaft i kufizuar...
Ndėrsa justifikohet, Bepe s’ia ndan sytė si tė nepėrkės, akademikut B.P. Me kėnaqėsinė e njė sadisti, pėr torturat qė sapo i ka bėrė viktimės sė vet, vė re se e ka dėrrmuar, e ka rrėnuar, gati e ka vrarė shkencėtarin e njohur. Ka mbėrritur ēasti qė Bepe t’i bėjė njė lėshim zbutės presė sė vet.
- E megjithatė, zoti akademik (me ironi), dukuni njė herė nesėr pasdite. Mbase jua pėrgatisim. Do bėjmė tė pamundurėn...
I deprimuar, i shpėrvarur, vrarė nė shpirt, B.P. e vėshtron si ndėr ethe, i pėrēartur, i hutuar, nė konfuzion tė plotė. Me njė llogari tė thjeshtė, edhe sikur ta marrė vizėn ditėn e premtuar, i del se ėshtė e pamundur tė mbėrrijė nė kohė. Me zvarritjet e enkasta dhe kėrkesat, njėra mė absurde se tjetra, Bepe ka hedhur nė erė, ka bėrė pluhur e hi gjithēka! Tani, pjesėmarrja nė kongres ėshtė njė mision i pamundur. I pamundur!...
- Nuk mund ta marr vizėn nesėr nė mėngjes? Vetėm kėshtu mund tė mbėrrij seancėn e mbrėmjes sė diskutimit tim, zotėri...
Bepe mbyllet sėrish brenda guaskės sė vet tė nėpunėsit burokrat. Sikur nuk ishte ai, qė minuta mė parė, i ligjėroi me patosin e njė aktori tė vėrtetė pėr hotelin pesėyjesh, ishullin vullkanik, gjelbėrimin ekzotik, shkėmbinjtė e zinj llavorė... Fladia!...
Ėshtė radha e goditjes sė dytė rrėnimtare. Bepe as qė ia hedh mė sytė. Si tė mos ndodhej aty, pėrballė tij, dhe me trupin e bėshėm t’i zinte thuajse tėrė pamjen e sallės A, nėpunėsi i vjetėr i shėrbimit konsullor, ndėrsa vėshtron nė njė pikė ēfarėdo, gjithnjė jashtė dhe pėrtej siluetės sė akademikut B.P., afron gojėn pranė mikrofonit dhe kėrkon numrin tre…
Akademikut s’i mbetet tjetėr gjė veēse tė shkojė. Habitet tek e sheh veten jashtė nė rrugė. Si njė somnambul ka pėrshkuar korridorin e ngushtė dalės, ka marrė celularin si ndėr ethe prej rojės civile shqiptare tė ambasadės, ėshtė pėrshėndetur si i pėrēartur me oficerin e huaj tek porta e madhe e hekurt dhe thuajse s’i kujtohet asgjė...
Hm! Ndėrsa tund lehtėsisht kokėn, B.P. nėnqesh me hidhėrim. Njė gjendje e vėrtetė konfuzionale! thotė me vete. Por mund ta pėsosh edhe mė keq B.P.! Shumė mė keq! Ndaj mblidhe veten! Mblidhe! S’u pėrmbys bota! Ndryshe ike B.P.! Ike!
Je shtatėdhjetė vjeē! Mos harro!...
Autosugjestioni, tė cilin ai si psikiatėr e zotėron mirė, e pėrmbledh, e qetėson disi. Por s’e ka tė lehtė gjithsesi tė shkėputet nga trauma e freskėt e disa minutave mė parė. Akademik tė thėnēin, B.P.! i drejtohet vetes me pėrēmim.
Mos qofsh, pėrderisa njė nėpunės krejt i zakonshėm ambasade, tė sfidon, luan, pėrqeshet e tallet me ty! Pfu! I neveritur pėshtyn nė trotuar. Hedh njė vėshtrim tė shqetėsuar pėrreth, se mos e kanė vėnė re. Nxiton hapat, edhe pse i drobitur, i rėnė shpirtėrisht dhe i ligėshtuar, tė largohet sa mė shpejt prej asaj qendre tė ferrit tė zjarrtė me emrin sugjestiv, ambasadė…

NUMRI 3 - NJĖ ĒIFT TĖ MOSHUARISH
Numri 3, i thirrur nga Bepja, ėshtė njė ēift tė moshuarish, burrė e grua, rreth tė shtatėdhjetave. Me stres tė dukshėm, qė u lexohet qartė nė tiparet e fishkura tė fytyrės, i afrohen pakėz me mundim sportelit tė vizave, sepse pėr shkakun e njė koksarthroze gruaja e vjetėr mezi ecėn (njė arsye mė shumė pėr Bepen pėr ta skualifikuar paraprakisht. Njė plakė dhe gati invalide s’ėshtė veēse njė barrė pėr vendin, interesat e tė cilit ai pėrfaqėson e duhet tė mbrojė).
Pa thėnė asnjė fjalė, nėpunėsi i shėrbimit konsullor zgjat dorėn boshe drejt sė ēarės gjysmė rrethore, duke u dhėnė tė kuptojnė tė moshuarve tė dorėzojnė shkresurinat... E, megjithatė, Bepja s’ua hedh sytė dokumenteve. Falė pėrvojės sė gjatė, ėshtė i bindur se ēiftit pensionist, si shumė tė tjerėve mė parė, u mungon dokumenti mė i rėndėsishėm...
- Pėr llojin e vizės qė kėrkoni, pra pėr njė vizė turistike, duhet tė paraqitni njė dokument bankar, ku tė vėrtetohet qartė qė, secili nga ju tė dy, tė ketė depozituar veēmas, nė llogaritė personale, jo mė pak se 5000 euro!
- 5000 euro?! - thėrret burri i vjetėr si i trembur, pa u besuar veshėve. E kush nga pensionistėt i ka aq para, zotėri? Marrim a nuk marrim 50 euro nė muaj!...
- Ky ėshtė problemi juaj. Prerazi, ligji ynė kėtė kėrkon. Pa njė garanci bankare, e pėrsėris prej 5000 eurosh, as qė bėhet fjalė tė merrni njė vizė turistike, siē po kėrkoni. - Ne nuk shkojmė pėr turizėm, more zotėri! Djemtė na kanė bėrė garancitė e do tė qėndrojmė nė shtėpitė e tyre. S’i bėhemi barrė kujt...
Siē ka bėrė mė parė me Snojlin dhe akademikun, papritur Bepe vendos tė ndėrpresė komunikimin. Afron mikrofonin te goja dhe thėrret pėr numrin katėr, duke e lėnė ēiftin e pensionistėve nė njė gjendje pėr tė ardhur keq...

NUMRI 4 - VAJZA JOSHĖSE…
Diku nga mesi i sallės ngrihet tėrė gjallėri e shkathtėsi njė vajzė e re, rreth tė njėzetepesave. Ėshtė e bėshme nė trup dhe mjaft tėrheqėse. Bepe, i habitur qė s’e ka vėnė re mė parė, gati sa nuk thėrret: Zana, ti? Vėrtet ti, apo mė bėjnė sytė?!...
- Po, po, Zana, dora vetė! Mos u habisni kaq shumė, zoti Bepe! - thotė ajo, tek i afrohet sportelit, si t’i pėrgjigjej fizionomisė sė ēuditur dhe mosbesuese tė nėpunėsit konsullor.
- Sa e bukur qėnke bėrė sot! Sa seksi! - thėrret i ngazėllyer Bepe, duke e pėrpirė me sy.
E mėsuar me komplimente tė kėtij lloji, vajza vetėm sa vė buzėn nė gaz.
- I dashur, mė dėgjo me vėmendje! Ėshtė shumė - shumė urgjente. Duhet tė shkoj sonte, medoemos. Po, po, sonte. Mos u habit!... Nė mbrėmje, rreth orės dhjetė, niset avioni i fundit, tė cilin nuk duhet ta humbas kurrsesi.
I vėnė nė pozicion tė vėshtirė, Bepe kruan kokėn.
- Dakord, - thotė mė nė fund. Dakord, por me ēfarė do tė ma shpėrblesh? Se ti e kupton. Je vajzė e zgjuar. Rrezikoj shumė…
- Me njė tė puthur, Bepe. Besoj se tė mjafton? - thotė vajza, duke pėrdredhur zėrin e belin si njė koketė e vėrtetė.
- Shumė pak e dashur. Shumė pak. Askush nė kėtė vend nuk mund tė marrė nė pak orė njė vizė Shengen. Askush.
- Dakord, dakord, pranoj, - thotė vajza e zėnė ngushtė dhe qė nuk kėrkon tė rrezikojė.
- Atėherė, nė pesė fiks, te Sheraton, - hidhet nė sulm Bepe, pėrshkuar nga dallgė tė rrėqethurash drithėruese tek pėrfytyron skena posedimi tė trupit tė bėshėm, tė njomė dhe seksi tė vajzės mjaft tė re. - Nuk ėshtė larg prej kėtej. Dakord? - pyet edhe njė herė Bepe, si tė sigurohet.
- Hė, hė, - pėrgjigjet e dorėzuar vajza, krejt pa dėshirė tė pėrfundojė nė shtrat me njė shėmtirė e shėndetlig si Bepe, tė paktėn me tridhjetė vjet mė shumė mbi supe se ajo. “Por, me njė kusht, Bepe: Vizė njėvjeēare dhe me shumė hyrje e dalje!...
Bepe vetėm sa mbledh buzėt e, teksa shfryn thellė, pohon nė heshtje me kokė... Vajza, nė shenjė pakti tė arritur, fut nėn hapėsirėn gjysmė rrethore dorėn e saj tė vockėl e njomėzake, qė Bepja nxiton t’ia shtrėngojė fort, shumė fort, duke i dhėnė qysh tani sinjale tė forta tė pėrgjigjes seksuale tė mashkullit, qė i ėshtė premtuar njė marrėdhėnie intime ėndėrrore...
- O Zot! - lutet me vete Bepe, teksa ndjek me sy largimin e lehtė si njė flutur tė vajzės joshėse. - Tė falem pėr postin brilant qė mė ke dhėnė, pėrndryshe, kjo vajzė e re dhe e bukur, as edhe qyrret s’kish pėr tė mė hedhur!
Pesėdhjetė vjeē burrė, miop, pa flokė, me dhėmbė tė vėnė, oh, Zot, ē’shėmtim dhe ky engjėll do tė mė jepet vetėm pas disa orėsh... Do tė tė jepet pėr njė vizė Shengen, Bepe! Njė vizė!...

NUMRI 5 - NJĖ BURRĖ I ZAKONSHĖM…
- Pesa! - pėrsėrit Bepe, duke afruar edhe mė shumė mikrofonin drejt gojės.
Njė burrė, nė moshė tė pjekur, me njė tufė dokumentesh tė futura brenda njė celofani, i ėshtė drejtuar qetėsisht, pa u nxituar, sportelit. Ndryshe nga shumė tė tjerė nė atė sallė, burri duket krejt i shpenguar, pa ndonjė stres tė lexueshėm, madje me plot besim e siguri nė vetvete. Bepe s’ia ndan sytė pėrtej syzeve tė miopit rėnė mbi hundė.
Siguria dhe besimi nė vete e burrit e ngacmojnė.
More kokorosh, kaq i bindur, kaq i sigurt je, se edhe sot s’tė refuzoj? Ėshtė e vėrtetė se tė kam kthyer plot katėr herė e nė ēdo rast i ke plotėsuar me korrektėsi dokumentet, siē tė kam udhėzuar. Por kjo, more zotėri, nuk do tė thotė tė mė vish kaq i ngrehur si... (Bepe e krahasoi paturpėsisht me penisin e tij) kaq i fryrė e mospėrfillės, sepse unė, Bepe, nėpunėsi i shėrbimit konsullor, jam zoti yt. Ėshtė krejt nė dorėn time tė tė pranoj ose tė tė kthej mbrapsht, sa herė tė dua.
Burri pėrshėndetet me mirėsjellje dhe fut brenda hapėsirės nė formė gjysmė rrethi dokumentet e kėrkuara qė mė parė nga Bepe.
- Nė rregull, shumė nė rregull, - thotė Bepja, duke u hedhur njė sy kalimthi.
- Faleminderit! Faleminderit shumė, zoti Bepe! - thotė burri me pėrunjėsi, sikur ta kishin lehtėsuar prej njė barre tė rėndė qė, gjer nė atė kohė, e kishte mbajtur me shumė mund mbi shpinė.
- Dale, mos u nxito! - thotė Bepe, duke ia prerė hovin e falėnderimeve burrit. Ka mbetur detyrimi mė i fundit pėr t’u plotėsuar!...
Burri pritet nė fytyrė. Vėshtrimi tėrė ankth mbėrthehet te Bepe. Ē’dreq tjetėr do t’i kėrkojė mė nė fund nėpunėsi i vjetėr i shėrbimit konsullor?
- Nuk i jeni pėrgjigjur pyetjes sė fundit, zotėri. Me ē’mjet do tė udhėtoni? Me avion, me traget, makinė, apo me ēfarė?...
“Jo po me raketė!”- i pėrgjigjet me mendje dhe ironi burri dhe, po atė ēast, duke iu drejtuar Bepes me tonalitet tė ngritur, tė gjallė e pothuajse gazmor: Domosdo, zoti Bepe, qė me njėrėn nga ato qė sapo thatė. Vėr kė tė duash, se mė kėmbė nuk vihet dot. Ėshtė deti nė mes.
- Lėri komentet! Aq mė shumė ironitė! - bėn sikur revoltohet Bepe. - Dua tė mė sjellėsh doemos biletėn e udhėtimit. Dhe mos harro! Tė jetė me ēdo kusht vajtje-ardhje! Pra, jo vetėm vajtje, - thekson tėrė seriozitet dhe gjithnjė shumė kėrkues Bepe.
- Si urdhėroni, zoti Bepe! Besoj s’kam pėr tė pasur mė probleme, apo jo? Pas gjithė kėtyre (pėrballė nėpunėsit tė shėrbimit konsullor, burri ngurron t’i quajė sorollatje a ēfarėdo tjetėr ecejaket e shumta kapitėse) a do tė ma jepni mė nė fund vizėn... se, t’ju them tė drejtėn, jam lodhur sa s’ka mė, lodhur e stresuar sa s’ua pėrshkruaj dot!...
- Doemos, doemos, qė do tė ta japim. Sillni biletėn vajtje-ardhje dhe vizėn do ta merrni brenda ditės, - shton Bepja, i cili, si gjithnjė, di tė tėrhiqet pa e shpėnė punėn deri nė konflikte tė forta me vizėkėrkuesit, ndonjėherė nervozė, kokėshkėmb e problematikė. - Tjetri! - thotė Bepe, duke e mbyllur si me tė gjithė krejt papritur komunikimin. - Radha! - pėrsėrit Bepe, kėtė herė me zė mė tė lartė. - Gjashta! Numri gjashtė! - ngulmon, ndėrsa hedh njė vėshtrim tė papėrqendruar prej njeriu tė lodhur diku, nė mes tė turmės...

NUMRI 6 - TRAFIKANTI
Njė djalė i ri, me trup tė bėshėm prej billderi, me shpatulla tė gjera e kraharor tė fryrė muskuloz, i qethur shkurt, me njė vragė tė thellė nė faqen e majtė, shkaktuar prej njė mjeti prerės (a ndoshta nė ndonjė zėnkė horrash) rėndė-rėndė, krenar, me ēape tė ngadalta e tė sigurta, i drejtohet sportelit tė zotit Bepe.
- Oh, oh, cili na qenka! - thuajse thėrret Bepe, kur gangoja qaset fare pranė sportelit. Si nuk tė vura re mė parė?!... Tani mbėrrite?!...
- Hė, Bepe, ē’kemi? Ē’thonė punėt? Ē’thonė hallet? - pyet i ngrehur dhe gjithnjė i fryrė gangoja, ndėrsa fut brenda sė ēarės gjysmė rrethore pasaportėn.
- Mirė! Shumė mirė! Po nga ty ē’kemi? Prapė, me ndonjė mision? - pyet Bepe, ndėrsa pa e ngritur kokėn shfleton faqe tė ndryshme tė pasaportės. Njė ēast ndal sė kontrolluari dhe e vėshtron nga poshtė lart, drejt e nė sy djalin, si ta psikologjiste. Vė buzėn lehtė nė gaz, ndėrsa edhe tund kokėn, si t’i thoshte: “Hajde, hajde, sa i shkathėt qė je, more burrė!”...
- Mė thuaj, tė lutem, Sandėr, e sata pasaportė ėshtė kjo? I sati emėr? Dhe, gjithnjė, e njėjta fotografi, sigurisht! Jotja! Kaq miq tė fortė paske nė polici!?...
- Ēne mik, i dashuri im, Bepe! Ky ėshtė miku mė i mirė. Mik mbi mik, - shpjegohet djali, ndėrsa fėrkon gishtin e madh me atė tregues, pėr t’i lėnė tė kuptojė paratė e numėruara. Sa duhen pėr kėtė radhė? - pyet djali, duke u bėrė papritur serioz e hijerėndė, si t’i kėrcėnohej me atė pamje tė zymtė e tė ngrysur Bepes, nė njė lloj pazari tė parakuptuar prej tė dyve.
- Sa vjen dhe bėhet mė e rrezikshme, Sandėr! E pėrsėris, ėshtė e katėrta pasaportė qė paraqet pėr vizė brenda pak muajve! Katėr pasaporta me katėr emra tė ndryshėm dhe, gjithnjė, e njėjta fotografi, dmth jotja! Dhe, ē’ėshtė mė keq, lėshuar nė ēdo rast nga i njėjti person, dmth prej meje!...
- Sa? Fol Bepe! Ne i kuptojmė rreziqet. Thuaj njė ēmim!...
- 4000 euro ėshtė njė ēmim i arsyeshėm, - thotė Bepe me gjysmė zėri.
- 5000, me kusht qė ta marr nesėr nė drekė, - thotė prerazi fjalėn e fundit gangoja.
- Ėshtė shumė e vėshtirė. Shume e rrezikshme, por do tė pėrpiqem. Shuma qė premtove tė bėn me krahė. E ke parė atė reklamėn e famshme tė Redbullit?... E kush do t’i rezistonte njė ēmimi tė tillė? Kush?...
Tė dy ia krisin tė qeshurit, megjithatė tė kujdesshėm, pėr tė mos tėrhequr vėmendjen e pėr tė mos rėnė nė sy tė kolegėve, aty pranė…

NUMRI 7 - PLAKU Pasi mezi kish dėgjuar numrin e thirrur nė mėnyrė tė pėrsėritur nga Bepe, pėr shkak tė dėgjimit tė dobėsuar, plaku u ngrit me mundim nga karrigia ku qe ulur e dalėngadalė, mbėshtetur mbi shkop, mori drejtimin te sporteli i frikshėm.
Buzėnxirė, teksa mezi po mbushej me frymė, mė nė fund i moshuari mbėrriti tek Bepe.
Gjatė gjithė kohės qė plaku mezi pėrshkonte ato pak metra, Bepe s’ia kish ndarė vėshtrimin kureshtar. S’i kish ndodhur mė parė tė takohej me njė njeri mė tė moēėm se ai. I ligsht nė trup, paksa i kėrrusur, me njė gungė tė vogėl nė shpinė mezi tė dukshme, ballėt e gjerė e flokėt e bardhė nė pjesė tė tėmbėlzave, fytyrėzbehtė e i tėrhequr, i shėmbėlleu me njė njeri tė porsadalė nga burgu. Duhet tė ketė hequr shumė nė jetė, - mendoi, teksa mezi ia ktheu pėrshėndetjen plakut, qė me siguri, nga pėrvoja e gjatė e nėpunėsit tė vizave, kish pėr tė qenė i lodhshėm dhe i bezdisshėm, si ēdo burrė nė atė moshė tė stėrthyer…
- Jam pjesėz e pakonsiderueshme e kėtij populli tė mjerė qė pėr gjashtėdhjetė vjet, por edhe sot, ua pat zilinė peshqve dhe zogjve, qė lirshėm e pa asnjė pengesė shtegtonin e shkonin ku zemra t’u dėshironte, natyrisht pa u kėrkuar kush letėrnjoftim pėr kėtė. Tė isha zog! Peshk tė isha! Re qielli tė isha! Thoshin kėshtu tė shkretėt, me shikimin e trishtė ngulur nė perėndim tė muzgut…
Bepe s’po ia ndante sytė. Njeriun e ditur, filozofin, poetin, shkrimtarin apo njė skizofren kishte pėrballė?! Pyetja munduese lodronte dukshėm nė sytė e tij. E, megjithatė, sido qė tė ishte, drutė duheshin prerė shkurt me plakun.
Veēanėrisht atė pasdite Bepja s’kishte kohė pėr tė humbur...
- Mė thoni, ju lutem, cili ėshtė problemi juaj? - pyeti Bepja prerazi, pėr ta dekurajuar tė moshuarin nė filozofimet e tij tė tepėrta tė nxitura nga mosha.
- I nderuar, zotėri! Nė vitin 1936 mbarova Fakultetin e Filozofisė nė vendin tuaj e qė nga viti 1940 nuk munda tė kthehem mė atje. Lufta e Dytė Botėrore, burgu, pastaj internimi i gjatė, rrethimi i hekurt, sėmundjet, nuk mė lanė dot. Oh, Zot, sa shumė e kam dashur atė vend! Sa miq, shokė e tė dashur kam lėnė atje! Pėr tė madhen dashuri fatkeqe, zotėri, bėra mbi tridhjetė vjet burg. Mė akuzuan pėr agjitacion e propagandė.
Bepe psherėtiu thellė, i mėrzitur. Siē e kish nisur, me atė detajizim patologjik tė moshės a psikopatisė, plaku do tė mbaronte sė rrėfyeri kushedi kur...
- Pra, shkurt, ju kėrkoni njė vizė pėr nė vendin tonė, kėshtu? - e ndėrpreu Bepja, duke ia zbehur hovin plakut pėr njė shpjegim tė hollėsishėm, tė frymėzuar e tė tejzgjatur.
- Si urdhėroni, zotėri! Vizė dua! Ka pėr tė qenė e para dhe e fundit qė do tė mė jepet. Sapo kam mbushur nėntėdhjetė e tre vjeē dhe vdekjen e kam fare pranė.
- Ju lutem dokumentet! - iu drejtua Bepe prerazi.
- Ah, po! Ja tani! - foli plaku me njė frymė, duke besuar tragjikisht nė mrekullinė si nė pėrralla, teksa nxitoi tė nxjerrė nga xhepi i pasmė i pantallonave tė vjetra pasaportėn, qė, si pėr dreq, me cepat e mprehtė tė saj qe ngatėrruar e kishte ngecur nė cohėn e astarit.
- Oh, Zot! Ē’ma shpifi! Ē’m’u sajua ky plak matuf, pikėrisht sot, kur mė shumė se nė ēdo ditė tjetėr mė duhet tė pėrfundoj tė gjitha punėt nė kohė! - shfreu Bepja, duke e humbur durimin.
Mė nė fund, plaku e nxori pasaportėn dhe, me gishtėrinjtė qė i dridheshin, me siguri nga mosha, por ndoshta edhe nga sėmundja, u pėrpoq ta fusė nė tė ēarėn e harkuar tė xhamtė. Bepja as qė mori mundimin ta tėrheqė dhe pasaporta ngeli nė mes tė sė ēarės, nė njė distancė thuajse tė barabartė midis atij vetė dhe plakut.
- Tjetėr! Dokument tjetėr! - ngulmoi Bepja.
- Nuk kam tjetėr, vetėm kėtė kam. Pasaportėn…
Bepe gati sa nuk vuri ulėrimėn pėr t’i thėnė: “More plak i mjerė! Si guxon e tė shkon nė mend tė marrėsh vizė thjesht me njė pasaportė tė zakonshme shqiptare, tė pavlerė?” Por u pėrmbajt. Vetėm sa nėnqeshi hidhur, me sarkazmė.
- Pa shih mirė, nė xhepa! Mos ke ndonjė dokument tjetėr, le tė themi, ndonjė garanci shokėsh a miqsh, ose mbase njė ftesė tė mundshme...
I moshuari mohoi me kokė, krejt i sigurt.
- Jo, zotėri, veē pasaportės s’kam gjėsendi tjetėr. Jo. Nuk kam.
Bepe hapi duart, si tė shprehte njė keqardhje tė thellė, kinse tė sinqertė.
- Atėherė, zotėri i nderuar, mė vjen keq, shumė keq mė vjen! Deri sot nuk ka ndodhur kurrė tė merret vizė pėr nė vendin tonė, thjesht vetėm me njė pasaportė! Jo, jo. Nuk ka ndodhur e as qė mund tė ndodhė...
- Jam nėntėdhjetė e tre vjeē, zotėri. Nuk e kuptoj, ē’e keqe mund t’i vijė vendit tuaj tė madh nga njė i moshuar si unė, qė, tė mė falni, as edhe tė pjerdhė s’ka fuqi?! Ē’u bė se, pa zbritur nga vapori, se pėr mė shumė s’kam fuqi e takat, tė shoh edhe njė herė portin e vjetėr, farin gri e tė lartė, shtėpitė e ulėta, tė bardha, pulėbardhat, qiellin blu si askund tjetėr, kodrinėn e pishave rrumbullake, orėn zvicerane tė qytetit, katedralen e artė, tė gjitha nga larg e pastaj tė kthehem e le tė vdes!... Kam kujtime, shumė kujtime, zotėri! - thuajse klithi plaku me shpirt tė vrarė poeti.
- Zbret apo nuk zbret nė port, kjo ėshtė njė ēėshtje e juaja. Unė s’ju kontrolloj dot! Ama, vure kėmbė nė traget, duhet medoemos njė vizė hyrėse. Pėrndryshe...
- Pėrndryshe ē’u bė?! Kiameti?! More zotėri, nė kohėn e tė lėvduarit Mbretit Zog sa herė mė ngrifej, po, po, sa herė me ngrifej, nuk qe njė lapsus, isha njėzet e dy vjeē atėherė, shkoja nė Portin e Durrėsit, mė vinin nė ēast vulėn nė pasaportė, pa mė thėnė njė fjalė, e mund tė udhėtoja nė fund tė botės po tė doja. Kurse sot, nė vitin 2007, nė Europėn e lirė e tė bashkuar, tė marrin shpirtin derisa tė tė japin njė vizė tė qelbur, pėr tre a katėr javė dhe, me detyrimin absurd, tė kthehesh ditė mė ditė, orė mė orė.
- Qenė kohėra tė tjera, zotėri i nderuar. S’kish drogė atėherė, s’kish rrėmbime njerėzish, trafik mishi tė bardhė dhe fėmijėsh, vjedhje, vrasje. Bota ėshtė bėrė mė e keqe.
- Diktatura e gjatė, qė ju europianėt patėt fatin e madh tė mos e provonit, ku edhe njė fjalė mund tė tė kushtonte vite tė tėra burgimi, ashtu si unė, izolimi i madh, e egėrsuan dhe e prishėn popullin, more zotėri. Nuk kemi qenė kėshtu, jo. Edhe besimin nė Perėndi ua vranė. Dhe kur komunizmi ra, ende pa mbėrritur mirė liria, ngritėn shpejt e shpejt, brenda natės, njė mur goxha tė lartė si ai i Kinės dhe i vunė njė emėr kinez, gjithashtu... Shan Gai o Shen Gen... Po, po, Shen Gen, kėshtu mė duket e pagėzuan e, gjer sot, populli i thjeshtė, ama i thjeshti - e jo horrat, kriminelėt e vrasėsit, hajdutėt, kontrabandistėt e trafikantėt, prostitutat, - s’po munden qė s’po munden ta kapėrcejnė dot lirshėm.
Bepe, pėr njė ēast, hodhi njė vėshtrim tė shpejtė mbi orėn e dorės. Gati sa nuk i ra ballit me pėllėmbė. Oh Zot, sa kohė kish humbur me plakun! Kėshtu rrezikonte takimin e shumėpritur tė pasdites me vajzėn e re e tė bukur.
- Zotėri, tė mė ndjeni! Ka akoma shumė njerėz nė pritje dhe mė duhet tė punoj intensivisht. Siguroni ndonjė ftesė nga universiteti juaj i vjetėr ose garanci nga miqtė tuaj qė, sikurse thatė, nuk ju mungojnė dhe ejani pėrsėri. Ju siguroj qė do t’jua japim menjėherė vizėn qė kėrkoni! - i tha Bepja me njė frymė plakut dhe u stakua nė ēast, sikur dikush t’ia kish prerė befas fillin e njė energjie tė padukshme qė gjer atė kohė e mbante lidhur me tė moshuarin.
Taktikė e suksesshme e Bepes. Ashtu si tė tjerėt mė parė, edhe plaku e kuptoi se ishte ēasti tė linte sallėn pėrpara se ta urdhėronin pėr kėtė.
Teksa psherėtin thellė e dridhet pareshtur, nis tė dalė i mbėshtetur mbi shkopin me fund tė gomuar. Kur kish bėrė mė shumė se gjysmėn e udhės dhe akoma s’e kish lėnė sallėn, Bepja vuri re se plaku kish harruar tė marrė pasaportėn, e cila kish mbetur gjithnjė atje, nė hapėsirėn gjysmė rrethore tė sportelit.
- Zotėri! Zotėri! Harruat tė merrni pasaportėn! - i thirri Bepja me zė tė lartė, nėpėrmjet mikrofonit.
- Gjysh! Gjysh! Pasaportėn! Pasaportėn! - i bėnė zė disa nga vizėkėrkuesit e ulur nė radhėt e para. Njė vajzė adoleshente nxitoi drejt sportelit dhe mori nė duar pasaportėn.
- Gjysh! Merreni! E harruat nė sportel! - i tha vajza me njė frymė, duke ia zgjatur plakut. Plaku ndali sė ecuri, u kthye paksa nga vajza, ofshau thellė si tė mos ngopej mirė me ajėr dhe mohoi me kokė, ndėrsa nėnqeshte hidhur e plot trishtim.
- Lėre atje, nė sportel, o vajzė e mirė, se nuk mė nevojitet! Nėse njė pasaportė nuk vlen as sa pėr njė vizė, dije o bijė e gjyshit se ajo nuk vlen pėr asgjė. Dhe m’i thuaj atij zotėrisė tek sporteli se, sikurse u rrėzua muri i Berlinit, edhe ky muri i madh kinez nė mes tė Europės, me emrin Shen Gen o Shan Gai, do tė bjerė se s’bėn njė ditė!
Kėshtu ndodh gjithnjė. Nė fillim njerėzit pėrpiqen t’i kapėrcejnė e kalojnė muret e lartė e pastaj vetėm t’i rrėzojnė e sheshojnė... Ti, o bijė e gjyshit, ti dhe shokėt e shoqet tuaja, do t’i rrėzoni tė gjitha muret e ndarjes sė madhe e pastaj tė lumturit ju! Si unė dikur, do tė shkoni lirshėm nė porte e aeroporte e do t’u vėnė vetėm njė vulė tė thjeshtė... njė vulė pėr tė gjithė botėn!... S’do tė ketė mė Shen Gen! Jo! Nuk ka pėr tė pasur!...

Post Scriptum
Tregimi “Shen Gen” natyrisht qė do ta mėrzisė, shqetėsojė dhe indinjojė zotin Bepe. Nėpunėsi burokrat dhe i korruptuar do tė lusė rastin “fatlum” qė autori tė trokasė njė ditė nė sportelin e frikshėm tė vizave, qė ai ta linēojė, terrorizojė e torturojė. (Me siguri edhe mė rėndė se akademikun B. P.)
Pėr kėtė shkak serioz, deri nė momentin e shumėndėrruar tė liberalizimit tė vizave nga BE-ja, autori preferon tė mbetet anonim e tė prezantohet thjesht me iniciale.
Faleminderit edhe njė herė pėr vėmendjen qė i kushtuat rrėfimit tim tė sinqertė.
Juaji R.I.D. Tiranė, janar 2007

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara