HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Sa partizanė dhe sa dėshmorė?

-- nga Genc K. Hoti

Fjala ėshtė pėr dy pasoja tė luftės sė viteve 1939-1944 dhe sot kjo pėrgjigje ėshtė krejt e ndryshme nga ajo qė ėshtė propaganduar. Nuk duam tė akuzojmė asnjė individ, por, pėrkundrazi, tė vėmė nė pah meritėn qė kanė pasur disa studiues shqiptarė pėr tė thėnė tė vėrtetėn e madhe, e cila sot na tregon mashtrimin qė pėrdorėn komunistėt pėr tė gėnjyer popullin tonė.

“Ajo lindi dhe u rrit gjatė viteve tė Luftės ANĒ (1941-1944), si ushtri popullore revolucionare...e aftė pėr tė kryer misionin historik qė i kishte ngarkuar PKSh, tė ēlironte atdheun nga pushtuesit e huaj dhe tė siguronte vendosjen e pushtetit popullor” (Fjalori Enciklopedik Shqiptar-1985).

Ky deduksion ireal ka qėnė baza e propogandės 45 vjeēare nė Shqipėri dhe vazhdon tė jetė edhe pse ēdo gjė ėshtė vėnė nė pikėpyetje tė plotė nga njerėzit. Nė njė artikull tjetėr patėm rast tė tregojmė se cili ka qėnė roli dhe masa hapsinore e Enver Hoxhės nė kėtė luftė, por tani kemi rastin tjetėr pėr t’i treguar popullit shqiptar se sa kanė qėnė partizanėt e udhėhequr nga PKSh dhe sa dėshmorė ranė pėr lirinė e atdheut, pėrpara tė cilėve ne jemi tė detyruar tė pėrulemi me respekt edhe pse ata nuk ranė aspak pėr idealet e komunizmit, por vetėm pėr kėtė taban, duke vazhduar traditėn qė e kishin harruar prej afro njė shekulli e gjysėm.

Ėshtė pranuar dhe theksuar disa herė se ushtria nac-ēli. kishte nė gjirin e sajė rreth 70 mijė luftėtarė. Kėtė shifėr e gjejmė tė publikuar mė saktėsisht nė Historinė e PPSh (bot I) sipas sė cilės nė mbledhjen e Beratit (Pleniumi i II i KQ tė PKSh, nėndor 1944) ushtria kishte pikėrisht kaq luftėtarė tė organizuar nė brigada, divizione dhe korparmata (f.176). Ne sot nuk e kuptojmė aspak arėsyen pėrse ėshtė publikuar kjo shifėr mė 1968 kur mė 1985 ajo ėshtė pėrgėnjeshtruar krejtėsisht. Sipas “Historia e Luftės antifashiste nacional-ēlirimtare tė popullit shqiptar”, vėll I, nė fund tė vitit 1942 kanė qėnė 2 000 luftėtarė nė mbi 30 ēeta partizane (f.148) tė cilin numėr Historia e PPSh, bot I (f.97) e zgjeron edhe nė njėsite guerile. Por e dhėna e historisė sė luftės pėrgėnjeshtrohet, nė njė farė mase, nga Fjalori Enciklopedik Shqiptar sipas tė cilit kemi pasur 62 ēeta nga tė cilat 23 para 31 dhjetorit 1942 dhe 39 gjatė muajve janar-shtator 1943 (shih ēetat partizane, f.157). E dhėna e historisė sė PPSh-sė ka brėnda njė njoftim tė vlefshėm pasi na krijon mundėsinė pėr tė vėrtetuar kėtė shifėr e cila falė punės sė autorėve tė fjalorit tė sipėrm rezulton se ėshtė mė pak se gjysma e asaj tė propaganduar. Fakti qė ushtria gjatė luftės ishte e organizuar nė brigada, divizione dhe korparmata na jep mundėsinė tė vėrtetojmė numurin e saktė tė ushtrisė nė tre mėnyra.

Sipas brigadave numuri ėshtė, duke pėrfshirė edhe datat e krijimit, tė cilat tregojnė tendencėn pėrse u krijuan kėto brgada:

Brig. I 15.08.1943 fillon me 556 dhe mė vonė plus 157 italianė II 28.11.1943 fillon me 450 dhe u plotėsua nė prill 1944, pas shpartallimit, me efektiv tjetėr.
III 09.10.1943 fillon me 379 dhe nė fund tė luftės arriti nė 500 luftėtarė
IV 28.12.1943 kishte 550 luftėtarė.
V 20.01.1944 fillon me 960 dhe nė fund arriti nė 2000 luftėtarė
VI 26.01.1944 fillon me 912 dhe nė fund arriti nė 1700 luftėtarė.
VII 17.03.1944 fillon me 420 dhe nė fund arriti nė 1200 luftėtarė.
VIII 25.04.1944 fillon me 850 dhe nė fund arriti nė 1860 luftėtarė.
IX 16.10.1944 kishte 1498 luftėtarė.
X 06.11.1944 kishte 1225 luftėtarė.
XI 01.11.1944 kishte 1200 luftėtarė
XII 20.05.1944 filloi me 650 dhe nė fund arriti nė 1200 luftėtarė.
XIV 17.08.1944 kishte 559 luftėtarė
XV 29.06.1944 filloi me 750 dhe nė fund arriti nė 1200 luftėtarė.
XVI 20.08.1944 filloi me 465 dhe shumė shpejt u dyfishua, dmth 930 luiftėtarė.
XVII 29.09.1944 kishte 700 luftėtarė.
XVIII 18.08.1944 nuk dihet.
XIX 30.08.1944 kishte 800 luftėtarė.
XX 09.09.1944 kishte 800 luftėtarė.
XXII 18.09.1944 kishte 1100 luftėtarė.
XXIII 21.09.1944 kishte 700 luftėtarė.
XXIV 04.10.1944 filloi me 560 dhe shumė shpejt arriti nė 1000 luftėtarė.
XXV 06.10.1944 filloi me 700 duke u shtuar mė vonė me 1250 luftėtarė nga Kosova
XXVII 29.11.1944 kishte 1200 luftėtarė.

Sipas tė dhėnave tė Fjalorit Enciklopedik rezulton se kanė qėnė 24.178 luftėtarė, dhe duke i shtuar me hamėndje 812 tė Brigadės XVIII, qė nuk i dihet efektivi, bėhen plot 25.000 luftėtarė (qė ėshtė mė pak se 28.000 dėshmorėt e propaganduar).

Sipas divizioneve numuri i luftėtarėve ėshtė si mė poshtė vijon:

Divizioni I kishte 3000 luftėtarė
Divizioni II kishte 3100 luftėtarė
Divizioni V kishte 6500 luftėtarė
Divizioni VI kishte 4000 luftėtarė, ndėrsa tė katėr divizioneve tė tjera numuri i efektivit nuk dihet. Duke realizuar njė aritmetizim tė thjeshtė rezulton se sipas divizioneve numuri i luftėtarėve tė ushtrisė tė komanduar nga neokomunistėt tė ketė qėnė rreth 33.000 luftėtarė.

Ndėrsa sipas korparmatave numuri del me vėshtirėsi, sepse nga tė tre tė tilla vetėm njėra e ka numurin dhe pikėrisht e Korparmata e I me efektiv 9500 luftėtarė. Duke e shumėzuar me tre dhe duke i shtuar numurin e divizioneve V dhe VI, qė nuk janė futur nė pėrbėrje tė tyre, rezulton njė shifėr prej 40 000 luftėtarėsh, qė gjithsesi ėshtė larg shifrės sė propaganduar dhe tė shpallur me aq bujė pėr 45 vjet.

Nė qoftė se do tė bėnim njė ballafaqim tė shifrave sipas tre mėnyrave analitike (25.000, 33.000, 40.000) do tė arrinim nė pėrfundimin se ato janė dhėnė pa asnjė pėrgjegjėsi dhe nuk kanė asnjė pėrputhje me realitetin, i cili me sa duket nuk do tė merret vesh kurrė.

I njėjti defekt kostatohet kur vjen puna pėr tė pėrcaktuar sukseset e kėsaj ushtrie nė asgjėsimin e armikut. Tė dhėnat pėr numurin e pushtuesit dhe tė tė vrarėve nga radhėt e tij nė tė vėrtetė pėrputhen midis librave ku ėshtė propaganduar. Sipas historisė sė luftės tokėn shqiptare e shkelėn afro 700.000 armiq, prej tė cilėve rreth 70.000 u nxuarėn jashtė luftimit (f.7, po kaq e jep dhe historia e PPSh, f. 184, bot.I). Ky numėr pėr herė tė parė ėshtė dhėnė nga Enver Hoxha nė Kongresin e I tė PKSh sipas tė cilit u vranė nga forcat tona 26.594, u plagosėn 21.245 dhe u zunė rob 20.800 (bot. 1950, f. 110), qė bėjnė gjithsejt 68.639 armiq.

Nė qoftė se do tė nxirrnim suksesin e luftėtarėve tė ushtrisė sė komanduar nga komunistėt pėr njė partizan do tė kishim kėtė panoramė: pėr rastin e brigadave 2,75 armiq tė vrarė, pėr rastin e divizioneve 2.08 dhe pėr atė tė korparmatave 1,71 armiq tė vrarė. Nė fjalor enciklopedik kemi edhe njė tė dhėnė tjetėr mbi numurin e ushtrisė gjermane (57.000) i cili na ēon nė konkluzione tė reja mbi pėrfundimin e luftės me Italinė fashiste nė shtator 1943. Sipas numurit tė dhėnė rezulton se ushtria shqiptare e pėrbėrė nga 62 ēeta e njė brigadė detyroi tė kapitullojė njė ushtri prej 643.000 ushtarėsh fashistė, qė duhet tė pėrbėjė suksesin mė tė madh ushtarak nė historinė 3000 vjeēare tė njerėzimit, tė cilin qoftė Aleksandri i Madh i Maqedonisė, qoftė Jul Ēezari i Romės, qoftė Skėndėrbeu i Arbėrisė e qoftė gjeniu ushtarak i Francės, Napoleon Bonoparti do ta kishin pasur pėr nder.

Historianėt shqiptarė duhet tė jenė mė tė kujdeshėm kur japin konkluzione pėr luftėn nac-ēli. Kapitullimi i Italisė fashiste nė Shqipėri nuk erdhi aspak si rezultat i luftės partizane tė udhėhequr nga PKSh (mund tė krenohen pezakėt e udhėhequr nga Babė Myslimi, dibranėt e udhėhequr nga Haxhi Lleshi, lebėrit e udhėhequr nga Hysni Lepenica, por kurrsesi komunistėt e rinj tė udhėhequr nga Enver Hoxha), por ajo erdhi si njė rrjedhim i kapitullimit tė rregjimit musolinian nė verėn e vitit 1943 me anė tė njė puēi pallati, i cili, nga ana e vet, nuk qe i aftė tė mbante nė kėmbė politikėn pushtuese tė rregjimit fashist.

Sė fundi, vimė nė problemin e dėshmorėve tė luftės qė duhet tė jetė njė problem mjaft i dhimbėshėm pasi ėshtė luajtur me gjakun e tė rėnėve tė luftės kaq shumė sa janė barazuar vdekjet me tė vėrtetė heroike tė guerrilasve dhe tė atyre qė u pėrleshėn me armikun, me vdekjet rastėsore tė masave njerėzore qė ju nėnshtruan bombardimit tė aviacionit anglez, apo hakmarrjes masakruese tė partizanėve, siē qe rasti nė Martanesh nga ana e Mehmet Shehut, nė Buzėmadhe tė Kukėsit nga ana e Shefqet Peēit. Nė historinė e luftės, vėll I, f.7 jepet shifra prej 7,3 % tė vrarė dhe tė gjymtuar nga okupatori; e cila pėr njė popullatė prej njė milionshe jep shumėn prej 73.000 tė vrarė dhe tė gjymtuar. Kjo bėn qė shifra prej 28.000 dėshmorėsh tė jetė e lidhur vetėm me tė rėnėt e luftės. Nė tė vėrtetė tė dy adresimet e kėtyre shifrave janė tė gabuara dhe tė pėrcaktuara arbitrarisht pa asnjė pėrgjegjėsi. Ka qėnė vetė Enver Hoxha ai qė ka dhėnė vlera tė saktėsuara nė drejtim tė specifikės sė vdekjes. Po e citojmė tė plotė kėtė tė dhėnė. Sipas tij:

“Populli ynė i vogėl i dha luftės 28.000 dėshmorė ushtarakė dhe civilė, 4.000 individė qint pėr qint dhe 8.600 tė tjerė 50%” (Kongresi i I, bot 1950, f. 109).

Totalisht tė gjitha kėto bėjnė plotė 40.600 dhe ėshtė tepėr larg shifrės prej 7,3% tė dhėnė nga autorėt e historisė sė luftės, vetėm nė qoftė se popullata e Shqipėrisė gjatė luftės ka qėnė 383.561 shqiptarė. Nga ana tjetėr shifra prej 28.000 nuk ėshtė e lidhur vetėm me tė rėnėt e luftės (sipas Enver Hoxhės), por me tė gjithė popullin shqiptar gjatė periudhės 1939-1944 dhe nuk mund tė dihet sa e saktė ėshtė. Kurse pėr problemin e tė rėnėve gjatė luftimeve ushtarake problemi ėshtė tepėr i qartė dhe i publikuar, por sharlatanėt e historisė sė luftės nuk duan t’i thonė tė vėrtetėn popullit shqiptar duke i qėndruar besnik njė mashtrimi tė sajuar nga vetė ata. Sipas fjalorit enciklopedik dėshmorėt e rėnė gjatė luftimeve tė brigadave janė:

brig. I pati 370 dėshmorė shqiptarė dhe 15 italianė
II pati 41 dėshmorė
III pati 185 dėshmorė
IV pati 239 dėshmorė
V pati 350 dėshmorė
VI pati 203 dėshmorė
VII pati 232 dėshmorė
VIII pati 140 dėshmorė
IX pati 6 dėshmorė
X pati 6 dėshmorė
XI nuk i dihet ose nuk pati
XII pati 70 dėshmorė
XIV pati 12 dėshmorė
XV pati 50 dėshmorė
XVI pati 55 dėshmorė
XVII nuk dihet ose nuk ka pasur dėshmorė
XIX pati 53 dėshmorė
XX pati 26 dėshmorė
XXII pati 112 dėshmorė
XXIII dhe XXIV nuk dihet ose nuk ka pasur dėshmorė
XXV pati 40 dėshmorė
XXVII nuk i dihet ose nuk ka pasur dėshmorė.

Tė gjithė sė bashku kėta dėshmorė bėjnė plot 2.190 tė rėnė gjatė periudhės 15 gusht 1943 deri nė dhjetor 1945. Kėtij numuri duhet t’i shtojmė tė gjithė tė rėnėt e ēetave partizane gjatė periudhės 21.08.1941 deri nė shtator 1943 si dhe heronjtė e njėsiteve guerile e tė qarkorėve tė rretheve si Qemal Stafa, tre heronjtė e Shkodrės, tre herojtė e Kodrės sė Kuqe, pesė herojtė e Vigut, Reshit Ēollaku, qarkorin e rrethi tė Durrėsit tė tradhėtuar dhe tė masakruar nė Mathauzen dhe qė nuk figurojnė nė fjalorin enciklopedik shqiptar e shumė e shumė tė tjerė tė cilėt sė bashku nuk e besojmė kurrė se e ēojnė numurin e tė vrarėve nė pėrleshje me armikun nė mė shumė se 2.500 dėshmorė. Kjo dhe vetėm kjo ėshtė sasia reale e dėshmorėve tė luftės tė rėnė nė pėrleshje me armikun okupator gjatė periudhės 1939-1945 (data e fundit ėshtė e lidhur me luftėn qė zhvilluan Div. V dhe VI nė tokat shqiptare pėrtej kufijve shtetėrorė). Por kėtu do tė na lejohet tė bėjmė njė saktėsim historik: dėshmorėt e rėnė nėpėr qytete apo prita nė fakt janė tė tradhėtuar nga komunistėt e rinj ku kėta tė fundit eleminuan komunistėt e vjetėr pėr t’i hapur rrugė formimit tė partisė sė tyre komuniste dinamika krijuese e sė cilės nuk ėshtė aspak ashtu siē ėshtė publikuar pėr 45 vjet.

Por ne do tė na lejohet tė bėjmė njė intepretim matematikor. Nė qoftė se pranojmė se numuri i tė rėnėve nė luftė ėshtė 28.000 dėshmorė, do tė ishte e ndershme qė tė pėrcaktonim numurin e tė rėnėve nga ana e forcave nacionaliste dhe, sipas llogjikės elementare tė matematikės, po tė zbresim 2.500 rezulton se ky numėr tė jetė 25.500 dėshmorė. Atėhere pėrpara kujt duhet tė pėrulen dafinat e fitoreve pėr luftėn nacional-ēlirimtare? Pikėrisht nė kėtė pikė historia duhet ta thotė fjalėn e sajė pasi ēfarė ėshtė thėnė pėr 45 vjet paska qėnė vetėm gėnjeshtėr.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara