HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kontributi i At Vinēenc Malaj nė fushėn e bibliotekave

-- nga Gjovalin Ēuni*

Biblioteka personale

Detyra e klerikut dhe e dijetarit e detyruan atė tė familjarizohet me librin. “Shpesh herė kujtojnė bashkėvėllezėrit franēeskanė atė Malaj, qė edhe bukė hante me libėr nė dorė. Nė kishė, nė bibliotekė dhe me njerėz kalonte pjesėn mė tė madhe tė kohės." (Klajd Kapinova, “Mes Kryqit e Atdheut”, Shkodėr 2000, fq. 254).

Bibliotekat publike, si gurrė informimi janė tė domosdoshme, por sado tė pasura dhe komode, ato nuk mund tė zėvendėsojnė bibliotekėn e shtėpisė, nuk mund tė japin gėzimin dhe intimitetin qė tė shkakton njė libėr i vjetėr, njė dokument i rrallė nė duart tuaja.
Nga vizitorė tė ndryshėm, miq tė Malaj-t marrin vesh diēka pėr bibliotekėn personale dhe vlerat e saj. Studiuesi Klajd Kapinova, mik i Malaj-t na informon, se biblioteka e tij e vendosur brenda famullisė shėrbente edhe si kabinet pune dhe kishte “disa mijėra e mijėra vėllime dhe tekste tė lashta, qė nga shekulli XII deri nė ditėt e sotme, tekste nė pergamenė dhe libra tė rrallė tė shtypshkronjave evropiane tė Mesjetės.

Nuk mungonin mbishkrimet e lashta latinisht...” (Klajd Kapinova, Po aty, f. 255), ndėrsa nga Dr. Ahmet Osja, njoftohemi se librat e vjetėr kanė qenė pasioni i tij i veēantė dhe mė tej shton: “Ėshtė talenti dhe pėrkushtimi i tij, qė e bėri tė arrinte tė kompletonte mė sė miri njė bibliotekė tė veēantė, jo vetėm pėr numėrin e librave, por edhe pėr rėndėsinė e tyre nė famullinė e Tuzit” (Po aty, f. 257 - 258).
Dashuria pėr librin nuk kaloi pa rėnė nė sy edhe tė eprorėve tė tij, tė cilėt e ngarkuan me detyrėn e bibliotekarit nė Kuvendin Franēeskan tė Kotorrit (1958 - 1962), nė Bibliotekėn e Kuvendit Mala Braqa nė Dubrovnik (1960 - 1966), censor librash nė Tivar nė vitin 1974.

Hulumtuesi dhe kėrkuesi

Njė vend tė rėndėsishėm nė veprimtarinė e At Malaj-t zunė edhe hulumtimet dhe kėrkimet nė bibliotekat e ndryshme tė ish - Jugosllavisė, Evropės, SHBA-sė etj., me rėndėsi tė veēantė pėr studiuesit e albanologjisė. Bazuar nė tė dhėnat e autorėve tė ndryshėm, pėr historikun e zhvillimit tė gjuhės sė shkruar shqipe, nė vitin 1995, franēeskani Malaj na jep informacion tė saktė edhe pėr ekzistencėn e bibliotekave mesjetare nė hapėsirėn shqiptare, informacion i panjohur deri atėhererė.
Duke analizuar kontributin e klerit katolik nė shkrimet shqipe gjatė shekullit XII, At Vinēenc Malaj shkruan: “Qendra tė fuqishme tė administratės e kulturės, arkiva e biblioteka tė famshme kanė qenė arqipeshkėvitė e Durrėsit, Dioklesė, Tivarit, Shkodrės dhe Shkupit...” (P. Vinēenc Malaj, “Tė dhana albanologjike 2”, Ulqin - Tuz, 1999, f. 280) dhe mė tej, duke analizuar urdhėrin e Domenikanėve, themeluar nė Durrės, 1224 dhe shpėrndarė nė anė tė ndryshme tė vendit, tėrheq vėmendjen nė shprehjen e famshme tė arqipeshkvit tė Tivarit Gugliemus Adae: “Shqiptarėt kanė njė gjuhė krejt tjetėr dhe tė ndryshme nga latinishtja, kanė alfabetin latin nė tėrė librat e tyre”. Megjithėse nuk shėnon gjė nė studimet e tij, Malaj, duket se bashkohet me faktin e pranuar edhe nga autorė tė tjerė shqiptarė mbi qarkullimin e librave tek ne ende pa lindur shtypshkronja (Injac Zamputi, “Ēėshtje tė shkrimit dhe fillimit tė letėrsisė”, “Hylli i Dritės”, Tiranė 1995, nr. 1- 2, f. 27 - 30), si dhe shėnon faktin qė nė Bibliotekėn e Domenikanėve nė Split (Kroaci), me tėrheqjen e kėtyre tė fundit nga Shqipėria: ruhen 7 libra koralė (4 gradualė e 3 aniforė) shkruar me pergament nga shekulli XV bashkė me shumė inkunabula... tė sjella prej Kuvendit tė Durrėsit pėrkrye Venedikut nė vitin 1513”. (V. Malaj, “Tė dhanat albanologjike 2”, Ulqin - Tuz, 1999).
Ashtu siē vėrente studiuesja Olga Peroviq, formimi i tij pėrsonal, interesimi pėr gjithēka, shėtitjet dhe studimet nė qendrat mė tė zhvilluara tė Evropės dhe sidomos zotėrimi i disa gjuhėve tė huaja europiane dhe klasike, si: greqishtja e vjetėr, e ndihmuan atė nė fushėn hulumtuese dhe kėrkuese. (Klajd Kapinova, “Mes Kryqit e Atdheut”, Shkodėr, 2000, f. 254). Kulmi i kėsaj veprimtarie u shėnua nė vitin 1968, vit nė tė cilin hapėsirat shqiptare pėrgatiteshin pėr festimin e 500 - vjetorit tė vdekjes sė Gjergj Kastriotit.
Nė vitin 1968, nė revistėn “Shejzat” (Le Pleiadi), drejtuar nga shkrimtari prof. Ernest Koliqi, nr. 1 - 2 - 3, jep tė dhėna rreth gjetjes nė Bibliotekėn Kombėtare tė Romės tė njė vepre tė panjohur pėr Gjergj Kastriotin, operėn “Scanderbeg”, me libret tė Antonio Salvit, botuar nė Firence mė 1718 dhe muzikė tė kompozitorit tė famshėm Antonio Vivaldi, luajtur pėr herė tė parė nė Firence mė 22 janar 1718, nė teatrin Pergola. Zbulimi i nėnshtrohet njė studimi tė thellė jo vetėm letrar e historik, por edhe njė analize muzikore, gjė qė tė lejon qė tė arrish konkluzionin qė frati ynė kishte edhe njohuri tė mira muzikore. Njė vepėr tjetėr e rėndėsishme e panjohur u publikua nga Malaj gjatė kėtyre viteve. Eshtė fjala pėr njė tjetėr oper mbi Gjergj Kastriotin, njė tragjedi e gjetur nė Bibliotheque de l’Opera dhe nė Bibliotekėn Kombėtare tė Parisit. Opera ėshtė e vitit 1735 me libret tė autorėve La Mote - La Serre, dhe muzikantėve Rebel - Francuer. Ajo u luajt pėr herė tė parė mė 27 tetor 1735. Gjithnjė sipas shėnimeve tė Malaj-t, nė njėrėn nga 33 shfaqjet e saja, nė vitin 1763, ajo u shfaq nė Chosy, Fontainebleau para mbretit Luigi XV dhe oborrtarėve tė Versajės. (Vinēenc Malaj, “Tė dhana albanologjike 2”, Ulqin - Tuz, 1999, f. 25 - 26, 57, 63, 73).
Zbulimi i kėtyre dy operave pati ngjallur zilinė e studiuesve shqiptarė, tė cilėt u pėrpoqėn tė pėrvetėsonin mundin dhe djersėn e klerikut. “E kemi fjalėn, thotė studiuesi Willy Kamsi, nder tė tjera pėr studimin qė I bani at Vinēensi, operės sė Antonio Vivaldit, kushtue heroit tonė kombtar Gjergj Kastrioti Skanderbegut. Tjetėr kush e zbuloi, tjetėr kush u frynte nė Tiranė pėr kėtė zbulim” (W. Kamsi, Artikull i cituar).
Fryt i kėrkimeve tė tij janė edhe ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me veprimtarinė e urdhėrit franēeskan. Duke thyer kornizat e njė akademiku, ai i kushtoi njė kujdes tė veēantė edhe hulumtimit tė kulturės popullore nė trevat shqiptare tė Malit tė Zi dhe nė krahinėn arbėreshe tė Falkonarės, Itali. Kėrkimet e tij i botonte nė disa revista tė dėgjuara tė hapėsirės shqiptare dhe nė gjuhė tė ndryshme, ku mbizotėronte italishtja dhe serbokroatishtja.

Biografi dhe resensenti

Vend tė rėndėsishėm nė funksionimin normal tė njė biblioteke padyshim luajnė edhe biografitė dhe bibliografi, ose, thėnė ndryshe, njeriu qė harton njė listė sistematike tė publikimeve tė llojeve dhe autorėve tė ndryshėm, bazuar nė argumentet e trajtuara.
Bibliografia shqiptare, ka fillimet esaj nė vitin 1870 me filologun slloven Franc Mikloshiē, me vepren: “Elementet sllave nė gjuhėn shqipe”, botuar nė Vjenė. Por siē shkruan Prof. Jup Kastrati: “... botimet e mirėfillta bibliografike mbi vendin dhe historinė tonė, shfqen me arkitektin Georg T. Petroviē. Libri i tij “Skėnderbeu”, shtypur nė Paris mė 1881, ėshtė njė sprovė bibliografike e arsyetuar pėr Heroin tonė Kombėtar Gjergj Kastrioti, shkruar nė nėntė gjuhė”. (J. Kastrati, “Pėr njė bibliografi shkencore albanologjike”, Tiranė 1996, f. 13).
Pa dashur tė ndalemi tek tė gjithė bibliografėt qė trajtuan probleme shqiptare, duhet theksuar se Pader Vinēenc Malaj OFM hyn nė radhėn e bibliografėve mė tė shquar shqiptarė, duke u radhitur nė krah tė Gj. Pekmezit, Lumo Skendos, J. Rrotės, K. Gurakuqit, Dh. Paskos, J. Kastratit etj.
E veēanta e bibliografive tė tij qėndron nė faktin, se I referohet direkt burimit origjinal, duke u pėrpjekur tė shmangė burimet dytėsore. Bibliografitė e tij kanė edhe shenja tė origjinalitetit. Shpesh herė ata janė tė formės bio-bibliografike dhe shoqėrohen me anonime tė shumta, siē ndodh me botimin e vitit 1979, “Shėnime Bio-Bibliografike mni Gjeēovin nė 50 - vjetorin e vdekjes”. (V. Malaj, “Tė dhana albanologjike 2”, Ulqin - Tuz, 1999, f. 111).
Nė pėrgjithėsi, autori nuk ndjek rregulla fikse tė pėrpunimit tė bibliografive. Ai u shmanget atyre duke u pėrpjekur qė tė lehtėsojė sa mė tepėr punėn e studiuesve. Disa nga studimet e tij tė veēanta, ndonėse nuk janė thjeshtė punime bibliografike, falė thellėsisė sė argumentave, bazuar nė njė literaturė tė bollshme, kanė shėrbyer si burime tė rėndėsishme bibliografike, ku mund tė veēojmė studimet: “Stefano Zanovich, un sedicente erede di Scanderbeg”, 1974 dhe studimin tjetėr paraqitur nė Mbledhjen e V-tė tė Studimeve Ndėrkombėtare nė Palermo (Itali), nė vitin 1968, “Neccissita d’un cordinamento bibliografico castriotiano”.
Autori nė kėtė shkrim shpreh shqetėsimin e mungesės sė studimeve bibliografike mbi Gjergj Kastriotin nė prag tė 500 -vjetorit tė vdekjes sė tij. I pakėnaqur edhe nga puna e bėrė nė kėtė drejtim nga shkencėtarėt shqiptarė, ai hedh idenė e hartimit tė kėsaj bibliografie dhe hartimin e saj bazuar nė ndarjet:
1. Dokumente.
2. Punime historike:
a) bibliografitė;
b) studime historiko - kritike dhe artikuj mbi Gjergj Kastriotin;
3. Vepra letrare:
a) poema e poezi;
b) drama dhe melodrama;
c) romane dhe novela;
4. Vepra operistike.

Gjatė shtjellimit tė ideve tė tij nė kėtė studim, ai u referohet 137 zėrave bibliografikė dhe shumė fotografive e frontespiceve tė librave tė ndryshėm. Megjithėse kėrkonte koordinimin e veprimtarisė shkencore nė tė dy anėt e kufirit, duke kuptuar vėshtirėsitė politike pėr realizimin e kėsaj pune, albanologu Malaj, inkurajonte pėrpjekjet qė bėheshin nė Shqipėri pėr botimin e kėsaj vepre, ashtu edhe siē hidhėrohej pėr shtyrjet e pakuptuara tė botimit.
Punimi: “Gjergj Kastrioti Skėnderbeu Bibliografi (1454 - 1835)”, arriti tė botohej vetėm nė vitin 1997. Punimi ėshtė realizuar nga Kasem Biēoku dhe Jup Kastrati. Ndonėse i ndėrtuar nė njė formė krejt tjetėr nga ajo ēfarė propozoi Pader Vinēenc Malaj, nė tė zėnė vend mjaft zėra bibliografikė tė pasqyruar nga Malaj nė punimet: “Un opera musicale francese del settecento su Scanderbeg”, “Necessita d’un cordinamento bibliografico castriotiamo”, botuar gjatė viteve 1968 - 1969 nė numra tė ndryshėm nė revistėn “Shejzat” dhe nė Aktet e Konferencės sė V-tė Ndėrkombėtare nė Palermo (Shih Biēoku & Kastrati “Gjergj Kastrioti Skėnderbeu Bibliografi 1454 - 1835” 1, Tiranė, 1997, f. 440 - 441).
Nė vitet 1970 dhe 1985, kemi pėrsėri dy botime tė albanologut Malaj, nė njėrėn si bashkėautor. Botimet pasqyrojnė punėn shkencore tė dy pėrsonaliteteve tė shkencės albanologjike, italianėve Zef Valentini dhe Antonio Baldacci (1867 - 1950), “Bibliografia di Giuseppe Valentini”, qė u botua nė vitin 1970. Miqėsia me Pader Zef Valentinin, duhet tė ketė qenė e hershme. Ndonėse jo e deklaruar nė shėnimet e tij, Malaj duhet ta ketė njohur apo edhe patur profesor Valentinin, gjatė kohės kur nė Shkodėr mėsonte nė Gjimnazin Klasik tė Jezuitėve. Kjo miqėsi u pėrforcua akoma edhe mė tepėr gjatė studimeve tė Malaj-t pėr letėrsi italiane dhe botėrore nė Universitetin e famshėm “La Sapienza”, Romė, mė 1966, ku edhe diplomohet, duke fituar gradėn shkencore “Doktor” dhe nė komisionin e vlerėsimit ishte dhe prof. Pader Zef Valentini.
Gjatė qėndrimit nė Itali P. Vinēenc Malaj ishte anėtar i “Qendrės Ndėrkombėtare pėr Studime Shqiptare”, pranė Universitetit tė Palermos. Nė “Vjetari i vitit Akademik 1966 - 1967” tė kėsaj Qendre, krahas shumė albanologėve tė dėgjuar, mes tė cilėve edhe Pader Zef Valentini si Nėnpresident dhe Drejtor i Qendrės, gjejmė edhe emrin e Pader Vinēenc Malaj”. (Vjetari i vitit Akademik 1966 - 1967, Palermo, 1967, f. 162).
“Padre Valentini, shkruan Malaj, e dashuronte dhe vazhdon ta dashurojė Shqipėrinė, tokėn e Gjergj Kastriotit Skėnderbeut, qė e konsideronte atdheun e tij tė adoptuar dhe ideal”.
Bibliografia, ėshtė mė tepėr njė listė librash, studimesh, artikujsh e recensionesh tė renditura nė mėnyrė kronologjike sipas viteve tė botimit. Autori Malaj, ėshtė i vetdijshėm, se nė tė nuk janė pėrfshirė tė gjitha botimet e Valentinit, por e botoi atė vetėm nisur nga vlerat albanologjike tė lėndės sė trajtuar.
Biografia e dytė: Antonio Baldacci (1867 - 1950), Bibliografski Vjesnik, God. XVI, Br. 1 Cetinje, 1985, ėshtė njė bashkėpunim me Vukiq Puleviq. Ajo ka karakter bibliografik dhe pasqyron jetėn dhe studimet e Baldaēit, botanistit tė shquar, studiuesit tė florės dhe veēorive tė gjeografisė bimore tė Malit tė Zi, Shqipėrisė, Greqisė, Kretės etj. Nė bibliografi jepen edhe zėra tė ndryshėm qė i pėrkasin etnografisė, toponomastikės, antropologjisė, historisė, arkeologjisė etj. E reja qė sjellin autorėt nė kėtė bibliografi ėshtė “Literatura” mbi Baldaēin.
Me intuitėn e njė bibliotekari tė zellshėm, Malaj-n e vėrejmė edhe nė rolin e recensentit. Ashtu si paraardhėsit, faqet e fletores “Shejzat” u pėrpoq t’i kthente nė tribuna tė mendimit albanologjik. E deshti albanologun Aleksandėr Stipēeviē, jo se ishte thjeshtė njė arbėresh nga Arbanasi afėr Zarės (Kroaci), jo se e lidhte puna e bibliotekarit, por vlerėsonte pėrpjekjet e bėra pėrmes botimeve tė tij, pėr tė nxjerrė nė dritė rrėnjėt e kombit. E vlerėsoi dhe u bėri mjaft publicitet veprave tė Stipēeviēit:“L’arte degli Illiri” (1963), “Gli Illiri” (1966), si dhe botimit qė pėrgatitej tė dilte: “Bibliografi ilirjane”. Frati i Tuzit, i dhėnė pas fesė, nuk pushoi sė punuari edhe pėr kulturėn shqiptare.

Meceni dhe miku i tė gjithėve

Kontributi i At Vinēenc Malaj OFM nė fushėn e bibliotekave qe i gjithanshėm. Pėrpos mundit dhe shpenzimeve materiale, ai i la bibliotekės shqiptare, veprėn e tij, tė pėrbėrė prej 30 studimesh shkencore nė fusha tė ndryshme, disa kumtesa tė mbajtur nė Konferenca Ndėrkombėtare, artikuj tė shumtė qė mbushėn faqet e fletoreve mė prestigjioze shqiptare nė qendrat evropiane dhe nė ShBA, materiale arkeologjike dhe shumė vepra arti, tė cilat pėrbėjnė pjesėn mė tė rėndėsishme tė kontributit albanologjik tė shqiptarėve nė Mal tė Zi.
Frati pati shumė miq. Lista e tyre ėshtė shumė e gjatė. Ata janė shqiptarė dhe tė huaj; disa rrojnė akoma, tė tjerėt ashtu si edhe Malaj, kanė vdekur pėr tu bėrė tė pavdekshėm.
Ambjentet shkencore e vlerėsuan punėn e tyre. Shpėrblimet e mirėnjohjet nuk i muanguan. Nė vitin 1999, pėr kontributin e madh tė dhėnė nė fushėn e kulturės, si albanolog i shquar dhe i palodhur, nga Akademia Malazeze u vlerėsua me titullin e lartė “Akademik”. Ishte themelues dhe Kryetar Nderi i Shoqatės Kulturore “Don Gjon Buzuku” nė Ulqin dhe Tuz, antar i Shoqatės “Illyricum” nė Tuz dhe i asaj “Matica Cernagorska” nė Cetinė, profesor i lėndės sė historisė sė Kristianizmit nė Shqipėri, nė Shkollėn e Lartė Teologjike nė Shkodėr.
Vdiq nė vitin 2000 nė kulmin e veprimtarisė sė tij shkencore. Studiues tė ndryshėm, shėnojnė shumė vepra qė kanė mbetur nė dorėshkrim, ku veēojmė: “Bibliografinė e plotė tė punimeve tė At Zef Valentinit” nė bashkėpunim mė studiuesin shkodran Willy Kamsi, “Seria e dorėshkrimeve tė shkruar nė gjuhėn serbokroate”, “Bibliografia pėr martirėt e krishtėrimit nė trojet iliro-shqiptare”, njė bibliografi prej 250 zėrash, pėr tė cilėn vetė Malaj deklaronte: “Kjo ėshtė vepra ime mė e madhe e jetės”. (Klajd Kapinova, “Mes Kryqit e Atdheut”, Shkodėr 2000, f. 256).
Pasioni i Akademik Profesor Pader Vinēenc Malaj OFM ishte shkenca, por frymėzimi i tij qe pėrjetėsisht feja. “... feja ėshtė ajo qė e fisnikėron mė shumė jetėn e njeriut, ajo tė mbron dhe tė ngushėllon nė ēdo moment tė vėshtirė tė jetės”, deklaronte ai.

_______________________
* Drejtor i Bibliotekės nė Universitetin “Luigj Gurakuqi” dhe nė Gjimnazin “At Pjetėr Meshkalla” nė Shkodėr

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara