HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kosova nis tė mendojė evropianisht

-- nga Mr.sc. Gjon KEKA

Mr.sc. Gjon KEKA Pas shumė vitesh e pas shumė labirintesh tė pakuptueshme politike, Kosova hyri nė njė proces tė rėndėsishėm historik, sqarimit tė pozicionit tė saj ndėrkombėtar dhe vizionit tė saj se si duhet shkur dhe kah duke shkuar, dhe se si duhet ndėrtuar shteti demokratik dhe kushtetues. Kėtė e bėri tė mundur emisari i OKB-sė, Martti Ahtisaari, i cili propozoi kornizat e shtetit tė ardhshėm tė Kosovės dhe ardhmėrin e saj europiane. Pos kėsaj nė propozimin e tij lexohen qartė kuadrot e katėr JO-ve tė Grupit tė Kontaktit dhe heqja e sovranitetit tė serbisė ndaj Kosovės, si: JO kthim nė statusin pėrpara 1999; JO coptim tė Kosovės; JO bashkim me ndonjė shtet fqinj; JO diskriminim tė pakicave etnike nė Kosovė.

Gjithashtu nė propozimin e Ahtisaarit vėrjem pėrmirėsimin e imazhit historik ndėrkombėtar tė Kosovės dhe arkitetkturės sė ardhshme tė mardhėnieve ndėrkombėtare. Njė fakt i rėndėsishėm duket se nė propozim kemi pėrcaktimin e saj se qfarė shoqėrie nė tė vėrtetė duhet tė jetė sic thuhet "Kosova do tė jetė njė shoqėri shumė-etnike, qė e qeveris veten nė mėnyrė demokratike dhe me respekt tė plotė pėr rendin ligjor, nivelin mė tė lartė tė tė drejtave tė njeriut dhe lirive themelore tė pranuara nga bota ndėrkombėtare, dhe qė nxit ekzistencėn paqėsore dhe tė lulėzuar tė gjithė banorėve tė saj".

Shihet se Ahtisaari nė vend se ta pėrdor fjalėn shtet ai i ikė asaj dhe pėrdor gjuhėn e diplomacisė indirekte, qė thotė "shoqėri" e qė nė esencė pėr nga terminologjia politike dhe diplomatike shumė pak dallohen sepse "shteti" ėshtė "polis" dhe ky "polis" ėshtė "bashkėsia" dhe kjo "bashkėsi" ėshtė "shoqėria" dhe "kjo shoqėri pėrbėn shtetin" etj. Nuk ėshtė gjė aspak e vogėl tė hysh e tė dalėsh me kėmbėn e njejtė, kėtė e bėri Ahtisaari me njė diplomaci dhe me njė politikė shumė thelbėsore. Ai po mban nė duar njė tufė nervash tė ngjarjeve tė rėndėsishme historike, gjithashtu edhe tani i ka futur duart nė spicat e rrotės historike me propozimin e tij qė e dėrgoi nė Prishtinė dhe Beograd.

Ahtisaari nė kėtė mėnyrė tregon qartė se pa njė zgjidhje historike dhe duke u bazuar nė tė drjetėn e natyrshme tė popujve pėr vetvendosje dhe liri nuk ka paqe dhe stabilitet afatgjatė. Nė kėtė mėnyrė Kosova duhet tė nis tė mendoj evropianisht dhe tė ecė drejtė europės dhe nė hapa tė sigurtė tė ndėrtimit tė shtetit tė saj ligjor dhe kushtetues.

Nė qoftė se Kosovarėt, nuk do tė jenė tė mencur nė kėtė kohė, sa qė ishin edhe trima nė atė kohė, dhe t'i binden pėrvojės sė domosdoshmėrisė sė njė shteti qė proprozoi emsiaari Ahtisaari, nuk do tė mund tė pėrfitojnė nga paqja dhe suksesi i tyre pėr tė bėrė njė shtet demokratik dhe europian. Nė vend tė politikės sė gabuar, ata duhet qė tė ndjekin politikė tė qartė tė demokracisė dhe paqes. Mirėpo nė qoftė se aftėsia dhe vizionet e qarta nuk mbėshtetn nga mundėsitė reale pėr zbatimin e tyre, ato shėndrrohen nė vlera tė dhimbshme. Prandaj nėse mbetet pėr t'u hetuar se si njė mekanizėm kaq i keq i qeverisė i zbatuar ndaj nesh, do tė mund t'i pėrgjigjej qėllimit tė tij, atėherė sigurisht, kjo gjendje e gjėrave nuk mund ta meritonte emrin e shtetit tė Kosovės dhe as njerėzit e mencur nuk do t'ia besonin atij vullnetin e tyre.

Nė kėtė rast historik pėr Kosovėn duhet sfiduar marifetet e "politikanėve tė vegjėl" pėr tė kontrolluar ose ndryshuar te pandalshmen e tė pandryshueshme tė natyrės. Edhe pse ėshtė e kotė tė shpresosh e mund tė ruhesh nga ngjarje qė janė shumė pėrtej fuqisė sė parashikimit ose kujdesit njerėzor dhe do tė ishte punė boshe tė kundėrshtoje njė popull pėr shkak se ai nuk mund tė bėjė gjėra tė pamundura. Sikur njerėzit tė ishin engjėj nuk do tė kishte nevojė qė tė bėhet sheti i Kosovės. Por interesi i njeriut duhet tė lidhet me tė drejtat kushtetuese tė vendit qė zė sikurse qė ėshtė Kosova. Sikur engjėjt tė qeverisnin njerėzit nuk do tė ishte nevoja as pėr kontrolle tė jashtme e as tė brendshme mbi shtetin e Kosovės. Nė ndėrtimin e shtetit tė Kosovės, ku njerėzit duhet tė qeverisin njerėzit e Kosovės, vėshtirėsia mė e madhe ėshtė: sė pari, t'i jipet mundėsi shtetit tė Kosovės qė tė kontrollojė tė qeverisurit dhe veteveten dhe sė dyti vėshtirėsia tani mė e madhe e Kosovės tė skarifikojė nė mėnyrė ambicioze si shumicės pėr tė ngritur lartė pakicėn. Edhe pse s'ka dyshim se varėsia nga populli i Kosovės ėshtė kontrolli parėsor mbi qeverisjen, por pėrvoja e ka mėsuar njerėzimin se janė tė domosdoshme edhe garanci plotėsuese. Kėshtu qė shteti i Kosovės duhet tė jetė pėr njė qeverisje tė mencur e tė ekuilibruar dhe pėr njė popull tė lirė dhe prosperues e integrues.

Nė qoftė se nė Kosovė do tė kemi xhelozi politike atėherė ajo do tė ishte bashkėudhėtarja e zakonshme e dashurisė sė dhunshme dhe entuziazmi fisnik i lirisė sė Kosovės mund tė molepsen menjėherė nga fryma e mosbesimit shterpė dhe mendjengushtėsisė. Mosmbesimi sjell nė mėnyrė tė natyrshme mosbesimin dhe asgjė nuk e ndryshon vullnetin e mirė dhe qėndrimin dashamirės mė shpejt se sa xhelozit politike ziliqare dhe akuzat e padrejta, qoftė tė shprehura, qoftė tė fshehura. Kosovarėt dhe elita politike duhet tė jenė tė mencur pėr tė mirėn dhe tė thjeshtė pėr tė keqen. Ta ndėrtojnė Kosovėn dhe tė ardhmen e tyre sė bashku tė mos kenė xhelozi politike, sepse kjo do ta dėmtonte procesin e tanishėm tė rrugėtimit tė saj drejt shtetėsisė dhe integrimit. Ata duhet, tė jenė tė kujdesshėm ndaj megalojave politike dhe diplomatike, tė mundohen tė mėsojnė gjuhėn e diplomacisė dhe ta kuptojnė atė dhe kanalet e saj. Gjithashtu elita politike nuk duhet gjatė kėtij procesi tė shtetėsisė sė Kosovės tė ec nė majė tė gishtrinjėve por tė ecė me tėrė trupin e saj dhe ta finalizojė kėtė proces bashkė me bashkėsinė ndėrkombėtare e vecanėrisht SHBA-tė.Sepse pa njė syceltėsi, pa njė largėpamėsi dhe pa bashkėpunim tė thellė miqėsor me SHBA-nė dhe Bashkimin Evropian, zor se do tė arrijmė nė vendin tonė tė merituar. Nė tė kundėrtėn Kosova do tė ketė arsye tė thėrret fjalėt e poetit "lamtumirė, lamtumirė pėrgjithėmonė madhėshtia ime".

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara