HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Intervistė e Sabri Godos, kryetar nderi i Partisė Republikane

Godo: Beogradi, politikė artificiale pėr Kosovėn

Sabri Godo Kryetari i nderit i Partisė Republikane, Sabri Godo, nė njė intervistė pėr radion “Europa e Lirė”, ka dhėnė opinionin e tij mbi ēėshtjen e statusit tė Kosovės. Ai ka shprehur besimin nė procesin e nisur nga kryenegociatori Marti Ahtisari, duke pohuar se brenda shkurtit do tė mund tė dorėzohet dokumenti pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės.

Sipas zotit Godo, do tė respektohet afati i deklaruar pėr prezantimin e propozimit dhe nuk do tė ketė mė shtyrje tė statusit. “Nuk do tė ketė vonesa meqė komuniteti ndėrkombėtar dhe vrojtuesit nė pėrgjithėsi janė tė bindur pėr gjendjen kritike nė tė cilėn jeton Kosova dhe se ēdo zvarritje atje, mund tė pėrmbante disa rreziqe, kėshtu qė besoj se do tė respektohet afati”, tha kryetari Godo.

Zoti Godo, ėshtė thėnė se menjėherė pas zgjedhjeve nė Serbi, kryenegociatori Marti Ahtisari do tė dalė me propozimin e statusit tė Kosovės. A mendoni se do tė respektohet ky afat apo mbase ka rrezik qė sėrish tė ketė zvarritje?

Tashmė ėshtė konfirmuar nga shumė anė se Ahtisari ka pėrgatitur raportin e vet dhe do ta dorėzojė atė. Unė them se nuk do tė ketė vonesa meqė komuniteti ndėrkombėtar dhe vrojtuesit nė pėrgjithėsi janė tė bindur pėr gjendjen kritike nė tė cilėn jeton Kosova dhe se ēdo zvarritje atje, mund tė pėrmbante disa rreziqe, kėshtu qė besoj se do tė respektohet afati. Them se, e shumta brenda shkurtit, Ahtisari do tė dorėzojė raportin e tij.

Politikanė serbė nė Beograd thonė se kurrė nuk do tė pajtohen me pavarėsinė e Kosovės. Cilat mund tė jenė efektet e kėtij qėndrimi tė Beogradit?

Nė Beograd bėhet njė politikė artificiale lidhur me Kosovėn. Duke se njė pjesė e serbėve ende nuk janė shkėputur nga idetė shoviniste dhe forcat politike nė Beograd nė konkurrencėn mes tyre duket se llogarisin ende votat e nostalgjikėve pėr Serbinė e Madhe. Kjo e ekspozon Beogradin ndaj Evropės dhe komprometon aspiratet e Serbisė pėr integrim. Gjithsesi nuk besoj se qėndrimi i Beogradit do tė ndikojė nė komunitetin evroperėndimor nė dhėnien e statusit tė Kosovės.

Bashkėsia Ndėrkombėtare nuk pėrjashton pavarėsinė e Kosovės si opsion, por thuajse heziton ta thotė kėtė me gojėn plotė. Megjithatė disa madje janė shprehur hapur kundėr pavarėsisė sė Kosovės. Si e shpjegoni kėtė pozicionim ambivalent tė bashkėsisė ndėrkombėtare?

Ky ėshtė njė qėndrim ekuivok. Nė realitet tė gjithė e pranojnė se pavarėsia e Kosovės ėshtė e vetmja zgjidhje, por evitohet pėrdorimi i termit pavarėsi me sa duket pėr tė zbutur qėndrimin e Rusisė dhe eventualisht edhe tė Kinės. Kosova do tė ketė konturet e njė shteti tė pavarur dhe kjo ėshtė jashtė ēdo dyshimi.
Kėtu kemi tė bėjmė me njė truk diplomatik. Gjithsesi unė them se thelbi i gjėrave nuk do tė ndryshojė dhe kushdo tashmė ėshtė i bindur, me pėrjashtim tė disa rrymave nė Beograd e diku jashtė tij, qė nuk ekziston asnjė zgjidhje tjetėr pėr problemin kosovar, qė duket se ėshtė njė lloj ngėrēi pėr politikėn evropiane.

Ēfarė mund tė kishte bėrė mė shumė klasa politike nė Prishtinė qė statusi i Kosovės tė zgjidhej mė shpejt dhe nė rrugė mė efektive?

Mė duket se ėshtė provuar qė klasa politike nė Kosovė me gjithė konfliktet e brendshme qė shpesh ashpėrsohen e diku marrin edhe pamje dramatike e destabilizuese, kanė ditur tė qėndrojnė sė bashku gjatė negociatave pėr pavarėsinė e Kosovės dhe kjo flet nė favor tė tyre. Por, unė do tė thoja qė do duhej mė pak ashpėrsi nė kėto rivalitete politike.

Cili ėshtė roli i Tiranės zyrtare nė zhvillimet e deritanishme dhe ato tė pritshme rreth Kosovės?

Shqipėria ka mbajtur njė qėndrim tė matur, ka bėrė ēmos tė mos bjerė nėn akuzėn se po ndėrhyn nė Kosovė. E mė tepėr ka ruajtur veten, por unė do tė thosha se do tė bėnte mė mirė tė ishte mė e pranishme nė Kosovė e sidomos tė zhvillonte marrėdhėnie ekonomike e tė fushave tė tjera nė Kosovė ashtu siē bėhet me njė vend fqinj e me tė cilin tė lidhin edhe shumė gjėra tė tjera si gjuha, historia, prejardhja e kėshtu me radhė.
Mua nuk mė duket se kanė qenė plotėsisht efiēente politikat e Tiranės ndaj Kosovės. Jemi ndruajtur mė tepėr se ē'duhet, jemi ruajtur nga hijet. Them se ky qėndrim ėshtė korrigjuar nė vitet e fundit, por megjithatė nuk ėshtė bėrė aq sa duhet.

Koha Jonė, 06 dhjetor 2007

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara