HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Treguar nga Qerim Panariti

Takimi i Fan Nolit me Behar Shtyllėn

-- nga Gani Perolli

Nė Shqipėrinė e Behar Shtyllės dhe padronėve tė tij, eshtrat e thara tė patriotit Faik Konica do dilnin nė “Gjyqin e Popullit” qė tė dėnoheshin. Fan Noli u befasua nga ky shpjegim i Behar Shtyllės.

Fan Noli e kalonte, zakonisht dimrin, ēdo vit nė Florida. Ishte viti 1964. Fan Noli bashkė mė Qerim Panaritin, qė vinin nga Bostoni pėr tė shkuar pėr pushimet dimėrore u ndalėn nė stacionin Pensilvania tė New York-ut. Aty u takuan me Behar Shtyllėn, atėherė Ministėr i Jashtėm i Shqipėrisė, qė kishte ardhur pėr vizitė pranė delegacionit tė Shqipėrisė nė Organizatėn e Kombėve tė Bashkuara.

Nė njė restorant brėnda stacjonit tė trenit u ulėm qė tė bisedonin. Pas pėrshėndetjeve tė zakonshme, biseda nisi kėshtu:

Fan Noli: Shkėlqesi, si janė punėt?
Behar Shtylla: Shum mirė, Hirėsi.
Fan Noli: Si e kemi Komandarin? (Enverin)
Behar Shtylla: Mirė, ju bėn shumė tė fala.
Fan Noli: A mund t'ju bėj njė kėrkesė?
Behar Shtylla: Fjalė janė kėto, Hirėsi! Urdhėroni.
Fan Noli: Ėshtė pėr Faik Konicėn. Ai e ka lėnė njė amanet qė eshtrat e tij tė dėrgohen nė Shqipėri pėr ri-varrim. A pranon Governa e juaj kėtė gjė?
Behar Shtylla: Ai mund tė kthehet nė Shqipėri, por duhet tė dalė nė gjyqin e popullit dhe sipas dėnimit tė gjyqit tė popullit duhet tė varroset nė varret e tė dėnuarve pėr aq kohė sa ta dėnojė gjyqi. Pas mbarimit tė dėnimit mund tė rivarroset nė varrezat e rregullta.
Fan Noli: Pse tė shkojė nė gjyq Faik Konica?
Dhe fillon tė pėrshkruajė tė gjitha veprat dhe meritat e Faik Konocės, duke filluar me zbulimin e flamurit tė Skėnderbeut nė muzeun e Londrės. Fan Noli nė ēdo bisedė i referohej Faik Konicės me termin “Ustaj”. Behar Shtylla: Me vjen keq, por ai duhet tė dalė nė gjyqin e popullit. Pastaj tė gjitha varen nė vendimin e gjyqit tė popullit.

Qerim Panariti mė ka thėnė se Fan Noli u habit nga pėrgjigjia e Behar Shtyllės, dhe ishte hera e parė qė Fan Noli filloi tė krijojė njėfarė dyshimi pėr qeverinė e Tiranės.

Nuk ėshtė aspak i ēuditshėm, pėr ata qė e njohin komunizmin e Shqipėrisė, shpjegimi i Behar Shtyllės.

Mė i habitshėm ėshtė fakti qė iu deshėn Fan Nolit plot njėzet vjetė, prej 1944 e deri nė 1964, qė tė kuptonte se cili ishte rregjimi komunist nė Shqipėri.

Kur erdhėm nė Amerikė dhe u strehuem nė Boston, nė Nėntor tė vitit 1956, babai i im, Hamit Perolli, i shoqėruar me z. Robis, i cili kryesonte shoqatėn e Veteranėve Shqiptaro-Amerikan tė luftės sė dytė botėrore shkoj tek “Vatra” dhe u takua me Qerim Panaritin. Shoqatė e Veteranėve botonte gazetėn “Albanian-Amerikan”, nė numrin II tė botuar nė Nėntor tė atij viti nė faqėn e parė ėshtė fotografia e mbarė familjes sime, tė cilėn e kishin marrė nga gazeta Amerikane “Christian Science Monitor”. Nė atė kohė “Shoqata e Veteranėve” dhe “Vatra” kishin qėndime tė ndryshme politike, por ruajshin njė miqėsi tė mirė pėrsonale. “Shoqata e Veteranėve” kishte qendrim antikomunist dhe pro-amerikan, kurse “Vatra” mbante qėndrim tė mire ndaj regjimit komunist tė Tiranės dhe njė qėndrim kritikues ndaj politikės sė jashtme tė Amerikės.

Mė vonė sė bashku me z. Panaritin kemi vizituar Fan Nolit nė banesėn e tij modeste nė Boston dy herė. Nė atė kohė nuk na u duk me vend t’i kėrkonim Fan Nolit tė fotografoheshim sė bashku si kujtim, po ashtu nuk e kishim pėrvojėn qė tė kėrkonim nėnshkrimin e autorit pėr librat e dhuruara.

Nė njė rast Fan Noli zhvilloi njė bisedė me babain tim mjaft interesante pėr largimin tonė nga Shqiperia, kėtu nuk do tė zgjatem me kėtė, sepse kėrkon njė trajtim tė veēantė nė njė shkrim tjetėr.

Fan Nolin e kemi parė shumė herė tjera duke dhėnė meshė nė kishėn e Shėn Gjergjin nė Boston dhe New York. Pas meshės, zakonisht jemi ndalė qė tė pėrshėndeteshim me tė.

Pėr fat tė keq, u deshėn afėrsisht edhe njėzet vjetė tė tjera pas bisedės sė Fan Nolit me Behar Shtyllėn, qė tė plotsohej amaneti i Faik Konicės.

Unė kam pasė nderin tė marr pjesė nė grupin shoqėrues, organizuar nga “Vatra”, nė transferimin e eshtrave tė Konicės prej Amerike nė Atdhe, dhe ri-varrimin e tij nė varrezat kombėtare tė Tiranės me 2 Maj 1995, nė njė ceremoni madhėshtore, nė tė cilėn mori pjesė i tėrė populli i kryeqytetit tonė.
Presidenti Berisha nė fjalimin e tij atė ditė e pėrmblodhi kėtė ngjarje me kėto fjalė: “Konicėn nuk e solli vdekja nė Shqipėri, por e solli pavdekėshmėria”.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara