HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Politika moderne, pa “idhuj”…

-- nga Gėzim Tushi, 18-08-2007

Nėse "pushteti i disiplinės politike", i siguruar tani nė PS nga njė varg veprimesh institucionale dhe demokratike brenda saj, pėson ruptura, nga veprime arriviste qė vijnė si hakmarrje personash, apo pėrfaqėsues "lobesh" brenda saj, ky do tė jetė njė sinjal i keq qė duhet tė na bėjė tė mendojmė seriozisht. E kam thėnė edhe nė analiza tė tjera qė, pėr fat tė mirė, kjo parti e mbylli periudhėn historike tė saj me humbjen e bujshme tė merituar tė korrikut 2005, i cili ėshtė ndėrkaq kufiri qė mbyll atė etapė dhe hap njė etapė tė re qė mund ta quajmė "periudhė post-historike", e cila duke qenė substancialisht e re kėrkon tjetėr program, vizion dhe lidership. Kjo etapė kėrkon ndryshime, vendosmėri dhe pėrballje me ēdo qėndrim tė kundėrt qė tenton tė bėjė sfida nominale. Natyrisht, nuk kam "kurajėn filozofike" qė tė them atė qė ka thėnė nė formė proverbiale filozofi gjerman, Hegel, se "historia nuk pėrsėritet dy herė", pasi kjo, tė paktėn nė politikėn shqiptare, ka ndodhur. Por qė nuk duhet tė ndodh mė, nėse filozofikisht dhe politikisht duam tė mos bėhemi qesharakė.

Pse janė tė shqetėsuar disa liderė qejfmbetur tė kėsaj partie, qė pasi kanė humbur nė korrik tė 2005, apo qė janė larguar vullnetarisht dhe demokratikisht nga strukturat drejtuese tė saj, kanė filluar tė filozofojnė bosh, tė ngrenė alarme tė rreme? Ku e kanė ata hallin ? Ēfarė ju "dhemb", partia apo vetja, lideri historik apo ėndrra e pėrmbysur e "posteve prodhimtare" tė sė kaluarės, qė me siguri nuk do tė pėrsėritet mė?

Ėshtė i kuptueshwm ky gjakim pėr pushtet pėr njė popull qė ka jetuar gati gjysmė shekulli nėn njė politikė totalitariste nga mė tė egrat, me udhėheqės qė largoheshin nga skena politike vetėm kur "tradhtonin" ose vdisnin. Kjo sindromė e vjetėr e politikės sonė, megjithėse kanė kaluar 17 vjet qė nga ndryshimet esenciale politike, ekonomike e sociale qė ka pėsuar shoqėria jonė, pėrsėri ndihet e fortė. Akoma nė njė pjesė tė shoqėrisė, veēanėrisht nė mentalitetin e militantėve tė partive, ndihet i fuqishėm recidivi i perceptimit tė politikės, jo si veprimtari racionale. Nė vend tė racionalitetit tė perceptimit tė politikės si veprimtari pa "idhuj dhe ikona", duket se ende ka njė forcė tė madhe "perceptimi nominalist", personalist dhe autoritarist tė politikės.

Ky deformim shfaqet dukshėm nė "real-politikėn" tonė tė deformuar, provinciale, e cila shfaqet nė forma tė ēuditshme, herė si tentative pėr "kult individi" tė ridimensionuar me "kėrkesat demokratike tė kohės", e herė tė tjera me "ambalazhin e liderit historik", e cila pėrdoret si mjet presioni pėr tė ndalur kėrkesat dhe imperativat e rinj tė zhvillimit. Abuzimi me termat nuk ėshtė lojė e linguistikės politike, por ėshtė mjet qė pėrdoret si "alterego", pėr tė glorifikuar artificialisht rolet qė kanė luajtur disa liderė, nė njė moment historik. Ka njė moment kur "roli dhe vlera" e tyre kalon nė histori. Koncepti i hipertrofizuar i "liderit historik" qė tashmė ndihet nė Partinė Socialiste, nuk ėshtė shprehje vetėm e deformimit nominalist qė ndihet tek njė pjesė e anėtarėsisė sė instrumentalizuar tė kėsaj partie. Mė sė shumti, kjo sindromė ėshtė e lidhur mė njė pjesė tė "elitės sė vjetėr", tė cilėt duket se nuk kanė mė tė "ardhme nė konkurrimet demokratike" tė kėsaj partie, pa "mbėshtetjen" qė i ka mbajtur tepėr gjatė dhe nė mėnyrė tė panevojshme, nė nivele tė larta drejtuese. Nuk mendoj se ėshtė tėrėsisht e vėrtetė ajo qė thuhet se "politika e re" e socialistėve, ka larguar nga drejtimi i saj vlerat. Mund tė ketė ndonjė rast tė tillė, qė koha normalisht e korrigjon. Por ėshtė pretenciozitet i madh, i padurueshėm, revoltues, tė quash "vlerė" tė Partisė Socialiste disa tipa tė njohur tė saj, qė nuk kanė ditur tė bėjnė asgjė tjetėr veē t'i kenė thurur ditirambe, atij qė ka patur nė dorė karrierėn e tyre, tė fituar pa meritė profesionale, qė kanė patur pushtet politik, pa patur aspak pushtet dijesh.

Dhe kėta nuk janė pak. Ata janė tė shqetėsuar pse janė tepėr larg vlerave reale tė prurjeve tė reja tė PS, tepėr larg shkėlqimit tė tyre intelektual, nė distancė tė dukshme kritike me shkollimet permanente perėndimore tė atyre qė tashmė kanė filluar tė mbushin radhėt e forumeve tė kėsaj partie. Tė vjen vėrtet keq pėr disa, qė dikur i kam patur edhe miq, pėr pozitėn e tyre tė vėshtirė, foshnjarake, diletanteske, kur duan tė bėjnė argumentime infantile, pėr tė ashtuquajturin dėmtim tė partisė dhe tė vlerave tė saj. Mua mė ka ardhur turp kur dėgjoj mjeranė tė sforcuar, me gjysma shkolle nate e pastaj me ca vite tė sforcuara "korrespondence", gjithashtu nate, qė pėrpiqen tė ngrenė zėrin, tė bėjnė trimin, politikanin dhe tė diturin, pėr tė fituar admirimin e idhullit tė tyre, si tė vetmen mėnyrė pėr tė jetuar nė mėnyrė tė pamerituar, nė terrenin e "politikės jashtė kohe". Analizat e pėrcipta, llafollogjitė empirike, militanteske, arsyetimet e pėrcipta, njohuritė e cunguara, disa prej tyre i kanė bėrė qesharakė, pėrballė disa djemve dhe vajzave tė kulturuar, qė kanė aftėsi tė gjėra kulturore, profesionale dhe interpretative, duke pėrballur me qetėsi edhe arrogancėn militanteske tė "ushtarėve tė bindur", tė cilėt nė luftėn e tyre pėr "besnikėri" nuk kanė mjetet e duhura veē ngritjes sė zėrit, tė bėrtiturave.

Koha ka ndryshuar, doemos qė duhet tė ndryshojnė edhe njerėzit, qofshin kėta edhe "idhuj tė dikurshėm". Nė politikė, asnjėherė shkėlqimi nuk mund tė jetė i pėrjetshėm. Koha politike ėshtė kalimtare dhe e pakthyeshme. Nėse tek ne mund tė ndodhė ndryshe, kjo nuk ėshtė gjė tjetėr veēse anomali, qė dėshmon hapur se ne e kemi tė vėshtirė tė ecim nė rrugėn e demokracisė pa "tabu", "idole" e "idhuj", qė tėrė jetėn e kanė penguar kėtė popull tė kuptojė tė vėrtetat e tij, dhe tė mos paguajė haraēe tė pamerituara.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara