HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Palok Traboini, Mendimtari, publicisti me vlera shekullore

-- nga Prof. Dr. Hamit Boriēi

Reflekse, mbi publicistikėn e tė papėrsėritshmit, tė madhit Palok Traboini

Prof. Dr. Hamit Boriēi 1. Palok Traboini ėshtė njė prej publicistėve tė parė, qė iu pėrgjigj thirrjes pėr tė mbrehur penėn pėr ēėshtjen kombėtare nė tė parėn gazetė nė gjuhėn shqipe, qė doli nė Shkodėr, si organ shtypi politik, letra, kulturor ekonomik e shoqėror nė gjuhėn shqipe.
D. Ndoc Nikaj, qėkur ideoi dhe pėrgatiti botimin e tė sė pėrjavshmes "Bashkimi" (numri i parė qarkulloi me emrin "Koha", 1 kallnduer 1910), qėmtoi e pėrzgjodhi disa djem e burra atdhetarė, njerėz tė dijes, por edhe tė penės, qė e pėrkohshmja tė pėrmbushte sa mė mirė misionin, formuluar nė numrin e parė, "Kujdeson punėt Kombtare e t'Ditunisė" ("Koha"), qartėsuar mė tej nė numrin e dytė, "Pėrparimi i ndjenjave kombėtare dhe i ditunisė" ("Bashkimi"). Dhe me Palok Traboinin nuk u gabua, u nderua ai dhe gazeta. Cikli i shkrimeve, qė kemi nė tryezė, nxjerrė nga koleksionet e ruajtura nė Bibliotekėn Kombėtare nė Tiranė, dėshmon pėr qartėsinė e forcėn komunikuese me opinionin publik, tė cilit i drejtohej gazeta; pėr idetė, problemet e mendimet qė Palok Traboini ngre, trajton dhe pėrcjell "pėr lulėzimin e kombit, pėr sundimin e tij me liri e t'gjithė punėve qi mėsojnė e nderojnė kombin shqiptar".

Palok Traboini 2. Dalėngadalė po mbushet njė shekull qė nga koha e botimit tė kėtyre shkrimeve, me vlera sa historike, aq edhe aktuale, sidomos pėr mesazhet qė sjellin pėr kohėt dhe ditėt tona, pėr domosdonė e bashkimit kombėtar, pėr tolerancėn fetare dhe kundėrshtinė e gjakmarrjes. Nė kryeartikullin "Lidhėsia forcon kombin" ("Bashkimi", nr. 14, 3 prill 1910), shtjellohet teza "Lidhėsia (HB-bashkimi) forcon, mirėson e gaton si pėrparim kombe". Natyrshėm, me logjikė tė mbrehtė, Paloka arrin nė pėrfundimin: "dashtnija e lidhėsia e nji kombi ndėrmjet vedit, ndėr tė gjithė ato turbullina e pshtjellime popujsh... ėshtė faktor vendimtar pėr mbarėshtrimin e ēdo kombi. Prandaj porosit se ajo duhet "ngulun me rranjė siē duhet...". Nė shėnimin "Vrasjet tona" ("Bashkimi", 1 maj 1910), autori shtron pyetjen: "E ku kena me mbarue nė vazhdoshim kėshtu?", dhe pėrgjigjet: "Fort kollaj me e ditė. Na kena me mbrritė nė nji shkallė tė ulėt sa me ju dhimbt gjithsekujt, si nga forcadja, si kah vobeksia e kėshtu armiqt tonė kanė me u gėzue, sikurse kanė ba deri tash"; ndėrsa nė artikullin "Gjinija e kombit shqiptar" ("Bashkimi", 17 e 24 prill 1910) me fjalė tė kursyera, si sentencė, shtron detyrėn: "Tė gjithė ata qė flasin gjuhėn shqipe, qė rrjedhin prej fisit tonė e qė janė nji gjaku me ne, t'i duem e ti kemi nė hatėr...tė ēdo feje e besimi qė te mbahen".

Njė vėshtrim nė kėta dhe shkrime tė tjera, na krijon bindjen se kemi tė bėjė me njė publiēist tė formuar me dituri politike, shoqėrore e historike, me kulturė tė gjerė pėr kohėn qė jetonte si dhe me tė dhėna a dhunti tė natyrės profesionale publicistike. Kohėt e rrethanat historike e shoqėrore e qitėn nė harresė kėtė publicist, atdhetar tė pėrkushtuar, asokohe me tė ardhme nė rrjedhat e zhvillimet e politike, shoqėrore dhe nė lėmin e publicistikės.

3. Tipari i parė, qė pėrshkon tejembanė ēdo shkrim tė kėtij autori, ėshtė pėrmbajtja, qėnėsia, ideali dhe ndjenja kombėtare. Ai, duke njohur e marrė parasysh auditorin, rrethanat dhe psikologjinė sociale tė kohės, shtrohet e kuvendon me lexuesit pėr tema e probleme qė lidhen me kombėtarėsinė. Kėtė "bashkėbisedim" e nis me etnogjenezen, prejardhjen e shqiptarėve. Nė esenė "Gjinia e kombit shqiptar", qė nė krye tė herės vė nė dukje: "Mė dėshiron mendja e mė lėngon zemra me mujt sadopak me ju diftue shkurt e thjeshtė ...pėr gjininė ose tė rrjedhunit e visit tonė". Paloka i pėrmbahet tezės se Pellazgėt janė popullsi e lashtė mesdhetare paragreke dhe parailire. Mbėshtetur nė fakte dhe arsyetime historike, thjeshtė, shtruar dhe me njė gjuhė tė qartė, argumenton dinamikėn e zhvillimeve tė fiseve pellazge, kalimin e tyre nė bashkėsi tė qėndrueshme, me ligje e kanune "pėr me pleqnue e me gjykue" e "sundue vendin e vet me urtėsi e drejtėsi", duke ardhur deri nė ditėt tona nė trevat kombėtare, kėtej dhe pėrtej kufijve shtetėrorė

Pasi pėrshkruan kufijtė gjeografikė, vendngulime tė paraardhėsve tanė, qė ishin "nda prej nji votre e tė rrjedhun nji gjaku e nji rranje", me tė njėjtat doke e zakone, dhe qė, siē dėshmonte Herodoti, "flitshin nji gjuhė", vjen nė pėrfundimin: "Na, po. jemi tė birt e atyne Pellazgėve qė sot e katėrmijė vjet"; "Na Shqiptarėt pa fije vesvese jemi komb ma i vjeter se grekėt e se tė gjithė fiset e tjera qė deri mė sot njihen prej historisė nė Europė".

Palok Traboini edhe nė publicistikė ėshtė prej atyre mendimtarėve qė, siē thotė urtia popullore, "nuk u bije fjala nė tokė". Ēdo fjalė, ēdo frazė ėshtė e menduar me synime tė caktuara pėr tė krijuar njė opinion tė shėndoshė shoqėror pėr problemet qė e shqetėsonin kombin dhe mbarė Shqipėrinė. Nė kėtė vėshtrim, shkrimet e kėtij autori janė funksionalė. Shkroi pėr gjenezėn e kombit tonė pėr tė krijuar vetėdije e krenari qė, siē nėnvizonte, "tė pėrpiqena shoq me shoq e tė kemi nji qellim e nji tė ndiem tė vetėm pėr lulėzimin e atdheut tonė"; qė "tė gjithė ata qė flasin gjuhėn shqipe, qė rrjedhin prej fisit tonė e qė janė nji gjaku me ne, t'i duem e t'i kemi nė hatėr, ēdo feje e ēdo bese qė ata mbahen...". Kėto ide i gjejmė tė shtjelluara nė shkrime tė tjerė. Publicisti vinte re se gjakmarrja, kjo dukuri rrėnuese pėr shoqėrinė shqiptare, vinte "tuj u shtue e tuj u hapė, sidomos ndėr male e ndėr katunde tona". Me njė shqetėsim tė madh atdhetar e qytetar, ai botoi nė tė pėrkohshmen "Bashkimi" disa shkrime. Nė skicėn "Vrasjet tona" pėrshkruan njė ngjarje qė pėrjetuan nė Vukpalaj e Kastrat, kur si jo rrallė hapen dy varre nė njė ditė, "dy vigje pėr njė herė"!

Tėrhiqet vėmendja e opinionit shoqėror pėr rrėnimin e madh qė i sillte shoqėrisė shqiptare vėllavrasja, duke mbajtur qėndrim: "E pėr ē'arsye u vranė? Mo zot ma keq. Pėr dy babune elb, pėr dhjetė grosh me u derdhė gjaku i dy burrave. A ka ku shkon ma zi?". Ndėrsa nė shėnimin publiēistik "Gjak pa gjak", autori e dėnon rastin dy herė: gjakmarrjen si dukuri dhe pabesinė e paburrėrinė e treguar nga dy malsorė, qė keqpėrdorėn bisedėn e ēiltėr tė njė malsori pėr drojėn qė kish, edhe pse gjaqesh ishin tė larė, pra, gjakmarrje pa gjak. Me pyetje- pėrgjigje, autori shpreh dhembjen e thellė pėr ēka ngjau. Ai pyet: "A thue qitne pushkė tė pėlqyeme?".

Dhe mediton: Oh! Jo pėr tė vėrtetė, pse pushka s'asht mirė as e bukur kurrėnjiherė me e perdorue pėr askėnd e jo pėr me damtue e farue vllaznit e vet, tė njė fisi, tė njė gjaku, tė njė Atdheu e tė njė babe, po ato e bane ma tė pėrēudun, pse e vranė gati si nė dorė tė vet, e ashtu...besa, burrnija..."! Sa aktualė janė mesazhet qė pėrcillte Palok Traboini thuajse para njė shekulli! Ende gjakmarrja po korr jetė njerėzish, jo vetėm nė malet tona, por edhe nė qytetet e fillimshekullit XXI. Po ashtu tingėllojnė edhe arsyetimet e grishjet pėr bashkim kombėtar, pa ndasi mendimesh e besimesh. Qė asokohe, publicisti bėnte thirrje qė shqiptarėt "pėr mirėsinė e pėrparimin e atdheut tė shtėrngohen nė dashtni tė njėmendshme ndėr vedi si kristjan e si muhamedan". Nė njė artikull tjetėr shkruante: "kristjan e muhamedan bashkė... kurrė nuk u ndanė ndėr vedi pėr shkak besimi...".

Pėrmbajtja e publicistikės sė Palok Traboini nuk mund tė kuptohet pa hyrė e analizuar thellė idetė e shkrimet pėr ēėshtje tė gjuhės amtare. Shkrimi "Kthjellim i mendjes sė kombit shqiptar" pėrmbyllet kėsisoj: "Sot pra...me u kujdesue pėr me i dhanė zhvillim mendjes sonė e pėrparim gjuhės sonė tė dashtun, tė orvatena pėr kėtė atdheun tonė tė dashtun me i dhanė atė lulzim qė meriton".

4. Edhe pse nuk mund tė bėhej fjalė pėr dituri a kulturė profesionale tė kultivuar, te Palok Traboini vėrehen elementė tė mjeshtėrisė sė publicistikės, ashtu si sot e konceptojmė. Ndoshta intuita e njė lexuesi tė rregullt tė shtypit shqiptar e tė huaj, pasi qė nė rini zotėronte italishten e frėngjishten; ndoshta dhuntia vetjake e tij pėr tė shprehur sa mė qartė, bukur e kuptueshėm idetė, mendimet, arsyetimet rreth fakteve e ngjarjeve jetėsore. E vėrejmė kėtė nė zgjedhjen e pėrcaktimin e mėnyrave (formave tė pasqyrimit publicistik, pa e ditur si shkruhet njė artikull (shih "Lidhėsia forcon kombin"), cilėt janė elementet formues tė skicės publicistike (shih "Vrasjet tona"), ēfarė e karakterizon llojin publicistik, letrar me karakter shkencor, ese-nė (shih "Gjinia e kombit shqiptar"), tė zhanrit pėrshkrim (shih "Gjak pa gjak") apo variantin e artikullit problemor (shih "Kthjellimi i mendjes i kombit shqiptar).

Duket se autori u ka kushtuar vėmendje ndėrtimit tė shkrimeve. Ai natyrshėm pa sforcime dhe artifice praktikon hyrje tė drejtpėrdrejta nė problemin a ngjarjen qė do tė pasqyrojė, me alternime si "hyrje treguese", "hyrje tė figurshme" apo "hyrje-sentencė"; pėrdor fjalė e shprehje tė figurshme, retrospektivėn sidomos kur evokon ngjarje apo episode nga kaulara; skicon tipat shoqėrorė si Zef Nik Pretashi prej Traboini "njeri i sinqertė deri nė naivitet", si ata dy djelmoshat e ri malsorė "bajagi tė pickatun e tė partallisun si kah ana e armėve, ashtu edhe nga ana e veshjeve", si gjakmarrėsi Lush Gjeta, si ai djali, qė shkoi nė shtėpi tė mėsuesit Palokė dhe me nga nji gjysė ore nė ditė mėsim nė krye tė tre muajve arriti tė kėndojė e shkruajė gjuhėn shqipe "pėr faqe tė bardhė". Nga njė vėshtrim profesional tė shkrimeve qė kemi nė dorė mund tė thuhet se Palok Traboini priret nga stili bisedor, nganjėherė me dialogė, ndonjė meditim a monolog.

5. Palok Traboini nė gazetėn e Shkodrės "Bashkimi" ("Koha") u ushtrua nė gazetari dhe shpejt u motivua me shkrimet e tij, si njė bashkėpunėtor i vyer me emėr e mėvetėsi, si publicist i temės atdhetare-kombėtare, i linjės racionale me frymėzime emocionale. Tek lexon kėtė cikėl shkrimesh, natyrshėm vjen arsyetimi: vallė, Palok Traboini tė ketė hequr dorė nga veprimtaria publicistike, duke u mjaftuar me kėtė cikėl shkrimesh apo vetėm kėta artikuj janė gjetur deri mė sot?! Logjika thotė se duhet tė ketė vijuar, qoftė edhe si debutues, nė kėtė lėmė nė gazetat e revistat e Shkodrės dhe mė tej, pasi: sė pari, Palok Traboini ka pasė dorė tė lirė, prirje pėr publicistikė; sė dyti, nė vijimėsi ka bėrė objekt pasqyrimi problematikėn atdhetare e shoqėrore; sė treti, ka shkruar edhe me pseudonim/e, si "Shqyptari" (artikulli "Si jetonin Ilirėt tė parėt tonė". Prandaj hulumtimi s'duhet reshtur.

Gazeta NDRYSHE
E Shtune, 29 Dhjetor 2007

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara