HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


ANONIMĖT

- tregim
Baladė ēame - Bilal Xhaferri
-- nga Shefki HYSA

Shefki Hysa Kam filluar te frikohem. I trembem ndryshimit shpirtėror, tjetėrsimit, metamorfozės a ku di Unė se si ta quaj rastin e transformimit a tė shndėrrimit tė shpirtit nė njė lloj materie qė edhe shihet, edhe nuk shihet dhe qė pėrkufizon anonimatin, anonimin, njeriun anonim. Ndoshta gabohem, por anonimėt nė thelb pėrbėhen vėrtet prej asaj lėndės as qelq e as akull qė pėrcakton qenien e tyre.
Thashė anonimėt dhe jo anonimi? Atėherė na qenkan bėrė shumė. Atėherė edhe rasti qenka nė shumės dhe shumė raste sjellin vijueshmėri e rregullsi. Dhe ku ka rregull pėrjashtohet vetvetiu rastėsia... Pra, shndėrrimi i racės njerėzore nė anonimat qenka bėrė njė rregull, ligjėsi mė vete?!...

Mjerė njerėzit! Mjerė Unė! Kam tė drejtė qė i trembem huajėzimit shpirtėror. Merre me mend, ndonjė natė mund t'ia kėpus gjumit si Shefki e tė gdhihem befas dikush tjetėr, fjala vjen njė objekto-subjekt i zilisė sime. Pėrfytyro njė objekt qė lakmohet ēuditėrisht edhe nga shumė e shumė te tjerė, tė cilėt janė shndėrruar me kohė ashtu si pakuptuar nė hije, nė njė lloj subjekt-objekti tė zilisė sė tyre... Domethėnė nė anonimė... Nė njerėz kopje qė njėherėsh i ngjajmė aq shumė njėri-tjetrit dhe nuk i ngjajmė dikujt, njė individi... Nuk shquhen mė nga cilėsi dhe karakteristika individuale, por tė grupit qė i pėrkasin... Nuk ngjasojnė mė me njė njeri konkret, origjinal, le tė themi me mua, Shefkinė...

Eh! Mbase Ti nuk mė kupton, mbase e kam edhe Unė tė vėshtirė pėr tė ta shpjeguar, por ja qė rasti nė fjalė tashmė ėshtė bėrė rregull dhe ndihem tmerrėsisht i frikėsuar pėr fatin tim...
Ti mund tė qeshėsh sa tė duash, tė mė quash te turbullt, tė shkarė, tė rrjedhur, tė marrė, paranojak, maniak e sa e sa epitete tė kėsaj natyre, por mua mė ėshtė fiksuar se duke qenė i rrethuar nga gjithė ata anonimė, pa dashur mund tė pėrfundoj edhe vetė i tillė, pjesėtar nė atė lloj kopeje hijesh...

Obobo, o Zot i Madh! Po mė shpėton nė brekė... Tashmė anonimati po mė pėrhihet si njė sėmundje e pashėrueshme, njė lloj virusi a epidemie e pashmangshme...
Ti po vazhdon tė qeshėsh me mua?!... Nuk tė vjen njė fije turp, tė paktėn, mirė gjynah qė nuk tė vjen?... Po mė thua se nuk ka kurrėherė mundėsi tė shndėrrohet shpirti, qė ėshtė njė lloj bioenergjie, njė lloj fushe, nė atė fare lėnde sa te dukshme e tė padukshme, nė anonimat ashtu siē pretendoj Unė?... Ti nuk me beson?!...

Ha, ha, ha!... Ėshtė radha ime té qesh... E di, e di qė materia paraqitet ne trajtė fushe dhe lėnde dhe qė sipas teje nuk kane asnjė ngjashmėri me njėra-tjetrėn, fjala vjen. Njė shembull: le tė themi Ajri dhe Unė... Nuk kemi asgjė tė pėrbashkėt. Si fusha dhe lėnda... Pikėrisht, kėtu le tė ndalemi njė ēast. Unė, Shefkiu, nė dukje vėrtet qė nuk kam asgjė tė pėrbashkėt me Ajrin, si lėnda me fushėn, dy trajtat e materies. Ajri ėshtė i tejdukshėm, pa formė, pa ngjyrė, pa shije, pa erė e kushedi sa e sa cilėsi té tjera, kurse Unė jam njė mase e ngurtė prej mishi e kockash, pra, lėndė, trup njeriu. I prekshėm. Vėrtet qė jemi dy gjėra krejt tė ndryshme... Unė konkret e Ajri abstrakt... Veēse nė dukje... Se po ta analizosh thellė-thellė gjėrat dalin ndryshe... Mos i rrudh ashtu buzėt... Ti nuk mė beson?!...

Meqė nuk beson, Unė do mundohem te sjell argumente dhe fakte. Le te dialogojmė:
- Jemi Unė dhe Ti...
- Jemi vėrtet, por po debatojmė, mė duket, nuk po bėjmė dialog..., - vėrejte Ti.
- Quaje si te duash. Pėr mua s'ka rėndėsi etiketa, por pėrmbajtja... Unė dhe Ti a nuk jemi sa konkrete e cilėsorė, tė dallueshėm qartazi nga Ata? A nuk jemi persona te pėrveēėm?

- E ē'do tė thuash me "tė pėrveēėm", o zotėria Unė?
- Se jemi shumė tė ndryshėm nga Ata, tė cilėt tashmė janė njė grumbull hijesh, or zotėria Ti...
- Janė edhe Ky, Kjo, Ai e Ajo tė pėrveēėm...
- Thua Ti, - tė ndėrpreva Unė.

- Kanė qenė dikur... Tani nuk ekzistojnė mė... Janė shndėrruar... Janė bėrė Ata...
- Po mė huton me kėto lloj sofizmash... Nuk po tė kuptoj mė fare... Si u katandisėn nė anonimė shokėt tanė: Ky, Kjo, Ai, Ajo?... Dhe na qenkan bėrė Ata?... Po Ato ku janė?... Ku gjenden Ata e Ato?...
- Ata e Ato janė e njėjta kategori, o bashkėgjakasi Ti!... Grupime anonimesh dhe kaq ! - thashė prere Unė dhe Ti mbete gojėhapur njė hop.
- Mor po ta marrim vesh njėherė kush janė Ata, anonimet... Mos janė gjė ca si puna e atyre tipave misteriozė tė errėsirės, qė dikur sajonin fshehtas letra anonime pėr t'i bėrė keq dynjasė?...
- Pikėrisht. Janė e njėjta kategori, - pohova Unė. - Janė njėlloj si Ata qė nuk u lodhėn duke shkruar deri dje lloj-lloj letrash anonime dhe i dėrgonin nė adresė te punėdhėnėsve tė mi, qė tė mė shihnin udhėve pa punė. Janė po Ata qė ėndėrrojnė edhe sot tė mė shohin keq e mė keq...
- Uau, qenkam i dijshėm! Nuk bėhem kurrė anonim, - brofe Ti.
- Nuk mund tė jesh i imunizuar prej anonimatit, zotrote Ti. Harroje! Ėshtė sėmundje e keqe ngjitėse, - ta preva Unė.
Ti shtrembėrove fytyrėn i tronditur. Nuk mė besoje dot siē nuk mė ke besuar kurrėherė, pavarėsisht se kam thėnė gjithmonė tė vėrteten dhe vetėm tė vėrteten. Dhe mė the me gjysmėzėri mėdyshas:
- Ekziston rreziku tė infektohemi e tė metamorfozohemi nė anonimė?!
- Po dhe me le tė paraqes argumentet e mia. Ti, tė lutem, mos me ndėrpre, - thashė Unė triumfator.
- Mire, - belbėzove Ti.
- A e di qe Ajri dhe Unė nuk kemi ndonjė ndryshim fort te madh?
- Por...

- Nuk ka por... Me lėr tė vazhdoj arsyetimin... Unė thith Ajrin pėrmes vrimave te hundės dhe e shpie ne mushkėri ku siē dihet, njė pjesė e tij, Oksigjeni bashkohet me Gjakun dhe shndėrrohet ne elementet e domosdoshme jetike pėr trupin. Pjesa tjetėr, gazi karbonik, jashtėqitet nė trajtė avulli po nga hunda, nė trajtė ureje nga veshkat, nėpėrmjet bibilushit, si djersė nga poret e trupit apo si britmė aromėkeqe nga anusi. Pra, besoj se e kuptove sesi Ajri, ky nocion abstrakt, i padukshėm, i paprekshėm, pa formė, pa ngjyrė, erė, shije e mė the tė thashė, mė nė fund shndėrrohet nė lėndė materiale, sa pjesė e trupit dhe jashtėqitjet e tij bezdisėse...

Nėse arrin tė kapesh rrjedhėn e arsyetimit tim, po te heqim njė paralele ne imagjinate, do te kuptojmė se pak a shumė e njėjta gjė i ndodh edhe shpirtit, asaj bioenergjie, siē e quan zotrote Ti, dhe qenies se Njeriut, i cili, si padashur e pakuptuar, erret dikushi e gdhihet askushi, erret, fjala vjen, Shefki e gdhihet anonim...
- O ho ho, kjo qenka e ē'qenka! Domethėnė nuk ka shpėtim?!
- Nuk ka shpėtim... Anonimėt janė si vampirėt...
- Gjakpirės?!
- Janė...
- Ziliqare, spiunė, hajdutė?
- Janė e ē'nuk janė...
- Qenkan pjesė e Ferrit, ferracake!...
- Mor po i kanė tėrė mėkatet, Ferri vetė janė, nuk e lot as topi...
- Atėherė duhen dėnuar me vdekje...
- E kotė. Ndalohet nga Evropa dėnimi me vdekje...
- T'i zhbėjmė si fare e keqe...
- Fare e keqe janė, por pėrfundon ne burg...
- Ne burg?! E he he! Or Unė, mė njeh mire?! Nuk pėrfundoj ne burg aq lehte... E kam gjetur ilaēin... Mendoj te ngrejmė skuadronėt e vdekjes. T'i heqim qafe njė e nga njė, natėn, me njė koqe plumbi pas koke. Si nė kohen e Hitlerit...
- Or Ti, mos ke lajthitur? Po policia?
- Or Unė, policia nuk do t'i zbulojė kurrė marifetet e skuadronėve dhe do t'i klasifikojė ēėshtjet si larje hesapesh mes bandash rivale dhe do t'i arshivojė... Kėshtu thua?
- Metoda mė e sigurt. I zhduk pa lėnė gjurmė. Shpėtojmė njerėzinė nga kėta pėrbindėsha...
- Dale, dale njėherė se na e bėre aq tė lehtė sikur vret morra...
- Epo morra janė, horrat e ndyrė. Janė horra e do t'i shtypim si mola...
- Mor po Ti mos u le kusur, po mė thuaj ku do t'i gjesh, se sot as morrat nuk gjenden aq lehtė e jo horrat anonimė?
- Mos u tall, or mik, pse kaq tė rrezikshėm janė, kaq tė maskuar rrinė?
- Ta pret mendja. Nuk e kanė te shkruar nė ballė se janė anonimė. Janė aq te maskuar nė sjellje e veprime saqė te duhet kohe qė t'i zbulosh, pastaj se mos dorėzohen aq lehtė. Edhe morrat dine te bėjnė rezistence...
- Po ku qėndron fuqia e tyre, sekreti i kėtij shndėrrimi dhe i krijimit te kėsaj specie kaq tė ēuditshme?
- Ta shpjegoj Unė. Besoj se ke dėgjuar se si turqit pas vdekjes se Skėnderbeut, kryeprijėsit arbėr, nisur nga forca dhe fama e tij, u bene cope pėr te gjetur se ku e kishin varrosur. Mor po mobilizuan tėrė spiunet e Perandorisė Turke, derisa ranė nė gjurmėt e varrit te Skėnderbeut dhe, pasi e gjetėn, gėrmuan dheun me thonj e me dhėmbė, shqyen arkivolin, rrėmbyen eshtrat dhe zunė t'i varnin ne qafė si tė ishin hajmali. Dhe vetėm mendimi se mbanin ne gji eshtrat e njė heroi botėror te pamposhtur, siē ishte Skėnderbeu, armiku i tyre me i madh, i cili pėr njėzetepesė vjet rresht, i griu me shpate tere ushtritė perandorake turke te drejtuara edhe nga vetė Sulltanėt, i shndėrroi sakaq vandalet varrpėrdhunues ne demonė e shtriganė te papėrmbajtshėm. Dhe pėr atė fuqi tė egėr qe pushtoi befas shpirtėrat e tyre dhe qė rrezikoi tėrė Evropėn, vetėkuptohet, thoshnin se e kishte burimin te hajmalia e eshtrave, se e rrezatonte shenjtėria dhe fama e tė madhit Skėnderbe...
- E ē'lidhje ka kjo ngjarje me anonimėt?... Ma sqaron pak me shkoqur, zotrote Unė?...
- Ka si nuk ka, or Ti ! Pas pėrdhunimit tė varrit dhe rrėmbimit tė eshtrave tė Skėnderbeut, ushtarakėt hajdutė turq e humbėn identitetin dhe dinjitetin e tyre njerėzor, u tjetėrsuan, u shndėrruan menjėherė ne hiena, ne djaj, ne njė kope qeniesh anonime, tė cilat shfarosnin gjithēka qė u dilte pėrpara. Lulėzonte sakaq anonimati gjithandej nga kalonin anonimėt... S'ka dalė kot shprehja se nuk mbinte as bari ku shkelte kėmba e hordhisė turke... Mė kupton apo jo?...
- Ashtu turbullt... Me vjen ende xixa-xixa sinjali nė ekranin e mendjes, si nė ata televizorėt e qėmoēėm bardhė e zi...
- Eh, ē'mė ka gjetur me kėtė lloj miku me tru tė kohės se qepės... Ti duhesh shpėnė pėr transplant truri, e kam thėnė Unė... Po si nuk e vure njėherė nė punė atė farė radake bosh, or Ti, miku im?!...
- Do ta vė tė punojė nė tė ardhmen, por tani mė sqaro e mė kthjello mendjen se ē'lidhje kanė anonimėt tanė, Ky, Kjo, Ai e Ajo me anonimėt turq qė vodhėn eshtrat e Skėnderbeut dhe shfarosėn Evropėn mesjetare?
- Bobo, sa i trashė! Ti do mė ēmendėsh qė nuk arrin te nxjerrėsh dot njė pėrfundim qe mund ta nxjerrin edhe kalamajtė e klasės se parė. Ti duhet te kuptosh se anonimėt, qofshin turq, greke, serbė, shqiptarė apo ku di Unė, i pėrkasin njė lloji, racės barbare qe pėrpiqet te shkatėrrojė vlerat njerėzore dhe tė mbjellė kudo errėsirėn e anonimatit. E duan tokėn djerrė, shterpė, shkretėtirė, Sahara e duan, or Ti. Anonimeve u dhembin sytė prej gjelbėrimit e lulėzimit kulturor, mė kupton apo jo?!...
- Mė ngadalė, mor Unė! E di qė je filozof, por ja qė truri im vihet ne lėvizje me vonese, si tru polici...
- Ti, do mė ēmendėsh! Po tė siguroj se njė ditė Unė do tė te vesh polic! Mė marrose fare qe nuk kupton njė logjike kaq tė thjeshtė...
- Me pėlqen kur Unė ma jep si karamele qė tretet veto ne gojė...
-Te tretsha trutė! Te trettė dheu, ishallah, or Ti! ... E ke parasysh te madhin Bilal Xhaferri?
- He he, po me merr pėr budalla, or Unė?! E kush nuk e njeh atė talent te jashtėzakonshėm?!... E njohin edhe fėmijėt nė barkun e nėnave...
- E pra, mos e harro, kurrė, e kam lartėsuar Unė atė figurė! - shfrytėzova rastin tė mburrem Unė. - Boll bere gjelin e rrjepur...
- Lėre gjelin nė punė te vet, Ti, dhe me dėgjo sesi e kam pėrkufizuar Unė atė gjeni letrash: Bilal Xhaferri, poet, prozator dhe publicist i shquar disident. U lind ne Ninat te Konispolit me 2 nėntor 1935. Pas njė aktiviteti te madh letraro-publicistik (mund te shtoja edhe politik, po nuk kam dashur ta politizoj figurėn e tij), vdiq nė mergim, mė 14 tetor te vitit 1986, nė Ēikago, SHBA.
- Bravo! - duartrokite Ti aq sa Unė u nxeha e u tėrbova fare.
- Ti, sa pėr dijeni, njė shprehje thotė se bravo i thonė gomarit! Mos sheh gjė qė Unė te kem ndonjė pale vesh tė mėdhenj apo mos vallė Ti po shndėrrohesh nė anonim, si Ata qė pėrpiqen me tė gjitha mėnyrat pėr ta shmangur figurėn e Bilal Xhaferrit, pėr ta zhbėrė nė hiē, nė anonimat, siē janė edhe vete?...
- Mė dėgjo mirė, Unė! Mati shtatė herė e shtatėqind herė fjalėt para se te me quash anonim, ndryshe t'i hodha trutė ne ere. Do te jesh i pari nė listat e zeza te skuadroneve te vdekjes qe do te krijoj pėr anonimėt, prandaj bėj kujdes! Bilal Xhaferrin e kam ne zemėr po aq sa kam dhe Shefkinė, or Unė, mė dėgjon?! Ben mire te mos i kruash brirėt pas listave te zeza turfullove Ti i xhindosur keqas...
Unė qesha e qesha sa u meka fare, mor po u pshurra prej te qeshurave me shpėrthimin tėnd tė beftė. Ndihesha i kėnaqur nė shpirt, sepse prej atij reagimi kuptova se virusi i anonimatit nuk do tė tė mposhtte dot aq lehte...
- Ti, ma jep dorėn, - thashė Unė. - Mė beso, Unė sapo nxorra pėrfundimin se Ti je burrė e shkuar burrave, njėlloj si Unė. Ti nuk do tė dorėzohesh kurrė para virusit qe i pėrbalti shpirtėrat e Ky, Kjo, Ai, Ajo dhe i grumbulloi ne kopenė e anonimėve... Mė dhemb shpirti kur kujtoj se Unė u pėrpoqa gjithė ato vite qe edhe Ky tė bėhej dikushi. Si Unė e si Ti, or lum miku. Mirėpo Ky, qerratai, me erdhi njė dite dhe ashtu si me lezet mė tregoi ca vargezime qe ia kishin lavdėruar aq shumė Ata. Dhe mė tha ashtu si larg e larg se Ata i paskėshin thėnė se nuk vlenin dy lekė vjershat e Bilal Xhaferrit ne krahasim me poezitė e tij dhe se Ky na ishte shumė here me i madh nga i ndjeri Bilal Xhaferri...
Me beso, Ti, m'u errėn sytė, por nuk e dhashė veten. Sa nuk shpėrtheva: "Kujt ia tregon kėto pallavra, mor hajduti i shpirtit tė Bilal Xhaferrit?! Mė qenke njėlloj si Ata qė gjithė jetėn vodhėn motivet e jetės dhe tė krijimtarisė se Bilal Xhaferreve dhe sajuan me to letėrsinė e artin e arnuar anonim dhe u munduan te na e shesin pėr origjinalitet atė lloj anonimati qė pėrbėn shpirtrat e tyre... Ata kopilė me shpirtra artificiale prej aliazhi hermafrodit qė s'kanė asgjė te pėrbashkėt me individualitetin e pėrveēėm te gjinisė sime njerėzore...
Ky, mor horr, je njėlloj si Kjo, Ai e Ajo qe kane bėrė para teje te njėjtin veprim: Kanė vjedhur motivet xhaferriane dhe janė pėrpjekur t'i gatuajnė sipas recetave qė parapėlqejnė Ata dhe pastaj janė shtirur nė sytė e mi si Bilal Xhaferrė modernė, pas te cilėve po rrėmbehet gjoja i tėrė opinioni publik botėror"...
Ti, tė betohem, desha t'ia ngulja thonjtė nė fyt, por u pėrmbajta!... Nuk desha qė Ky, shpirtfėlliquri, te ndynte dhe shpirtin tim... Unė nuk jam si Ata... Nuk je as Ti si Ata... Dhe Unė mos u bėfsha kurrė si Ata... Dhe Ti mos u bėfsh kurrė si Ata... O Zot, na jep fuqi qe Unė tė jem Unė dhe Ti tė jesh Ti!... Ndėrsa Unė ligjėroja e ligjėroja i pushtuar prej delirit tim, pashė befas se Ti i dhe mimikės sė fytyrės njė shprehje sa ironike dhe tallėse dhe seē zure te dėrdėllisje.
Brofa vullkanthi:
- Pėrsėri i rrudhe buzėt dhe e shtrembėrove surratin si prapanice viēi, or Ti?!... Ti thua se nuk tė pėlqyen edhe aq shumė arsyetimet, argumentet dhe faktet qė tė solla Unė?... Se nė thelb kjo ėshtė e vėrteta e anonimatit, por Unė nuk qenkam aq bindes pėr njė mosmirėnjohės si Ti dhe pėr cilindo qė do te ndeshet me pėrpjekjet e mia nė luftėn pėr jetė a vdekje me anonimėt?!... Mė marrsh te ligat Ti dhe tėrė Ata qė bėjnė sikur nuk mė kuptojnė... Punė e madhe!... Kaq dija e kaq thashė, prite or Ti se ta lashė...
Unė e bėra timen. Ti bėj tėnden...
Dhe mos harro, or Ti, se Unė nuk do tė vdes pa te veshur polic, me atė lloj truri polici qė me ke...


Bilal Xhaferri BILAL XHAFERRI
poet, prozator dhe publicist i shquar disident. U lind nė fshatin Ninat tė Konispolit mė 2 nėntor 1935. Pas njė aktiviteti te madh letraro-publicistik vdiq nė mėrgim, mė 14 tetor tė vitit 1986, nė Ēikago, SHBA.

BALADĖ ĒAME
Ylberi, si njė pėrshėndetje e pėrlotur lamtumirė,
u zhduk matanė largėsive,
mbi kreshtat e flakėve,
nėpėr shi...
Matanė largėsive u zhduk e pėrflakur Ēamėria
dhe tė gjitha rrugėt tona shpien nė veri.
Ulėrin era e Mesdheut mbi trojet e lashta epirote,
mbi tė shtrenjtat troje tona stėrgjyshore.
Nė kullotat e braktisura kullosin rrufetė.
Ullishtet e pavjelura gjėmojnė si dallgė nėpėr bregore.
Dhe kudo toka ēame,
mbuluar nga retė,
rėnkon e mbytur nė gjak e lot,
e mbetur shkretė,
pa zot.
Na e tregojnė drejtimin plumbat, qė fėrshėllejnė nė errėsirė.
Na e ndriēojnė rrugėn flakėt, qė gjithė tokėn e kanė pėrpirė.
Pas shpinave tona pėrplas tufani dyert e shkallmuara tė shtėpive
dhe rrugėt zgjaten e zgjaten nė veri.
Ne, popull muhaxhir, ecim nėpėr shi...
Lamtumirė, Ēamėri !

-- marrė nga revista "Krahu i Shqiponjės"

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara