HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


A KA SOT DEMOKRCI GREQIA?

-- nga Isuf B. Bajrami, Gjilan, nėntor 2007

Isuf B. Bajrami “S’ka komb tjetėr tė jetė marrė nėpėr kėmbė kaq pamėshirshėm nga shtetet fqinjė”
- Lord Byron

Njė nga ēėshtjet pėr tė cilat nuk ėshtė folur e nuk po flitet ėshtė: Sa e ka dėmtuar copėtimi i 1913-ės edhe pjesėn qė ka mbetur gjoja e lirė brenda kufijve tė shtetit ekzistues shqiptar? A ėshtė me tė vėrtetė e lirė kjo pjesė e kombit ? Nuk ėshtė fjala se duhet vetėm pėr t’i ditur kėto gjėra, por pėr ta realizuar njė lėvizje sa mė tė gjallė kombėtare. Duhet tė buēasin tė gjitha mjetet e informimit, duhet tė botohen studime dhe libra, pėr t’i pohuar shkencėrisht tė vėrtetat qė na janė mohuar e po na mohohen aq padrejtėsisht. Problemi kryesor mė i ngutshmi ėshtė qė duhet ta dimė dhe t’i tregojmė me hollėsi vetes dhe botės se sa e si janė tejdėmtuar Shqipėria dhe shqiptarėt nga ndarjet dhe vendosjet e kufijve tė dhunshėm mes neve. Zhgėnjimi i madh ndaj fqinjėve, pėr tėrė atė gjak qė derdhėn shqiptarėt nė altarin e lirisė sė tyre, tė bėn tė rikujtosh gjithnjė fjalėt e Bajronit pėr Shqipėrinė: “S’ka komb tjetėr tė jetė marrė nėpėr kėmbė kaq pamėshirshėm nga shtetet fqinjė”. (”Correspondence de Lord Byron”, Paris, 1825).

Ku janė trojet autoktone tė shqiptarėve? Cilat janė trojet e vėrteta shqiptare? Autorė tė ndryshėm dhe specialistė tė gjeografisė kane shpjeguar me tė dhėnat e tyre pėr madhėsinė e trojeve shqiptare. Sami Frashri thoshte se: “Shqipėria ka njė sipėrfaqe prej 70000 km2 ( Sami Frashri, ”Dheshkronja”, Bukuresht, 1886). Studiuesi francez L. Uelavitch thotė se: "Madhėsia e sipėrfaqes sė Shqipėrisė ėshtė 75000 km2" (L. Uelavitch, ”L’Albania”, Paris, 1902). Studiuesi tjetėr shqiptar T. Selenica na jep njė “sipėrfaqe tė Shqipėrisė prej 80000 km2” (T. Selenica, ”Shqipėria nė vitet 1927”, ”Nezioni geografiche sul Albania”, Roma, 1902, fq.5). Ndėrsa kufijtė e vėrtetė etnik tė Shqipėrisė, ashtu siē na i pėrshkruan edhe kjo Hartė, janė:

Brenda kėtyre kufijve ndodhet Shqipėria, e cila shtrihet nė jug - perėndim tė siujdhesės Ballkanike, mbi brigjet detare tė Adriatikut dhe tė detit Jon. (”Kosova” (OSHAPK.), Tiranė nr. 20, 8 dhjetor 1991, fq.1). Me luftėrat Ballkanike dhe Konferencėn e Londrės mė 1913 u plotėsuan ėndrrat e shteteve fqinje, Greqisė, Serbisė dhe Malit tė Zi dhe u vendos kufiri i sotėm qė pėrmbledh mė pak se gjysmėn e Shqipėrisė sė vėrtetė. ( Dr. Muhamet Pirraku, ”Ripushtimi jugosllav i Kosovės”, fq.7). Shqipėria etnike para ardhjes sė turqve nė Ballkan zinte njė sipėrfaqe prej rreth 110000 km2 ( Dr. Muhamet Pirraku, ”Kultura kombėtare Shqiptare deri nė Lidhjen e Prizrenit”, Prishtinė 1979, fq.11-20). Nė periudhėn e pavarėsimit tė shteteve tė Serbisė, Malit tė Zi dhe Greqisė, Turqia u "fali" kėtyre shteteve rreth 5000 km2 tė tokės Shqiptare. (”Dielli”, nr.21/27, 1979). Pas luftės sė vitit 1876 - 1877 me Rusinė, Turqia i dhuroi nė interes tė popujve ortodoksė tė Ballkanit rreth 25500 km2 tė tokave Shqiptare. ( Mr. Kolė Krasniqi,”Roli i fesė nė ruajtjen e identitetit dhe tė harmonisė kombėtare te shqiptarėt”, Vjenė 1996, fq. 56-58). Nė fund tė shekullit XIX Dheu i Shqipėrisė etnike do tė tkurrej nė 80000 km2 me 2.5 milion banorė, ( Ahmet Hamiti, ”Ēėshtja shqiptare”, Koha, nr.14/1991, fq. 26), ndėrsa Konferenca e Paqes qė u mbajt nė Versaje mė 1919 - 1920 do tė pranonte se dherat shqiptare nė vitet 1912-1913 zinin njė sipėrfaqe prej 90270 km2 me rreth 3 milion banorė. (Liman Rushiti, ”Stradanja albanskog Naroda na Kosovu “,1912-1918, Zagreb 1991, fq. 24). Pėrkundėr kėtyre pohimeve kjo Konferencė lejoi vendimet e Traktatit Paqėsor tė Londrės (1913) duke shkėputur nga trungu etnik shqiptar rreth 80000 km2 qė iu shpėrndau shteteve fqinje, kėshtu qė Shqipėrisė i mbetėn vetėm rreth 28700 km2. (Dr. Muhamet Pirraku, ”Kultura kombėtare Shqiptare deri nė Lidhjen e Prizrenit”, Prishtinė 1979, fq.6). Ndėrsa sipas Vjetarit Shtetėror Statistikor tė Shqipėrisė sipėrfaqja nė km2 e Shtetit Shqiptar ėshtė 28748 km2. (Vjetari Statistikor i Shqipėrisė,1991, fq.12).

“O GAR THANATOS SOU ZOI MOU ! Thonė grekėrit, qė nė gjuhėn shqipe donė tė thotė: "VDEKJA JOTE, RRITJA IME !". Fatkeqėsi dhe fyerje pėr shqiptarėt dhe Shqipėrinė, pėr sakrificat qė bėri pėr fqinjėt. Mė vonė ndodhi ajo qė e thoshte Noli i madh: "Ata qė u ēliruan me gjakun e mundimet tona janė armiqtė mė tė kėqinjtė tanė."( ”Kombi”, nr. 8,9,10, fq. 4).

Pas revolucionit francez, filloi njė epokė e re. Me likuidimin e copėtimit feudal lindėn tėrėsitė kombėtare. Njė ndėr shtetet qė lindėn pas kėsaj periudhe ėshtė Greqia (1831), e cila u garantoi shtetasve tė saj liritė civile, politike nė masė tė barabartė. Klauzola tė tilla u pėrcaktuan me Traktatin e Londrės mė 1829, tė Parisit 1856, tė Berlinit 1878, qė janė quajtur traktate "Minoritare". (”Ēamėria”,nr.19 (38), fq.3, Dhjetor 1992). Deri mė 1914 ishin bėrė jo mė pak se 30 traktate tė tilla ndėrkombėtare. Pukėvili shkruan: "Ēamėt jetojnė nė jug tė lumit Kalama. Distrikti i tyre shkon deri nė Janinė. Vendbanimet e tyre kryesore janė: Suli, Paramithia, Luarati, Margariti, Parga dhe Agjia"(Pukėvili, ”Reise durch grecheuland”, Hamburg 1824). Ēamėria, pra, ėshtė njė zonė e banuar nga popullsia autoktone shqiptare. Ajo e cila e pėrbėnte pjesėn kryesore tė pakicės kombėtare shqiptare nė Greqi, nė njė sipėrfaqe me 1950 km2, u ēlirua nga pushtimi turk mė 1912, nė tė njėjtėn kohė si e gjithė Shqipėria.

Kongresi i Berlinit (1878), Konferenca e Londrės (1913) e mė pas Konferenca e Firences qė pėrcaktuan kufijtė e pjesės jugore dhe juglindore tė Shqipėrisė, vendosėn qė kjo trevė shqiptare tė kalonte nėn sundimin grek. Ajo pėrfshinte 189 qytete dhe fshatra me njė popullsi sipas regjistrimit turk tė vitit 1908 mbi 72.000 banorė. Pas caktimit tė kufirit shqiptaro – grek nga Protokolli Firences, Fuqitė e Mėdha i kėrkuan Greqisė tė tėrhiqte trupat e pushtimit brenda njė muaji nga Shqipėria e Jugut. Por personalitetet politike reaksionare greke me E. Venizellosin, i njohur si antishqiptar i tėrbuar, penguan tėrheqjen e forcave greke dhe manipuluan organizatėn ‘’Autonomiste tė Vorio - Epirit’’( HPSh., pjesa e dytė, fq. 401), e cila me njė terror tė egėr vėrsulej kundėr shqiptarėve qė kėrkonin bashkimin e Atdheut tė tyre.

Mė 02.03.1914, ministri i Greqisė J. K. Zografos bėri luftė pėr aneksimin e Shqipėrisė sė Jugut. Ai u bė edhe kryeministėr i tė ashtuquajturit ‘’Vorio - Epir’’ me qendėr nė Gjirokastėr. Por kjo ‘’zonė e Autonomisė sė Vorio - Epirit’’ nuk e pati jetėn e gjatė se iu kundėrvunė forcat e qeverisė sė Vlorės. Rezistenca e popullit tė kėsaj zone tė udhėhequra nga luftėtarėt Muharrem Rushiti, Alush Taka, etj., i shpartalluan forcat greke. Nė vitet e mėvonshme 1923 - 1924 u ndoq politika e gjenocidit, dėbimit tė popullsisė shqiptare me anė tė kombinimit tė detyrueshėm me popullsinė greke. Po ashtu u organizuan ēeta tė cilat bėnin terror tė paparė, u bėnė shpronėsimet arbitrare, u vunė sanksionet nė ekonomi e bashkė me to inkurajuan e nxitėn edhe pėrēarjen fetare midis shqiptarėve. Para kėtyre veprimeve ēnjerėzore qė pėrbėjnė krime tė rėnda qėndrojnė deklaratat demagogjike tė Greqisė pėr gjoja kujdesin dhe interesimin qė ajo tregon pėr pakicat kombėtare qė jetojnė nė territorin e saj. Pėr shembull nė Traktatin e Konstantinopojės 1881, pasi mori provincėn e Thesalisė dhe njė pjesė tė Epirit, u zotua se do tė mbrojė pakicat kombėtare. Artikulli i tretė i traktatit thotė: “Jeta, pasuria, nderi, feja dhe veprimtaria e kėtyre zonave tė dhėna Greqisė dhe qė do tė mbeten nėn administratėn greke duhet tė respektohen me kujdes. Ata do tė gėzojnė tė njėjtat tė drejta politike dhe qytetare si dhe shtetasit grekė’’.(Rasim Bedo,”Ēamėria”,nr.19 (38), fq.3, Dhjetor 1992)

Nė pėrfundim tė Luftės sė Parė Botėrore Greqia nėnshkruan nė Servė mė 10.08.1920 Traktatin pėr mbrojtjen e tė drejtave tė gjuhės e tė fesė tė minoriteteve. Pas dėshtimit tė fushatės ushtarake greke nė Azinė e Vogėl, Greqia u detyrua tė nėnshkruaj mė 30.01.1923 nė Lozanė njė Konventė pėr shkėmbimin e detyrueshėm tė shtetasve turq me origjinė greke qė jetojnė nė Azinė e Vogėl me shtetasit grekė tė kombėsisė turke qė jetojnė nė Thrakinė lindore. Pėr tė mbikėqyrur shkėmbimin sipas konventės u caktua njė komision tė pėrbėrė nga katėr anėtarė turq, katėr anėtarė grekė dhe tre anėtar tė zgjedhur nga Kėshilli i Lidhjes sė Kombeve midis shtetasve qė nuk kishin marrė pjesė nė Luftėn e Parė Botėrore. Kėta u emėruan mė 17 shtator 1923: njė danez, njė spanjoll dhe njė suedez. Ndėrkaq qeveria greke vazhdoi fushatėn e saj tė shpifjeve kundėr Shqipėrisė edhe pse kishte deklaruar se nuk do tė pėrfshinte shqiptarėt e Ēamėrisė nė shkėmbimin e popullsisė turke. Sigurime tė tilla ishin dhėnė edhe nga pėrfaqėsuesi i Greqisė nė Tiranė. Por pėr pabesinė dhe mungesė korrektėsie grekėrit pėrmenden qė nga kohėrat e vjetra. Aleksandri i Madh pėr kėto veprime i pėrmend disa herė. (”Ēamėria”,nr.19 (38), fq.3, Dhjetor 1992). Kėshtu dhe pasardhėsit e tyre nuk e mbajnė fjalėn, ndryshe firmosin e garantojnė dhe ndryshe veprojnė. Kėshtu qė mijėra ēamė u dėbuan nga vatra e tyre dhe u dėrguan me forcė nė Turqi duke i paraqitur si pjesėtarė tė kombėsisė turke.

Shumė herė shqiptarėt e Ēamėrisė gjatė kėsaj periudhe i janė drejtuar Lidhjes sė Kombeve me protesta dhe telegrame ku kane kėrkuar prej saj mbrojtjen e tė drejtave tė tyre tė shkelura nga qeveria greke. Nė kėtė kohė qeveria shqiptare e F. S. Nolit ndėrhyn pranė Kėshillit tė Lidhjes sė Kombeve me njė letėr mė 11 Gusht 1924 ku i shkruan ndėr tė tjerash: ’’...Ėshtė deklaruar gjithashtu se ēdo anėtar i Lidhjes sė Kombeve ka tė drejtė duke u nisur nga ndjenja e dashurisė tė tėrheqė vėmendjen e asamblesė ose kėshillit mbi ēdo rrethanė qė cenon marrėdhėniet ndėrkombėtare dhe qė si pasojė rrezikon tė turbulloje paqen ose mirėkuptimin midis kombeve...’’( Rasim Bedo,”Ēamėria”,nr.19 (38), fq.3 , Dhjetor 1992). Qeveria shqiptare i kėrkonte Kėshillit tė Lidhjes sė Kombeve qė qeveria greke tė pėrmbushė me besnikėri zotimin qė kishte marrė nė Konferencėn e Lozanės qė mos t’i trajtonte shqiptarėt si turq. Si rezultat i telegrameve dhe protestave tė vazhdueshme qė i vinin Kėshillit tė Lidhjes sė Kombeve nga krerėt ēamė dhe qeveria shqiptare, nė muajin dhjetor 1925. Kėshilli ftoi anėtarėt asnjanės tė Komisionit tė mbikėqyrte shkėmbimin e popullsisė greke dhe turke qė tė bėheshin garant pėrpara Lidhjes sė Kombeve pėr mbrojtjen e pakicave kombėtare shqiptare. Mė 15.03.1926, Kėshilli i Lidhjes sė Kombeve pohoi ēėshtjet e ngritura nga delegati shqiptar mė 04.12.1925. (Dhimitru, ”Das Mindercheitenrech in Grechenland”, Hamburg, 1935).

Pėrfaqėsuesit grek nė Kėshillin e Lidhjes sė Kombeve iu tėrhiqet vėrejtja dhe pranoi pėr suprimimin e nėn komisionit tė Epirit dhe ndaloi dėrgimin e 800 personave tė popullsisė ēame nga fshatrat Kardhiē dhe Dhragomi qė ishin pėrgatitur pėr t’u shpėrngulur me forcė. Kjo ishte njė fitore e pjesshme pėr ndalimin e mėtejshėm tė shpėrnguljes sė popullatės ēame. Por nuk arriti asgjė pėr riatdhesimin e afro 33000 shqiptarėve ēamė qė u shpėrngulėn me forcė pėr nė Anadoll. Kalojnė dy vite e gjysmė nga koha kur qeveria Shqiptare duke parė se deklarata e qeverisė greke nuk po zbatohej, pėrsėriti kėrkesėn e saj mė 09.05.1928. Kjo kėrkesė u shqyrtua nė sesionin e 50 tė Kėshillit tė Lidhjes sė Kombeve mė 05.06.1928. Nė kėtė sesion delegati shqiptar u pėrqendrua nė kėto kėrkesa:

1- Qeveria greke nuk ka bėrė asnjė deklaratė punimi publike, kėshtu qė departamentet e ndryshme nuk dinė qė shqiptarėt janė tė shkėmbyeshėm dhe nė kėtė mėnyrė kundėr tyre vazhdojnė tė merren masa shtrėnguese.
2- Kthimi i pasurive tė marra popullsisė ēame nė favor tė refugjatėve grekė tė ardhur nga Azia e Vogėl.
3- Pjesėmarrja e popullsisė ēame nė zgjedhje si edhe qytetarėt grekė. Sipas numrit popullsisė ēame i takonin dy pėrfaqėsues ndėrkohė qė nuk kishte asnjė.
4- Ndalimi i shpronėsimit nė kundėrshtim me ligjet, qė i bėnte fshatarėt shqiptarė pa tokė dhe pa kullotė. 5- Ngritjen e shkollave nė gjuhėn shqipe.
6- Lirimin nga disa taksa tė tepėrta, etj.’’(Zeitschrift fur geschischtwissenschaft, nr. 1976)

Le tė shikojmė dhe tė krahasojmė arsimin nė tė dy anėt e kufirit jugor se si i kanė zbatuar aktet ndėrkombėtare. Kėshilli i Lidhjes sė Kombeve i mbledhur mė 08 Gusht 1928, pasi diskutoi pėr problemin e pasurisė sė shqiptarėve nė Greqi dhe arsimin e tyre, vendosi qė problemi tė zgjidhet me bisedime dypalėshe, sipas akteve ndėrkombėtare. Nė kėtė kohė, sipas dėshmive tė komisionit hetimor, minoriteti grek nė Shqipėri kishte shkollat me mėsuesit e vet, me mėsimdhėnie nė gjuhėn amtare. Nė tė njėjtėn kohė nė Greqi ku pakica kombėtare shqiptare, dy herė mė tė mėdha se pakica greke nė Shqipėri, nuk kishte as edhe njė shkollė tė vetme nė gjuhėn shqipe. Fan Noli nė cilėsinė e tij si kryetar i delegacionit shqiptar nė Lidhjen e Kombeve deklaroi para asamblesė mė 1924: “Ēamėria, tėrėsisht shqiptare e aneksueme Greqisė mė 1913 nuk ka tė drejtė tė ketė njė shkollė tė vetme, nė njė kohė qė minoriteti i vogėl grek nė Shqipėri ka shumė shkolla greke...".(Gazeta “Bashkimi”, 1924). Edhe vet Venizellosi nė vitin 1924 pėrpara Lidhjes sė Kombeve deklaron se nė zonėn e Epirit qė pėrmblidhte edhe Ēamėrinė nuk kishte asnjė shkollė pėr pakicat kombėtare shqiptare. (Gazeta “Bashkimi”, 1924). Ky pėrfaqėsues i Greqisė, megjithėse dha premtime pėrpara Asamblesė, asnjė ndryshim nuk e bėri. Nė vitin 1933 doli Kushtetuta e Re e Shtetit Shqiptar qė ndalonte funksionimin e shkollave private nė Shqipėri. Kėshtu u ndryshua Neni 5 - tė i deklaratės shqiptare tė 2 tetorit 1912. Si pasojė e zbatimit tė kėtyre dispozitave u mbyllėn 48 shkolla private tė llojeve tė ndryshme si dhe 19 shkolla tė huaja private. Kėto shkolla ndaheshin: “21 Shkolla Laike, 14 Shkolla Moslemane, 7 Shkolla Katolike, 6 Shkolla Ortodokse".(Gazeta “Besa”, 1935) Pėr mbylljen e 6 shkollave private ortodokse qarqet shoviniste greke tė tėrbuara se u prekėn tė drejtat e pakicės greke bėnė ankesė nė Kėshillin e Lidhjes sė Kombeve.

Delegati shqiptar nė seancėn e 14 - tė, mė 18 janar 1935, deklaroi: ’’Shtetasit shqiptar qė u pėrkasin pakicave tė racės, fesė apo tė gjuhės, do tė gėzojnė tė njėjtin trajtim si dhe tė njėjtat garanci nė tė drejtė dhe nė fakt si edhe shtetasit e tėrė shqiptarė. Arsimi dhe edukimi i shtetasve shqiptarė i rezervohet shtetit. Arsimi fillor do tė jetė i detyrueshėm dhe do tė jepet falas,...’’(Gazeta “Besa”, 1935). Pas shume debatesh nė pėrfundim Dhoma Parlamentare e Drejtorisė Ndėrkombėtare vendosi pėr ndalimin e shkollave private nė Shqipėri mė 15 prill 1935. Vlen tė theksohet se qarqet shoviniste greke bėnė njė zhurmė tė madhe pėr mbylljen e 6 - tė shkollave ortodokse dhe heqjen e dy mėsuesve. Nė kėshillin e Lidhjes sė Kombeve u paraqitėn statistikat e kohės tė cilat tregojnė se: ’’...popullsisė shqiptare i takonte tė shkojė nė shkollė 4.8%, ndėrsa pėr pakicėn greke nė Shqipėri, nė atė kohė shkonin nė 9.9%, kurse pakica kombėtare shqiptare nė Greqi nuk kishte asnjė shkollė. Kurse nė Greqi nė vitin 1930 vetėm 75% tė fėmijėve ndiqnin shkollėn me minoritetin grek nė Shqipėri, me financat e shtetit e ndiqnin 79.3%. (Gazeta “Besa”, 1935)

Mė 1938 prefekti grek nė Ēamėri Andonaqas e ndaloi zyrtarisht pėrdorimin e gjuhės shqipe nė Ēamėri. Tė gjitha kėto plane shfarosėse pėrgatitėn tragjedinė e madhe, tragjedinė mė tė madhe pėr ēamėt nė vitet 1944 - ’45, ku shovinistėt grekė vranė me mijėra ēamė dhe shpėrngulėn me dhunė popullsinė shqiptare tė besimit mysliman nga trojet e veta autoktone. (Gazeta “Zėri i Ēamėrisė”, 1945-1946).

Duke u munduar qė tė lihen mbrapa (nė harresė) tragjeditė e trojeve dhe popullsisė ēame, "Omonia" vazhdon komedinė e vet pėrpara me pretendime tė reja; siē duket zbaton thėnien e ministrit grek Samaras nė; “Neo Thesprotia" se: "...minoriteti nė Shqipėri ėshtė shtylla jonė ku ne do tė mbėshtetemi atje pėr tė ardhmen’’. Mė qartė s’ka se si thuhet. Nėse marrin argument integrimi faktin se nė Shqipėri ka pasur koloni helene, atėherė bukur e thotė njė thėnie Abdyl Frashri: “...se grekėrit duhet tė kėrkojnė edhe Italinė Jugore, Azinė e Vogėl, Rumaninė dhe Marsejėn e Francės!!!" (Abdyl Frashri, Gazeta,”Moniteur Universal”, Paris, Maj 1879). Nė qoftė se ata vazhdojnė tė ngrehin pretendimet e njohura dhe tė vjetra territoriale ndaj Epirit, atėherė, siē thoshte Jani Vreto: ’’Do tė dridhen varret e etėrve, vėllezėrve shqiptarė, qė ranė pėr lirinė e grekėve dhe qė kanė kontribuar jo mė pakė se grekėrit nė themelimin e Mbretėrisė greke. (D. Shehu, Gazeta “Ēamėria”, nr.1(20), Janar 1992, fq.7-8).

Greqia e sotme nuk mund tė quhet shtet demokratik. Ajo ėshtė antidemokratike, e mund ta quajmė me plot meritė njė shtet mesjetar. Shteti grek jo vetėm qė nuk i njeh tė drejtat e ēamėve, por as nuk i lejon tė vizitojnė trojet e tyre ku i kanė varret e tė parėve. Nuk ka asnjė ligj nė botė qė tė pėrvetėsojė me dhunė tokėn, shtėpinė dhe pasurin e tjetrit. Grekėrit me dekada i shfrytėzojnė pasurit e ēamėve!. Po djemve dhe vajzave shqiptare, qė tė detyruar pėr bukėn e gojės shkojnė me koka tė pėrulura pėr tė punuar, pse u ndėrrohen emrat, kombėsia dhe u varin kryq tė zinj sllavo-ortodoks qė qafė?! Pse i keqtrajtojnė si skllevėr?. Vlen t’iu bėhet kjo pyetje edhe pėrfaqėsuesve tė Evropės e SHBA-sė tė cilėt marrin pjesė nė ceremonitė e pėrvjetorėt e “demokracisė greke”, a ka sot demokraci Greqia?!.

Gjilan, 03.12.2007

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara