HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Dhjetori i Prishtinės dhe dėshtimi tjetėr i Brukselit

-- nga Jeton Kelmendi, Bruksel

Jeton Kelmendi Dita ditės, koha po afrohet dhe dhjetė dhjetorin po na e sjell. Erdhėn e shkuan edhe shumė ditė tė tjera si kjo, ku njė popull pret tė ardhmen e vet dhe njė ditė caktohet, e ajo ditė nuk dihet cila ėshtė. U deshėn tė vriten qindra mija njerėz, tė digjen poashtu mijėra shtėpi dhe ēka nuk ndodhi diku nė Evropė, mė saktė nė Ballkan, pikėrisht nė shekullin e zhvillimit mė tė madh tė njerėzimit, pastaj pėr ta parė, Evropa e Bashkuar se atje po u shkelet e drejta pėr tė jetuar disa popujve dhe po tentohet debimi i tyre nga shtėpitė e veta.
Edhe me fillimin e shekullit njėzet e njė, Bashkimit Evropian, ju desh tė pres shtatė vjet pas luftės nė Kosovė, pėr ta nisur zgjidhjen e ēėshtjes sė saj dhe stabilizimin e Ballkanit.
Evropa ka nisjet e gjata...

Gjeografikisht, me kulturė, histori dhe me tė gjitha, Kosova dhe Ballkani i pėrkasin Evropės. Mirėpo, gjithmonė vonė ėshtė kthyer koka andej. Tanimė Evropa Perėndimore, ka filluar me integrimin dhe pranimin nė BE tė disa vendeve tė ish-bllokut tė lindjes, kurse Ballkani Perėndimorė ka mbetur akoma me problem dhe rreziqe qe mund t'ja prishin rehatinė Evropės. E gjithė kjo ka ndodhė dhe po vazhdon, si pasojė e mosvullnetit dhe paaftėsisė sė BE-sė pėr t'i zgjidhur problemet qė ka nė kontinentin e vet. Nuk ka emėr tjetėr pos DESHTIM i BE-sė, shtyrja e statusit tė vendit me afėr dy milion e gjysmė banorė kaq herė. Kjo ėshtė e lehtė pėr tu zgjidhur, duhet vullnet dhe tė respektohet konventa ndėrkombėtare pėr pėr respektimin e vullnetit tė popujve pėr vetėvendosje.

Pamė se ēėshtja kaloi nė KS tė OKB-sė, por nuk u arrit as tė vihet pėr votim, duke ju frikėsuar vetos Ruse. Unė mendoj se ėshtė dėshtim, e po ta analizosh, del edhe paaftėsi e BE-sė, vazhdimi i negociatave me palė tjetėr ndėrmjetėsuese, ku Evropa ėshtė palė e barabartė me Rusinė dhe SHBA-tė. Do tė duhej thėnė: Tani ne vendosim pėr Statusin e Kosovės dhe po tė funksiononte gjithēka nė rregull, Brukseli duhej njohur direkt pavarėsinė e vendit atje, pastaj do ta pranonte edhe SHBA-ja dhe vendet tjera. Si mund t'i thuhet funksional njė mekanizmi si BE, e cila hapur deklaron se ėshtė pėr planin e Ahtisarit qė parasheh pavarėsi tė mbikėqyrur, mirėpo lejon qė statusi tė shtyhet.

Meqė ra fjala tė shtyrjet tjera, duhet parė se dhjetori ėshtė afėr. Me dhjetė dhjetor delegacioni ndėrmjetėsues apo "Trojka", duhet t'i raportoj Kėshillit tė Sigurimit, ngase e pėrfundon mandatin. Do tė mund tė vihet tė konstatimi se Evropa nuk zgjidh ēėshtjet e veta, por tė tjerėt janė ata qė zgjidhin. Konkretisht me rastin e Kosovės, ngase SHBA nė njėrėn anė, Rusia nė anėn tjetėr, kurse BE ėshtė palė e tretė. Madje shihet se edhe mendim tė vetin nuk ka BE, disa pėrkrahin idenė e Shteteve tė Bashkuara, pėrkundėr disa qė mbėshtesin mendimin Rus.
Nė kėtė kontekst, dhjetori reflekton nė dy anė:
E para kap BE-nė dhe nivelin e funksionimin e saj. Shtrohet pyetja, a do ta zgjidhė Brukseli Ēėshtjen e Kosovės, nė ketė kohė qė shumė herė ka deklaruar se nė dhjetor do tė pėrfundojė ēėshtja.
Jo... Sipas tė gjitha gjasave do tė dėshtojė sėrish, madje vetė Brukseli ka edhe informata se nė terren ekzistojnė edhe grupe radikale qė presin kėtė kohė, mirėpo tek disa nga zyrtarėt e BE-sė vėrehet njė dozė frike se pas kėsaj kohe gjendja atje do tė eskalojė. Ku do tė mbetet Brukseli pas dhjetorit, kėtė do ta shohim, me njė plan tė ri, ose gjysmė ide qė nuk con askund. Kėshtu janė disa shenjė qė tregojnė nga brenda...
Tė sotmen lere pėr nesėr e tė nesėrmet nuk e sosėn kurrė, kjo ėshtė teknika qė ka Brukseli, tė cilės pėr emėr mund ti thėrrasim DESHTIM, kurse mbiemėr, i PERSERITUR.
Vet paralajmėrimi i Brukselit se BE do tė marrė mandatin nga UNMIK-u, edhe nėse nuk do tė kemi njė status pėrfundimtar dėshmon se nuk ka njė seriozitet pėr ta zgjidhur ēėshtjen. Pėr mė tej zyrtaret e BE-sė kanė edhe njė plan nėn hije, qė le prapė tė pėrbashkėt me disa gjera Kosovėn dhe Serbinė qė do tė thotė gacėn nė barut.
E dyta, nuk ja canė kokėn faktorit ndėrkombėtarė, por bie mbi supet e politikanėve vendor, tė pesė personave qė quhen "Grupi i Unitetit", funksionalisht pesė ēerek presidentėt e Kosovės. Pėr kėtė grupin e fundit mund tė themi se janė "grupi i mashtruar" e qė mashtrojnė. Politikanėt kosovarė qė drejtojnė vendin, politikėn e bėjnė duke dėgjuar analistėt ndėrkombėtarė. Kur thotė njė analist nė Washinkton, Londėr, Berlin apo Paris, se Kosova duhet tė bėhet shtet nė ketė apo at kohė, ata dalin dhe deklarojnė se Kosova do tė bėhet shtet nė kohėn e caktuar. Nėse, do tė ndodh qė Komuniteti Ndėrkombėtarė nuk do ta njoh pavarėsinė, ne do ta shpallim nė Kuvend. Edhe kjo ėshtė thėnė disa herė nga ta, por kur dikush nga faktorėt e mėdhenj u ka thėnė heshtni me ketė fjalė, ata kanė harruar se ēfarė kanė deklaruar mė parė.
Sė fundi, sipas burimeve tona, Kosova nuk do tė bėhet shtet as nė dhjetor dhe ketė dikush ua ka thėnė edhe "Grupit tė Unitetit" dhe ata kanė filluar qė mos ti marrė vesh kush se ēfarė thonė, madje as vetėn nuk po mund ta marrin me mend se ēka po thonė. Herė do ta shpallim e herė nuk do ta shpallim pa pėlqimin e faktorit ndėrkombėtarė.
Krejt pėr fund BE-sė dhe politikanėve kosovarė kujdes me dhjetorin; tė parės - mund tė jetė mė shumė se njė dėshtim i ri, ndėrkaq tė dytėve - njė ditė do t'ju gjykoj historia.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara