HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Qasje

Edhe njė herė Serbia... Evropėn

-- nga Jeton Kelmendi, Bruksel

Jeton Kelmendi Duket e ēuditshme por ndodh edhe kjo. Shteti qė vrau qindra mija njerėz, kryesisht civil dhe po ky shtet qė dogji e shkatėrroj qytete e fshatra tė tėra, nė vendet fqinje tė tij, Serbia akoma nuk ka kėrkuar falje. Gjeografikisht nė Evropė edhe pse politikisht nė lindje, shteti i Millosheviqit, akoma pa plotėsuar kėrkesat e bashkėsisė ndėrkombėtare pėr dorėzimin e kriminelėve tė luftės, ja doli qe ta nėnshkruaj marrėveshjen pėr ascijm-stabilizim qė ėshtė hapi i parė drejt Bashkimit Evropian.
Kjo qė ndodh ditėn e merkurė nė Bruksel, tė gjason me njė teatėr amator, ku aktori gjatė lojės thenė komplet kriteret dhe sjelljet e shfaqjes dhe shpėrfill ēdo normė tė sjelljes.

Tri ditė mė parė sipas dėshmive konkrete nga brenda, parashihej qė Pierre Mirrel qė ėshtė drejtor pėr ēėshtje tė Ballkanit Perėndimor tė shkonte nė Beograd dhe atje tu prezantonte tė arriturat dhe dėshtimet qė kanė, si dhe kushtet qė duhet pėr tė nėnshkruar marrėveshjen pėr Asocijim-Stabilizim. Ndonėse ēdo gjė ishte pėrgatitur sipas kėtij plani, Komisioneri Oli Ren ndryshoj krejtėsisht dhe vendosi qė ta ftoj Delegacionin Serb nė Bruksel pėr nėnshkrim.

Zyrtarėt mė tė lartė tė Bashkimit Evropian shumė here e kanė thėnė se pėr nėnshkrimin e kėsaj marrėveshje duhet qė Qeveria e Serbisė tė bashkėpunoj me Tribunalin Ndėrkombėtar pėr krime lufte dhe ti dorzoj katėr kriminelėt mė tė kėrkua tė luftės.
Nga ana tjetėr Serbia nuk ėshtė e gatshme ta njoh pavarėsinė Kosovės, nėntėdhjetė e katėr pėrēin e qytetarėve tė cilėve janė pėr pavarėsi. Vazhdimisht politika zyrtare nė Beograd kėrcėnon vendet qė do ta njohin Kosovėn si Shtet tė Pavarur, me prishje tė marrėdhėnieve edhepse e dihet se shumica a vendeve demokratike do ta njohin, sidomos tė vendeve Evropiane.

Bashkimi Evropian i hėngėr fjalėt dhe u tregua edhe njė herė zemėrgjerė mė Serbinė, ose Serbia edhe njė herė... Bashkimin Evropian.
Kėshtu mund tė kuptohet nga njė shikim pak mė i thellė, gjithnjė duke pasur informata tė sigurta nga brenda, pėr lėvizjet politike brenda nate.
Marrėveshjen e nėnshkruan zėvendės Kryeministri serb dhe Oli Ren, Komisioner, ku me delegacionin e Beogradit ishe edhe presidenti Tadiē.
Edhe vet disa nga zyrtaret e Komisionit Evropian, tė ēuditur me ketė qė ndodhi, thonė se kjo ėshtė njė lėshim qė nuk ėshtė dashur tė ndodh, kjo ka qenė dashur tė ndodh mė vonė, pasi Qeveria nė Beograd tė plotėsoj kėrkesat e BE-sė. Edhe disa nga organizatat ndėrkombėtare kritikuan nėnshkrimin qė konsiderohet njė hap mė afėr Evropės, pėr vendin qė nuk po mund tė ndryshoj, por gjithnjė ka sytė kah e kaluara. Ky ėshtė vendim politik thonė nė Komisionin Evropian. Mbase kjo edhe dihet por ata nuk mund tė flasin ndryshe, pasi qe ekzistojnė rregullat e jorregullave.

Disa jave para se tė pėrfundoj koha shtesė e negociatave, pėr Statusin e Kosovės, e tėra kjo duket se bėhet pėr ta zbutur Beogradin, qė tė pranoj realitetin atje. Mirėpo shtrohet pyetja nga lėshimet e shumta qė ka bėrė bashkėsia ndėrkombėtare, sa pėrparime janė parė nė Serbi?
Pėrgjigja dihet - asgjė.
Kur ėshtė puna pėr benificione, Serbia ėshtė me Evropėn, ndėrsa frymė merr nga Rusia.
Dhjet dhjetori ėshtė afėr dhe do tė jemi dėshmitar, se prapė ēėshtja nuk do tė zgjidhet, kjo veē dihet mė, por edhe u rideshmua nga Ministria e Jashtme Ruse, se nuk do ti zbut qėndrimet sa i pėrket Kosovės.

Nga ana tjetėr, tė len pa tekst Tribunali Ndėrkombėtar pėr Krime lufte nė ish-Jugosllavi, pse nuk e nget zėrin Karla Del Ponte, kundėr privilegjeve serbėve, pa dorėzuar kriminelet, ngase ka deklaruar pėr disa herė me radhė se pa dorzuar Mlladiēi, Karagjiēin dhe disa tė tjerė, nuk ka hap pėrpara, pėr vendin drejt Evropės.
Oli Ren shpesh e merr nė telefon zonjėn Del Ponte, potencojnė nė Komisjonin Evropian dhe pėr kėtė Komisioneri, njė ditė mė parė ka pasur njė bisedė tė gjatė telefonike.
Edhe kėsaj duhet shtuar Serbia... edhe Tribunalin e Hagės.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara