HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Qasje

Autoriteti dhe autoritarizmi

-- nga Jeton Kelmendi, Bruksel

Jeton Kelmendi Ėshtė e natyrshme qe nė vendet nė tranzicion, tė cilat kalojnė prej njė sistemi nė tjetrin tė krijohen autoritete e madje edhe mite. Nė shoqėritė pas komunizmit, nė tė gjitha vendėt qė kaluan nė pluralizėm njė kohė tė caktuar vėrehen ndikimet dhe efektet e sistemit monist. Edhe nė vendet e lindjes por edhe nė Ballkan ndėrrimi i sistemeve ka marrė njė kohė tė caktuar, mirėpo kjo ėshtė kapėrcyer nė masė tė madhe.

Fatėkeqėsisht nė shoqėrinė tonė, kjo dukuri e ndikimit tė sistemit tė kaluar po qėndron nė fillimet e njė ndryshimi por jo edhe tė shkojė mė tutje. Ėshtė vėrtetė interesante fakti se shoqėria shqiptare, ndėr tė parat nė hapėsirat e ish-Jugosllavisė, ia ktheu shpinėn sistemit tė atėhershėm. Mirėpo sa kemi mundur qė vėrtet ta ndryshojmė vetveten ėshtė njė ēėshtje tjetėr. Ndonėse tek gjeneratat e vjetra tė cilat janė edukuar dhe formuar me sistemin social-realist, pritet njė vėshtirėsi nė rezultat e ndryshimit, tek njė pjesė e tė rinjve ėshtė pėr tė habitur ky rezultat i dobėt.

Shoqėria jonė ka shumė probleme thelbėsore me tė cilat pėrballet, nga shumė aspekte. Krijimi i autoriteteve ėshtė njė fenomen tepėr krucial nė avancimin e sistemit tė ri nė vetėdijen tonė. Nė shoqėrinė tonė pas kėtyre ndryshimeve dhe pas luftės, e gjithė asaj qė ndodhi, u krijuan personalitete autoritative, diku me pak rezultate e diku edhe pa to. Kėta njerėz jo pėr fat tė mirė vazhdojnė tė krijohen edhe sot dhe numri i tyre ėshtė nė rritje. Duhet pranuar fakti se akoma tek ne mė shumė ēmohet njeriu se kush ėshtė, sesa puna e tij. Kujtoj pėr kėtė ka fakte tė bollshme nė tė gjitha sferat e jetės.

Duke u nisur nė atė thėnien e popullit "lehtė ėshtė me fituar por vėshtirė ėshtė ta mbash", kėtu kemi parasysh autoritetet e krijuara i mashtron pushteti e lakmia dhe shumica e tyre abuzojnė me atė pushtet qė kanė, qofshin liderė partish, drejtues institucionesh apo kudo qė ata janė. Autoriteti i tyre bie, shoqėria i shtynė shpejt por edhe shpejt i pėshtynė, natyrisht pasi qė ata nuk kanė suksese, pėr tė mos thėnė mė keq edhe e dėmtojnė shoqėrinė. Kėto "autoritete", mė pas ndodhen nė pozitė tė palakmueshme pėr ta dhe pushtetin e tyre e konsiderojnė tė tyre pėrjetė. Gabimi ėshtė mė i madh se sa mendohet, kėta njerėz shndėrrohen nė autoritarizma, pėr tė mos pėrdorur ndonjė term mė tė fortė.

Pakė fjalė pėr autoritarizmin e tyre
Njerėzit e caktuar, qofshin ata nė politikė, kulturė, shkencė e kudo tjetėr, kanė njė vetėdije tė tillė se autoriteti i tyre nuk mund tė jetė jetėgjatė, kjo sipas punės sė tyre, prandaj ata krijojnė struktura tė caktuara qė kontrollojnė hapėsirėn e tyre dhe natyrisht punojnė nė thyerjen e barrierave nė rrugėn e zhvillimit tė tyre dhe grupeve tė tyre tė interesit. Pėr t'ia dalė kėsaj pune me sukses duhen edhe mjetet dhe format.

Zakonisht ato mjete dhe forma janė nga mė panjerėzoret, ka mjaft raste tė tilla kur njė apo mė shumė njerėz e kundėrshtojnė njė gjė tė tillė dhe ata do tė jenė nė tė gjitha mėnyrat tė keqtrajtuar, qė nga opinioni e deri tek pengesat tjera ku mund tė kontribuojė ai apo ata, jo rrallė herė edhe vriten. Ky ėshtė autoritarizmi qė e kanė shumė personalitete dhe kjo ėshtė dukuria nga mė tė rrezikshmet nė shoqėrinė tonė. Duhet shtuar edhe njė gjė se autoritarizmi gjithmonė lind nga autoriteti dhe derisa populli dhe shoqėria nė pėrgjithėsi nuk krijon vetėdijen se proceset dhe punėt janė rėndėsia e dorės sė parė e jo individi e egoja e tij sadoqoftė autoritativ, do tė kemi probleme me vetveten, do tė kemi korrupsion, lypsarė-milioner, bllokues tė pėrparimit tė mekanizmave qė ndryshojnė jetėn tonė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara