HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nėntori i Thaēit dhe vera e thatė e LDK-sė

-- nga Jeton Kelmendi, Bruksel

Jeton Kelmendi Qytetarėt e Kosovės tanimė tė sterlodhur nga premtimet boshe, kanė humbur besimin nė faktorin ndėrkombėtar dhe faktorin e brendshėm politike. Derisa njė pjesė kanė filluar tė radikalizohen dhe tė mbėshtesin Lėvizjen Vetėvendosje tė Albin Kurtit, pjesa mė e madhe ėshtė pasivizuar dhe vazhdon jetėn tė tėrhequr nga krahėt politikė, qė ishte nė vitet e pas luftės.

Tė sprovuara, tė gjitha partitė nė vend dhe rezultatet e punės sė tyre mjaft tė vogla, por gjithashtu duke parė korrupsionin dhe nepotizmin nėpėr institucionet publike, mbi gjashtėdhjetė pėrqind e qytetarėve tė Kosovės, me 17 nėntor nuk morėn pjesė nė zgjedhje. Duke ditur se nė "Kosovėn e Lirė", ēdo gjė zhvillohet me do farė rregullash te UNMIK-ut, kurse ligji ėshtė njė shkallė e lartė qė qytetaret mund vetėm ta shohin nė shtetet tjera. Madje pėr vite me radhė edhe mėnyra e tė ushqyerit duket se zhvillohet me kėso farė rregulloresh, e lėre mė tjetėr gjė. Forcat politike nė Prishtinė, pėr disa parė zgjedhje me radhė premtuan pavarėsi, ngritje tė standardit tė jetės, premtuan tepėr shumė, mirėpo e vėrteta ishte krejt e kundėrt, madje edhe pėrtej ēdo kufiri.

Nga ana tjetėr Bashkėsia Ndėrkombėtare pėr disa vite me radhe qe e pėrgjumur dhe nuk lėvizi asnjė hap drejt zgjidhjes sė Statusit tė Vendit. Pas trazirave tė Marsit, ndėrkombėtaret panė se duhet ndryshuar ky realitet, ose do tė shohin pamje qė ēorodisin tė ardhmen.
Filluan negociatat Prishtinė-Beograd, me ndėrmjetėsues Ahtisarin, por u shtynė deri tani, e tutje tė shohim...

Nėntori i Thaēit
Kjo vjeshtė si duket ishte bereqetshme pėr Partinė Demokratike tė Hashim Thaēit. Ndonėse Thaēi e kishte premtuar vetėn, qė do tė bėhet kryeministėr tetė vite mė parė, ēdo zgjedhje deri tani, por ai nuk arriti t'i dalė vetės nė fjalė e tė bėhet shef i qeverisė. Dhe kur bie fjala pėr kryeministėr, duhet ditur se duhet tė fitosh nė zgjedhje pėr t'u bėrė i shef qeverie.

Pas vdekjes se ish-presidentit Rugova, partia e tij u nda ngase pasardhėsi i Rugovės, zori Fatmir Sejdiu, nuk diti ta udhėheqė atė parti aq tė madhe, si ja kishte lėnė ai. Nėntori ishte i PDK-sė dhe i Thaēit, ku rreth tridhjete e katėr pėrqind tė votave i shkuan atij, duke e bėrė fitues. Ėshtė pėr t'u habitur se PDK nė kėto zgjedhje mori rreth tre mijė vota mė pak se ne zgjedhjet e 2004-it qė kishte 28 pėrqind. Dhe tani duel fituese me dallim gjashtė pėrqind, nė pėrqindje. Ndoshta edhe pse mė pak vota kėsaj radhe, kėto ishin mė tė vlefshme???
Sido qe tė jetė, me rregulloren e UNMIK-ut, tridhjetė e tetė pėrqind kanė votuar, por zgjedhjet janė krejt nė rregull dhe tash duhet qeveria e re. Kjo ėshtė loja e rregulloreve demokratike.

Do t'i ftoj tė gjithė pėr biseda, pėr ndėrtimin e koalicioneve dhe formimin e qeverisė, deklaroi Hashim Thaēi, por shihet qartė se ėshtė nxėnė pick. Ka shumė mundėsi pėr koalicion por shefat e zyrave tė huaja nė Prishtinė, i kanė teket e veta dhe duhet pėrfillur mendimin e tyre. Nė ketė kontekst shihet edhe kjo, se Thaēit i konvenon njė kalkulim pak mė ndryshe, si t'ja bėnė sa vet se din.

Njė koalicion me partitė e Nexhat Dacit dhe Behxhet Pacollit dhe minoritetet do t'i shkonte mė sė miri pėrshtati, ngase tani ju kanė rritė apetitet edhe pėr marrjen e postit tė presidentit tė Kosovės dhe pėr ta bėrė kėtė, ai i ka dy tė tretat e votave. Zyrat e vendeve perėndimore nė Prishtinė, nuk i kanė nė qejf as Nexhat Dacin, qė ju pat thėnė disa fjalė kur ishte kryetar parlamenti, as Pacollin qė ka miqėsi tė mirė me Rusinė dhe ka histori kontraverze. Koalicioni me LDK-n e Presidentit Sejdiu, qė ka 25 ulėse nė parlament, do t'i japė mė pak Thaēit sot, por nė tė ardhmen do t'ia ulė edhe mė shumė elektoratin. Pasi qė kėto dy parti njihen si kundėrshtare tė mėdha.
Si do qė tė jetė, vjeshta e sivjetme dhe nėntori janė, tė Hashim Thaēit.

Vjeshta e thatė e LDK-sė
Tė mėsuar pa ēarė kokėn dhe pa punuar fare, tė jenė fitimtar nė tė gjitha zgjedhjet deri sivjet, falė autoritetit qė kishte Ibrahim Rugova, partia e Fatmir Sejdiut, kėtė verė e kishte tė thatė, humbi rreth dy tė tretat e votave nga sa kishte me 2004. Konkretisht nga mbi treqind mijė votat e 2004-it, me shtatėmbėdhjetė nėntor mori mbi njėqind mijė vota. Temperaturat e larta gjatė verės sė sivjetme mė sė shumti kishin ndikuar pėr tė keq, tek ky subjekt. Edhe pėr sė vdekuri Rugova ua siguroi do vota, por tani jo mė ashtu sikur ishte nė kėtė botė.

Pas verės sė thatė LDK, tė korrat vjeshtore i mori si i mori, por tani problemi ėshtė se po tė hyjė nė koalicion me partinė fituese tė Hashim Thaēit, do ta ulė edhe mė shumė besimin tek qytetarėt. Ketė madje e pranon edhe kryetari i parė i partisė Eqrem Kryeziu. Rrezikon ta humbė edhe postin e presidentit qė sipas njė marrėveshje jo publike me Thaēin nė grupin famoz "Grupi i Unitetit", janė marrė vesh ta mbaj deri me 2009.

Vetė sherifi i LDK-sė Fatmir Sejdiu, kohė mė parė deklaroi se pavarėsisht nga koalicioni unė do tė mbes president. Pėr kėtė edhe intervenoi qė ta largojė nga diskutimi nė parlament ligjin pėr presidentin Ibrahim Rugova, duke menduar qė, nė atė ligj ta pėrfshijė edhe veten.

Ok... Sa kushi erdh e u bė dikush nė kėtė Kosovė, s'ka dert edhe kėta Fatmira e Hashima le tė bėhen ēka tė duan, por ēfarė po bėhet me dimrin e pavarsisė.
A do tė jetė ky dimri i pavarėsisė?

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara