HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ditėlindja qė na bashkon

-- nga Jeton Kelmendi, Rugovė-Paris, Qershor 2007

Jeton Kelmendi Ēdo vit, nė ditėn e njėzet e katėrt, tė qershorit, njerėz nga e gjithė Kosova dalin nė Fshatin Pepaj tė Rugovės. Tė gjithėve atje na bashkon ditėlindja e Dėshmorit Besnik Lajēi.

Dita e diel qė pėrkoj me ditėlindjen e Benit, ishte ditė me diell dhe ajo natyrė e bukur e Alpeve, tė kėnaqte syrin dhe shpirtin. Kur njeriu mendon kohen e tetė vjet mė parė, padisktueshėm tė del para sysh, Besniku i Bjeshkės, ai Beni qė i bėn roje nderi Atdheut. Kohėt ecin, ecėn edhe ēdo gjė tjetėr me kohen, vetėm bjeshka dhe madhėshtia e saj "rrinė".

Sot atdheu frymon lirshėm. Mė duket se njerėzit qė vinė, vinė pėr t'i treguar Besnikut e Selman Lajqit e kėshtu me radhe deri te Sak Fazlia e Sali Jaha, se ju shkuat andej, qė ne sot tė bashkohemi nė ditėlindjet tuaja, ashtu si ka hije tė bashkohemi nė Rugovė.

Besnik Lajēi
Besnik Lajēi - dėshmor i UĒK-sė

Rrugėtimi

Mėngjesi, "dikė e sjell me vetura, dikė me autobus e ēka tjetėr". Tė gjithė ja kemi mėsy, tė takohemi atje diku tė qafa e Pepajve. Ndonėse ka njė copė rrugė deri atje dhe njerėz tė tė gjitha moshave, fėmijė e pleq, burra e gra, janė nisur pėr Pepaj, rruga nuk ėshtė aq e mirė, prandaj rugovasit kanė dalur me kamiona pėr ti bartur mysafirėt nė ditėlindje. Nė Drelaj ose kilometrin e shtatėmbėdhjetė siē e quajnė vendasit tė gjithė presin bashkė qė tė vazhdojnė pėrspjet. Njė burrė rreth tė shtatėdhjetave, ju flet katėr-pesė vetėve qė ka me veti; "han e dan Rugova janė kanė". Ai nga tė folurit duket tė ketė qenė nga Rrafshi i Dukagjinit. Plaku i qetė, rrėfen pėr luftėrat qė kanė bėrė rugovasit nė kufij. Qe dyqind vjet, kėto bjeshkė rriten burra tė mėdhenj, qė i bėnė nder jo vetėm Rugovės dhe Dukagjinit, por edhe mbarė kombit shqiptarė, flet me emocione urtaku dukagjinas. Nė kohen e Haxhi Zekės, ai gjeti mbėshtetjen mė tė fort nga malėsoret. Edhe nė luftėn e fundit kėtu, mira e mira njerėz kanė hangar bukė dhe janė pritur e pėrcjellur si ėshtė mė sė miri vazhdon ai.

Intelektual qė kanė ardhur nga Prishtina dhe Diaspora, takohen nė mes veti dhe flasin me njėri tjetrin, me pėrzemėrsi. Me kamion, e kush ka me xhipa pastaj, tė gjithė vazhduam pėr nė Pepaj.

Sali Lajēi
Sali Lajēi - ish-luftėtar

E di njė fjalė prej guri

Guri dhe fortėsia e tij e karakterizojnė bjeshkėn. Jo rastėsisht e kishte thėnė poeti nga kjo anė Azem Shkreli, "E di njė fjalė prej guri"

Profesor Musa Lajēi, baba i dėshmorit Besnik Lajēi, i pėrshendet tė pranishmit, tė tubuar tek varri i Benit dhe dėshmorėve tė tjerė. E din njė fjalė prej guri dhe ua thotė tė pranishmėve, pastaj shumė natyrshėm ua kalon fjalėn tė tjerėve. Jusuf Zeka, ish-drejtor i Gjimnazit tė Pejės, kur Beni ishte nxėnės i kėsaj Shkolle, flet: "mė kujtohet viti 87 kur ishim nė ekskursion nė Kroacie dhe Besniku ishte nxėnės dhe mė tha, Profesor deri kėtu ka qėnė e jona - Iliri. Poeti Esat Loshaj lexoj poezi kushtuar dėshmorit pėr ditėlindje. Nga tė gjitha segmentet e shoqėrisė kishte tė pranishėm. Shkurt dhe shqip, u pėrpoqėn ta portretizojnė figurėn e luftėtarit dėshmorė.

Dielli rrezonte dhe moti ishte i kthjellėt. Nė Pepaj tė Rugovės pėr herė tė parė kishte dalė njėri nga vėllezėrit e familjes sė njohur Nicaj, familje kjo me origjinė nga kelmendasit e Rugovės. Pas fjalimit tė tij, tė shkurtėr dhe emocionues, kush e kishte njohur Besnikun, ishte e pamundur tė mos i pėrfytyrohej pamja e tij e qetė dhe afruese. Kjo ėshtė argumenti me krucjal, kur nga ana e pėrjetshme, BESNIKU I BJESHKĖS, na bashkon nė ditėlindjen e tij. Pak ditė para se tė shkonte nė "anėn tjetėr", ose mė konkretisht nė pjesė e parė tė prillit tė nėntėdhjetė e nėntės, pati thėnė "krejt i kam para sysh kėto bjeshkė si kanė m'u duk kur tė jenė tė lira".

Bedri Kukaj
Bedri Kukaj - ish-luftėtar

Dallimi ėshtė se ne i shohim tani, kurse ai i shihte atėherė.

Sa shumė gjėra m'u kujtuan, sa ndejmė tė kodra ku pushon ai, sė bashku me dėshmorėt tjerė Selmanin, Xhavitin, Ramushin, tė gjithė Lajēi. Sigurisht, se edhe familjarėve dhe bashkėluftėtarėve tė tjerė tė tij, u janė kujtuar shumė gjėra, nga jeta dhe ditėt e rėnda pėr atdheun.

Me tė kthyer pasditja, tė gjithė shkuam, te tbanėt e Musa Lajēit. Aty krejt rugovisht u ulėm buzė malit- afėr tbanit, pėr tė hėngėr drekė. Njė foto e Benit, e vendosur pėrballė nesh, sikur na shikonte me butėsi, siē ishte nė natyrėn e tij dhe donte tė na thoshte Tungjatjeta.

Tė kujdesshėm, tė rinj dhe tė reja, na shėrbenin me ushqim dhe pije tipike Rugovase. Kėshtu dalė ngadalė njerėzit filluan tė shkojnė, ndėrsa familjarėt, ngrohtėsisht i pėrshėndetin dhe falėnderojnė tė gjithė pėr pjesėmarrje. Ndėrkaq ata qė ishin nė ditėlindje kthehen nė shtėpitė e tyre, me nga njė shenj nė kujtesė, "Ditėlindja qė na bashkon".

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara