HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė

Jeton Kelmendi - Portret

Jeton Kelmendi Jeton Kelmendi, poet dhe publicist, lindi mė 1978 nė Pejė. Shkollėn fillore dhe tė mesme i kreu nė vendlindje, studimet nė Prishtinė. Punon pėr shumė media nė Kosovė dhe bashkėpunon me tė tjera edhe jashtė vendit. Kelmendi ėshtė i njohur, pos si poet me katėr libra tė botuar, edhe pėr shkrimet e tij publicistike, sidomos rreth ēėshtjeve kulturore. Poezitė e tij janė pėrkthyer nė disa gjuhė dhe janė pjesė e disa antologjive. Kritika i ka cilėsuar si poezi tė mesazheve tė qarta dhe moderne nė konceptimin e ideve. Esenca e mendimit poetik tė Kelmendit ėshtė etika e tė shprehurit. Motive dominuese nė krijimtarinė e tij, janė lirika e dashurisė dhe realiteti i kohės. Ėshtė veteran i luftės sė UĒK-sė.

Tituj tė veprave
" Shekulli i Premtimeve, 1999
" Pėrtej Heshtjes, 2002
" Nė qoftė mesditė, 2004
" Mė fal pak Atdhe, 2005
" Ku shkojnė ardhjet 2007
" Zonja Fjalė 2007

Marrė nga "http://sq.wikipedia.org/wiki/Jeton_Kelmendi"


Poezi

Jeton Kelmendi

ZONJA FJALĖ E ZOTĖRI MENDIM

1.

Kam fol pak
Ndryshe
Tepėr ngadhėnjyeshėm
Zonjushe
Por them
S'ma merr pėr tė madhe
Fundja fjalėt e njė poeti
Janė
Dhe ti e dinė se lejohet
Mendimet e veshura me i zhvesh
Cipė cullak
E tė zhveshurat
Me i veshė me kostume tė qejfit tėm

Ose
Nėse pėr ty ka mjaftuar
Tė them tė dua
Atė qė ja thotė gjithkush
Gjithkujt
Edhe burri gruas vetė
Zonjushe
Unė kam krejt tjetėr mendim

2.

Sikur
Mendimi s'ka vlerė pa fjalėn
Apo fjala
Ē'thotė pa e lodhur mendjen
Shpirt njeriu
Ti je zonja fjalė
E unė zotėri mendim

Krejt kėshtu i kam pa
Vetėn me ty e ty me mua
Bile
Edhe kėtė formulė dashurie
Gjithandej
Nėse ka mbet ku pas
Modernizimit

Prandaj
Zonja fjalė je e bukur
Kur zotėri mendimi
Ta jep bukurinė

3.

E hė de
Duhet m'u pajtua se
Heshtja
Na vėzhgon ankthshėm
Ēka po bėhet me ne

Po nejse ma
Zonja fjalė
Dua me tė puth tash
Veē njė herė
Se e dyta e treta
Nuk e di si vijnė

Liria le tė rrojė e lirė

Edhe fjala
Edhe mendja
Le tė flasin ēka
Tė duan
Unė
Tani dua puthjen e parė


MONALIZA

Ajo ėshtė gjallė heshtė
Hijeshim
Me shpirtin e qetė
Ruan njė ofshamė jetike
Pėr tė mistershmen

Rrinė pėrmotshėm bri
Murit e i shikon njerėzit
Nė fytyrė
Pa u folur

E se len as pa u fol

Pa ritet e zemrės rrah
Nė zemrat tjera
Merr me vete
Pikėn tonė tė syve

Bash
Ajo ėshtė femra
Qė i kaloj krejt kėnaqėsitė
Se tė hynė nė sy
E tė jep
Kėnaqėsi

Verė 2006, Paris


AMORFE

Asgjė pėr gjithēka apo gjithēka pėr asgjė

Matanė vetės aman
Kur i doli fjalės
Shpirti
Pse lejon zoti i saj

Enigmėn e Pegasit tė dritės
E preku hėna e vetmisė
Me hapin tjetėr shkel
Tė nesėrmen
Bukės e ujit s'ka mbetur m'u besua
Etja as uria

Nė fushėn e njė fjale
Atdhe
Sa kushi kulloti e piu
Pse lejon zoti i tyre

Nė muret e durimit
Sa heshtja u pėrplas
Neveria na ēmendi pėr ty nostalgji
Tė sotmen pėr nesėr e lamė
Edhe ne
Pse ma lejon zoti ynė

Gjithēkaje s'po tė them asgjė
Ke me pa kur tė dalim
Nė anėn tjetėr


FJALA KAPĖRCEU HESHTJEN

Dje jam mėsue
Me heshtė
Me folė pak
Jam mbush frymė t'idhnimit
Zonave tė kėputuna
Syve tu
Kaherė kam nis me ardh
P'ej teje
Me t' folė heshtun
Me t' kallxue
Pėr ty e
Pėr veti
Dje jam hamendun
Me t'thanė
Se je
Buka e vargjeve
Uji i fjalės
Unė pėr ty
Kanga mė e kėndueme
Prej motit
Dje kam dashtė me heshtė
Me folė pak
Me u ba hije
Me ta zanė dritėn e diellit
Kam dashtė
Me i kapėrcye
Vakitė
E krejtė njerėzimit
Dje kam pa
Si mundem
Me u gjetė
Ma p'ej teje
Heret a vonė
Dje
Jam mundue
M'u gėzue ma sė shumti.

Maj 2005, Prishtinė


UDHĖPĖRSHKRIM

Aty nis e perėnduar heshtja
Si nė gjysmė tė natės e shtuna
E diela e fjala e dhėnė
Presin me u pa me ne
Gjithēka perėndoi dje
Dikujt i ra harrimi
Lirika e kėngės, as zėri i Lahutės
Nuk dėgjohet mė nė kullėn e gurit
Moti bėnė
Si nė mė tė madhin dimėr
Aty nis perėnduar edhe stina
Kėto janė ditėt tona
Rrjedha e kohės lirikė dashurie
Dhunti e Zotit
Nuk ndėrrohet vargu
Se ka gjak fjala
Ka hyrė nė lojėn
Qė luhet rrallė
Luhet pastaj plaket bukur

13 shkutrt 2004


NĖN HIJEN E KUJTIMIT

Tė kisha thėnė diēka tė harruar
Atė qė s'tė kujtohet as nesėr
Harrimi bėhet gjithnjė e mė i vjetėr
Atėherė kur rrugėton heshtja
Te lisi i tharė prej diellit
po tė pres
nė radhė me vargun
e varur nė cikol tė mallit
Aty pritet vetėm e dashura
e unė u ula me pushua
M'u shterė vjeshta ose ra drita
Provova me t'thėnė diēka

Qershor, 2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara