HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Profil studiuesi

Prof. Dr. Simon Pepa (1936 - 2002),
albanolog i palodhur i letrave shqipe

-- nga Klajd Kapinova, Manhattan, New York

Klajd Kapinova Simoni u lind nė qytetin e Shkodrės nė familjen Ndoc e Kjara Pepa, ndėr njerėz tė mirė e zanatēinj mjaft punėtorė. Ai jetoi nė lagjen Arra e Madhe, areal enciklopedik, ku gjendej kuvendi i vogėl franēeskan O.F.M. (Organizata e Minore Franēeskane), i mbushur me klerikė tė urtė, tė menēur, dijetarė tė mirėnjohur mbarėshqiptarė, ardhetarė e prelat tė devotshėm, qė lanė gjurmė tė pashlyeshme nė formimin e tij.
Ai, njohu shumė prej tyre, u pėrpoq tė hulumtojė, studiojė e publikojė veprėn e tyre. E shqetėsonte derisa ndėrroi jetė fakti, se askush si pati kėrkuar klerikėve falje, pėr krimet e bėra ndaj tė pafajshėmve. Studiuesi i palodhur, me miq tė tjerė tė udhės sė dritės e vėrtetės historike, nisi tė botojė punimet e tyre nė shumė organe tė ndryshme, njė pjesė e tė cilave ishin kujtime, qė kishte akumuluar e ruajtur me kujdes gjatė viteve me shumė prej tyre.

Sa herė bisedonim me orė tė tėra me Prof. Simonin nė Arqipeshkėvinė Metropolitane tė Kishės Katolike nė Shkodėr, ai kishte njė pasion tė pashuar, qė kėrkonte vetėm tė tregonte e nxirrte nė pah tė vėrtetėn e jetės dhe veprės sė paharruar tė lėnė qėllimisht nė harresė.
Jeta e rinore e Simon Pepės nga vitet 1954-1972, ishte udhėtimi i pėrditshėm me biēikletė pėr 19 vjet nėpėr katundet e Shkodrės si mėsues. Nė vitin 1973, emėrohet pedagog nė Insitutin e Lartė Pedagogjik tė Shkodrės (sot Universiteti i Shkodrės "Luigj Gurakuqi"), ku deri mė 1976 dha leksione nė lėndėt "Dialektologji e Gjuhės Shqipe" dhe "Metodika e Gjuhės Shqipe". Prof. Pepa, deri sa kaloi nė amshim, mbuloi lėndėt: "Leksikologji e Gjuhės Shqiper" e "Fonetika e Gjuhės Shqipe".

Prof. Simon Pepa e miku i tij i ngushtė pedagogu e albanologu Prof. Dr. Tomorr Osmani, dhanė ndihmė tė madhe nė Sektorin Shkencorė tė Albanologjisė nė Universitetin e Shkodrės. Prof. Osmani, mbas 4 vitėsh, kujton:
"Nga fjala gjurmėlėnėse tek studentėt nė leksionet e leksikologjisė e tė fonetikės, deri tek fjala e shtypur tek librat tuaj me vlerė, nga bashkėpunimi nė redaktimin e librit "Leksiku historik i shqipes" (Vėll. I & II) tė Prof. Dr. Kolė Ashta e kolanės "Studime shqiptare" (5 volume), gjer tek marrja e titujve "Doktor i shkencave" (1989), "Profesor i asocuar" (1995) e mė pas "Profesor"(1999), ėshtė buzagazi i pėrhershėm i qytearit dhe hetimi skurpoloz i shkencėtarit..."

Ndėrsa, drejtori i Bibliotekės "At Marin Barleti" nė Shkodėr, studiuesi Gjovalin Ēuni, kujton: "Thuhet, se njė filozof ka thėnė, qė njė ndėr detyrat e burrit ėshtė edhe shkrimi i njė libri. Nuk e dimė, nėse Profesori e dinte kėtė thėnie, por dimė qė me veprat e tij shkroi pėr shumė burra e jo vetėm pėr ata, por pėr tė gjithė shtresat e popullsisė qė me endje lexuan, shijuan, por edhe dėgjuan nė takime tek recitonte krijimet e tij, qė ngjallnin ndjesi tė jashtėzakonshme."

Gjatė vitėve studentore tė shkollės sė lartė, Prof. Pepa, ka nisur tė bėjė kėrkime mbi gurrėn burimore popullore shqiptare nė trevat e zonės sė Mbi e Nėn Shkodrės. Ai ėshtė bashkėautor nė 4 tekste mėsimore pėr shkollat e larta e 2 monografive. Ėshtė autor i librave: "Tradita bujqėsore nėpėrmjet thesarit gjuhėsor" Pjesa I (Nė viset veriore tė Shqipėrisė nė pėrqasje me tė folme tė tjera tė shqipes, Shkodėr, 2002, 208 f.) dhe Pjesa II (Fjalor viset veriore tė Shqipėrisė nė pėrqasje me tė folme tė tjera tė shqipes, Shkodėr, 2002, 222 f.), "Gjurmė kulturore" (Shkodėr, 2000), nė tė cilėn, qysh nė hyrje autori Pepa, thotė: "Ua kushtoj atyre dijetarėve tė shquar, qė dhanė aq shumė pėr kulturėn shqiptare, por si shpėrblim u hodhėn nė detin e harresės ose u martirizuan egėrsisht."

Albanologu shkodran, punoi njė jetė tė tėrė dhe 12 vitėt e fundit i mori shumė kohė e enėrgji kėmngulėse, duke takuar njerėz nė tė katėr anėt e viseve veriore tė Shqipėrisė, shfrytėzoi njė literaturė tė gjerė gjuhėsore, por vende vende edhe historike, etnografike, mitologjike etj.

Dorėshkrimet e pėrfunduara shumė vite mė parė, pėr shkaqe tė ndryshme u ruajtėn nė sirtarėt e shtėpisė sė tij, si njė dokument tepėr i vlefshėm jetėsor. Duke ruajtur origjinalitetin e tyre familja, gruaja Bruna, djali Albani e vajza Arieta, u kujdesėn qė t'i botojnė njėra mbas tjetrės. Ato sot gjendėn tė shpėrnadarė nė tė gjithė trojet enike shqiptare Europė e Amerikė.
Albani, sa herė takon intelektualė nė shtete tė ndryshme tė Amerikės, u dhuron libra tė albanologut tė paharruar, qė punoi njė jetė tė tėrė, pėr tė mbledhur si bleta punėtore nektarin shumėshekullorė tė gurrės sė pashtershme popullore nė krahina e zona tė ndryshme tė Veriut tė Shqipėrisė.

Nė kėto vepra tė botuara, pėrfshihen: studime, artikuj, kumtesa, kushtuar figurave tė shquara, si: Ipeshvit Imzot Frang Bardhit; dy vėllėzėrve luftėtarė e atdhetarė Filip e Kolė Kraja; misionarit, albanologut diturak e udhėtarit e hulumtuesit tė palodhur tė Malėsisė Veriore At Prof. Fuglio Cordignano; studiuesit akademik tė letrave shqipe At Justin Rrota O.F.M; themeluesit tė leksikografisė krahinore dhe asaj onomastike Dom Nikollė Gazulli; Kardinal Mikel Koliqi, njė emėr i madh shqiptar; At Dr. Donat Kurti, vigan i martirizuar i folkloristikės shqiptare; misionarit e mikut tė Shqipėrisė, italianit tė pamposhtur At Ciacoma (Jak) Gardini (qė bėri 10 vjet burg nė kohėn e diktaturės ateiste); Prof Eqrem Ēabej, Prof. Kolė Ashtės, Prof. Fadil Podgoricės, Gjon Kujxhisė etj.

Ndėrsa vepra tjetėr voluminoze: "Zadrima dhe bijtė e ndritur tė saj" (Shkodėr, 2003), botuar nėn kujdesin e bashkėshortes Bruna dhe fėmijėve tė vet Albanit nė Conneticut (ShBA) e vajzės Arianitės nė Itali. Libri, ėshtė i ndarė nė 8 krerė: "Zadrima - krahinė e lashtė e Shqipėrisė", "Bij tė ndritur tė Zadrimes", "Katoliēizmi dhe Shqipėria", "Martirizimi i Klerit Katolik tė Zadrimės", "Meshtarė zadrimorė tė martirizuar", "Martirizimi i At Dajanit e At Faustit", "Kujtime dhe mbresa", "Jehona nė shtypin italian".

Studiuesi Pepa, nė kohė tė lirė ka derdhė frymėzimin e dashurisė sė madhe, qė kishte pėr qytetin e lindjes. Krijimet poetike, i ka pėrmbledhur me pėrkujdesje, nė vėllimin me lirika e humor tė titulluar: "Brengė dhe gaz nga Shkodra ime" (Shkodėr, 2001).
Kritiku letrar e pedagogu i Universitetit tė Shkodrės "Luigj Gurakuqi" Prof. Hasan Lekaj, i pėrshkruan kėshtu poezitė e lirikut Dr. Pepa: "Krijimet poetike tė kėtij vėllimi nuk janė nxjerrė nga arkivat, pėrkundrazi, shprehin tharme me bukuri lirike dhe aromė gazmore, shoqėnue me vokacion rinor dhe pjekuni artistike. Poeti dėshmon estetikisht rrjedhėn e jetės dhe, pse jo, edhe jetėshkrimin poetik qė, falė pėrkushtimit tė sinqertė, me hove rinore dhe meditim moshor, poezitė, jo vetėm qė nuk e kanė humbė fresnikė, por edhe mbijetojnė. Fjala poetike e Simon pepės asht e lirė dhe, njėkohsisht, model papajtueshmėnie midis pėrjetimit dhe jetės artistike nė hapėsinėne traditės poetike qytetare shkodrane."

Prof. Pepa, ka botuar me dhjetra studime e artikuj shkencorė nė shtypin shkencorė e atė periodik nė Shqipėri, Kosovė, ShBA, Itali etj. Ai ka mbajtur kumtesa e sesione shkencore nė universitetet shqiptare nė Shqipėri, e i ftuar nė katedra universitetesh, si: nė Kosovė, Zagreb, New York, Itali etj. Disa herė ėshtė ftuar nga departamenti i Linguistikės pranė Universitetit tė Padovės, ku ka mbajtur cikėl leksionesh.


Sodis

Sodis dritares tretur n'ėndėrrime
Dhe sytė e lodhur ngultas larg vėshtrojnė
Atje ku malet dridhen me gjėnime
Zemėrim rrufetė e qiellit ku lėshojnė.

Pėrpara meje shtrihet fusha e blertė
Ku lulja e zverdhė vjeshtake po venitet
Ku rrjedh ngadalė ky lumi si pėrherė
Nė tokėn e zhuritur qė vaditet.

Por jo! S'e dua fushėn e bleruar
Nė lulet e randshme syri s'm'ndahet
Atje ku shfren rrufeja e tėrbuar
Atje ku gjėnon moti larg nė malet.

Veē atje larg vėshtroj dritares vazhdimisht
Ku n'mjegull mbuluar Cukalit i ėsht' fytyra
Sa t'dua, o pamje e egėr malėsore
E shpirtit tim tė lodhur i je pasqyra...


Kur mbramja zbret…

Muzgu po zbret..., e dielli prapa mali
Lodhur nga dita ngadalė po pėrėndon
Me sy t'ngulitur larg kqyrė mos erdh djali
Pse zemra e nėnės gjithher' keq mendon.

E kur kėputur, vonė nga puna kthen
E hana sipėr n'qiell ngadalė rrėshqet
N'shtėpizėn tėnde t'vogėl nata vjen
Shiko, njė dritė t'venitur, nana pret...

Edhe atėher' kur n'mbrėmjet pranverore
Me shoqėri, n'gėzim natė kalon
Gjer n'orė tė vona mbėshtetur nė dritore
Pėr ty njė zemėr nane pret e andrron...


Dimėr

Ėsht' dimėr, vashė, njė dimėr pa blerime
Qė gjeth't e zverdhur i tretė pa mėshirė
I la bilbili t'ėmbla cicėrime
E gurra kėngėtare krejt ėshtė ngrirė.

Porse s'ka gjė n'se gjethet zverdhur
Le t'rrijė gjithherė kjo gurra nė heshtim
Dimėr mos t'ketė, o vashė, nė sytė e shkuar
Pse veē atėher' zbret dimri n'shpirtin tim...


Kėndo!

Nė degėt e luleviles, kur krahėt t'ketė shtri nata
Nuk prajnė kėntarėt bilbila tue k'ndue kangėn e vet
At' kėngė qė un' gjithherė thellė nė shpirt ruejt' e pata
Pėr gazin e bilbilit veē ajo kėngė flet.

Ai shend qė t'ka mbulue sonte, o bilbil nuk mund tmatet
Kėndo! Kėndo! pa pra, me heshtur ėsht' e kotė
Sa kam dėshir' me t'die tue circėrue kėngėtar nate
Pse ti nuk di sė paku se ē'halle ka kjo botė… Mbas teje

Dua tė tė shoh jo kur nata e mbulon fshatin
As kur hana nis heshtas t'udhėtojė
Por kur dielli pėrvėlues e djeg shpatin
E n'orė tė zhegut shkon tufa tmrizojė.

Ti i prin tufės n'pėr shtigje t'zharitur
Prej njė rrezes pėrvėluese qė djeg
Vetėm ecėn, gjithhera pa e ditur
Se njė hije ty hijen ta ndjek.

Kur ti ndalesh pak hijet afrohen
Ecin, ecin nė tokėn zharitė
Nganjėhera t'dy hijet ngatėrrohen
E un' kėnaqem ngatėrrue tue i soditė…


Njė peng nderimi

  Kujtimit tė Prof. Kolė Ashtės

Vetėm studime ti s'dite gjė tjetėr
Mbi tryezė tė punės sa herė mesnata t'ra
Buzuku, Bardhi e t'gjith' autorėt e vjetėr
Tė patėn mik, tė patėn shok e vėlla.

Si pėr fėmijėt tuaj pėr ta s'kurseve fare
Pse n'jetė tė udhėhiqte njė qėllim i lartė
Fjalėn e bukur e tė pastėr shqiptare
Ti e skalite aq mjeshtėrisht me dalė.

Por tash s'je ma, bilbili ndėr rudina
Bashkė me njė zanė ēdo vit vajtojnė n'pranverė
Atje n'Ermaj sa t'endet moti e stina
Pushon n'amshim nėn qiparizat t'blerrė.

Por jo, ti s'vdes, sa herė tė thėrret Shqipėria
Ty ta pėrcjellin emrin male e kodra
E vjen i gjallė ku rrjedh djersa e dija
Pse n'vepra tuaj, i Kolė, tė kujton Shkodra…


Kur pėrzihen shkronjat

Ngadal' ky deti i lodhun sa ra nė qetėsi
U heshtėn britma e gaze qė vlonin pak mė parė
Me vel tė mugėt nata l'shoi t'veten errėsi
Nga lart hėna shtegtare end rreze t'lame n'ar.

Pushojnė njrėzia, nė ėndrra t'bukura tretur
(E ku ka ngre kjo botė tė endet kot si ne)
Ne vetėm, veē tė dy, tek bregu kemi mbetur
Nuk flasim, thua se heshtja, do t'na falė diēka t're.

Vėshtroj fytyrėn tėnde, ti larg shikimin ngulur
E hjedh ashtu pa dashur, n'ca drita qė kaluan
As sonte njė fjalė s'flet, po rri me kokėn ulur
Edhe n'ranishte t'bregut, si kot ti diēka shkruan.

Skalit dy emrat tanė, pa folur asnjė fjalė
Ah! sa do tė dėshiroja qė emrat t'rrinė pa humbė…
Por deti i pamėshirė sjell tė palodhurat valė
Duke i pėrzier shkronjat me ranė, me valė, me shkumbė…


Mirė se erdhe!

Si dallėndyshe shtegėtare
Ike n'male e kodra
Tė pėrcollėn me lot n'sy
Zemėrdjegurat motra.

Nėna plakė, zhuritė nga malli
T'priste strukė te votra
Kishte shpresė, ah! Shpresė tė fikur
Syrin ngulė nga porta.

Oh! Sa e egėr qe shtėrngata
Me tė s'kishte lodra
Ra martir, vėlla Myzaferi
Vdiq dhe njė nga motrat.

Por mė nė fund dallėndyshja u kthye
N'ēerdhe t'vet te porta
Qan e kėqyrė me sy t'pėrvajshėm
Vendet bosh te votra.

Qeshet shpirti i lėnduar
Gėzohen t'vuajturat motra
Mirė se erdhe n'qytet t'lindjes
T'thotė Rozafa e Shkodra!

Shėnim: Poeti Prof. Arshi Pipa, gjet tė vdekur: babain (vdekur nė internim), nėnėn, vėllain, Myzaferin, tė cilin e mbytėn nė tortura, sot me varr tė paditur, motrėn, Bledi Pipa, qė e lanė tė shuhet nga tuberkolozi, pa e kuruar, mbasi ishte "e prekur politikisht".

Botuar nė revistėn kulturore "Jeta Katolike" New York, 4/2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara