HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Profil piktori

Enrrik Mendoja - Valset shpirtėrore nė penel

-- nga Klajd Kapinova, Manhattan, New York

Klajd Kapinova “Vazhdues i denjė i piktorėve tė shquem shkodran si: Kolė Idromeno, Zef Kolombi, Simon Rrota, Vladimir Jani etj. Vizatues i saktė e perfekt deri n’pafundsi mjeshtrore. Ai kalon bukur nga velatura nė shpėrthime koloristike, qė burojnė nga nji shpirt i pasun krijues, nė nji ndjesi e thellė magjepsėse, ku si limit ka Hyjnoren. Nė tė gjitha punimet, janė tė gėrshetueme bukur mjeshtėria e arti. Nė punimet flet vetėm shpirti i tij.”
/Nikolin Luci, piktor

I thjeshtė, por i ndjeshėm pėr tė bukurėn, me vullnet tė madh e buzagaz, melankolik e shumė meditues. Elegant nė pikturė, plot dritė harmoni e jetė, tejdukshmėri e pėrpunuar nė ngjyrė, duke mbetur pėrjetėsisht autokton me shpirtin arbėror. Mjedisi kulturor nė qytetin e djepit tė kulturės nė Shqipėri, ka qenė i pėrshtatshėm nė edukimin e shijeve artistike. Asgjė nuk ėshtė e rastit. Talenti, mendja e zemra, janė tė shkrira nė penelin me emrin: Enrrik Mendoja.

Enrrik Mendoja U rrit me dashurinė pėr pikturėn, deri sa mbaroi shkollėn e mesme nė Licen Artistik nė Tiranė. Rregjimi komunist e privoi tė vijonte shkollėn e lartė. Filloi tė punoi nė hidrocentralin e Fierzės si punėtor. Kėtu njohu nga afėr vuajtjen e popullit, sakrificat, mjerimin, tė cilėn e ndau sėbashku me ta… Rriku, sa herė qė pėrfundonte njė pikturė (nė gjininė e peisazhit, portretit, kompozimit etj.), kėrkonte mendime, veretje e sugjerime nga miqtė, shokėt e vizitorėt e ēastit qė gjendeshin ne studion “Piktor” nė lagjen Parrucė. Modestia nė artin e mirėfilltė popullor, vijoi pėr vite dekada nė galeri arti, ekspozita brenda e jashtė vendlindjes nė Europė etj.

Shiroka - oil on canvas - 90x70 cm Me sa duket shkolla e talentit, qė mbarte nė eksperiencėn e vet piktori Naxhi Bakalli, kanė lėnė gjurmė nė profilin origjinal tė piktorit Mendoja. Mėsuesi, zbuloi talentin e nxėnėsit tė tij, e pėrkrahu kur tė gjithė e braktisėn e i kthyen shpinėn pėr arsyen absurde tė “luftės sė klasave”, nė morsėn e sė cilės u mbėrthye keqas adolishenti me talent. Peneli i artistit, ndoqi udhėn e mjeshtėrit, por pa u bėrė asnjėherė rob i tij. Ai, dėshmon se veprat klasike, nuk janė e vetmja zgjidhje, qė mund tė mendohet pėr tė arritur bukurinė, por pėr dashamirėsit mė tė rafinuar tė artit, ka pėrzgjedhje pak mė tė drejtpėrdrejta me efekte, qė tė tėrheqin drejt njė suksesi tė ri. Bocet me akuarel, janė njė punė shpirtėrore, qė gjithnjė kur i mbaronte dhe ekspozonte i falėn sukesin e mundit e kohės sė gjatė. Detajonte nė mendjen e begatė, boshtin e idesė, pėr tė realizuar kompoziocionin piktural plot diell e paqė. Nėse do tė shohim me kujdes ekspoziten private, qė ndodhet nė shtėpinė Mendoja nė Pelham Bay, Bronx, New York, shikuesi apo vizitori menjeherė do tė dalloj ngjyrat e ndezura, larushinė e pasur tė kostumeve popullore arbėrore tė zonės e nėnzonės sė Mbi e Nėn Shkodrės.

Nė piktura, autori ka zgjedhur motive, qė i quan me vend “njė vegim ėndrrimtar tė sė kaluarės”. Dhe atė vegim e ka zhyetur nė njė dritė tė praruar ose nė njė ajėr tė argjendė, qė vjen e transfiguron jetė tė gjallė, tė hareshme nė koleksionin e pasur tė veprės sė tij. Veprat artistike “Kushtrimi” (80x80), “Autoportret”, kanė njė teknikė tė lartė realizimi me vaj nė telajo. Tematika e vajzave tė bukura: “Zadrimorja me pjeshkė”, “Katundarja me shandan e qyp”, “Portret fshatareje”, “Dasmorėt falin nusen”, “Katundarja me mollė e lule”, “Meditim i nuses sė re”, “Malėsorja e Marubit”, “Malėsore me flokė tė kuq”, “Zadrimorja me faqe tė zgjatur”, “Dy malėsorė me njerėz nė sfond”, “Bariu e baresha” “Katundarja nė formė rrethi”, “Katundarja nė blu”, “Zadrimorja e re”, “Ishulli i Shirokės” dhe legjenda e lashtė e kėshtjellės: “Tre vėllezėr e tre nuse”, “Murosja e Rozafės”, “Kalaja nė vjeshtė”, qytetarėve tė hershėm “Lufta me turqit”, motive fetare: “Zoja me Krishtin”, “Udha e Kryqit” (Kathedralen e Shėn Shtjefinit nė Shkodėr), “Gruaja me engjėll”, “Zoja Duomes”, “Varrezat katolike”, etj., “Kompozim portretesh”, “Portret fėmijė”, “Natyrė e qetė”, “Nusja”, “Peisazh” (dimėr), “Natyrė e qetė me gota”, “Akuarium”, “Portret vajze”, “Varkat” (peisazh), “Impresion”, “Fėmijėt”, “Abstraksion” (vaj, fibėr), “Portret i vajzės me mace”, “Gjeli”, “Dajlani” (peisazh), janė mė tė preferuarat, ku jepen me tė gjithė detajet elementet historik, traditės e folklorit etnik tė ruajtur brez mbas brezi deri nė ditėt tona.

Meditonte thellė, si studiues skrupuloz i traditės deri nė detaje dhe mbas disa ditėsh reflektonte me njė punim origjinal nė harmoni me tė gjitha linjat e njė vepre nė telajo. Fryma e pastėr realiste, pambingarkesė spikat nė punimet, qė i pėrshkon njė fill i ngrohtė bashkėkohorė pa ra nė pėrsėritje ose fotografizėm. Shumė vite me parė, para se era e demokracisė tė shkelmonte gjumin letargjik nė tokėn e Arbėrit, ai kishte nė shtėpi njė koleksion tė pasur pikturash. Bashkėshortja Rita e vajza Antonela, studente sot nė “John Jay College of Criminal Justice” New York, ishin e mbetėn oponentėt e pėrhershėm tė tij. Rriku, ka dėshirė tė flas sėrisht vetėm me ngjyrėn e tubeteve, penelet dhe telajot e njėpasnjėshme. Ekpozita vetjake ka hap nė vitin 1999 nė Galerinė e Artit nė Shkodėr, Galerinė e Artit “Te & Gi” (1999, Tiranė), ekspozita me grup autorėsh, nė Galerinė “Te & Gi” (1998, Itali), “Te & Gi” (1998, Slloveni), etj. Ai punoi nė Muzen Historik Nacional “Gjergj Kastrioti” nė Krujė, tek afresku mural Bashkim Pėrballimi (19mx5m). Punimet e tij, sot gjenden tė shpėrdara tek koleksionistėt e njohur nė vende tė botės dhe ShBA.

Marrė nga revista: “Jeta Katolike” 1/2007, New York, USA

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara