HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Presheva ka me afėr Tiranėn sė Beogradin

-- nga Koēo Danaj

Koēo Danaj Nuk bėhet fjalė pėr distancė kilometrike. Ashtu siē nuk bėhet fjalė pėr infrastrukture rrugėsh. Bėhet fjalė pėr njė distancė tjetėr. Cila ėshtė ajo distancė? Bėhet fjalė pėr distancėn kombėtare, distancėn natyrale, distancėn shpirtėrore, distancėn gjuhėsore etj etj. Dhe kur merr parasysh kėto lloj distancash, atėherė me plot tė drejtė mund tė thuash se Presheva ka shumė herė mė afėr Tiranėn se sa Beogradin. Po kjo dihet, mund tė thotė dikush apo disa. Ėshtė shumė e vėrtetė qė dihet, por ėshtė po kaq e vėrtetė se shpesh herė harrohet.

Po pse harrohet? Po ja perse: Shqiptarėt nė Luginėn e Preshevės bojkotuan referendumin lidhur me kushtetutėn serbe. Dhe me kėtė bojkot ata treguan se nuk e njohin Ligjin themelor tė shtetit serb. Qė do tė thotė se nuk e njohin vete Serbinė si shtetin e tyre. Deri kėtu janė dakord tė gjithė, pėrfshirė edhe politikanėt shqiptarė nga Tirana, Prishtina dhe Tetova. Por paradoksi ndodh me vonė. Atyre qė bojkotuan Ligjin themelor tė shtetit serb, u thuhet tė mos bojkotojnė pushtetin serb. Dhe kėsisoj, politikanėt shqiptarė tė Preshevės u ndodhen nėn njė trysni nga politikanėt shqiptare pėr tė mos bojkotuar zgjedhjet e 21 janarit.

Ata u thirren nė Tiranė, u thirren nė Prishtinė etj pėr kėtė ēėshtje. Atyre iu dėrgua mesazh pėr Vitin e Ri edhe nga Presidenti i Shqipėrisė pėr tė marrė pjesė nė zgjedhje. Fundi i trysnisė: Vetėm dy parti politike nga 5 tė tilla pranuan tė marrin pjesė nė zgjedhjet e Serbisė. PDSH e drejtuar nga Ragmi Mustafa, LBD e drejtuar nga Jonuz Musliu etj dhe PDK nuk pranuan tė marrin pjesė nė zgjedhje. Pėr dijeni tė lexuesit, PDSH dhe LBD janė dy nga partitė kryesore tė shqiptarėve.

Ragmi Mustafa ėshtė kryetar i Bashkisė sė Preshevės, qė nė zgjedhjet e fundit e fitoi postin e kryetarit me 64 pėr qind tė votave. Ndėrsa Jonuz Musliu ka qenė pėrfaqėsues politik i UCPMB dhe kandidati kryesor pėr bashkinė e Bujanovcit. Nė raundin e parė ai fitoi mbi 4000 vota.

Por nė raundin e dytė, pėr tė mos lejuar fitoren e kandidatit tė radikalėve serbė Svetisllav Svojemenoviēi dhe pėr tė garantuar fitoren e pėrfaqėsuesit shqiptar, Nagip Arifit, mbėshteti kėtė tė fundit.
Akoma nuk dihet se sa shqiptarė do tė marrin pjesė. Sondazhet e para flasin se ata do ti bojkotojnė masivisht edhe kėto zgjedhje, ashtu siē bėnė me referendumin pėr kushtetutėn serbe.

Ē’ka u tha me sipėr ka tė bėjė me pohimin e faktit se politika shqiptare nuk arriti t’i unifikonte nė qėndrime partitė politikė tė Luginės sė Preshevės. Pėrkundrazi i pėrēau ato me shumė. Por jo vetėm kaq, politika nė Prishtinė dhe Tiranė nuk ka lėvizur fare pėr t’i ndihmuar politikanėt e Luginės sė Preshevės tė krijojnė Kėshillin Kombėtar Shqiptar.

Deri me sot nuk ka pasur asnjė lėvizje lidhur me kėtė institucion kombėtar shqiptar. Ndėrsa pati shumė lėvizje lidhur me pjesėmarrjen nė zgjedhje. Por jo vetėm kaq: Politika shqiptare nė Prishtinė, Tetovė apo Tiranė ka harruar se shqiptarėt e Luginės sė Preshevės nė datė 24 mars 1992 kanė zhvilluar njė Referendum pėr Autonomi tė Luginės dhe pėr tė drejtė Bashkimi me Kosovėn.

Ėshtė koha e rikthimit tė Kujtesės historiko-politike. Ata qė flasin ēdo ditė pėr pavarėsinė e Kosovės duhet mė nė fund ta kuptojnė se kjo pavarėsi garantohet nė Preshevė mė shumė se nė ndonjė vend tjetėr. Ata qė flasin ēdo ditė pėr liritė dhe tė drejtat e shqiptarėve nė Maqedoni, duhet mė nė fund ta kuptojnė se kėto liri dhe tė drejta nuk mund tė copėzohen pjesė-pjesė, ato mund dhe duhet tė realizohen tėrėsisht. Liritė dhe tė drejtat e shqiptarėve nė Maqedoni mbrohen dhe realizohen nė Tuz apo Ulqin.

Problemi shqiptar ka veēoritė e tij nė vende tė ndryshme tė rajonit. Por ai ka edhe tė pėrbashkėtėn e tij qė do tė thotė se nė rikonfigurimin e rajonit, shqiptarėt duhet tė jenė bashkė. Ne 28 nėntor 2006, Presheva dhe gjithė Lugina festoi me madhėshti Festėn e shpalljes sė Shqipėrisė Natyrale nė 28 nėntor 1912. Me kėtė festė, shqiptarėt nė Luginė treguan se Tiranėn e kanė shumė me afėr se Beogradin. Ėshtė njė aspiratė qė kėrkon tė shndėrrohet nė realitet. Dikush nė Tiranė, Tetovė apo Prishtinė, ndoshta edhe nuk ka fuqi t’i ndihmojė. Pafuqia vetėm konstatohet, ajo nuk ndėshkohet, as kritikohet.

Por Pafuqia nuk duhet tė pengojė apo tė ngatėrrojė. Prandaj po e mbyllim kėtė analizė me njė titull pikture tė Salvador Dalisė: Lėrini djemtė tė shkojnė tek Nėna.

Koha Jonė, 06 dhjetor 2007

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara