HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


LAPIDARI ME FLAMURIN SHQIPTAR

-- nga KAROLINA GECI (Studente) - Trieste, Itali.

Na eshte bere si shplodhje qe na mbetet pas nje dite te ngjeshur me pregatitje per provime, pas asaj pjese kohe nė Internet, duke hyre ne Albeuropa ku lexojme lajme te ndryshme nga vendi e diaspora, ne "Bota e gruas", ku lexojme poezite e bukura te Blerta Tiranes, Alban Tartarit, Mimoza Kallfes, Engjell Koliqit, Qefseres e shume e shume bashke atdhetareve te tjere.
Te pakten nje ore ne dite, jemi nje grup studentesh qe lexojme keto shkrime, duke bere komentet tona sigurisht e na eshte bere si diēka e domosdoshme dhe e perditeshme. Ajo qe me shtyu te shkruaj sot, ishte poezia e poetes sone te mirenjohur Vitore Stefa Leka, "Ne galerine me profilin e Dantes", qe kemi lexuar keto dy ditet e fundit.

Dekorimi nga Presidenti Moisiu me Mirėnjohje Presidenciale
Dekorimi nga Presidenti Moisiu me Mirėnjohje Presidenciale

Keto vargje me kthyen 3 vjet me pare, kur erdha per here te pare ne Trieste. Tuneli qe natyra e ka gdhendur - siē thote poetja - si me dore kete profil te poetit te madh italian, Dante Alighierit eshte dhe pika e lidhjes rrugore ndermjet Triestes e gjithe qyteteve te tjera te Italise apo Evrpoes.
S'kisha as nje muaj qe kisha ardhur, kur me nje grup shokesh e shoqesh vendosem te kalojme fundjaven ne Venecia. Isha e sapo ardhur nga Shqiperia dhe bukuria e ketij qyteti romantik bregdetar po me magjepste me peisazhet e ndryshme qe me dilnin perpara.

Deshmi Admirimi
Deshmi Admirimi, nė ceremoninė e dekorimit

Befas pa hyre ne tunel, me del perpara flamuri shqiptar dhe pa patur kohen te pyes, te gjithe ndaluan aty. Shoket e shoqet e mi u drejtuan tek ai "tip" lapidari me flamurin tone ku ndodhej nje fotografi e nje djaloshi 18 vjeēar, Gentur Lleshi, rrethuar me 18 trendafila te kuq, si dhe fjale te shkruara:
"Te lutem mos e kthe fytyren! Mos i hiq syte nga kjo fotografi, mos e mbulo me dore foton e ketij djaloshi te bukur sepse shuhen endrrat e tua, shpresat e tua, deshirat e tua, shuhet gjithēka e bukur e shpirtit tend. Para teje ndodhen duart e njoma me kallo, eshte pjekuria e parakohshme, eshte endrra qe pritet, ketu ndodhet nje nga ata qe i hipen anijes se shpreses se madhe e u vra aksidentalisht ne pune."
S'munda ta lexoj deri ne fund se nje lemsh m'u mblodh ne gryke... fjalet e meposhtme "vrare aksidentalisht me 2 tetor 1992", po me rrotulloheshin perpara syve.

Vitore Stefa Leka me Dritėro Agollin e Xhevahir Spahiun
Vitore Stefa Leka me Dritėro Agollin e Xhevahir Spahiun

M'u afrua Eda.
- Karolina a deshiron te shohesh diēka te ēuditeshme?? Shiko profilin e Dantes ne te dale te tunelit, kur triestinet kalojne aty i bien tri here borise pasi u sjell fat per udhetimin qe jane nisur.
Kur vuri re qe une s'po levizja, vazhdoi:
- E po ke te drejte ti, vjen per here te pare ketu. Ne vitet e para kur prisnim e percillnim njerez tek trageti, shikonim dhe arkivole qe i dergonin ne atdhe, pa dike qe i percillte e pa dike qe i priste... E tmerrshme!!! Mos harro jane vitet e para te '90, vendi atje i shkaterruar mezi po perkembej e ne te ikurit, d.m.th prinderit tane se ne ishim akoma te vegjel atehere, ishin ende te pastabilizuar e konfuze... megjithate ajo pamje e arkivoleve... ē'te them!!!

Vitore Stefa Leka e Nirvana Pistulli me Miss Italia 2002
Vitore Stefa Leka e Nirvana Pistulli me Miss Italia 2002

Mbaj mend teta Vitoren, mamane e Mikelinos ti e njeh, organizoi nje ceremoni te thjeshte me disa shqiptare te tjere per percjelljen, pas vdekjes tragjike te ketij djali qe po kthehej me leje ne shtepi, punonte duke vjele rrushin, duart gjithe kallo, o zot! Sapo kishte mbushur 18 vjeē. Teta Vitore, ose siē e quajne dhe Nene Tereza nga ndihma e madhe qe u ka dhene shqiptareve ne emigracion se bashku me piktorin nobelist z. Masrur Imani, donin te ngrinin nje lapidar si simbol i te gjithe te reneve jashte atdheut, qe dhe i nderruan faqen atij vendi me ndihmen e kraheve te tyre duke "lene kockat ketej".
Zgjodhen pikerisht kete vend qe eshte dhe si vend pushimi ne menyre qe njerezit qe ndalojne ketu, te mund te shikojne dhe lapidarin tone.

Vitore Stefa Leka dhe Silke Liria Blumbach nė Festivalin Ditėt e Naimit, Tetovė
Vitore Stefa Leka dhe Silke Liria Blumbach etj. nė Festivalin "Ditėt e Naimit", Tetovė

Ne fillim vinin shume njerez, ishte dhe kurioziteti per kete flamur te panjohur. Nje dite kemi gjetur dhe nje kurore nga vellezerit kosovare qe ndodhen ne Graz te Austrise. Ka shume shqiptare qe vijne nga Evropa apo Italia e veriut, qe mos qendrojne perpara ketij lapidari duke lene dhe mendimet e tyre me shkrim, si dhe i shikon.
Me vone dhe per mua u be diēka e zakonshme ndalesha aty, sa here qe dilnim jashte qytetit, tek lapidari i ngritur nga kjo zonje e madhe dhe pse nuk ka permasat e nje lapidari, eshte kthyer ne nje simbol ne kujtim te atyre qe kane humbur jeten neper bote. Por ketij lapidari te vogel me aq vlera te medha, i jane shtuar fotografite, aty: Dritan Berberi, 24 vjeē vrare aksidentalisht; Lulzim Nevzati nga Gjilani, vrare aksidentalisht ne pune. Aty ēdo here nderrohen lulet nga motra e vellezr te panjohur.

FOTO 1: Kongresmeni amerikan me origjine Arbereshe Joseph J. Dio Guardi me bashkshorten e tij, duke vene lulet e dhuruara nga femijet e Kosoves posaēerisht per kete lapidar

FOTO 2: Znj. Vitore Stefa Leka dhe piktori me fame boterore Masrur Imani duke ēuar lule me rastin e 8-vjetorit te vdekjes se Genturit

FOTO 3: (duke u nisur nga e djathta ne te majte) Poetja Edlira Flaka, znj. Vitore dhe Karolina Geci.

Vitore Stefa Leka dhe Flora Brovina
Vitore Stefa Leka dhe Flora Brovina Vitore Stefa Leka - kujtime shqiptare nė zemėr tė Italisė
Vitore Stefa Leka - kujtime shqiptare nė zemėr tė Italisė Vitore Stefa Leka - mirėnjohje Presidentit pėr dekoratėn
Vitore Stefa Leka - mirėnjohje Presidentit pėr dekoratėn Vitore Stefa Leka me Llesh Kolėn, tė bijėn Mardenėn dhe dashamirė tė tjerė
Vitore Stefa Leka me Llesh Kolėn, tė bijėn Mardenėn dhe dashamirė tė tjerė Vitore Stefa Leka me shqiptarė
Vitore Stefa Leka me shqiptarė Vitore Stefa Leka me shqiptarė
Vitore Stefa Leka me shqiptarė

Poezia e zonjes Vitore qe me frymezoi dhe mua te shkruaja, me siguri ka dale nga shpirti i poetes per te perjetesuar kete lapidar (ndonese per ne konsiderohej i tille dhe me pare) si dhe ne kujtim te permujorit te humbjes sė Kujtim Nevzatit.

Vitore Stefa Leka me shqiptarė
Vitore Stefa Leka me shqiptarė


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara