HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Dritė mbi tė vėrtetėn

-- nga Kol Miria

Me dhimbje nė zemėr dhe nė shpirt vendosa tė shkruaj sėrish pėr vuajtjet dhe padrejtėsitė qė i janė bėrė dhe po i bėhen popullit ndėr vite. Unė me kėtė shkrim dua tė pėrcjell tek masa e madhe e lexuesve dashamirės dhe vullnetmirė ndaj vendit tė tyre se qė sot e kėsaj dite diktaturės sllavo-komuniste po i dėgjohen gėrhamat e fundit tė saj.

Ky ėshtė mesazhi qė Europa jep nė Kėshillin e saj lidhur me krimet e komunizmit nė Shqipėri. Diktatura komuniste nė Shqipėri ėshtė tkurrur dukshėm. Sėmundja i ka depėrtuar nė damarėt e gjakut dhe gradualisht po i bren dhe kockat. Kėto ngjarje janė momentet e kthesės historike pėr tė ndėrtuar njė shoqėri tė pastėr qė shqiptarėt tė kenė njė Atdhe, njė histori dhe njė palė heronj. Siē dihet nė asnjė vend tė botės tė zhvilluar demokratike nuk ka dy palė heronj pėr njė komb.

Natyrshėm lind pyetja:
Kush mban pėrgjegjėsi pėrpara historisė pėr pėrhapjen e ideve komuniste nė Shqipėri?

Si fillim po paraqes nė mėnyrė paralele 2 figura historike qė i pėrkasin periudhės sė viteve 1920-1939, atė tė Luigj Gurakuqit dhe Ahmet Zogut. Disa lexues mund tė pyesin pėrse nuk vendos Fan Nolin nė vend tė Luigj Gurakuqit? Pėrgjigjen e kėsaj pyetjeje mund ta jap shkurtazi:

Noli ka njė pjesė tė vogėl nė historinė e Shqiptare pėr arsye se ka jetuar shumė pak nė Shqipėri (vetėm 4 vjetė nga vitet 1920-=1924) dhe pjesėn tjetėr tė kohės e ka kaluar si emigrant jashtė Shqipėrisė dhe si rezultat nė ngjarjet mė kulmore tė asaj periudhe nuk ka qenė prezent.

Nga ana e formimit kulturor, njohja dhe zotėrimi i gjuhėve tė huaja, historian, shkrimtar dhe mė shumė si pėrkthyes i ka shokėt e rradhė. Ndėrsa si politikan mund tė quhet njė deshtak pro sllavo – komunist.

Le tė kthehemi sėrish tek 2 personalitetet e lartpėrmendur.

Zogu dhe Gurakuqi si bashkėpunėtorė, pjesėmarrės nė ngjarjet me rėndėsi historike qė nga viti 1912 nė Vlorė dhe 1920 nė Kongresin e Lushnjės. Pas Kongresit tė Lushnjės kėto 2 figura politike nuk i shohim mė si bashkėpunėtorė tė njė qėllimi politik, por si dy rivalė me pikpamje tė ndryshme politike, me vizione tė ndryshme politike.

Zogu me prejardhje nga krentė e Parisė sė Matit si bajraktar i kėsaj krahine, ndėrsa Gurakuqi nga ana tjetėr anonte nga e majta e Lindjes komuniste.

Fan Noli e quante Gurakuqin “Pionerin e Shoqėrisė aksidentale”, pra tė shoqėrisė sė Lindjes qė nėnkupton Shoqėrinė Komuniste.

Rastėsisht mė ra nė dorė njė dokument qė verteton mė sė miri tė vėrtetėn e figurės sė Gurakuqit dhe qėndrimin e tij politik.

Dokumenti nė fjalė ka kėtė titull:
“Kleri katolik shqiptar dhe parimet e demokracisė perėndimore”, fq. 23 ku nė vijim pėr Gurakuqin sqaron “Njė komunizėm qė kishte fillue me livrue simbas urdhnave tė Kominternit vegėl e tė cilit ishte njė tjetėr figurė e ndritshme e botės shqiptare, e dalė prej kolegjit Saverian, e pra prej mėsimeve tė Jezuitėve, ka qenė ajo e Luigj Gurakuqit qė Fan Noli e ka cilėsuar pionieri i qytetarisė aksidentale nė Shqipėri. Rrjedhimi i kėtij formimi ėshtė edhe qėndrimi qė ky mbante nė rrafshin e marrėdhėnieve ndėrkrahinore e fetare. Gurakuqi ishte ai qė ka punuar mė gjatė dhe mė shumė pėr tė mbjellė farėn e komunizmit nė Shqipėri. Te Luigj Gurakuqi janė vėrejtė e qitė nė pah prej tė gjithė bashkėpunėtorėve, miqve dhe studentėve tė jetės dhe tė veprės sė tij.

Kaq kam mundėsi tė nxjerr prej kėtij dokumenti.

Nė vijim me rastin e vdekjes sė Leninit opozita kundra Ahmet Zogut e kryesuar nga Fan Noli dhe Luigj Gurakuqi kanė mbajtur 1 minutė zi nė Parlamentin Shqiptar. Kėsaj i thonė tė mbash zi pėr njė kriminel tė mbarė njerėzimit. E bija e Stalinit shkruan nga Amerika se Lenini dhe babai im vranė 48 milion rus nė revolucionin e Tetorit tė vitit 1917. Pjesa mė e madhe e tė vrarėve kanė qenė nacionalista tė djathtė, pjesa mė e vyer e kombit tė madh rus. E bija e Stalinit nė vijim shton: “Tė vrarėt nė revolucion i kanė transportuar me trena pune nė cepe tė ndryshme tė Rusisė dhe nė fund i kanė djegur me vajguri.

Unė do tė pėrpiqem tė paraqes pikat kulmore tė ngjarjeve historike tė padala nė dritė deri mė sot.

Ja deri nė ēfarė pėrmasash kanė arritur kėta burra shteti, tė shkolluar ndėr universitetet e perėndimit; gjatė njė debati parlamentar pozitė-opozitė njėri nga deputetėt e pozitės e quan njė deputet tjetėr tė opozitės Lenin dhe pėrnjėherė janė ngritur nė kėmbė tė gjithė opozitarėt nė mbrojtje tė Leninit duke argumentuar se emri i Leninit nuk duhet tė merret nė gojė kot dhe se Lenini do tė mbetet njė njeri i MADH. (Marrė nga Prof. Luigj Matijasati)

Nė pranverė tė vitit 1924 opozita humbet zgjedhjet parlamentare. Nė Qershor tė po atij viti fillojnė organizimin me armė grupe tė caktuara me ndihmėn e Kominternit se parimi bazė i komunistave ėshtė marrja e Pushtetit me dhunė dhe me gjak dhe mbrojtja e pushtetit po me gjak.

Menjėherė filluan kryengritjen e armatosur kundra shtetit tė ri tė sapoformuar me mund e sakrifica tė shumta. Shteti i parė pas 500 vjetėsh qė pushtimit osman.

Kėta zotėri revolucionarė nuk kishin shpenzuar as pesė lekė pėr formimin e kėtij shteti shumė tė pritur prej pjesės mė tė madhe tė shqiptarėve. Siē dihet shtetin e formuan tė pasurit si: krentė, bejlerėt, bajraktarėt etj. Gjykova si tė arsyeshme tė nxjerr nė dritė ashtu siē ėshtė e vėrteta historike pa hequr pikė as presje. E rėndova pak shkrimin dhe pėr kėtė i kėrkoj ndjesė lexuesit, por kam paraqitur vetėm pjesėn mė kryesore mjaft shkurtazi.

Me datė 10 Qershor tė vitit 1924 forcat kryengritėse hynė nė Tiranė. Qeveria u tėrhoq dhe revolucionarėt morėn pushtetin. Kryengritėsit tė quajtur revolucionarė tė parevolucion mbasi derdhėn shumė gjak morėn pushtetin me grykėn e pushkės, identike siē ndodhi nė vitin 1944 po ashtu nė vitin 1997.

Kjo kryengritje kundėr shtetit shqiptar dhe shumė e pėrfolur prej pushtetit komunist dhe e cilėsuar si njė revolucion pėrparimtar, u quajt nga Europa perėndimore asgjė mė tepėr pėrveēse njė kryengritje e armatosur dhe njė pushtet i marrė me dhunė dhe aspak legjitim. Ėshtė fakt se pushtetarėt e dalė nga njė grusht shteti nuk gjetėn mbėshtetje dhe as pėrkrahje nga perėndimi por vetėm nga Rusia komuniste. Rusia ishte mikja dhe aleatja e revolucionarėve tė Qershorit tė vitit 1924. Pėr ta vertetuar kėtė revolucionarėt tanė u ftuan pėr vizitė nė Moskė tė cilėn e mirėpritėn dhe nuk ngurruan tė shkojnė dhe me kėtė rast lidhėn marrėdhėnie diplomatike mes Shqipėrisė dhe Rusisė.

Ky ishte suksesi mė i madh pėr ta. Kėta burra revolucionarė mbollėn erė dhe mbarė kombi shqiptar korri furtunėn prej vitit 1944 deri nė vitin 1990.

Lexuesi duhet ta dijė se heronjtė dhe patriotėt e shpallur prej pushtetit komunist janė heronj tė paheroizėm dhe patriotė tė pa patriotizėm.

Historia e popullit shqiptar qė ekziston sot nuk ėshtė asgjė mė tepėr veēse njė histori terėsisht e deformuar nga politika qė i ngjan shumė historisė sė Partisė Komuniste.

Kėta historianė, servila tė realizmit socialist nuk dinė historinė e prejardhjes sė tyre familjare jo mė tė dinė historinė e popullit shqiptar. Kjo tokė qė i thonė Shqipėri kudo qė shkel kėmba e njeriut gjėmon nga padrejtėsitė qė i janė bėrė, armiq janė shpallur figurat e mėdha tė kombit, heronj janė shpallė tė gjithė ata qė kanė patur pikpamje tė majta revolucionare. Me plot gojėn mund tė themi se udhėheqėsit e kryengritjes sė Qershorit tė vitit 1924 ishin promotori i lėvizjes komuniste nė Shqipėri.

Pas Nolit dhe Gurakuqit vijnė bashkėpunėtorėt e tyre, siē janė Ali Kėlmendi (ky u kthy nga Moska pasi ishte pėrgaditur nė vitin 1930 pikėrisht kur Fan Noli i mėrguar po e linte jetėn politike nė Shqipėri pėr t’ja lėnė vendin dhe misionin e tij politik tė riut Ali Kėlmendit), Llazėr Funda, Sejfulla Malishova, Asim Vokshi, Avni Rustemi, Pandi Kristo, Petro Marko, Zef Mala, Gjovalin Luka etj. etj. si kėta. Madje njė pjesė e tyre u bėnė anėtarė tė Partisė Komuniste bolshevike ruse dhe njė ndėr ta ishte edhe Sejfulla Malishova, ish sekretar personal i Fan Nolit, pra ishte Fan Noli i Madh i Shqiptarėve!

Atė qė se arriti me anė tė politikės sė dhunshme tė tij u pėrpoq ta realizojė me anė tė pendės. Kjo shprehet qartė nė njė nga poezitė e tij e titulluar “Anės Lumenjėve” ku shkruan:

“Katundar e Punėtor
Qė nga Shkodra gjer nė Vlorė
Ky ilaē e ky kushtrim
Mė bėn djalė e mė bėn trim
Mė jep zemėr e mė jep shpresė
Anės Elbės anės Presė.”

Kjo ėshtė njė thirrje pėr luftė revolucionare ose njė kushtrim pėr tė rrokė armėt kundra shqiptarėve.

Nė njė tjetėr poezi tė tij e titulluar “Flamuri nė fund tė saj thotė flamur pėr vegjli. Me tė vėrtetė flamuri ėshtė simbol i kombit, por atė e mbrojtėn burra trima e nacionalista, patriotė tė vėrtetė qė luftuan brez pas brezi e djalė pas djali me pushtuesit e atdheut. Kombi e flamuri rrjedhin prej idealit nacionalist qė do tė thotė prej patriotizmit. Siē dihet Noli vetė duke mos qenė pjesė e kėtij ideali i drejtohet masės sė gjėrė revolucionare pėr luftė kundra shqiptarėve, luftė vėllavrasjeje. Le tė kthehemi tek pushteti i tyre jetėshkurtėr (6-mujor) sapo u ulėn nė kolltuqet e pėrgaditur prej tė tjerėve formuan qeverinė e re e dalė prej kėtij revolucioni.

Sė pari montuan njė gjyq fallco dhe dėnuan me vdekje nė mungesė kryemnistrin Ahmet Zogun, burrin mė tė madh tė shtetit Shqiptar pas Gjergj Kastriotit. Fiset i bashkoi dhe i bėri komb dhe kombin e bėri shtet. Nuk dua tė zgjatem shumė nė kėtė pikė, veēse e them me plot gojėn qė akoma Shqipėria nuk ka arritur tė bėjė njė shtet si nė vitet 1920-1939. 70 vjet u bėnė dhe pėrmasat e atij shteti nuk u arritėn. Vetėm njė aspekt po pėrmendi:

Me njė pasaportė ke ka shėtitur dhe ke punuar nė tė gjithė Europėn aty ku ke dashur. Nė fakt ne ishim pjesė e Europės dhe botės sė qytetėruar por rrugaēėt dhe proletarėt revolucionarė qė i pėrgaditi Noli i Madh dhe Gurakuqi na ēuan kėtu ku jemi sot.

Nė pėrmbajtje revolucioni i vitit 1924 ėshtė i barabartė me kryengritjen e Haxhi Qamilit. Diametralisht janė tė kundėrt nė aspektin qė ai i Qershorit tė vitit 1924 ka qenė me pikpamje komuniste, kurse ai i Haxhi Qamilit me pikpamje xhon Turke, i pėrkrahur nga Anadolli. Ky ėshtė ndryshimi i vetėm mes kėtyre kryengritėsve dhe duhet shtuar se padyshim qė tė dy janė antikombėtar. Kryengritja e Haxhi Qamilit kishte pėrmasa mė tė vogla se revolucioni i Qershorit. Me forcat e tij rebele pasi pushtoi shumė krahina e qytete tė Shqipėrisė sė mesme arriti nė Durrės, dhe menjėherė pasi shkeli me tė dyja kėmbėt flamurin kombėtar, vendosi flamurin e pushtuesit shekullor turk.

Esat Toptani me forcat e tija ushtarake e shpartalloi me tė shpejtė Haxhi Qamilin sė bashku me forcat e tija dhe vendosi flamurin shqiptar nė vend tė flamurit turk. Ky ėshtė njė akt shumė patriotik dhe akoma nuk e kuptoj pse mbahet i fshehur sot e kėsaj dite dhe kujt i intereson qė ta mbulojė hija e harresės kėtė vepėr patriotike tė Esat Toptanit.

Pavarėsisht rrjellojės sė ngjarjeve tė mėvonshme dhe qėndrimit tė tij politik prapė se prapė e them se ka bėrė njė akt burrėror. Esat Toptani e dėnoi Haxhi Qamilin sė bashku me 2 bashkėpunėtorė tė tij me vdekje nė litar.

Ja si shprehet udhėheqėsi komunist Enver Hoxha pėr kryengritjen e Haxhi Qamilit nė Sekretariatin e Komitetit Qėndror tė P.P.SH.-sė:

“Lėvizja fshatare e Shqipėrisė sė mesme ishte njė lėvizje sociale, me njė pikpamje shumė pėrparimtare. Kjo lėvizje vuri nė krye tė saj njeriun mė tė aftin, mė besnikun dhe mbi tė gjitha patriotin e flaktė Haxhi Qamilin.”

Unė dua qė lexuesi tė mos ēuditet, sado i ēuditshėm tė jetė ky fakt. Enver Hoxha gjithēka mund tė ketė qenė vetėm shqiptar jo. Dhunuesit e kombit i quajti dhe i shpalli patriotė dhe heronj, ndėrsa figurat e mėdha tė kombit armiq dhe tradhėtar. Kjo ėshtė fatkeqėsia mė e madhe e historisė sonė!

Historia jonė nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrveēse njė batakēillėk i madh, pėr ta thėnė qartazi historllėk dhe jo historisė. Atė Zef Pėllumbi nė librin e tij tė titulluar “Rrno pėr me tregue” nuk e paraqet nė shkrimet e tija Esat Toptanin aspak tradhėtar. Me sa duket sipas shkrimeve tė tė nderuarit Pater Zef Pėllumbit, vrasja e Esat Toptanit nė Paris nga Avni Rustemi ėshtė e dyshimtė. Fran Shullani nga Dukagjini, njė burrė i moshuar dhe mjaft i zgjuar mė ka thėnė nė njė kafe nė Shkodėr nė vitin 2005 se kur ėshtė vra Avni Rustemi nė kafe nė Tiranė, vrasėsi pėrpara se ta vriste i ka thėnė kėlysh i Stalinit dhe pastaj i ka re me revole. Po sipas Shullanit vrasėsi ka qenė nga Kurbini. Avni Rustemi ėshtė mė se e vėrtetė se ka qenė Bolshevik i flaktė, bashkėpunėtor i Gurakuqit dhe i Nolit.

Siē dihet fillimi i kryengritjes sė Qershorit mori shkas me vrasjen e Avni Rustemit, ku Fishta i madh mbajti njė fjalim para trupit tė tij tė pajetė qė nė fakt ėshtė diēka normale pėr njė klerik duke ditur qė ishte njė detyrė morale dhe fetare e tij. Por disa kalemgjinj tė realizmit socialist si psh: prof. Ēefa nga Shkodra dėshiron tė njollosė figurėn monumentale tė Fishtės duke e quajtur Avni Rustemin “Shpresa e bardhė e Atdheut” kur dihet qė Fishta nuk kishin asgjė tė pėrbashkėt me revolucionarėt pro-sllav tė Qershorit tė 24-ės.

Avni Rustemi ėshtė ai qė ka organizuar edhe atentatin kundėr Ahmet Zogut nė vitin 1924. pėrveē kėsaj Avni Rustemi ka qenė ai i cili e ka bindur tė riun nga Mati Beqir Valterin pėr tė kryer atentatin kundėr Ahmet Zogut.

Gjatė kohės qė Ahmet Zogu po ngjiste shkallėt e Parlamentit Shqiptar (nė atė kohė Zogu ishte kryeministėr), Beqir Valteri shpraz revolverin e tij pėrmbi trupin e Ahmet Zogut duke e qėlluar me 2 plumba nė trup dhe u largua. Por pėr ēudi Ahmet Zogu i shpėtoi kėtij atentati dhe ashtu i gjakosur hyn nė sallėn e Parlamentit. Gjatė kėsaj kohe opozita largohet nga Salla e Parlamentit e turpėruar. Ajo ē’ka ėshtė mė e ēuditshmja ėshtė fakti se Ahmet Zogu ia fal jetėn Beqir Valterit duke e dėnuar vetėm 3 vjet burg, nga kėto kreu 1 vit e gjyėm burgim

Pas qeverisė jetėshkurtėr tė Nolit, Ahmet Zogu kthehet sėrish me forcat e tij tė ligjshme tė mirėorganizuara dhe me 24 Dhjetor tė vitit 1924 arrin tė rrėzojė qeverinė e Nolit. Qeveria e Nolit u largua nė drejtim tė Italisė. Me 7 Janar tė vitit 1925 qeveria e Zogut mori votbesimin nė Parlament dhe menjėherė kryeministri Zog shpall amnisti pėr opozitarėt e larguar jashtė atdheut nė mėnyrė qė ata tė kthehen nė vendin e tyre dhe t’i shėrbejnė kombit tė tyre.

Disa nga opozitarėt u kthyen si:
Gjergj Fishta (qė dhe u shpall nga shteti poet Kombėtar), Ndre Mjeda, Hilė Mosi (qė u bė Ministėr), Mirash Ivanaj (edhe ky u bė ministėr) dhe asnjėri prej tyre nuk u dėnua asnjė ditė.

Opozitarėt qė nuk u kthyen ishin: Fan Noli, Luigj Gurakuqi, Mustafa Kruja etj. Madje ky i fundit u bė kryeminstėr nė kohėn kur Italia fashiste pushtoi Shqipėrinė.

Kur opozita e majtė e kryesuar nga Fan Noli erdhi nė pushtet e dėnoi me vdekje Ahmet Zogun ndėrsa Ahmet Zogu kur erdhi nė pushtet i fali tė gjithė madje edhe ata qė konsumuan krim mbi tė. Forcat e mbretėrisė italiane tė pėrgatitura pėr fillimin e Luftės sė II-tė Botėrore, tė bashkuara fashizėm dhe nanizėm, me 7 Prill 1939 fillojnė ofensivėn ushtarake kundra Shqipėrisė sė vogėl.

Mbreti Zog dhe qeveria e tij i bėnė njė qėndresė tė vogėl kėsaj force madhore dhe me vendim tė Parlamentit Mbreti Zog u largua me suitėn e tij duke lėnė njė kontigjent tė vogėl nė Shqipėri.

Ahmet Zogu iku prej 9 milion bajonetave tė fashizmit sepse nuk e pa tė arsyeshme qė rreth 1 milion shqiptarė t’i vinte pėrballė 9 milion bajonetave tė njė ushtrije tepėr tė modernizuar.

Por le tė kthehemi edhe njė herė aty ku e filluam, paralelizmi mes 2 personaliteteve mes atij tė Ahmet Zogut dhe Luigj Gurakuqit nė mėnyrė qė edhe lexuesi tė ketė mundėsi tė gjykojė drejt.

Komunizmi e ka nderuar figurėn e Luigj Gurakuqit me titullin “Hero Populli” titulli mė i lartė pas atij “Hero kombėtar”, ndėrsa figurėn e Ahmet Zogut e ka quajtur “Armik i kombit”.

Po tė njėjtėn gjė bėri edhe Franca ndaj Gjermanisė nė Luftėn e Dytė Botėrore.

Le tė bėjmė analizėn pėrfundimtare tė kėtyre 2 figurave:

Luigj Gurakuqi iku nga Shqipėria pas rėnies sė revolucionit dhe u shpall “Hero Populli” pra iku prej shqiptarėve heroj.

Ahmet Zogu iku nga Shqipėria pėr tė mos e larė me gjak popullin e tij dhe ai nuk kishte si tė vepronte ndryshe sepse ishte babai i kombit. Nė kėtė mėnyrė ai shmangu njė rezistencė tė padobishme dhe e destinuar pėr dėshtim.

Tani lind pyetja kush e meriton tė jetė “Hero Populli” Luigj Gurakuqi apo Ahmet Zogu?

Kėtė pėrgjigje mė mirė se askush tjetėr duhet ta gjejnė ata qė pretendojnė se bėjnė historinė e Shqipėrisė pa dashur tė anashkaloj nė kėtė mes edhe lexuesin e vėmendshėm dhe tė revoltuar pėr shkeljet qė i janė bėrė kombit shqiptar.

Siē ka thėnė edhe Harel se: “E vėrteta ėshtė e vėshtirė tė pranohet. Pėr njė popull mė parė se tė hedhė themelet e sigurta tė tė qenurit komb, pėr tė ardhmen e tij, duhet tė pranojė me kurajo tė vėrtetėn sido qė tė jetė ajo”.

Mendimet e mėsipėrme nuk janė mendime personale por janė fakte tė dokumentuara historike tė periudhės sė viteve qė nga 1920-a, 1924, 1939, 1941, 1943, 1944.

Nuk ėshtė aspak e tepėr tė them se nga konkluzioni i pėrgjithshėm del e qartė se shqiptarėt nuk kanė patur miq nga aleatėt e mėdhenj por armiku mė i madh i shqiptarėve kanė qenė sllavėt dhe nė veēanti Jugosllavia dhe politika e saj shoviniste dhe shėrbėtorėt e tyre, komunistėt shqiptarė tė paatdhe.

Pas Luftės sė Dytė Botėrore u pa qartazi nga opinioni i mirėinformuar botėror se komunizmi pėrbėn njė rrezik tepėr serioz pėr mbarė njerėzimin dhe lufta kundra komunizmit nuk do tė quhej luftė antikomuniste por luftė pronjerėzore sepse komunizmi pėr vetė natyrėn e tij ėshtė antinjerėzor.

Prandaj e them se komunizmi nė Shqipėri ishte krejt i veēantė nga vendet e tjera komuniste njė pėrzierje sllavo-bizantine-aziatike. Kjo pėrzierje e ēoj Shqipėrinė nė kohėrat mė tė errėta e mė tė dhunshme e padyshim ėshtė pushtuesi ma i ndyrė qė ka parė fytyra njerėzore pėrmbi tokė. E them hapur me plot gojėn se duhet tė mbajnė pėrgjegjėsi pėrpara historisė ata qė pėrhapen kėtė ideologji shkatėrrimtare me pasoja katastrofike pėr mbarė kombin shqiptar dhe ma shumė ata qė e vunė nė zbatim dhe e mbrojtėn. Shqipėria e lirė ėshtė ėndėrr e nacionalistėve patriotė, por fatkeqėsisht u bė pre e komunistave ruso-sllav.

Do ta citoj njė shkrim tė njė diplomati anglez Reginald Hibbert nė librin e tij titulluar “Fitorja e Hidhur” nė faqen 28 shprehet pėr Luftėn Nacionalēlirimtare tė Shqipėrisė:

Nė vitin 1924 Qeveria Sovjetike nuk vonoi tė shprehte mirėnjohjen dhe bashkėpunimin pėr qeverinė jetėshkurtėr, liberale dhe tė majtė tė Fan Nolit nė Shqipėri, dhe qeveria e Stalinit me tė shpejtė nis misionarėt e tij diplomatik por pėr fat tė keq tė kėsaj qeverie nė fund tė Dhjetorit tė 1924-ės, Ahmet Zogu, 29 vjeē, tashmė njė nga krerėt e njohur tė veriut dhe nė tėrė Gegėrinė dhe qė gėzonte mbėshtetjen e familjeve kryesore tė Shqipėrisė i dha fund periudhės sė parė tė turbullirave nė shtetin e ri. Ato veprimtari nga tė cilat nė fund tė fundit do tė linte lėvizja komuniste e modelit sllav nė Shqipėri duhet tė bėheshin ilegalisht dhe patjetėr jashtė shtetit sepse brenda shtetit ishte krejt e pamundur. Tė mėrguarit formuan komitetin Nacionalēlirimtar (KONARE) nė Gjenevė, Francė, Vienė. U themelua shoqata pėr tė pėrkrahur ēėshtjen revolucionare. Me 1925 KONARE zgjodhi nja 2 dyzina tė rinjsh shqiptarė qė tė shkonin pėr t’u pėrgaditur nė Moskė dhe nga viti 1928 ajo ishte njė organizatė e kontrolluar nga Kominterni dhe e financuar nga Moska. Dhe kėshtu u formuan celulat e para marksiste-komuniste Brenda Shqipėrisė… Konferenca e 8-tė e komunistave tė Ballkanit me tė cilin shpirti lėvizės ishte Gjergj Dimitrovi dhe grupi i tij. Nė pamundėsi pėr tė ardhur nė Shqipėri qė tė ngrinin nė Parti Komuniste dhe pėr kėtė u formua njė grup komunistash nė Shqipėri, me sa duket Shqiptari mė i rėndėsishėm qė u rrit nė Komintern ka qenė Ali Kėlmendi i cili kishte qenė anėtar dhe pėrkrahės i grupit tė Nolit nė fillim tė viteve 1920.

Nė vitet 1930 Kelmendi kthehet nga Moska dhe Fan Noli e dorėzon nė duar tė sigurta misionin e tij politik, njė komunisti tė formuar tashmė, tė pėrgaditur mė sė miri, i cili i hyri punės pėr tė ngritur e nxitur celulat e I-ra nė qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė.

Kaq kam nxjerrė nga libėrshkruesi anglez Hibbert.

Ky shkrim ka pėr qėllim tė mirėinformojė lexuesin shqiptar pėr pėrhapjen e ideologjisė komuniste nė Shqipėri gjatė periudhės kohore 1920-1940. Siē shkruan historia jonė, kėta heronj e patriotė tė lartpėrmendur me pikpamje tė majtasocialkomuniste pėr veprat dhe punėn e madhe qė kanė bėrė nė shėrbim tė kombit shqiptar mund tė pėrshkruhen me 2 ose 3 faqe letėr, ndėrsa pėr dėmet dhe tė kėqijat qė i sollėn kombit shqiptar, me pėrhapjen e kėsaj ideologjie vdekjeprurėse, fare lehtė mund tė shkruash njė roman afro 500 faqesh. Unė kam shkruar vetėm anėn sipėrfaqėsore dhe nuk po hyj nė ato fusha mjerimi tė pafund qė i sollėn mbarė trojeve shqiptare, pasardhėsit e kėtyre revolucionarėve qė nga vitit 1944-1990 dhe pėrsėri nė 1997-ėn. Kjo tregon qartazi dhe hapur se komunistėt qė krijuan Partinė e tyre me datė 8 Nėntor 1941, nuk ishin njė krijim i momentit, siē krijohen kėrpudhat pas shiut, por vinin nga pėrpjekje tė shumta dhe ideologji me mbėshtetje sllave shumė vite pėrpara themelimit tė Partisė sė tyre.

Mbėshtetur nė shkrimin e Dr. Luigji Martinit nė librin e tij tė kushtuar Prek Colite nė vijim komunizmi nuk donte tė luftonte okupatorin, por donte tė bėnte revolucion komunist me gėnjeshtrėn e Luftės Nacionalēlirimtare dhe nė vijim libėrshkruesi “Komunizmi nė Shqipėri ėshtė pjellė e serbomalazezėve”. Pėr tė patur tė plotė aspektin e forcave politike gjatė luftės antifashiste nuk duhet lėnė jashtė njė numėr i madh prijėsash ushtarak dhe popullor, udhėheqės ēetash dhe krensh fisnore me prirje tė theksuara nacionaliste. Siē ishte ushtaraku general Preng Pervizi, Mujo Ulqinaku dhe nė vazhdim major Abaz Kupi Ekademisti ferik Sata, major Ndrec Preng Marku, Gasper Pali, Spiro Zhej, Muharrem Bajraktari e tė tjerė. Historiagrafija zyrtare socialiste Shqiptare e anashkalon kėtė fakt duke ia atribue gjithė meritat ushėheqjes komuniste. Shumė historianė qofshin Jugosllavė dhe Shqiptarė nė mėrgim thonė se Jugosllavėt ishin themeluesit kryesorė tė Partisė Komuniste Shqiptare. Stovro Skendo thotė se Miladin Popoviqi dhe D. Mugosha ishin dėrguar nė Shqipėri pėr organizimin dhe themelimin e Partisė Komuniste dhe pėrzgjedhjen e anėtarėve tė Komitetit Qendror dhe nė fakt ata u bėnė udhėheqėsit e vėrtetė tė P.K.SH. Bile ai shkon deri atje sa thotė Partia Komuniste Shqiptare nuk ishte gjė tjetėr veēse njė degė e Partisė Komuniste Jugosllave. Ndėrhyrjet jugosllave shfaqeshin deri nė absurditet nė Konferencėn e Parė tė vendit tė Partisė Komuniste Shqiptare e cila u mbajt me 17-22 Mars 1943. Ja ēfarė dėshmon Pandi Kristo ish anėtar i Byrosė Politike tė P.K.SH, spari dua tė theksoj njė fakt qė ėshtė i njohur nga tė gjithė partia e jonė, nė mbledhjen e saj themeluese nuk zgjodhi sekretar tė pėrgjithshėm, madje as sekretar organizativ, por ndau detyrat pėr tė 7-anėtarėt e Komitetit Qendror tė pėrkohshėm. Nuk do tė ishte e tepėrt tė pėrmendim qė detyrat qė iu ngarkuan Enver Hoxhės nuk ishin as ma shumė as ma pak veēse thjesht mbajtės protokolli tė mbledhjes veēse ishte adjutantelleku hap pas hapi mbas kurrizit tė Miladin Popoviēit dhe D. Mugoshės. Ajo qė ishte ma e habitshmja dhe ma e pranueshmja nė punimet e kėsaj konference ėshtė se kur u proēedua pėr tė kaluar nė zgjedhjet e reja Enver Hoxha bėri njė propozim qė i habiti tė gjithė sepse ai propozoi qė nė postin e sekretarit tė pėrgjithshėm tė PKSH-sė tė ishte Josif Broz Tito. Sado i ēuditshėm tė duket ky propozim ky ėshtė njė fakt. L. Martini. Po tė gjykojmė me kanarin e arsyes njerėzore dhe krejt i paanshėm del se Enver Hoxhad ka qenė njė zvarranik tė cilit i mungonte kolona vertebrale, supertradhėtari i krejt trojeve shqiptare.

Kėto rreshta janė jashtė libėrshkruesit, tė mos largohem nga tema dhe po filloj po le tė shkoj edhe ma tej dhe le t’i referohemi fakteve tė tyre historike ku tregohet qartė se Enver Hoxha nuk ishte asgjė mė tepėr veēse njė vegėl qorre nė duart e Jugosllavėve.

Dr. Luim: Ja se ē’thotė Bllozho Juvanoviqi i dėrguari i Titos nė mbledhjen e partizanėve malazezė e mbajtur nė Kopilja me datė 23 Maj 1942: Partinė Komuniste tė Shqipėrisė e kemi nė dorė tė jugosllavėve, tė malazezėve dhe i kemi atje organizatorėt tanė. Nė Kosovė jemi ndeshur me mjaft pengesa nga nacionalizmi shqiptar ja kemi dalė me i organizue partizanėt shqiptar si jugosllav dhe kėtė gjė e kemi garantuar me ndihmėn e komunistave tė Shqipėrisė pėr tė larguar vėshtirėsitė tona atje nė Serbinė tonė tė vjetėr.

Por pėr ēdo gjė i kemi hedhur bazat me mėnyrė qė ēdo pikė ujė tė shkojė nė mullirin e Jugosllavisė sė madhe. Pėrsa i pėrket Kosovės dhe pakicave Shqiptare nuk bisedojmė aspak me komunistat shqiptar sepse i kemi nė dorė ne Jugosllavėt. Siē e tregojnė tė gjithė ata qė kanė qenė pjesmarrės nė ato konferenca e mbledhje e kanė dėshmuar hapur se Miladin Popoviqi e gjeti njeriun e pėrshtatshėm shėrbėtorin e zellshėm tė politikės Jugosllave Enver Hoxhėn dhe bashkėpunėtorėt e tij. Ndėrhyrjet Jugosllave me agjentin e tyre Enver Hoxhėn komunistat shqiptar dhe pasuesit e tyre u bėnė pėr herė e ma tė egėr ndaj ēėshtjes sė nacionalizmit pėr njė Shqipėri etnike tė lirė tė pavarur prej sllavėve. Kėto ndėrhyrje tash na e drejtuan tehun e saj kundra shqiptarėve, ku nė fakt kėsaj ēėshtje mė delikate tradicionale pėr njė bashkim kombėtar i ėshtė vėnė vula ma e zezė e tė gjitha kohėrave qė nė mbledhjen themeluese tė PKSH-sė me 8 Nėntor 1941. Kjo Parti e formuar dhe e pėrgaditur nė ekupaturat e Moskės e tė Beogradit nuk e njohu idealin kombėtar pėrveēse idealin e partisė dhe kjo tregohet qartė ku Enver Hoxha me shokė tė tij vendosi Partinė pėrmbi tė gjithė qė normalisht nėnkupton Partinė edhe mbi Shqipėrinė. Njė pjesė e komunistėve u pajtuan me bazėn ideologjike dhe organizative tė Partisė tė importuar nga emisionarėt Jugosllavė tė kryesuar nga Miladin Popoviqi dhe D. Mugosha.

Ndodh rrallė pėr tė mos thėnė kurrė qė nė asnjė vend tė botės demokratike qė antivlera tė quhet vlerė, tradhėtarėt dhe kriminelėt heronj, pushtimi, dhunimi, robėria ēlirim.

Pėr ta bėrė mė tė qartė po citojmė fjalėn e fundit tė pikės 4 tė bazave organizative tė Partisė tė pėrcaktuara ekzakt nė revolucionin e themelimit tė PKSH qė me 8-nėntor 1941, ku shprehet:

Nė asnjė rrethanė nuk lejohet tė harrohet rreziku qė vjen nga ndikimi i nacionalizmit. Pra nacionalizmi shqiptar tashmė i ishte bėrė gjyqi. Ata burra qė koha i kishte evidentuar si kundėrshtarė tė papajtueshėm tė politikės aneksioniste serbo – malazeze, pėr komunistėt shqiptarė ishin armiq tė brendshėm.

Siē e kam theksuar edhe nė shkrimet e mėsipėrme se idetė komuniste nė Shqipėri ishin tė importuara nga jashtė vendit. Kėto ide ishin nė kundėrshtim tė hapur me karakterin nacionalist patriotik.

Komunistėve iu interesonte doktrina marksiste – leniniste dhe jo atdheu. Me atdheun ishin pėrjetėsisht tė ndarė dhe armiq tė betuar tė tij, sepse interesat e pushtetit i vendosėn pėrmbi interesat e atdheut.

Komunistėt nuk e njohėn Mbledhjen e Mukjes dhe jo vetėm qė nuk e njohėn, por vunė edhe gjithė arsenalin e tyre ushtarak e politik kundėr kėsaj mbledhjeje, ku nė fakt kjo mbledhje kishte karakter thellėsisht nacionalist dhe patriotik dhe thelbi i asaj mbledhjeje ishte tė ruheshin dhe tė mbroheshin kufijtė etnikė tė trojeve shqiptare duke krijuar Komitetin e Shpėtimit Kombėtar qė Lufta i kishte bashkuar dhe i kishte bėrė tė njohur ndėrkombtarisht. Pas kėsaj mbledhjeje, me karakter dhe pėrmbajtje kombėtare, njė pjesė e kėtyre krenėve e paguan shtrenjtė duke derdhur gjakun e tyre pėr njė Shqipėri tė lirė dhe etnike.

Kėtu filloi pėrballja mė e madhe nė historinė gojore dhe asaj tė shkruar tė popullit shqiptar, lufta vllavrasėse mes patriotėve dhe tradhėtarėve.

Komunistėt dolėn hapur kundėr Shqipėrisė etnike duke bėrė propogandėn e tyre mashtruese: tė luftojmė pėrkrah vėllezėrve jugosllav. Kėta nuk ishin asgjė tjetėr veēse shėrbėtorėt e zellshėm tė sllavėve.

Kėta ishin jargu dhe mbetja e kombit dhe s’mund tė kishe asnjė pikė referimi apo marrėveshje me ta, se zotėrit e tyre ishin jugosllavėt dhe jo shqiptarėt!

Kjo ishte damka mė e zezė dhe mė e paimagjinueshme e tė gjithė shqiptarėve.

Komunistėt Shqiptarė tė drejtuar nga dora e huaj filluan vrasjet e fshehta dhe krijuar grupin e zjarrit. Enver Hoxha luante ēdo ditė shah me Miladin Popoviēin dhe D. Mugoshėn por gurėt e shahut ishin njerėz, pjesa mė vitale e kombit shqiptar. Ēdo marrėveshje e bashkėpunim me kėta grumbullmbledhės ishte vetėm njė tradhėti kombėtare. Dihej prej tė gjithė opinionit tė mirėinformuar se nazismi gjerman ishte drejt ikjes, sepse ata e kishin humbur luftėn dhe vendin e tij dalngadalė po e zinte okupatori sllavo-komunist, pushtuesi mė i rėndė dhe mė ēnjerėzor. Shekuj dhe mijėvjeēar do tė kalojnė dhe pushtimi 50 vjeēar komunist nuk do tė harrohet.

Gjithēka nė kėtė botė harrohet, tretet, humbet nė kujtesėn njerėzore, vetėm gjaku i derdhur nga dora tradhėtare nuk humbet kurrė. Vijnė verėrat e nxehta dhe nuk e thajnė, vijnė dimrat e stuhishėm dhe nuk e lajnė.

Ėshtė detyrė urgjente dhe mė shumė njerėzore tė bėsh gjithēka qė ėshtė e mundur nė shėrbim tė sė vėrtetės.

Dhe shkas u bė pėr tė shkruar nga ana ime njė thėnie e njė dijetari grek ku shprehet:

Kush tregon pėr njė krim ose njė padrejtėsi tregon kulturėn e tij:

Nė rastin tonė nuk bėhet fjalė pėr njė krim ndaj njė individi por pėr njė krim ndaj njė populli tė tėrė dhe si i tillė meriton njė ndėrshkim shumė mė tė madh. Kėtė barr tė rėndė e tė turpshme duhet ta marrin pėrsipėr ata qė e bėnė dhunimin e genocidin dhe ndihmėsit e tyre dhe jo ata qė luftuan deri nė vdekje pėr tė qenė tė lirė e tė bashkuar me idealin ndėrkombėtar.

Nigeriani Sole Seuinko shprehet: Njė shoqėri qė toleron masakrimet e tė pafajshmėve apo instiktet vrastare duke i konsideruar kėto tė fundit njė mėnyrė legjitime pėr tė reaguar, ėshtė njė shoqėri e prishur deri nė atė masė sa mundėsitė pėr t’u ndrequr janė gadi zero.

E tillė ka qenė shoqėrija jonė pėr 50 vjet diktaturė dhe mė e keqja ėshtė se ne akoma sot vazhdojmė t’i tolerojmė dhunimet dhe padrejtėsitė qė ka bėrė komunizmi nė Shqipėri. Dhe kjo ėshtė njė ndėr arsyet qė unė kam vendosur tė nxjerr nė dritė tė vėrteta qė pėr vite me radhė kanė qenė tė shtypura dhe tė ndrydhura nga makineria e rėndė komuniste.

Si mund t’ia fshehė kombit Ramiz Alia gjakun e derdhur tė 8000 shqiptarėve nė Grykėn e Tivarit i cili jua serviri nė “pjatė” jugosllavėve pėr interesa tė pushtetit; apo edhe kjo mund tė quhet legjitime!

Kėta 8000 burra e gra i dėrguan gjoja nė luftė kundėr pushtuesit nazifashist pėr t’i tradhėtuar pastaj dhe pėr t’i vrarė tė gjithė. E gjithė kjo vetėm se kėta burra ishin nacionalista tė flaktė, antikomunista dhe qė nuk donin bashkim-vėllazėrim me Jugosllavinė. Dhe mė shumė se gjysmėn e tyre i kanė mbytur me ēekiē nė mėnyrė qė tė mos hargjonin fishekėt me ta.

Shihet qartė se kėta burra e gra, djem e vajza nė sajė tė kėtij nacionalizmi tradicional kanė qėndruar me shekuj tė paasimiluar dhe kanė ruajtur gjuhėn, kulturėn, flamurin doket, zakonet dhe thelbi i kėsaj qėndrese i ruajtur brez pas brezi e ka burimin tek patriotizmi.

Komunistėt tė drejtuar prej inspektorėve jugosllavė dhe pafytyrėsia e tyre fund e krye, antishqiptar, gėnjyen me mashtrimet e tyre popullin dhe rininė plot zjarr nė zemėr pėr idealet e shenjta tė atdheut.

Nė kėtė pikė kulmore tė sė vėrtetės historike lexuesi i arsyeshėm dhe i paanshėm duhet t’i vendosė mirė peshat dhe kundėrpeshat dhe mundėsisht tė marrė parasysh edhe mikropeshat nė kandarin e arsyes njerėzore, sepse kėta 8000 burra e gra ishin shqiptar, trima, nacionalista, tė betuar nė nder tė atdheut e nė flamur tė Skėnderbeut.

Komunistėt nuk e njohėn aspak idealin e atdheut vetėm idealin e doktrinės. Kėta sahanlėpirės e dhanė konēensione vendin e tyre pėr pushtet derdhėn lumej gjaku e lotėsh pėr tė pėrjetėsuar pushtetin e tyre. Nė kėtė ngjarje dhe sa e sa tė tjera tė trishtueshme, shumica e shqiptarėve u ndodhėn nė mes kudhrės dhe ēekanit ku i priste drapri i vdekjes dhe pushtimi i kombit prej shqipfolėsave komunistė. Njė dijetar Rus ka thėnė:

Ai qė kujton tė kaluarėn ju verboftė njeni sy, Ai qė harron tė kaluarėn ju verbofshin tė dy sytė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara