HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Urbanizimi i malėsorit shqiptar, shlyerja e borxhit historik nga kombi

-- nga Kastriot Myftaraj

Procesi i legalizimit tė banesave tė ardhurve, nė metropolet shqiptare, nga krahina tė ndryshme tė Shqipėrisė dhe nė njė numėr tė madh nga Veriu, kryesisht nė Tiranė dhe nė Durrės, ka krijuar njė debat tė madh, tė zjarrtė me pozicionime pro dhe kundra, ku shpesh shfaqet edhe njė racizėm ndaj tė ardhurve, tė cilėsuar si "malokė", "ēeēenė", etj. Kryeministri Berisha para pak kohėsh deklaroi se me procesin e legalizimit do tė zhduken cilėsimet fyese tė kėtij lloji. Ēėshtja ėshtė edhe mė e thellė se kaq.

Me legalizimin e tė ardhurve do tė pėrmbushet njė nga proceset e mbetura pezull tė konstituimit nacional shqiptar, njė proces tejhistorik, qė pėrbėn njė nga aspektet e restaurimit tė Shqipėrisė sė lirė paraosmane. Okupacionet e gjata krijojnė deformime, mangėsi, qė duan kohė pėr t'u rikuperuar. Njė nga kėto ėshtė edhe riurbanizimi i vendit. Shqipėria paraosmane ka qenė njė vend i urbanizuar qė kishte hyrė nė linjėn e Rilindjes, nė sajė tė influencės veneciane dhe italiane nė pėrgjithėsi.

Qytetet shqiptare tė periudhės paraosmane qenė mė tė mėdha se ē' qenė nė fund tė periudhės osmane. Rezistenca antiosmane dhe dhuna turke i zbrazi qytetet, duke shkuar popullsia e tyre pėrtej detit ose nė male. Nė Shqipėrinė e pavarur pasosmane kjo anomali nuk u rikuperua deri nė periudhėn paskomuniste, kur popullsia zbriti masivisht nga malėsitė drejt qyteteve. Kėtu pati njė tension mes popullsisė sė zbritur dhe asaj vendase, tension ky i natyrshėm nė ēdo vend tė botės qė ka kaluar procesin e urbanizimit tė vrullshėm. Por, ky tension u ushqye nga qarqe antishqiptare tė brendshme dhe tė jashtme qė synonin dhe synojnė ta shndėrrojnė nė konflikt tė hapur, duke potencuar paradigma konfliktuale nė tė cilat tė ardhurit pėrcaktohen si "malokė", "ēeēenė".

Paradigma historike e okupatorėve

Nocioni "malok" nė Shqipėri ėshtė krijuar dhe potencuar nga okupatorėt e huaj gjatė gjithė historisė dhe ėshtė adoptuar nga ajo pjesė e popullsisė, qė ka qenė mė tepėr e lidhur me ta. Okupatorėt gjithmonė i kanė urryer njerėzit e malit nė vendet e pushtuara dhe Shqipėria nuk ka bėrė pėrjashtim. Njeriu i malit ėshtė pėr okupatorin rebeli pėr antonomazi. Njeriu i malit pėrgjithėsisht nuk paguan taksa dhe nuk jep rekrutė. Madje, priret qė tė bėjė pre, duke grabitur karvanėt e okupatorit, qė ēojnė nė qendėr taksat e mbledhura nga njerėzit e fushave, si dhe shpesh mėsyn edhe vetė stacionet ushtarake tė okupatorit, pėr tė siguruar armė. Pushtuesi nuk e ndjen veten mirė nėn hijen e maleve. Aq mė tepėr nė njė vend me fusha tė ngushta si Shqipėria. Nė male gjenin strehim kryengritėsit e fushave, ata qė nuk donin t' i nėnshtroheshin okupatorit.

Malėsitė e varfra kanė qenė trefish problematike pėr pushtuesit se prej tyre nuk nxirren tė ardhura, duan shumė shpenzime pėr t'u nėnshtruar dhe janė baza tė mėsymjeve nė fusha pėr tė nxitur dhe atje kryengritje. Tė gjithė okupatorėt e trevave shqiptare, qė nga tė parėt, tė cilėt kanė qenė maqedonasit, nė shekullin IV para Krishtit, duke vazhduar mė pas me romakėt, bizantinėt, sllavėt, turqit, deri tek regjimi komunist shqiptar, e kanė pasur kėtė ndjenjė. Prandaj okupatorėt, qė nga maqedonasit, romakėt, bizantinėt, sllavėt, turqit, por edhe regjimi komunist i kanė demonizuar njerėzit e maleve dhe janė pėrpjekur qė tė nxitin edhe tek vendasit urrejtjen ndaj tyre. Kjo histori ze fill qė me pushtimin e Ilirisė, duke pėrfshirė dhe Dardaninė, nga Filipi II i Maqedonisė nė vitin 344 para Krishtit.

Filipi II, pėr tė mposhtur ilirėt, qė banonin nė trojet e sotme shqiptare nė veri tė atyre qė nė antikitet quheshin Malet Akrokeraune (Himarė) dhe pėr t' i vėnė nėn sundim kėto troje, bėri njė aleancė me Epirin, qė gjendej nė jug tė kėsaj pike, duke u martuar me vajzėn e mbretit tė Epirit (Mollosisė), Olimpia, nėna e Aleksandrit tė Madh. Kjo qe aleanca fatale, qė bėri tė krijohen mendėsi dhe paradigma kulturale dhe politike qė pėrcaktuan zhvillimet shqiptare gjatė gjithė historisė deri nė ditėt e sotme. Maqedonasit patėn adoptuar paradigmėn greke "qytetėrim-barbari", tė pėrpunuar nė kohėn e luftėrave greko-perse, sipas sė cilės grekėt qenė tė qytetėruar nga natyra, ndėrsa popujt e tjerė, barbarėt, qenė tė prapambetur dhe skllevėr nga natyra. Me kėtė paradigmė maqedonasit nėn Aleksandrin e Madh bėnė fushatėn pėr nėnshtrimin e botės, qė i ēoi ata deri nė Indi.

Okupatorėt maqedonas, u ballafaquan me rezistencėn e ilirėve, tė cilėt pėr tė mos iu nėnshtruar maqedonasve bėnė atė qė bėjnė gjithė popujt e okupuar, qė nuk duan tė nėnshtrohen, u tėrhoqėn nė male. «Mali-strehim u bė njė hapėsirė e qenėsishme e historisė mesdhetare». (George Castellan: «Histori e Ballkanit», «Ēabej», Tiranė 1996, f. 123.) Nė Shqipėri, nė shekuj, edhe qytetari dhe njeriu i fushės, kanė qenė me njė kėmbė nė mal. Njė invazion i kthente ata nė malėsorė. Maqedonasit krijuan nė Iliri mitin e njeriut tė keq tė malit dhe kėtė mit e pėrvetėsuan edhe epirotėt, si aleatė tė maqedonasve dhe bashkėsundues sė bashku me kėta tė fundit mbi ilirėt. Pas vdekjes sė Aleksandrit tė Madh ilirėt u ēliruan nga sundimin maqedonas dhe krijuan mbretėritė e veta. Por, epirotėt e ruajtėn urrejtjen dhe duke e gjeneruar e shndėrruan atė resentiment. Kėshtu lindi nė hapėsirėn e sotme shqiptare urrejtja ndaj njeriut tė malit, tė cilėn e nxitėn tė gjithė okupatorėt qė erdhėn nė kėto troje pas maqedonėve, deri nė shekullin XX.

Demonizimi i malėsorėve nga pushtuesit

Pushtuesit i urrejnė njerėzit e malit sepse mali simbolizon mosnėnshtrimin, individualitetin. Victor Hugo shkruan: «Edukimi nuk ėshtė i njėllojtė, kur atė e kalitin majat e larta, ose kur e pjellin fundėrritė. Mali ėshtė njė kėshtjellė, pylli ėshtė njė pusi; njėra tė frymėzon guximin tjetra kurthin. Lashtėsia i vendos perėnditė nėpėr male dhe satirėt nėpėr prozhme. Satiri ėshtė qenie e egėr, gjysmė njeri e gjysmė kafshė. Vendet e lira kanė Apenine, Alpe, Pirenej, njė Olimp. Parnasi ėshtė njė mal. Mali i Bardhė ėshtė ndihmėsi vigan i Vilhelm Telit; nė sfond dhe sipėr luftėrave tė mėdha tė shpirtrave kundėr errėsirės qė mbushin poemat e Indisė, njeriu dallon Himalajėn». (Victor Hugo: «Viti 93», «Naim Frashėri», Tiranė 1961, f. 236.)

Siē ka thėnė Johan Gotfried Herder, historia ėshtė gjeografi qė vazhdon. Tė njėjtin mendim me Victor Hugo ndan edhe kronikani osman i shekujve XV-XVI, Idris Bitlisi, i cili kėshtu shkruan pėr shqiptarėt gjatė rezistencės sė tyre antiturke nė shekullin XV: «Pra, pa dyshim qė karakteri i popujve tė ēdo vendi i pėrshtatet vendit tė tyre tė lindjes, i pėrshtatet ujit, klimės dhe natyrės sė viseve tė tyre, u pėrputhet karakteristikave tė ambientit me tė cilin ėshtė rrethuar. Prandaj, shqiptarėt meqenėse nė pjesėn mė tė madhe banojnė nė vise malore, janė mbrujtur me njė karakter tė ashpėr dhe tė fortė, kėshtu qė nuk i pėrkulen kurrkujt nė ēfarėdo rrethane qofshin». «Lufta shqiptaro-turke nė shekullin XV-burime osmane», Instituti i Historisė, tiranė 1968, f. 150.)

Urrejtja e pushtuesve pėr njerėzit e malit dhe njėherėsh frika prej tyre, si dhe vetė tmerri qė u shkaktonte hija e maleve, shprehet nė mėnyrė shumė tė qartė nė kėtė pėrshkrim tė kronikanit turk Kemal Pashazade pėr Shqipėrinė gjatė luftrave shqiptaro-turke nė shekullin XV: «Tė pafetė e atij vendi janė tė famshėm nė tė gjithė botėn pėr guximin e trimėrinė e tyre. Nė ēdo kohė ata janė pėrmendur nga njerėzit dhe nga xhindet pėr rebelimet dhe kryengritjet e tyre. Vendqendrimet e tyre gjatė kohės sė verimit janė kurrizet e maleve qė arrijnė deri nė pikėn mė tė lartė tė kupės sė qiellit mbi tė cilėt nuk shkel kėmba e kuajve tė reve. Banesat e tyre pėr dimėrim janė shtratet e luginave qė hyjnė thellė nė tokė. Nė fundin e tyre nuk arrin dot litari i dritės sė yjeve dhe tėrkuzave e rrezeve tė diellit. Shtigjet e kalimit pėr nė vendin e tyre janė rrugė malore aq tė ngushta dhe tė vėshtira sa qė, po tė kalonte kėtej djalli, edhe ai do tė shkonte duke rėnė e duke u ngritur». (po atje: f. 237.)

Kronikani osman Kemal Pashazade kėshtu shkruan: «Kėta krokodilė tė lumit tė luftės (turqit-K.M.) megjithėse bėnė shumė pėrpjekje, nuk mundėn tė arrijnė fitoren mbi tigrat e luftės malore(shqiptarėt-K.M.)». (po atje: f. 217.) Duke i urryer dhe pasur frikė njerėzit e malit, okupatorėt i demonizuan ata, duke i quajtur si tė egėr dhe tė paqytetėruar, si dhe u pėrpoqėn qė t' u kultivojnė dhe vendasve urrejtjen pėr ta. Kėshtu, po ky kronikan osman thotė: «Dihet si njė e njė qė bėjnė dy se midis popujve tė pafe e mėkatarė tė viseve tė Rumelisė, asnjėri nuk ėshtė aq kokėfortė dhe i lig sa ē' ėshtė ky popull rebel». (po atje: f. 155.) Mė tutje, Idris Bitlisi shprehet pėr malėsorėt shqiptarė:

«Ēdonjėrit sish i pėlqen ēipi i jetės sė vetmuar dhe asnjėrin nga tė tyret nuk mund ta njohin pėr tė parė t'i qeverisė. Prandaj nė vendin e tyre kurrė nuk ėshtė formuar njė bashkėsi e qytetėruar, atje kurrė s' ka parė njeri dhjetė shtėpi nė njė vend, aq sat tė pėrbėnin njė njėsi shoqėrore». (po atje: f. 156.)

Pas vdekjes sė Skėnderbeut dhe rėnies sė kėshtjellave shqiptare, shqiptarėt qė nuk deshėn t'i nėnshtrohen sundimit turk, njė pjesė kapėrcyen detin dhe u vendosėn nė Itali, ndėrsa pjesa tjetėr u tėrhoqėn nė male. Ja sesi shkruan kronikani turk Oruēi pėr fushatėn e Sulltan Bajazitit II nė Shqipėri, nė vitet 1492-93:

«Por tė pafetė e dinin se do tė vinte padishahu, prandaj ata kishin rregulluar fėmijėt e tyre ndėr kullat qė kishin nė vende tė padepėrtueshme dhe nė majat e maleve dhe po e prisnin. Ato janė maja e male aq tė larta sa edhe sorrat nuk fluturojnė mbi to.Ata besonin nė njė dogmė dhe flisnin njė gjuhė. Ata nuk i jepnin haraē kurrkujt. Ata ngritėn kulla nė majat e maleve dhe vendosėn aty gratė dhe fėmijėt, ndėrsa vetė qendruan nė grykat dhe luftuan». (po atje: f. 49.).

Shqipėria e Veriut, duke pėrfshirė edhe Kosovėn vazhdoi tė mbetej qendra kryesore e rezistencės kundėr pushtuesve turq gjatė shekujve tė okupimit. Pėr kėtė dėshmon edhe raporti qė Dervish Pasha, komandanti i ekspeditės turke, qė shtypi Lidhjen e Prizrenit, i bėri Sulltanit, mbi gjendjen nė Shqipėri, pas eliminimit tė Lidhjes sė Prizrenit, nė maj 1881: «Tė gjitha kėto bėnė qė Lidhja Shqiptare tė pėrhapej e tė shtrihej nė gjithė Gegėrinė dhe qė Komitetet e Lidhjes tė kryenin gjithandej veprime kryengritėse qė ishin nė kundėrshtim me dėshirat e qeverisė». ("Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė dokumentet osmane- 1878-1881), Instituti i Historisė, Tiranė 1978, f. 145).

Edhe kėtė herė, ashtu si gjatė gjithė historisė sė Shqipėrisė, pjesa mė e madhe e atyre qė luftuan kundėr ushtrisė turke, qė erdhi tė shtypė Lidhjen e Prizrenit, u tėrhoqėn nė male, pėr t' i shpėtuar represionit turk, pra u bėnė "malokė". Por, kėtyre "malokėve" ne u detyrojmė njohjen, qė opinioni ndėrkombėtar i bėri kombit shqiptar dhe luftės sė tij pas kėsaj lėvizjeje, duke u thyer paragjykimi dashakeq i artikuluar nga Princi Bismarck se Shqipėria ėshtė vetėm njė shprehje gjeografike dhe se nuk ka komb shqiptar. Dhe ishte e natyrshme qė kėta njerėzt e saj do tė denigroheshin e demonizoheshin mė tepėr nga turqit.

Nė librin e lartcituar Hugo shton: «Ka njė ndryshim midis kryengritėsit tė malit, si zvicerani dhe kryengritėsit tė pyllit, si vandeasi; dhe ky ndryshim ėshtė pothuajse gjithnjė ndikimi fatal i ambientit; se njėri lufton pėr idealin, tjetri pėr paragjykimet. Njėri fluturon krahėhapėt, tjetri hiqet zvarrė. Njėri fluturon pėr njerėzimin, tjetri pėr vetminė, njėri do lirinė, tjetri do izolimin. Njėri ka tė bėjė me kulmet e honet tjetri me batakovinat; njėri ėshtė njeriu i pellgurinave ujėfjetura prej nga shpifen ethet; njėri ka mbi krye tė vet qiellin e kaltėr, tjetri njė drizė, njėri ėshtė mbi njė majė mali, tjetri ėshtė njė hije». (Victor Hugo: «Viti 93», «Naim Frashėri», Tiranė 1961, f. 236.)

Kjo ėshtė e vėrtetė dhe pėr Shqipėrinė. Mali verior krijoi Eposin e Kreshnikėve. Njė nga rapsodėt prej tė cilėve u mblodh Eposi i Kreshnikėve jep kėtė dėshmi: «Populli i katundeve qė nuk i kėndojnė thirren katundarė, kurse ata qė i kėndojnė janė malėsorė». («Epika legjendare», Akademia e Shkencave, Instituti i Kulturės Popullore., Vol. II., Tiranė 1983, f. 366.) Ėshtė interesante se nė po tė njėjtin raport Dervish Pasha shprehet pėr gjendjen nė Shqipėrinė e Jugut: «Nė anėt e Toskėrisė ēėshtja qė ka marrė karakter mė shqetėsues ėshtė ajo e veprimtarisė sė banditėve, qė ėshtė thjesht njė veprimtari kusarie».("Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė dokumentet osmane- 1878-1881), Instituti i Historisė, Tiranė 1978, f. 149).

Kėshtu, propaganda turke punonte nė dy kahje. Derisa toskėve u thoshte se gegėt janė "malokė", tė egėr, nė anėn tjetėr, gegėve u thoshte se toskėt janė "kusarė tė rėndomtė". Kur okupatorėt osmanė u larguan dhe u krijua shteti shqiptar, paradigma qė ata e patėn trashėguar nga tė tjerėt, u kaloi trashėgimi asaj pjese tė popullsisė qė pati bėrė tė vetėn paradigmėn raciste historike tė okupatorėve dhe okupatorėve tė rinj tė Shqipėrisė, serbėve, grekėve etj. Doktrina e urrejtjes, qė i ka premisat brenda Shqipėrisė, ėshtė e pėrpunuar me shumė kujdes nė qendra tė specializuara brenda dhe jashtė Shqipėrisė, nė Athinė dhe nė Beograd, Moskė. Kjo kuptohet nė rastin e pėrdorimit tė termit "ēeēen", nė sens pėrkeqėsues, pėr tė pėrcaktuar tė ardhurit nga Veriu.

"Mirė se ju i urreni shqiptarėt e Veriut se sipas jush qenkan njerėz tė kėqinj, por ēeēenėt ēfarė ju kanė bėrė? Ata, edhe nėse u kanė bėrė tė kėqija ua kanė bėrė rusėve". Kėshtu i thashė njė ditė njėrit prej tyre, njė intelektual, qė po shprehej me pėrbuzje pėr shqiptarėt e Veriut, duke i quajtur "ēeēenė". Isha i sigurt se ky njeri nuk kishte parė kurrė nė jetėn e vet njė ēeēen. Ai nuk diti ē'tė mė thoshte tjetėr veē tė ngėrdheshej. Meqėnėse bashkėbiseduesi im pati ndodhur tė qe intelektual, vazhdova t'i them, duke pėrdorur njė koncept tė Jungut se ai kishte arhetipin sllav, ose mė saktė filosllav pėr paradigmėn mik-armik. Derisa pėr tė sllavėt, posaēėrisht rusėt qenė tė mirėt, armiqtė e tyre, ēeēenėt qenė tė kėqinjtė. Prej kėtej, ēdo njeri i keq qe "ēeēen". Ėshtė e qartė se ai shprehte mendėsiė e tė huajve-armiq tė Shqipėrisė.

Nė Republikėn e Shqipėrisė fjala "malok" pėrdoret nė sens pėrkeqėsues, pėr tė etiketuar njė grup tė caktuar tė popullsisė, ata qė banojnė nė veri tė Tiranės dhe tė Durrėsit, si dhe tė zbriturit nga kjo zonė nė Tiranė, Durrės dhe qytete tė tjera. Termi "malok" ka si kuptim njė individ i paqytetėruar, i egėr, kriminal, i trashė, i paaftė pėr tė jetuar nė njė shoqėri moderne, madje njė armik i saj, shkurt barbari, siē ėshtė perceptuar ai qė nga grekėt e romanėt antikė dhe mė tutje. Ashtu si "barbari", nė nocionin antik grek, roman dhe tė kolonizatorėve evropianė, "maloku" ėshtė bartės gjenetik i sė keqes, ai nuk ėshtė i aftė tė qytetėrohet dhe e vetmja mėnyrė pėr tė pėrfituar nga qytetėrimi ėshtė duke u sunduar nga njė popull i qytetėruar. Nocioni ka ardhur nga njė diferencializėm racist, qė nė thelbin e vet ėshtė irracional. Njė grup i tėrė diferencohet nga bashkėsia, duke u etiketuar si bartės i sė keqes.

Njė mendėsi qė praktikisht pėrbėn njė ideologji fashiste, pasi fashizmi nuk qe gjė tjetėr veēse racizmi i elaboruar nė nivel politik. Fashizmi kishte konceptin e "racės sė ulėt", bartėse gjenetike e sė keqes, e cila qe e destinuar tė qe e sunduar. Grupi qė nė Republikėn e Shqipėrisė pėrdor termin "malokė" trashėgoi paradigmėn e pushtuesve tė urrejtjes pėr njeriun e malit. Urrejtja ndaj grupit tė njerėzve qė definohen si "malokė" i ka tė gjitha tė dhėnat pėr t' u kualifikuar si racizėm. Nė teoritė raciste ka njė diferencim njerėzor nė "racė tė lartė", qė ėshtė raca sunduese (herrenrase, ose racė zotėrinjsh, siē e quanin nazistėt, duke huazuar njė term nga Nietszche), dhe nė "racė tė ulėt", qė ėshtė raca e nėnshtruar (raca e skllevėrve, siē e quanin nazistėt).

Ashtu si nė teoritė raciste, ata qė pėrdorin me pėrēmim termin "malok", e shohin veten si "racė e lartė", ose raca sunduese, ndėrsa "malokėt" i shohin si "racė e ulėt", apo raca e skllevėrve. Nė teoritė autentike raciste, pėrdoret fajėsimi kolektiv, pra njė individ quhet i keq jo se ka bėrė tė kėqija, por se i pėrket njė grupi qė pėrcaktohet kolektivisht si bartės gjenetik i sė keqes, pra qė ėshtė i keq nga natyra. Pėr nazistėt, hebrenjtė qenė tė kėqij, jo pėr shkak tė veprimeve konkrete tė tyre, por si bartės kolektivė gjenetikė tė sė keqes. Veprimet e kėqija tė hebrenjve tė caktuar pėrdoreshin pėr ta ilustruar tezėn e sė keqes qė ata bartnin nė gen. Ajo ēka ėshtė mė paradoksale dhe ironike nė kėtė racizėm ndaj "malokut" ėshtė se ai ėshtė e anasjellta e racizmit historik evropian. Racizmi historik evropian ėshtė i ndėrtuar sipas paradigmės:

-Ariani, domethėnė njeriu i bardhė dolikocefal (kafkėgjatė), biond, sykaltėr dhe shtatlartė, si "raca superiore".
-Hebrenjtė dhe popujt me ngjyrė, kryesisht brakicefalė (kafkėgjerė), shtatshkurtėr dhe rrondokop, si "racė e ulėt".

Ndėrsa nė Shqipėri kjo paradigmė ėshtė pėrmbysur. Nė Shqipėri, nga njė pjesė e caktuar e popullsisė jugore, urrehet e pėrēmohet si "njeri inferior", malėsori i Veriut, i cili ka ruajtur mė sė shumti tiparet e racės nordike, ariane, pra dolikocefal, shtatlartė, biond, sy bojėqielli. Ėshtė e habitshme se nė ēdo vend malėsori respektohet, nderohet se ai ka bėrė historinė, ndėrsa nė Shqipėri ai pėrēmohet dhe fyhet nga njė pjesė e caktuar e popullsisė, qė pėr mė tepėr edhe vetė ėshtė me origjinė nga vise malore. Toskėria ėshtė njė zonė po aq malore sa edhe Gegėria. Nė njė kėngė popullore pėrmetare pėr Revolucionin e Qershorit 1924, thuhet kėshtu:

Ē' u ngrinė-o malet, ē' u ngrinė,
ky popull pa opingė,
mori poshtė Gegėrinė;
Ahmet Zogollin e zbrinė.

Leskaj-Pėrmet, 1957 ("Epika historike", Akademia e Shkencave e RPSSH, Instituti i Kulturės Popullore, "8 nėntori", Tiranė, 1990, vol. III, f. 578.)

Kjo mendėsi artikulohet nė koncepte tė thjeshtėzuara qė mund tė rroken lehtė nga tė gjitha shtresat e shoqėrisė dhe qė bartin ngarkesė tė madhe urrejtjeje, tė llojit: "Ėshtė mbushur Tirana dhe Durrėsi me malokė!", "Na mbytėn veriorėt!"

Por, ēdo tė qenė sot qytetet e mėdha shqiptare pa malėsorėt? E vėrteta historike ėshtė se malėsorėt, nė situata tė pėrshtatshme, kur dobėsohej regjimi i okupatorit, rėndom zbrisnin nė numėr tė pakėt nė fusha e qytete dhe bėheshin rezidentė atje, duke rritur e rigjeneruar popullsinė e rralluar tė fushave e qyteteve, pėr shkak tė epidemive dhe emigrimeve. Kėshtu ndodhi dhe pas rėnies sė komunizmit, kur ardhja e banorėve tė rinj nga malėsitė e Veriut, por edhe tė Jugut, nė Tiranė dhe Durrės, bėri qė tė zėvendėsohet dhe madje tė rritet, ulja e ndjeshme e popullsisė pėr shkak tė emigracionit masiv.

Dhe tė gjitha kėto thuhen nė njė kohė qė dihet se gjatė regjimit komunist, veriorėt, madje dhe fshatarėt e rretheve tė Tiranės, Durrėsit e Elbasanit, e kishin tė ndaluar tė zbrisnin nė qytet, ndėrsa stimulohej ardhja nė Tiranė, Durrės, Elbasan etj. e banorėve nga Jugu. Nė kėto rrethana, zbritja nė kryeqytet apo nė Durrės e banorėve nga Veriu do tė qe mė masive me heqjen e kėtij ndalimi, do tė qe spontane dhe do tė binte mė tepėr nė sy. Gjithsesi edhe pas rėnies sė komunizmit ardhja e banorėve nga Jugu nė Tiranė, Durrės etj. vazhdoi, me tė njėjtin ritėm, por nė mėnyrė domethėnėse, ajo nuk komentohej me dashakeqėsi.

Pas rėnies sė komunizmit, popullsia e malėsive qė pati mbetur e ngujuar nė trojet ku tė parėt e tyre u tėrhoqėn pėr mos t'iu nėnshtruar okupatorit, filloi tė zbriste masivisht nė qytetet kryesore dhe posaēėrisht nė Tiranė dhe nė Durrės. Ky ishte finalizimi i njė procesi historik, njė gjė qė e meritonin ata qė nė shekujt e okupimit ruajtėn njėsinė nacionale dhe cilėsitė mė tė mira tė racės. Por, fatkeqėsisht ata u bėnė subjekt i njė racizmi paranoiak tė nxitur edhe nga qarqe tė vendeve fqinje.

Paradigma e okupatorėve nė politikėn bashkėkohore shqiptare.

Aspekti mė preokupues i konfliktit politik nė Shqipėri ėshtė adoptimi hapur nga ana e sė majtės i paradigmės sė okupatorėve pėr nxitjen e racizmit brendashqiptar. Ish-kryetari i Bashkisė sė Vlorės nė vitin 1997, Gėzim Zilja, nė librin e vet "Unė e pashė kush e dogji Vlorėn", shkruan se nė Sheshin e Flamurit, rapsodėt kėndonin kėnge tė tilla para turmės sė protestuesve, pėr t' i nxitur ata pėr luftė:

«O moj Vlorė e zeza Vlorė,
Tė mbeti pushka nė dorė.
Ja tė vdesim ja tė rrojmė,
Saliun ta rrėzojmė.
O djem tė zes' ē' u gjet
I hidhi malokėt nė det,
E bėni si nė njėzet
».

(Gėzim Zilja: "Unė e pashė kush e dogji Vlorėn", "Pelion", Tiranė 2000, f. 69.)

Ibrahim Kelmendi, njė veprimtar enverist i emigracionit shqiptar nga Kosova nė Perėndim, i cili vizitoi Jugun e Shqipėrisė nė kohėn e rebelimit nė 1997, pėr t'u paraqitur shqiptarėve tė Kosovės njė tablo tė ndryshme nga ajo qė kishin perceptuar ata duke parė turmat qė ngrinin simbolin serb tė tre gishtave. Por, Ibrahim Kelmendi nuk e fshehu dot racizmin qė konstatoi. Nė Jug, Kelmendit i shprehen nė ton kėrcėnues pėr forcat shtetėrore: «Nė qoftė se "malokėt" shkelin prapė kėndej». (Ibrahim Kelmendi, "Shqipėria-jashtė veriut dhe jugut», "Zėri i Kosovės", Aarau, 1997, f. 125.)

Nė raportin e komisionit parlamentar pėr ngjarjet e vitit 1997, tė hartuar dhe miratuar nga mazhoranca e majtė parlamentare nė 1998 thuhet:
«Katėrshja B. Gazidede, Xh. Xhaferri, Agim Shehu dhe Sokol Mulosmani duke qenė nga e njėjta krahinė, shėrbyen si drejtues tė operacioneve dhe si drejtues tė shtetit. Pėrse u emėrua kjo katėrshe nga Veriu pėr tė sulmuar e drejtuar operacionet kundėr Jugut? A nuk kemi tė bėjmė kėtu me njė tendencė tė kundėrvėnies sė Veriut kundra Jugut?» ("Zėri i Popullit", 12 qershor 1998, f. 5.)

Bukur, po sikur edhe e djathta e dalė nė opozitė pas zgjedhjeve tė vitit 1997 tė pėrdorte kėtė logjikė, duke i pėrcaktuar operacionet qė kryenin nė Veri forcat policore dhe SHIK (SHISH), qė pas ardhjes nė pushtet tė socialistėve tashmė drejtoheshin nga njerėz me origjinė nga Jugu, atėherė ēka do tė ndodhte nė Shqipėri?

Nė faqen e parė tė gazetės "Zėri i Popullit" tė datės 25 nėntor 2003 ndodhej njė fotografi e tubimit tė njė dite mė parė tė opozitės nė Sheshin "Skėnderbej" dhe kėsaj fotografie i referohet titulli kryesor i asaj dite: "Llumi Berisha kėrcėnon". Nė faqen 10, ku ėshtė artikulli qė i referohet ky titull, ėshtė ky nėntitull: "Mitingu i Berishės pėr mbrojtjen e votės sė lire pėrfundon pėrpara kryeministrisė. Qytetaria, sipas Berishės, qė duhej tė protestonte pėr votėn kanė ardhur nga qytete veriore pėr tė hedhur parulla banale". ("Zėri i Popullit", 25 nėntor 2003, f. 10.) Pra, tė gjithė njerėzit qė kanė marrė pjesė nė tubimin e opozitės definohen si "llum" dhe thuhet se ky "llum" ka ardhur nga "Veriu". Sipas logjikes sė gazetės sė partisė nė pushtet, nė Tirane kanė tė drejtė tė vijnė veē njerėz prej qyteteve tė Jugut, qė janė "race e lartė", kurse veriorėt qė janė "racė e ulėt" duhet tė rijnė tė mbyllur si nė geto nė vendet e veta.

Ja disa shembuj tė tjerė nga kjo gazetė: -«Nė mitingun e PD ndalohen qytetarė nga Laēi, Shkodra, Mirdita, Mati, Dibra». ("ZP", 3 nėntor 2000, f. 1.). Me sa duket, pėr "ZP", shtetasit shqiptarė nga kėto zona duhet tė marrin leje nė polici pėr tė ardhur nė Tiranė! Ose duhet tė bėhet siē thuhet nė atė humorin nė "Portokalli", nė "Top Channel", ku aktori qė imiton Edi Ramėn i drejtohet "Gjinit", qė ėshtė nga Kruja, duke i thėnė: «O malok, pėshtyva kėtu dhe nuk erdhe pa u tharė pėshtyma ime, ta bėra hyrjen nė Tiranė me vizė Shengen!». E qė edhe Edi Rama i vėrtetė flet kėshtu kjo kuptohet nga ato qė ka thėnė pėr tiranasit dhe qė i kam cituar mė lart.

-«Sa kohė do tė qėndrojnė banorėt e Tiranės nėn terrorin e tė ardhurve mitingashė tė periferisė-Injorantėt nė shesh». ("Zėri i Popullit", 21 mars 2004, f. 1.)

-«Sheshi "Skėnderbej" ka qenė i pushtuar ashtu si gjithė Tirana nga njerėz me uniforma tutash, qė me erėn e keqe kanė mbytur bulevardin. Edhe pse kanė zbritur qė herėt nga Kamza, Lapraka e Bathorja me autobusėt e linjės, janė pėrqendruar nė shesh atėherė kur kanė parė tė mbėrrijė lideri demokrat Berisha. Kishte dhe nga ata qė kishin ardhur me biēikletė, me tė cilat kanė protestuar pėrgjatė bulevardit, duke tė kujtuar njė film shqiptar ku pėrmenden ata qė kishin blerė biēikleta pasi kishin shitur mė parė gomerėt». (po atje, f. 2.).

Gjėja mė ironike ėshtė se kėto fjalė thuhen nė gazetėn e njė partie qė pretendon se shpreh dhe mbron interesat e shtresave tė paprivilegjuara! Mė tutje thuhet se tė ardhurit kanė «demonstruar nė tė njėjtėn kohė formimin e tyre sfidues ndaj qytetarisė». ("po atje, f. 2.) Instruktive do tė qe sikur sjellja e kėtyre protestuesve tė djathtė tė kohės kur PS ėshtė nė pushtet, tė krahasohet me atė tė deputetėve tė majtė nė sallėn e parlamentit, nė 28 korrik 2006, tė cilėt bėnė gjėra qė me siguri mund t'i kishin bėrė vetėm njerėzit kohės sė gurit, sikur t'i sillje nė kėtė sallė. Nė "Zėri i Popullit" tė datės 16 mars 2004 botohet shkrimi "Antishtet dhe mosqytetari", ku tregohet njė incident qė ka pasur dikush nė Bulevardin "Dėshmorėt e Kombit" me njė njeri qė nė shkrim paraqitet si malėsor. Por, shkruesi jep tė kuptohet se ky malėsor ėshtė nga Veriu, duke paraqitur tė folmen e tij nė dialekt, kur i thotė: "s'pyes pėr shtetin tuj". ("Zėri i Popullit", 16 mars 2004, f. 9.)

Nė shkrim krijohet stereotipi i horrit tė rrugės nė kryeqytet dhe opozitarit, ai ėshtė malėsor i ardhur nga Veriu: "Dhe bashkė me tė sharat, me nėnė e babė, motėr e vėlla, rrodhėn dhe njė lumė tė sharash pėr qeveri, ministri, pėr Nano etj". (po atje: f. 9.) Dhe autori konkludon: «Por para sė gjithash le ta pastrojmė shoqėrinė nga atavizmat se qė andej vjen dhe politika e ditėve tona. Se vėrtet mund tė themi "Qeveri ik", por a do tė guxojmė tė themi "Antishtet eja"». (po atje: f. 9.) Pra, kėrkohet qė tė pastrohet Tirana nga tė ardhurit nga Veriu dhe (si vallė, me pastrim etnik?) dhe politika prej tyre, nėnkupto prej Berishės. Tė ardhurit nga Veriu nė Tiranė dhe veriorėt nė pėrgjithėsi, identifikohen me "Antishtetin" dhe pėrcillet ideja se pushteti i PS duhet pranuar si e keqja mė e vogėl, pasi alternative janė ata, "malokėt", "Antishteti". Ėshtė ironike se modelin mė paranoiak tė antishtetit nė historinė e Shqipėrisė, shtetin komunist antinjerėzor, nuk e kanė ndėrtuar shqiptarėt e Veriut, por ata qė pėrgjithėsisht i akuzojnė veriorėt si njerėz me mendėsi antishtet.

Shqiptarizmi jopėrjashtues.

Shqiptarėt, derisa janė njė popull i vjetėr, janė njė nacion (komb) i ri dhe njė shtet edhe mė i ri. Sot, pas rreth njė shekulli, mund tė thuhet me keqardhje se ende ka resentimente mes pjesėve tė kombit dhe ē'ėshtė mė e keqja njė pjesė e madhe e politikanėve dhe shtetarėve, gjatė kėsaj periudhe, ka punuar pėr t' i gjeneruar kėto resentimente dhe pėr t' i pėrdorur ato politikisht. Kjo bėn qė, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, tė vijė nė pyetje vetė ekzistenca e mėtejshme e kombit dhe e shtetit shqiptar nė atė ēka ėshtė sot. Gjėrat nuk mund tė shkojnė gjatė tė qeta nė rast se vazhdon tė akumulohet urrejtje.

Ėshtė e domosdoshme qė tė kuptohet se duhet tė ndryshojė mentaliteti i sotėm i njė pjese tė popullsisė sė Republikės sė Shqipėrisė dhe i elitės sė saj politike dhe intelektuale, ndryshe kėto tė kėqija do tė shkatėrrojnė dhe Shqiptarizmin nė formėn qė ėshtė sot, pėr t'i lėnė vendin njė tjetėr Shqiptarizmi qė i pėrjashton ata qė ēojnė tek ai konfliktin, resentimentet, politikėn fashiste. Pra, alternativa mė e mirė ėshtė qė tė gjithė tė fillojnė tė mėsohen ta pranojnė tjetrin, ta shohin si tė barabartė shqiptarin e ardhur nga malėsitė nė qytete, njėlloj si atė qė ka ardhur atje, pėrgjithėsisht vetėm disa dekada para tij. Nė kėtė sens, procesi i legalizimit tė banesave, ėshtė mė tepėr njė proces i legalizimit tė atij njeriu shqiptar qė ndoshta mė tepėr se tė gjithė i meriton qytetet e mėdha shqiptare, pasi kėtij njeriu i detyrohemi pėr ruajtjen e nacionit (kombit).

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara