HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Duke lexuar revistėn “Pena” organ i shoqatės sė shkrimtarėve shqiptaro-amerikanė

-- nga Kėze (Kozeta) Zylo,
[email protected]
www.albanianliterature.org
Botuar ne gazeten "ILLYRIA"

Keze (Kozeta) Zylo Revista “Pena”, numri i ri, dale ne pranvere te ketij viti, sapo iu shpernda ketu ne New York, me 4 Gusht, shkrimtareve shqiptaro-amerikane, anetaret e te ciles ishin mbledhur per nje analize pune dhe zgjedhjen e kryetarit te ri dhe kryesine.

Nėpėr faqet e revistės “Pena”

Sa fillon dhe shfleton faqen e parė menjėherė sytė shtangen me njė thėnie tė Gėtes, njeriu i fundit universal i Gjermanisė, i cili thotė:
Kėto libra qė gradualisht do tė prekin botėn e gjerė dhe do tė kontribuojnė nė letėrsinė botėrore, ku pėrsėrisim se nuk do tė ketė pyetje tė ngjashme pėr kėtė, qėllimi ėshtė i thjeshtė, se njerėzit do tė rriten tė vetėdijshėm, do tė kuptojnė njeri-tjetrin, bile dhe kur nuk tė falin dashuri, por, sė paku do tė tolerojne njeri-tjetrin!

Pra kjo thėnie tė ballafaqon me kualitetin, rritjen, format e lėvizjes, tė tė menduarit, qė padyshim brenda revistes “Pena” gjen mozaikun e krijimeve nga shkrimtarėt shqiptaro-amerikanė, por dhe mė gjerė…
Faqja e parė e revistės prezanton Znj. Konstance Rooke, e cila pėr vitin 2005 fitoi ēmimin: “Gjenima” qė jepet nga Shoqata, njė ēmim prestigjioz pėr shkrimtarėt qė kanė arritur suksese nė fushėn e artit dhe tė letėrsisė.
Ajo ka shėrbyer pėr 10 vjet editore e njė reviste nga mė seriozet nė Kanada. Qėkur ajo filloi si editore, revista “Malahat Review” rregullisht ka marr ēmime kombėtare.
Tetė ēmime tė arta dhe katėr tė argjendta pėr letėrsi.
Mjaft mbresėlėnėse ishte puna e saj kolosale pėr tė grumbulluar tė holla nė ndihmė tė fjalės sė lirė, Free Speech dhe shkrimtarėve tė burgosur nė tė gjithė botėn.
Ajo ėshtė editore e tre antologjive ku me dy tė parat grumbulloi 200.000 dollarė.
Motoja e saj ėshtė: Only connect - marrė nga shkrimtari i madh E.M.Forster, pėrdorur si epitaf nė novelėn e vitit 1910, Howard’s End.

Njė shkrim i shkruar me mjaft elegancė ėshtė dhe nga z. Gjekė Marinaj:
Refleksione nė arritjet e letėrsise pėr shkrimtarin Frederick Turner.
Ai shkroi nė vitin 1960 kur Turner ishte nė moshėn e adoleshencės dhe filloi tė shkruante, ku bota e poezisė ishte e dominuar nga njė formė, versione tė lira dhe tė shkurtra…
Turner ėshtė poeti qė krijoi gjini, forma, nė letersinė e sotme.
Ai ėshtė rol model i njė poeti publik. Lexuesit dhe shkencėtarėt e admirojnė punėn e tij tė madhe. Pėrdorimi i njė fjalori tė gjerė artistik dhe shkencor, ka tėrhequr vėmendjen e miliona lexuesve dhe studjuesve nė kohė.
Mjaft citate tė tij janė tė admirueshme dhe tė pėrdorshme nė institute tė ndryshme. Mėnyra poetike se si ai kėshillon, ka ditur qė nėpėrmjet magjisė sė fjalės tė lidhė shkencėn dhe artin human dhe historik sė bashku dhe nė mėnyrė tė pazgjidhshme.
Shkrimtari Gjekė Marinaj me penėn e tij ka ditur tė japė refleksionet tė filtruara ne sitėn artistike, pėr njė nga poetėt mė tė njohur nė botė.
Ai me forcėn e fjalės shpreh qartazi profilin e individualizuar dhe nėn efektet e refleksionit buisin sythet e njė kritike tė re, ku kalkulohet mjeshtėrisht, risia qė solli Turner nė poezinė botėrore.

Sonetet e Mikelanxhelos

Duke shfletuar mė tej revistėn “Pena” lexuesi do tė ndalet nė shkrimin: “Sonetet e Mikelanxhelos” sjellė nga studjuesi, kritiku, shkrimtari shqiptaro-amerikan, Prof. Peter Prifti, anėtar i shoqatės sė shkrimtarėve.
Nėpėrmjet njė studimi tė detajuar autori ka dhėnė pėr publikun se Mikelanxheloja ėshtė njė nga figurat mė tė mėdha tė Rilindjes, i njohur pėr arritjet e tij tė jashtėzakonshme nė pikturė,skulpturė, dhe arkitekturė.
Por autori shpjegon me tė drejtė se pak ėshtė i njohur nė publikun e gjerė, si autor i soneteve.
Mikelanxheloja shkroi disa sonete nė kohėn e tij:
Soneti i parė ka qenė borxhi qė duhet t’i paguajmė Dante Aligierit (1265-1321) autori i Komedisė Hyjnore, ku Mikelanxhelua i paraprinte nė dy shekuj mė vonė.
Nė kėtė sonet nderon shumė lart pavdekėsinė e poetit.
Ja si shkruan:

Nga qielli ai erdhi, nė rrobat e vdekjes,
Ishte e pamundur t’i themi sa shume i detyrohemi atij,
Sepse shkėlqimi verbonte sytė tanė!

Mėnyra se si na e ka sjellė shkrimin shkrimtari Peter Prifti, nė kėtė revistė, ėshtė me tė vėrtetė mjaft impresionuese, e mbresėlėnėse.
Morrnica mė pėrshkuan trupin kur vėshtrimi im u ndal nė sonetin e dashurisė, njė temė e pavdekshme prej qėmotit, por e trajtuar e zbuluar herė nė kode tė fshehta e herė hapur si drita e diellit.
Dashuria e vėrtetė nuk ėshtė njė pasion qė mund tė vdesi,
Ose mund tė varet nė bukurinė qė mund tė zbėrrdhulet!
Dashuria e vėrtetė ėshtė krijuar nga qielli, Zoti.

Ja seē afirmohet nė sonetin e tij:

Burri qė perqesh dhe thotė se ėshtė turp, kur burri i vjetėr dashuron, ky burrė shan Zotin dhe gėnjen.

Cdo tingull i kėtij soneti me ngėrthente tė tėrėn, ishja zhytur aq thellė, sa mė dukej se nuk po dilja dot, sic duket madhėshtia, thjeshtėsia, bukuria e sonetit mė kishin rrėmbyer nė lashtėsi dhe ishte e zorshme pėr tė ardhur shpejt nė kėtė fillim shekulli tė ri.
Mikelanxheloja i kushtoi mė shumė sonete se pėr ēdo njeri tjetėr Vittoria Colonna, poetes nobeliste italiane, e cila ishte shumė mė e re se ai.
Ai me njė gjuhė tė pasur poetike shprehu dashurinė dhe vlerėsimin pėr bukurinė e gruas, romancėn, pasionin, ndjeshmėrinė…

Artikuj kritike, proza dhe poezia

E duke qėnė me shfletimin e revistės, lexuesi do tė gjejė njė shkrim nga ish-kryetari i shoqatės, Prozatori i mirėnjohur z. Ramiz Gjini, ku me kompetencėn e artit tė fjalės jep njėkohėsisht qėllimin fisnik tė shoqatės.
Ai shprehet: Ne e kemi konsideruar dhe do ta konsiderojmė lidhjen tonė si njė grupim kolegėsh e miqsh tė njė ideali.
Nuk na ka bashkuar asnjė interes, por na ka bashkuar ndjenja humane, dėshira pėr tė ruajtur dhe pėrsosur mė tepėr atė tė konstruktit shpirtėror, pa tė cilin populli ynė nuk do tė mbijetonte.
Po kėshtu njė shkrim meditim ėshtė pėr pesė vjetorin e shoqatės sė shkrimtarėve nga znj. Albana Mėlyshi anetare qysh ne fillim, ku jep historikun dhe mbarėvajtjen e punes se shkrimtareve.
Ndėrsa Merita Bajraktari po anetare, shkruan ndėrmjet tė tjerash se shoqata ėshtė njė organizatė nė shėrbim tė Komunitetit dhe tė letersisė shqipe.
Kjo organizatė po kryen njė mission nga mė fisnikėt.
Njė vend tė veēantė nė revistėn Pena Ndėrkombėtare zė dhe poezia nga poetėt e mirėnjohur kombėtarė, si Rudolf Marku, Azem Shkreli, Prec Zogaj, Elinda Marku, Agron Tufa.
Edhe proza si njė zhanėr tepėr i lėvruar pėr Kombin tonė, ka vendin e vet nė kėto faqe tė revistės.
Aty do tė gjejmė autorėt, z. Ramiz Gjini, z. Jaho Margjeka dhe znj.Albana Mėlyshi.
Ndėrsa kritikėn e gjejmė nga autorėt Shpendi Topollaj, Dhurata Hamzai, Gjekė Marinaj, Ferdinand Nikaj, Tome Mrijaj dhe Klajd Kapinova, ku z. Kapinova ka sjellė para lexuesit superstarin shqiptar, kėngėtarin Frederik Ndoci, i cili sivjet mori pjesė me kėngėn “Balada e Gurit” nė festivalin Europian.
Me njė vėrtetėsi dhe me koncizitet autori dhe aktivisti i palodhur, z. Tomė Mrijaj ka sjellė refleksione rreth librit “Ėngjėll vuajtje dhe shprese” tė publicistit z. Klajd Kapinova.
Ndėrsa publicisti i mirėnjohur z. Arben Ēokaj sjell njė shkrim mjaft interesant:
Nė vend tė njė reportazhi, nga njė takim poetėsh, ku plot mendim dhe art zbėrthen poezinė e mirėnjohur, Kuajt, tė Z.Gjek Marinaj, i cili solli nė Tiranė poetin me pėrmasa botėrore z. Frederik Turner, midis kolegėve tė tij.
Njė fragment nga romani “Nje grua midis dy burrash” ėshtė sjellė nga shkrimtari i suksesshėm, Skifter Kellici, anėtar i kėsaj shoqate.
Revista mbyllet me shkrimin e presidentit tė shoqatės, z. Gjek Marinaj, i cili ka sjellė pėrpara publikut takimin e shkrimtarėve tė kėsaj shoqate vjet nė Ēikago.
Shkrimi titullohet: Anėtarėt e shoqatės sė shkrimtarėve shqiptaro-amerikane, njė dashuri e re nė krahėt e hapur tė Ēikagos sė bukur.
Nė mbyllje tė kėtij shkrimi modest dua tė them se meqėnse u ngacmova nga emri Pena, mjet i punės sime, profesionit, pra e dashuruar me kėtė mjet, brenda kėsaj reviste nuk gjeta kėtu fjalėt e Volterit se: tė mbash penėn ėshtė sikur tė jesh nė luftė, por gjeta fjalėt e Frederik Niēes se: Pena ėshtė gjuha e shpirtit!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara