F J A L A
E   L I R Ė


[ Prapa ]

Askush nuk kujtohet pėr poetin Frederik Rreshpja

NJI SKANDAL KULTUROLOGJIK

Hans-Joachim Lanksch -- nga Hans-Joachim Lanksch

Simbas njoftimit tė disa gazetave, Teatri Kombėtar i Operės dhe Baletit sezonin e sivjetshėm artistik e ēel me nji koncert me titull paksa bombastik "Tinguj pėr Pėrjetėsinė", kushtue "tė gjithė atyre figurave tė shquara tė artit qė vitin e kaluar u ndanė nga jeta." Lista e figurave tė shqueme tė artit qė nderohen me koncertin nė fjalė āsht kjo: Ibrahim Kodra, Vath Koreshi, Ibrahim Rugova, Kel Kodheli, Pjetėr Arbnori, Dhora Leka, Qamil Buxheli, Dionis Bubani, Luigj Gurakuqi, Xhemal Laci, Haxhi Dalipi, Aleko Prodani, Dritan Ēela dhe Adhurim Lako. Paēin dritė ata. Ēdokujt i vjen keq pėr humbjen e tyne. Nė gazeta tė ndryshme, ata quhen personalitete tė kulturės shqiptare, emra qė nė artin shqiptar kanė lėnė vulėn e tyre tė pashlyeshme etj. Me tė drejtė quhen kėshtu.

Te gazeta "PANORAMA" lexojmė: "Njė vit mė parė, jo pak por gjashtėmbėdhjetė artistė u ndanė nga jeta. Dhe si pėr ironi, tė gjithė nė njė periudhė shumė tė shkurtėr kohore, pothuajse brenda dy muajve tė fillim pranverės." Mirėpo, si pėr ironi tė hidhėt, duket se askujt s'i ra ndėr sy qė mė 17 shkurt tė vjetit tė kaluem shue sė rrahuni zemra e poetit Frederik Rreshpja. Mospėrfshimja e tij nė radhėn e figurave tė shqueme tė artit āsht nji skandal i pashoq.

Frederik Rreshpja Organizatorėt e koncertit me titull bombastik, siē duket, thjesht e paskan "harrue" nji prej poetėve mā tė mirė tė letėrsisė shqiptare. Vėrtet, Frederik Rreshpja nuk ka kenė ajo qė mund tė quhet "personalitet" a "emėr" qė mund tė prezantohej nėpėr spektakle tė tipit "eveniment kombėtar" a "eveniment ndėrkombėtar", as nuk āsht i pėrkthyem si ndoshta tjetėrkush nė mā shumė gjuhė sesa i ka kjo botė e jonė. Nuk ka kenė nji "personalitet" reprezentativ dhe reprezentabil si disa tė tjerė, tė gjallė, qė trumbėtohen pandėrpré nė faqet e medias shqiptare. Frederik Rreshpja ka kenė nji bohemien. Nji shpirt njeriu i mirė sa buka dhe nji poet i rangut europian.

Nė antologjinė "Transcript" qė gjindet nė internet, poezia e Frederik Rreshpes āsht pėrkthye nė gjuhėt gjermane, frėnge dhe angleze nė rubrikėn e ruejtėsve tė dimensionit europian nė letėrsinė e Shqipnisė, bashkė me poetėt Zef Zorba, Martin Camaj, Kasėm Trebeshina, Mihal Hanxhari dhe Primo Shllaku. Pėr fat tė keq dhe shumė tė trishtueshėm, vendlindja e poetit tė madh Frederik Rreshpjes nuk din me ia bā homazhet e duhuna e tė meritueme, gjā qė āsht - e themi edhe nji herė - nji skandal i pashoq.

[ Prapa ]