HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Intervistė me albanologun gjerman Hans-Joachim Lanksch

-- nga Gazmend Krasniqi

1) Ende s'ka zene vend ideja se cila eshte desidenca letrare e Shqiperise. Cili eshte gjykimi juaj si perkthyes i letersise shqipe?

Siē dihet, fjala disident derivohet nga folja latine dis-sidere, "me ndejtė anash" dmth. mos me u pėrputhė me tė tjerėt. Disident āsht ai qė ulet veēas, anash, mbasi nuk āsht i nji mendje me doktrinėn a ideologjinė e imponueme e tė zyrtarizueme kishtare, shtetnore, partiake etj. Āsht interesante se Fjalori i shipes sė sotme (2002) s'e njehka leksemin "disident". Shqiptarėt, duket, kanė telashe me dukuninė e disidencės dhe me disidentėt e tyne. Gjā qė āsht krejtsisht absurde, doemos nė fushėn e letėrsisė, mbasi duket se nuk kuptuekan se janė mu disidentėt qė paraqesin faqen e lavdisė sė historisė sė re tė letrave shqipe! Trebeshinat, Lubonjat, Rreshpjat, Gumenėt, Xhaferrėt etj. pėrfaqėsojnė famėn e vėrtetė tė epokės nacional-komuniste. Pėrderisa rusėt, polakėt dhe ēekėt mund tė krenohen me shkrimtarė tė spikatun disidentė, Shqipnia ka nji thesar mā tė pasun shkrimtarėsh tė mrekullueshėm disidentė sesa vendet e tjera tė Europės juglindore, thesar ky qė shqiptarėt e kanė adet me e injorue.

Hans-Joachim Lanksch Vetė domethania e fjalės dis-sidere nėnkupton jo vetėm nji mendim dhe qėndrim qė devijon nga doktrina zyrtare, por edhe nji akt tė vetėdijshėm e tė qėllimtė tė mospėrputhjes me mendimin zyrtar, tė distancimit e tė revoltimit kundėr tij. Nė Shqipni, gjatė diktaturės, disidenca mund tė bāhej nė tri mėnyra: a) me dalė haptas, me shkrim, me gojė a me veprime si kundėrshtar i doktrinės politike a estetike, b) me arratisė jashtė vendit, c) me shkrue fshehtas sikurse e banin, fjala vjen, Zef Zorba dhe Primo Shllaku. Nė nji regjim shtazarak sa ishte ai i PPSH-sė, mėnyra a) nėnkuptote automatikisht tė vetmin vend nderi qė e kishte regjimi i atėhershėm – birrucėn. Kush mbette nė Shqipni, publikote libra te "Naim Frashėri" dhe nė ta nuk devijote nga ideologjia partiako-shtetnore dhe as nga estetika e ideologjizueme e socrealit, nuk mund tė quhet disident.

2) Eshte hedhur dhe eshte terhequr disa here ideja e hapjes se dosjeve per shkrimtaret e diktatures. Sipas jush, a ka ardhur ky moment? Sa e shendetshme apo e demshme eshte kjo per letersine?

Ky moment ka ardhė jo tash, por qysh tash 10, 12 a 14 vjet mā parė. Ama mā mirė vonė se kurrė... Ky hap, simbas meje, kishte me kenė i shėndetshėm si masė higjene si nė letėrsi ashtu dhe nė shoqni. Le tė dihet se ēka kush ka thanė, shkrue dhe bā. Fėlliqėsitė le tė dalin nė shesh. Sikur ēdo trup tjetėr i gjallė, as organizmi i shoqnisė dhe as organizmi i letėrsisė nuk mund tė rrojnė me votra qelbi. Rrena ka sundue nė Shqipni nji gjysėshekull. Fund rrenave! Letėrsia shqipe nuk mund tė jetė me shėndet tė mbarė po qe se nuk i nėnshtrohet procesit tė duhun vetėpastrimi.
Kuptohet, vetė morali nuk e pėrban letėrsinė. Vepra e nji autori tė pamoralshėm mundet me kenė e mirė, ama arti letrar plus moral na jep letėrsi tė madhe. (Tue folė pėr moral, fjalėn e kam pėr moralin, jo pėr pėrcaktimin "e drejtė" botėkuptimor a politik). Hapja e dosjeve mund tė jetė e shėndetshme sepse do ketė nji efekt qė i nevojitet shėndetit tė letėrsisė: kush ka himnizue diktaturėn dhe ideologjinė e saj, kush ka zbukurue mjerimin e realitetit tė diktaturės, kush ka denoncue kolegėt – le tė heshtė sot e tė mos shqirret sot si disident. Nėse kishin me u rrallue raftet e bibliotekave dhe librarive pėr librat e autorėve qė e kanė shitė artin letrar ose i kanė tradhtue kolegėt – s'kishte me kenė humbje pėr letrat shqipe! Pėrveē kėsaj, asi tėhollimi i radhėve tė librave kishte me u bā vend librave tė brezave tė rinj.

3) Kohet e fundit drejtori i Arkivave te Shqiperise ka hedhur ne treg dy vellime "Dosja K(adare)", me materiale te nxjerra nga keto arkiva. A i keni ndjekur? Nese po, cili eshte mendimi jua per to?

Nuk i disponoj librat qė i pėrmendėt. Pėr ktź, nuk mund tė prononcohem pėr spekulimet qė i hasja nė media, p.sh. sikur shkrimtari Kadare paska pasė sulme nga poshtė dhe mbrojtje nga nalt. Mirėpo, mund tė them se dosja e Ismail Kadaresė do tė kishte kenė fort e mirėseardhun po tė na kishte dalė e plotė qysh nė dhjetėvjetėshin e fundit tė shekullit tė kaluem kur shkrimtari nė fjalė, nė mos gabofsha, āsht prononcue kundėr hapjes sė dosjeve dhe pro organizimit tė nji Kongresi Kombėtar Pajtimi.

4) Sipas jush, cfare duhet bere per ridimensionimin e letersise socrealiste?

Letėrsia e indoktrinueme duhet tė ndahet nga letėrsia. Letėrsia e politizueme e indoktrinueme le tė mbijetojė e tė dokumentohet nė manualet e historisė sė letėrsisė shqiptare si e tillė qė āsht – si dokument letėrsiet tė indoktrinueme. Le t'i jepet fund nostalgjisė pėr letėrsinė e indoktrinueme. Duhet shikue se sa "funkcionon" letėrsia e asaj epoke nė kohėn e sotme, dhe sa funkcionon nė hapėsina tė tjera, jashtė. Sa funkcionon kjo letėrsi pa ideologjinė atėbotė tė detyrueshme komuniste dhe nacionaliste? Ēka i thotė letėrsia pėr traktoristėt, brigadierėt dhe komisarėt lexuesit tė sotėm, pėrpos momentit dokumentar pėr nji epokė tė zezė tė kalueme? Duhet t'i jepet fund monopolit tė kriterit pėrmbajtėsor. Nuk mund tė shikohet vlera letrare si "pėrmbajtje e drejtė", dmth. si pėrmbajtje politikisht "e mirė", gjā qė nėnkuptohej dhe nėnkuptohet nė vėshtrimin "pėrparimtar" dhe "kombėtar". Le t'u jepet lamtumira e duhun kritereve tė estetikės sė dhunshme tė asaj kohe ("edukimi i masave punonjėse nė frymėn marksiste-leniniste" etj. etj.). Letėrsia e asaj kohe duhet shikue pėr nga kriteret estetike dhe pėrmbajtėsore. Kolportazhi pa vlerė estetike – le tė bjerė nė harresė. Zeja artizanale letrare pa pėrmbajtje kuptimplotė pėr lexuesin e sotėm, jashtė kornizave tė atėhershme ideologjike – le tė bjerė nė honet e kohės e cila ka me bā tė veten.

5) Sipas jush, cfare i ofron letersise shqipe letersia e shkruar dhe e botuar pas viteve 90-te?

Mbas qullit monoton tė letėrsisė sė socrealizmit, letėrsia mbas 90-it zū me u rropatė pėr t'u emancipue, pėr tė gjetė rrugėn e vet. Mbas tentativave tė llojllojshme, kėto orvatje sot rezultojnė – e pėrsėris dhe e theksoj: mbas spirilangut monohron dhe monofon tė socrealit! – nė njė simfoni tė vėrtetė polifone e tė orkestrueme me zana nga mā tė ndryshmėt. Dhjetėvjetėshi i kaluem, mund tė themi, letėrsisė shqiptare i solli jo vetėm nji rifreskim, nji frymė tė gjallė, por nji ringjallje tė vėrtetė. Ajo qė tė fascinon āsht mu diversiteti i pendave individuale, larmia e individualiteteve krijuese.

6) Ēka pritni mė tej nga letėrsia e sotme shqiptare dhe ēka i uroni asaj?

Ēlirimin e plotė nga hipotekat e mostrave dhe stereotipave tė trashėgueme nga koha e diktaturės politike dhe estetike tė socrealizmit. Kurajė pėr t'i vazhdue rrugėt e reja, kurajė pėr t'i mbetė besnike vetvetes. Kurajė pėr avangardizmin letrar, kurajė pėr eksperimente. Ēlirim nga barra e kombėtarizmit nė letėrsi, nga omfaloskopia albano-centrike pėr t'u gjetė krah pėr krah me letėrsitė jashtė Shqipniet.
I uroj letėrsisė shqiptare t'i jepet fund brohoritjes dhe trumbėtimit tė medias pėr letėrsinė e indoktrinueme tė kryetarėve, sekretarėve, deputetėve dhe fosilėve tė tjerė tė epokės socrealiste. I uroj shoqnisė shqiptare dhe kritikės letrare – me sa ekzistueka – t'i marrė nė dijeni e t'i lexojė veprat e, bie fjala, Ridvan Dibrės, Romeo Ēollakut, Arian Lekės, Gentian Ēoēolit, Sokol Zekajt, Agron Tufės, Albri Brahushės, Elvira Donesit, Ardian Kyēykut, Gazmend Krasniqit, Virion Graēit, Ervin Hatibit, Mimoza Ahmetit, Gert Pashajt, Osja Vjollcės, Rudian Zekthit, Rudi Erebarės, Olimbi Velajt, Parid Teferiēit, Gilmana Bushatit, Lindita Arapit – pėr tė cekė veē disa emna qė mė kujtohen spontaneisht. Dhe u uroj shkrimtarėve dhe lexuesve shqiptarė tė mos rreshtin me i lexue dhe dashunue veprat e Kasėm Trebeshinės, Frederik Rreshpjes, Zef Zorbės, Primo Shllakut, Martin Camajt, Ernest Koliqit, Mitrush Kutelit, Lasgush Poradecit. Dhe u uroj tė gjithėve tė mos harrojnė se vjetin tjetėr shkrimtari i madh shqiptar, Kasėm Trebeshina, do tė mbushė moshėn 80-vjeēare!

U botue mė 14 shtator 2005 te gazeta EXPRESS (Albert Gjoka, kryeredaktor)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara