HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


"Mė vjen keq" Las Vegas, ca gjėra nuk mbeten sekret...*)

-- by Gjekė Marinaj, Las Vegas, Nevada

Gjekė Marinaj Piktorėt shqiptarė Nikolet Vasia dhe Shpresa Beqiri janė vlerėsuar nė mėnyrė tė veēantė, jo vetėm nga ekspertėt e artit, por edhe nga publiku i Las Vegas-it

Me hapjen e ekspozitės sė piktorėve shqiptar Shpresa Beqiri dhe Nikolet Vasia, qyteti i Las Vegas-it si gjithmonė ka fituar mė shumė se sa ka humbur. Kėtė herė nuk ėshtė fjala pėr lojėrat tradicionale tė bixhozit, megjithėse koncepti i shansit ėshtė shfaqur nė vendimin qė ka marrė Universiteti i Nevadės, nė Las Vegas, pėr sjelljen e tyre nga Shqipėria nė Amerikė. Njohja e kufizuar qė Amerikanėt kanė pėr artin shqiptar, si dhe mosnjohja e dy artistėve durrsakė, e kanė gjetur Dr. Robert Tracy (profesor i Historisė sė Artit dhe tė Arkitekturės) tė pėrfshirė nė ligjet e logjikės.

Nuk do tė ishte fare kėshtu sikur besimi qė ai i kishte thėnė kolegut tė tij shqiptar Pirro Dollani (Departamenti i Filmit) tė ishte fundi i merakut. Edhe Pirroja qė e njihte mirė artin e miqve tė tij nga Shqipėria ka pėrjetuar ethet e probabilitetit se a do tė ndjeheshin tė "firuar" me investimet financiare qė administrata e universitetit kishte bėrė pėr vėnien nė jetė tė kėtij projekti.

Piktorėt Vasia dhe Beqiri
Piktorėt Vasia dhe Beqiri

Por, shumė shpejt tė gjitha palėt e kuptuan se investimi nė artin e vėrtetė nuk del kurrė me humbje. Atėherė, mund tė themi se ata humbėn diēka tė "ēmuar" vetėm me mua si gazetar. E kam fjalėn pėr kėtė shkrim, i cili, si tė thuash i thyen kodet etike tė "qytetit tė dritės" nė thėnien e tyre tė njohur: "ato qė ndodhin nė Las Vegas, mbesin nė Las Vegas". Prandaj, "mė vjen keq" Las Vegas, por ca gjėra nuk mund tė mbeten sekret. Si mund tė heshtja unė, njė i ardhur nga Teksasi, kur njėri nga shkrimtarėt mė tė ēmuar, jo vetėm tė Vegasit por tė gjithė Amerikės, Dr. R. Baird Shuman, nuk e mbajti dot veten pa komentuar vlerat nė pikturat e dy artistėve shqiptarė:

Piktora nga Vasia dhe Beqiri
Piktura nga Vasia dhe Beqiri

"Tė shohėsh njė ekspozitė tė punimeve tė artit tė dy bashkėshortėve shqiptarė Shpresa Beqiri e Nikolet Vasia, ėshtė si tė ekspozosh veten tek njė eksperiencė krejtėsisht transfiksive. Gjerėsia e punimeve nga ky ēift artistėsh tė klasit Botėror, qė tė godet me energji dhe imagjinatė, ėshtė krejtėsisht e habitshme. Pikturat e tyre pėrfshijnė njė hijeshi tė padiskutueshme tė nudos, tė ngjashme me ato tė punės mė tė bukur tė impresionistėve francezė. Nė pikturėn "Ēift Malėsorėsh" tė Vasisė, si dhe nė disa nga pikturat e tjera surrealiste, figura njerėzore shfaqet me njė delikatesė drithėruese tė befasishme. Ato janė pėrfaqėsime formale qė tė sugjerojnė punėn mė tė mirė tė Georges Roualt-it. Beqiri, nė njė pikturė si "Nėna qė tjerr", kap njė delikati orientale qė gjendet nė njė pjesė tė mirė tė punės sė saj. Tė dy artistėt pėrdorin me autoritet ngjyra tė gjalla, duke krijuar disa pėlhura qė sugjerojnė xhamat tė bojatisur dritaresh. Pikturat e kėtyre artistėve qėndrojnė si testamente tė padiskutueshme qė afirmojnė sensibilitetin e veēantė artistik tė tyre."

Dr. Robert Tracy me Vasinė gjatė punės
Dr. Robert Tracy me Vasinė gjatė punės

Ky koment ėshtė i rėndėsishėm, jo vetėm pėr pėrmbajtjen, por mė tepėr qė vjen nga njė autor i mbi 45 veprave letrare e antologjike, nga njė biograf e kritik i shquar nė fushėn e letėrsisė dhe artit, nga autori i librit tė titulluar "Georgia O'Keeffe" (1993), si dhe nga njė nga profesorėt mė tė respektuar tė Universitetit tė Illinois nė Urbana-Champaign.

Vizitė nė shtėpinė e shkrimtarit Baird Shuman
Vizitė nė shtėpinė e shkrimtarit Baird Shuman

Ai, gjithsesi, ka tė drejtė. Vasia nuk kėnaqet vetėm me formėn gjeometrike tė elementeve nė pikturat e tij, apo me ngjashmėrinė kulminante qė portretet e tij kanė me subjektin. Ai ėshtė ndėr artistėt e pakėt shqiptar qė i ka aftėsitė pėr ndėrruar nga njė stil, nga njė subjekt, apo nga njė medium tek tjetri, pėr t'iu pėrshtatur botės imagjinatave dhe mendimeve qė ka pėr secilėn pikturė qė kryen.

Vizitė nė shtėpinė e Dollanit
Vizitė nė shtėpinė e Dollanit

Ajo qė gjejmė tė rėndėsishme nė linjėn paradoksale tė subjekteve tė artit tė Vasisė na e ngushton diapazonin e shprehjes. Si nga simbolizmi ashtu edhe aspekti ekspresiv pikturat e tij konsiderohen si pjesė tė pandashme tė realitetit ndėr tė cilin janė kompozuar. Nė punėn e tė dyve gjejmė atė pjesė tė kundėrt tė vetvetes qė pavarėsisht nėse ėshtė trajtuar direkt, apo tėrthorazi gjithēka varet nga kėndi analogjik qė i japin eksperiencės sė krijuar nga artisti. Por nė fund, art mbetet ai qė ėshtė art. Dy artistėt shqiptarė sot ngjiten tek njė nivel i ri kreativiteti, ku pėrveē metaforave tė fshehura pėrmes vijave tė penelit, mundėn tė gjenin njė mėnyrė qė tė shfaqet bukuria artistike, mundėsia dekorative, kėnaqėsia vizuale dhe temperatura e pėrshtatshme e ngjyrave. E pyetur, nėse Amerika i frymėzon apo i demoralizon ata si artistė, ngaqė kanė jetuar nė njė realitet krejt tjetėr, Beqiri pėrgjigjet: "Megjithėse nuk mund tė themi se e njohim Amerikėn, janė vetėm tre ditė, zhurma, jeta e dinamizmi qė ka Amerika na entuziazmuan pa masė."

Pirro Dollani, Vasia, Beqiri dhe Dr. Tracy
Pirro Dollani, Vasia, Beqiri dhe Dr. Tracy

Michel Hugo pėr Nikolet Vasinė

Entuziazmi ėshtė reciprok edhe pėr Amerikanėt ndaj punės sė tyre. Michel Hugo, njė nga ish-drejtorėt mė tė shquar tė fotografisė nė Hollywood, i cili ka bėrė mbi 60 filma nė degėn e tij, i njohur edhe si regjisori i serive televizive si "Dinasty", "Melrose Place" etj, dha kėtė mendim rreth punės sė tyre: "Nikolet Vasia tė ofron aq shumė sa e kam tė vėshtirė tė zgjedh. Stili dhe metodat e tij janė aq tė larmishme sa secila pikturė ka vlerat dhe interesat e veta. Progresi i tij duket se ikėn pėrherė e mė shumė drejt abstraktes, duke rėnė nė gjurmėt e Jackson Pollock dhe Sam Francis. Ngjyrat qė pėrdor janė plot jetė, atraktive dhe abstraktimi i personazheve ėshtė magjepsės."

Vasia gjatė punės
Vasia gjatė punės

Duket qartė nga pikturat e tyre se e para dhe mė e rėndėsishmja ėshtė kėrkesa e tyre ndaj vetes qė arti qė krijojnė tė jetė i kuptueshėm tė paktėn nė anėn sipėrfaqėsore nga publiku. E dyta, ata po konsiderohen tė suksesshėm si artistėt tė huaj (kėtu nė Amerikė) sepse kanė sjell me vete punime qė kanė njė interes universal. Edhe format qė pėrdorin, idetė dhe subjektet qė janė akoma tė panjohura pėr spektatorin e huaj, dalin nė sipėrfaqe me njė entuziazėm dominues kundrejt formave qė e kanė fituar (apo humbur) vendin e tyre nė historinė e deritanishme tė artit. Dhe, nė secilin rast, krijimet e tyre tė reja po gjykohet se janė kompozuar me mendimin e arritjes nė njė kulm tė caktuar nė ecurinė e artit. Michel Hugo, ka mendimet e veta edhe pėr artin e Beqirit: "Pikturat e Shpresa Beqirit, kanė njė naivitet tė kėndshėm. Kam ndjerė njė influencė tė fortė nga Modigliani tė bashkuar me skenat e lezetshme tė folklorit tė vendit nga ajo vjen. Stili i saj evoluon ngadalė drejt njė pėrdorimi mė Moorish tė ngjyrave tė ndezura dhe tė lirshmėrisė sė perspektivės."

Gazetarėt e LV Sun
Gazetarėt e LV Sun

Ky ėshtė njė observim interesant i Hugo-s nisur edhe nga mendimi se me gjithė nevojėn pėr njė farė modifikimi tė drejtimit tė tematikės dhe metodave krijuese qė artistėt bashkėkohor shqiptarė duhet t'i nėnshtrohet, nuk duhet tė themi kurrė se arti shqiptar ka pėsuar ndonjė farė shkėputje nga jeta. Shumė nga ndjenjat njerėzore, shqetėsimet shoqėrore, veēoritė individuale tė shijeve artistike, si dhe arsyet qė tė shtyjmė drejt njė "shpėrthimi" shpirtėror, ekzistojnė nė tė njėjtėn vorbull jetėsore si pėr artistėt Beqiri dhe Vasia, ashtu edhe pėr publikun qė ata krijojnė. Kjo ėshtė padyshim njė nga arsyet qė sidomos Vasia u prit me kaq entuziazėm, jo vetėm nga ekspertėt e artit, por edhe nga publiku Amerikan i Las Vegas-it. Geanne Gorman ėshtė pjesė e kėtij publiku: "Artistėt tuaj, Vasia dhe Beqiri, janė shumė tė pasionuar. Unė dėshiroj tė blej diēka nga arti i tyre, sepse ai mė ngroh sa herė qė e shikoj. Kam pėrshtypjen se sa herė qė tė kthej sytė do tė gjej disa kualitete tė reja artistike nė punimet e tyre."

Me kėsisoj admiruesish si Geanne-a, ėshtė e vėshtirė tė besohet qė Vasia dhe Beqiri janė formuar si artistė nė Shqipėri. Me gjithė pėrpjekjet e profesorėve dhe tė artistėve pėr tė mėsuar prej tyre, kushtet praktike dhe teorike tė pėrsosjes sė profesionit tė piktorit, duhet pranuar qė kanė qenė tė kufizuara. Por puna e tyre e paraqitur nė kėtė ekspozitė tregon se atyre nuk u mungon asgjė nė krahasim mė piktorėt mė tė mirė amerikanė. Por ata kanė gjetur mėnyrat e tyre... Ja mendimi i Shpresės: "Ne tė gjitha vendet e botės i njohim kryesisht nėpėrmes artit. Kjo njohje na ka shėrbyer si njė lloj eksperience, njė lloj para-pėrgatitje, pėr kudo qė shkojmė nėpėr botė. Kur kemi qenė nė Spanjė, bie fjala, kemi pasur njė njohje tė plotė pėr artin spanjoll. Pra e kemi plotėsuar nga larg atė pjesė tė botės artistike qė nuk e pėrfshinte fusha jonė"

Vasia dhe Beqiri u pėrgjigjen studentėve
Vasia dhe Beqiri u pėrgjigjen studentėve

Ekspozita vlerėsohet nga ekspertėt e artit

Ėshtė e rėndėsishme tė cilėsojmė se ekspozita e pėrbėrė nga 18 piktura (nga nėntė pėr secilin) u vlerėsua nga ata qė janė ekspertė nė fushėn e artit. Natyrisht edhe nga publiku, por ne tė gjithė jemi tė gatshėm tė japim gjykime pėr artin (tė paktėn nė vetvete kur blejmė njė pikturė), por jo tė gjithė e kuptojmė si duhet atė. Nėse Vasia dhe Beqiri, nuk e kanė gėzuar njė vlerėsim tė tillė, fjala bie nė Shqipėri apo nė ndonjė vend tjetėr tė Evropės, kjo ka tė bėjė mė pak me artin e tyre dhe mė shumė me faktin se arti ėshtė i vėshtirė qė te kuptohet plotėsisht, gjė qė kėrkon shumė mė tepėr talent dhe pėrgatitje pėr tė qenė njė gjykues i mirė i artit sesa pėr tė qenė njė gjykues i miri i gjėrave tė tjera nė jetė.

Vasia me dekanin Dr. Jeff Koep gjatė portretit
Vasia me dekanin Dr. Jeff Koep gjatė portretit

Nikoleti thotė: "Kjo ėshtė njė eksperiencė qė nuk e kemi provuar mė parė. Nė tė gjitha rastet qė kemi bėrė ekspozita, kemi pasur tė bėjmė me publikun dhe me individė tė interesuar pėr artin, por kėtu kemi gjetur marrėdhėnie aq tė afėrta, aq ēiltra sa qė tė tilla mund tė ndodhin pikėshit kėtu nė Amerikė, si askund tjetėr." Edhe kjo nuk ėshtė pėr t'u ēuditur. Kėtė herė interesi i njerėzve tė kualifikuar, studentėve, dhe pedagogėve pėr tė mėsuar diēka nga stili i tyre, motivet qė kanė, natyrėn e miteve qė sjellin nė art, njė farė koncepti qė nuk kuptohet plotėsisht, me domosdo, prej tyre, i vuri artistėt nė njė rrafsh kėnaqėsie tė paprovuar mė parė: "Ne tė dy jemi mėsues nė lice, dhe pedagogu gjithmonė komunikon me nxėnėsit, por kjo ishte njė lidhje e njė lloji krejt tjetėr me spektatorin. Gati gjithēka si e barabartė, si miq, dhe ambjenti i njohjes pėr artin kėtu ėshtė i ēuditshėm," shton Vasia.

Rėndėsia artistike e punės sė tyre sillet rreth elementeve tė tjera si fuqia ekspresive, natyra e brendshme dredhur nė pikturė, gjallėria e ngjyrave, si dhe zhvillimi shpirtėror qė sjell jetė aty. Nuk ėshtė njė shfaqje se si artisti ndjehet ndaj vijave tė drejta apo tė thyera qė integrohen nė ndihmė tė kompozimit sė pikturės, por mė tepėr se si ata ndjehen ndaj jetės, ndaj perceptimeve qė publiku i tyre ka nė qenien e vet jetėsore, nė tė cilėn ata vetė mund ose nuk mund tė bėjnė ndryshime.

Kėtė ndjenjė pėrgjegjėsie dhe profesionalizmi e vuri re edhe redaktori i seksionit tė kulturės sė gazetės kryesore tė qytetit Las Vegas Sun (Dielli i Las Vegas-it)Tom Gorman: "Mendoj se Shpresa sjell njė sensivitet tė qėndrueshėm nė punėn e saj, gjė qė e vlerėsova-sidomos pjesėn e gjinjve. Ndėrsa Nikoleti bie diēka mė tė errėt, por njė punė vėrtet tė mirė, por unė jam mė i tėrhequr nga forma femėrore, pra vlerėsoj formėn trupore tė femrės nė pikturat Shpresės."

Shkrimtari Baird Shuman
Shkrimtari Baird Shuman

Nė Universitetin e Nevadės

Pėr dy ditė Vasia bėri dy portrete para studentėve tė Universitetit tė Nevadės. Nė vetėm dy orė kohė, pėr ēudinė e tė gjithėve, arriti tė befasojė jo vetėm studentėt dhe profesorėt, por edhe publikun qė kishte ardhur pėr ta parė atė gjatė punės. "Vetėm dy tė prekura tė panelit mbi pėlhurė dhe kemi njė sy tė plotė," tha njėri nga shikuesit. Kėtė entuziazėm ia shprehu piktorit tonė edhe dekani i universitet Dr. Jeff Koep: "Uau! Mė ke kapur thelbin e shpirtit, dhe pėr njė kohė kaq tė shkurtėr e ke hedh atė nė basme me tė gjitha vlerat qė ka!" E pse jo, ata e kanė bėrė kėtė duke ja dedikuar botės sė artit diturinė e tyre: gjysmėn e kohės nėpėrmes imagjinatės dhe gjysmėn tjetėr nėpėrmes intelektit. Ndaj ky demonstrim qe njė kėnaqėsi e vėrtet pėr Vasinė, i dha mundėsinė tė mėsojnė studentėt edhe nė Amerikė. Ja se si shprehet nė lidhje me kėtė aspekt Dr. Robert Tracy: "Ne e pamė Vasinė duke derdhur shpirtin e tij nėpėrmes fuqisė sė panelit nė basmė. Ēfarė ndjente nė zemėr e ēfarė mendonte nė kokė e pėrktheu nėpėrmes krahėve, duarve dhe penelit nė portrete, nė pikturė."

Portret i ditės sė parė
Portret i ditės sė parė

Edhe disa nga studentėt reaguan ndaj shkathtėsisė sė piktorit pėr tė sjellė nė jetė diēka aq artistike nė njė kohė vetėt tė shkurtėr. Nė kėsisoj rrethanash Vasia u demonstroi amerikanėve se si duart dhe paneli janė njė zgjatje e shpirtit tė tij tė brendshėm. Por parė nga njė anė tjetėr, Vasia nderoi jo vetėm veten dhe Shqipėrinė, por edhe pėrkthyesin Pirro Dollanin, i cili u kishte premtuar kolegėve se sjellja e kėtyre dy artistėve nė Universitet do tė ishte njė investim pozitiv. Duke e ditur kėtė pyeta: Dr. Tracy, ju mund tė sillnit dikė nga njė shtet amerikan, nga Teksasi apo Oklahoma, por vendosėt tė sillnit dy artistė nga njė tjetėr kontinent, nga Shqipėria. A mendoni se e ka justifikuar investimin e Universitetit tuaj dhe besimin tėnd dhe tė Prof. Dollanit arti i tyre? "Nuk mund tė vėsh njė ēmim nė krijimtari, nuk mund tė vesh njė ēmim nė shpirtin krijues, nė pasionin e njė artisti pėr punėn e tij. Arti i kėtyre dy artistėve kalon pėrtej kufijve, pėrtej kulturės, pėrtej politikės, pėrtej vlerave artistike qė mund tė prisja prej tyre," u pėrgjigj ai.

Portret i ditės sė dytė
Portret i ditės sė dytė

Pikturat e Nikolet Vasisė

Ajo qė e bėn Nikolet Vasinė mjeshtėr tė artit, ėshtė arritja e njė ekuilibri artistik midis influencave tė ndryshme tė rrymave dhe metodave krijuese nė pikturė. Nė njė nga punimet e tij, tė vitit 1993, titulluar "Dhoma e refugjatėve" (40.5 x 50.5 cm) Vasia arrin tė venė nė fokus figurėn e njė refugjati, i cili pėrdor krevatin e tij nė vend tė karriges pėr t'i dhėnė fund njė sahani me ushqim qė mban nė dorė. Rreth dy metra pėrballė tij janė karriget dhe tavolina e dhomės, tė shkėputura nga detajet sipėrfaqėsore, qė prehen nė njė heshtje tė pėrafėrt me figurėn e lodhur tė refugjatit. Pas tij, njė refugjat tjetėr qė fle nė krevatin e vet, i dalė pothuajse krejtėsisht nga fokusi, jepet po aq jashtė vendit, po aq i varur nė cep tė jetės sa ē'janė rrobat e tij tė varura nė gozhdėt e ngulura aty-kėtu nėpėr murin bojė roze, pėrball derės sė dhomės sė vogėl. Tė gjitha kėto elemente plotėsojnė atė pjesė tė rėndėsishme tė artistit qė ėshtė mundėsia pėr tė dhėnė shtresa tė tjera mendimi punimit...

Edhe pikturat me interes historik, qė regjistrojnė nė pėlhurė fatet dhe fatalitetet e popullit shqiptar nė njė periudhė tė caktuar kanė luajtur dhe luajnė njė rol tė veēantė nė formimin dhe reputacionin e Vasisė si piktor. Pėrveē pikturės "Dhoma e refugjatėve" do tė shtoja edhe njė pikturė tjetėr tė jashtėzakonshme tė titulluar "Homazh pėr Kosovėn". Kjo pikturė ėshtė njė shembull i pashoq se si peneli i artistit mund tė fusė nė njė atmosfere artistike nga ku e ke tė vėshtirė tė dalėsh. Ajo ėshtė njė pikturė qė e pėrfaqėson imazhin e Kosovės nė nivele tė ēuditshme artistike. Kjo pikturė ėshtė njė reagim artistik spontan i artistit, njė ndjenjė e "rrezikshme" personale, njė ekspresivitet drithėrues.

Nė njėrėn anė tė jep pėrshtypjen sikur Vasia i ka derdhur bojėrat e vajit, tė zezėn, tė kuqen, tė verdhėn dhe blunė direkt nė gojėn e tij dhe ua ka dhėnė flakėn me zjarrin e brendshėm tė dhimbjes pėr Kosovėn, pastaj me tė gjithė forcėn e ndjenjave prej artisti dhe prej shqiptari e ka pėrplasur nė pėlhurėn pėrballė tij, duke e menduar atė si fytyrėn e botėn qė heshti aq gjatė para Kosovės. Por nė anėn tjetėr, ajo ėshtė njė pikturė qė duket se nuk ėshtė bėrė me bojė vaji, por me ngrohtėsinė e lotėve tė autorit dhe tė kombit tė tij. Ajo ngjan si njė pasqyrė ku shpirti i artistit i ka pėrzier ngjyrat, jo mendja e tij. Me tej, tė duket se nė njė gjendje gati komo tė artistit, boja e vajit ėshtė derdhur mbi pėlhurė pa vetėdije, dhe ka marrė format dhe pamjen pėrfundimtare nga njė fenomen hyjnor, qė zakonisht ėshtė i njohur vetėm nga artistėt e vėrtetė. Piktura "Homazh pėr Kosovėn" ėshtė njė pikturė qė, pėr fat tė mirė ka lindur njė here, por qė nuk ma merr mendja se mund tė riprodhohet mė nė ketė nivel artistik, as nga vetė Vasia, as nga piktorėt e tjerė, kushdo qofshin ata.

Pikturat e Shpresa Beqirit

Po kėshtu, edhe pikturat e Shpresa Beqirit na ofrojnė njė mėnyrė krejt tė re pėr ta parė formėn trupore tė femrės. Punimet e saj tregojnė se ajo e njeh mirė rėndėsinė e forcės sė efekteve vizuale nė art. Ajo pėrdorė penelin e saj si ēelės pėr tu futur te bota femėrore dhe pėr tė bėrė ndryshime artistike pa e cenuar fare moralin femėrorė qė gjen aty. Pėrkundrazi. Ajo e idealizon femrėn duke "luajtur" me pakėz humor me gjendjen psikologjike tė meshkujve. Ajo ėshtė e njohur me idenė se, disa meshkuj, qė nė kontaktin e parė me femrat e rritura, para se t'i japin shansit vetes pėr tu njohur mendjet, shpirtin apo cilėsitė e tjera femėrore tė tyre, fillojnė t'i zhveshin me sy ato qė nga gjoksi e deri tek kėmbėt. Falė natyrės sė artistes, duke qenė gjithmonė njė hap pėrpara spektatorit tė saj, ajo u sugjeron meshkujve nė fjalė qė t'i ruajnė vėshtrimet dhe vėmendjet pėr gjėra mė serioze, duke e bėrė ajo vetė ketė "zhveshje", gjer nė nivelin nudo, pėr ta. Madje edhe kur subjektet e saj janė tė veshura si pėr shembull "Mirditorja" (35 x 50 cm. Vaj, 2003) ajo ua lė sisėt krejtėsisht tė zbuluara. Kėto janė vetėm ana humoristike dhe erotike e artit tė saj, natyrisht.

Sepse duke e njohur misionin qė ka, si dhe kontributin e madh tė femrės tek humanizmi, si nėnė, si motėr, si grua, si shoqe ajo e ngre figurėn e gruas nė njė piedestal nė mos hyjnor tė paktėn mitologjik. Nė disa raste si nė pikturėn e titulluar "3 Nuset" (50x40 cm. Vaj, 2000) ajo i portretizon femrat me njė ekzagjerim moderet tė syve, buzėve dhe njomėsisė sė pėrgjithshme tė fytyrės. Pėr efekte artistike sa mė tė pranueshme ajo pėrdor njė stil tė quajtur fauvizėm duke u mbėshtetur fort mbi vlerat e sė shndritshmes nė pikturė duke venė nė kontrast ngjyrat dhe thjeshtėsinė e formės. Qė te mos largohemi nga koncepti i gjinjve tė femrės qė nė artin e Beqirit jepet si njė akt krejt njerėzor, si njė organ trupor qė ka pėr mision primar zhvillimin e jetės, po i referohem pėr lexuesin pikturės me titull "Nėna qė tjerr" (55x45 cm. Vaj, 2002). Kjo pikturė si kategori e observimit kėrkon qė ne tė pėrcaktojmė se ku na pozicionon artistja si spektatore nė artin e saj. Kėtu Beqiri pėrdor njė formė nė tė cilėn ideja origjinale (ėshtė rėndėsia e rolit nėnė dhe meditimi i saj femėror pėr jetėn) dhe procesi me tė cilėn ajo e prezanton atė, fitojnė njė rėndėsi mė tė madhe se sa ana e dukshme e pikturės.

Subjekti, njė grua e re, ėshtė vėnė nė qendėr tė pikturės, e ulur nė gjunjėt e hapur nė atė mėnyrė sa ajo pėrdor shputat e kėmbėve tė saj si stol. Nė tė majtė (nė tė djathtė tė spektatorit) ka fėmijėn e saj nė djep. Ajo ėshtė kapur nė njė moment pune, duke tjerrė, pa u larguar asnjė centimetėr fizikisht nga ajo qė ėshtė preokupimi i saj kryesor. Fėmija, pra zhvillimi i mėtejshėm i jetės, ka aq rėndėsi nė shpirtin e saj saqė ndonėse e veshur, gjinjtė e saj qėndrojnė jashtė, si nė rastin e Rozafės, si simboli me i madh i dashurisė dhe i gatishmėrisė prej nėne ndaj fėmijės. Mirėpo, ajo qė ėshtė me interesante kėtu, ėshtė elokuenca e Beqirit si Artiste. Ajo pėrdor formėn artistike pėr ta drejtuar spektatorin tek qėllimet autoriale. Elementet qė pėrdor pėr ta arritur kėtė, janė linjat e nėnkuptuara dhe vijat qė krijon forma gjeometrike, kompozimi i vijave tė qilimit, boshti qė mbanė nė dorė, njė mobilim nė formė drejtkėndėshi nėn perdet e dritareve nė njėrėn anė, si dhe vijat e lakuara nė rrobat e figurės qendrore, ato tė vizatimit nė djepin e fėmijės, mbulesa mbi pjesėn e ngritur nė fund tė dhomės, si dhe format organike tė dy trupave human, nė anėn tjetėr. I gjithė ky planifikim artistiko-konceptual ėshtė aplikuar nga autorja vetėm pėr tė pėrshkruar konceptet mentale ekzistuese nė raport me realitetin femėror tė kohės.

Pas tri ditėsh tė suksesshme nė Las Vegas

Pas tri ditėsh tė suksesshme nė Las Vegas, miqtė nga Shqipėria u vunė nė qendėr tė vėmendjes, kėto orė, jo nėpėrmes artit tė tyre tė pikturės, por nėpėrmes artit tė mikpritjes shqiptare. Pirro dhe Frida Dollani, shtruan njė darkė, ku pėr nder tė artistėve kishin ftuar njė grup tė vogėl miqsh tė familjes. Nga jeta intelektuale qė bėjnė, kuptohet qė miqtė e tyre ishin profesorė, doktorė, shkrimtarė, gazetarė etj... Nga ky art tė huajt mėsuan se shqiptarėt kanė njė kulturė universale qė shtrihet pėrtej kufijve tė talentit artistik, pėrtej aplikimit me rigorozitet tė aftėsive akademike, pėrtej hapėsirės sė zakontė shpirtėrore.

"Pirro Dollani ėshtė Altruisti mė i madh qė kam pasur fatin tė njoh gjatė gjithė jetės sime," thotė zonja Beqiri, tek i sheh dy portretet qė burri i saj kishte bėrė gjatė dy ditėve tė para nė Amerikė tė bėheshin pjesė e pandarė e darkės... Pikėrisht kjo shkėputje nga vetja, kjo dashuri pėr tė vėnė nė pah arritjet e shqiptarėve tė tjerė para arritjeve tė veta, i bėri tė ftuarit tė mendohen. Kristene Peterson, njė tjetėr gazetare e kulturės pranė gazetės Las Vegas Sun, tregon hapur se ishte ndjerė e gėzuar kur redaktori i gazetės (Gorman) e kishte ftuar nė kėtė darkė, sepse ishte shumė e interesuar pėr kulturat e tjera. "Nuk e prisja kėnaqėsinė qė shqiptarėt tregojnė me njėri-tjetrin dhe krenarinė qė kanė pėr Vasinė dhe Beqirin nė veēanti e artistėt e shkrimtarėt e tjerė shqiptarė nė pėrgjithėsi. Ata luajnė, qeshin, bėjnė humor me shumė ēiltėrsi dhe me dashamirėsi," thotė ajo.

Mė vonė shtoi se e vlerėsonte punėn krijuese tė dy artistėve nė fjalė si njė art shumė interesant, krejt tė ndryshėm nga ato qė ishte mėsuar tė shihte nė Amerikė. Gjatė bisedave tė saj tė lirshme gjatė darkės krijova bindjen se pikturat e Shpresės nė gjykimin e saj ishin mė fluide, mė sensuale, me njė thellėsi tė madhe mendimi dhe tė realizuara me njė bukuri tė plotė. Ndėrsa punėn e Nikoletit e pėrshkroi si mė e organizuar, me matematike, me intensive nė njė aspekt krejt tjetėr tė bukurisė. Ndėrsa Gorman me humor thotė se u gjet "i humbur nė gjuhėn shqipe" dhe se mendoi se qe "i lėnė larg pas dore" e pėrfundon bisedėn me kėto fjalė: "vėrtet u kėnaqa me nivelin e sofistikimit tė bisedave. Kjo mbrėmje ma ka ngritur nivelin e jetėn nė njė bashkėbisedim qė nuk e kam shijuar, veēanėrisht te puna ime me gazetarėt, ndoshta qė nga koha qė kam qenė student nė kolegj."

(Shėnim: Ky shkrim ėshtė botuar nė Gazetėn "Illyria" nė Nju Jork, "TemA" nė Tiranė, dhe "Pavarėsia News" nė Kosovė)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara