HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pėr vrasjen e pafaj tė intelektualit Kostaq Stefa nga komunistėt

Rrėfim tronditės kundėr errėsirės

-- nga Miho Gjini

"Martiri i Demokracisė", Kostaq Stefa, nėpėr faqet e librit tė bashkėshortes sė tij, Eleni Stefa, "Mėsuese e Popullit"

Ėshtė njė libėr qė ciklon tė kaluarėn dramatike e qė hedh rreze drite mbi errėsirėn e sė djeshmes, me pikėsynimin e fisnikėrisė tė mos harresės, por edhe tė evidentimit tė vlerave qė rrezikohen t'i mbulojė koha e inekzistenca. Janė pikėrisht memuaret, aq tė lexueshėm sot, tė cilat krahas letėrsisė sė vėrtetė pėrshkėndisin kujtesėn e njerėzve qė "perdja" e teatrit real tė kombit tė jetė pėrherė e hapur. Se dihet, tė tjera emocione lindin, tė tjera drama zhvillohen dhe jeta shpaloset vrullshėm kah sė ardhmes, duke e zbehur tė kaluarėn e hidhur, por "syri i mendjes" tė mos mbyllet kėsisoj, aq sa ta mjegullojė shpirtin. Nuk do tė mbjellim mė fidanė tė urrejtjes, po as qė tė pleksemi me metastazat kanceroze tė rrėnjėve tė tyre qė shtrihen gjer nė ditėt tona. Eleni Stefa, njė grua e zhgėrryer nga brenda prej vuajtjeve tė diktaturės, po aq martire sa edhe i shoqi, tė cilėn gati e ka "murosur" koha, jo pak, por pėr 95 vjet, diku jashtė vendit tė vet, nuk mund tė rrijė pa rrėfyer brengėn e saj rrėnqethėse. Zėri i saj vjen kėtu si ajo ulėrima e thellė e Julius Fuēikut: "O njerėz, mos harroni...! Jini vigjilentė!"

Dhe, ja ku e kemi pėrpara figurėn e Kostaq Stefės, tė njeriut tė pushkatuar pa gjyq, si nė kohėra kanibalėsh e tė mbuluar diku pa varr, pėrjetėsisht tė dėnuar edhe pėrtej varrosjes me duar e kėmbė tė lidhura me zinxhirė kuajsh e tė mbėrthyera me dryn! Frika nga mendjet e ndritura tė kombit paskėsh qenė njė kurth egėrsirash pėr kryqėzime edhe mė tė lemerishme sesa ajo e Jezu Krishtit, pa njerėz pranė dhe gjatė netėve pa yje e pa hėnė. E tėra si njė tablo me shqyerje ujqėrish tinėzarė e tė etur pėr gjak. Doemos jo mė i varfėr se ajo e Franēesko Gojės. Makabriteti del jashtė mendjes sė satanait pėr tė rrokur atė tė njeriut antinjeri.

Nė kėto 200 faqe tė memorialistikės sė plakės mendjendritur Stefa, ėshtė hedhur me ndjenjė, me forcė kujtese e urrejtje bashkė, jeta e atėhershme ashtu siē ka qenė: E varfėr, e tharė, e zhveshur nga ligjet e rėnda, e tmerrshme dhe diku- diku thellė nė brendėsi tė shpirtit tė njerėzve tė vėrtetė: Njė mirėsi e pashoqe, njė poezi qė buēiste si syth i vetmuar, njė ėndėrr qė sapo dukej, njė romantikė e largėt dhe e vagėlluar. Edhe kur tragjikja tė vjen nė derė e tė tharmon shpirtin, edhe atėherė mund tė lindė tek njeriu i mirė njė shpresė e ėmbėl si tek kjo mėsuese e thjeshtė qė quhet Eleni Stefa, e cila kur mori vesh se tė shoqit i ėshtė falur jeta pas dėnimit me vdekje (pėr ironi tė fatit): Nė vend tė pushkatimit iu ofrua "me bujari" burgimi i pėrjetshėm, me shifrėn e llahtarshme: 101!), duke provuar njėfarė gėzimi njerėzor me paratė e fundit qė i kanė mbetur, blen disa pako, llokume pėr tė qerasur tėrė miqtė e saj, pa lėnė mėnjanė edhe policėt qė shtrėngonin prangat.

Mjafton ky detaj paradoksal, kjo mirėsi kristiane, pėr tė kuptuar se: Edhe kur errėsira do ta mbulojė dhenė me "napėn e zezė" tė vdekjes, do tė ketė pėrherė njerėz qė do tė rrezatojnė pak dritė e shpresė dhe shumė fisnikėri. Veēse cinizmi i vrasėsve do tė mbetet i pandryshuar si nė ēastet e gėzim-dhimbjes sė kėsaj gruaje, kur merr vesh nga goja e tyre thėnien makabre: "Thoni: Tė rrojė partia!, se ai ėshtė pushkatuar sot nė mėngjes...!"

Ē'kishte bėrė ky njeri i mirė, ky intelektual i rrallė e baba dinjitoz i pesė fėmijėve, qė quhej Kostaq Stefa, e qė u vra nė trajtėn mė barbare nė moshėn 42-vjeēare, mė 3 mars 1948? Asgjė tė keqe, veē dashurive tė tij tė mėdha pėr njerėzit, pėr Shqipėrinė, pėr demokracinė e vėrtetė tė njė kombi. Qė koha kur intelekti, mirėsia, e dashuria viheshin nė "shėnjestėr" nga injorantė e kriminelė tė regjur.

Kostaq Stefa, sikundėr del edhe nė faqet e kėtij libri tė dalė nga mendja dhe nga shpirti i bashkėshortes sė tij tė thinjur e tė vrarė nga jeta, dhe tė shkruar me duart e tė dy vajzave tė tyre: Vitore e Elda Stefa, tė cilat kanė trashėguar edhe prirjet letrare tė tė atit, ishte njė nga intelektualėt mė nė zė tė viteve `30. Ai nuk shihet thjeshtė si njė nga nxėnėsit mė tė zellshėm tė Shkollės Teknike "tė Harri Fultz-it", e mė pas si pedagog i saj, por si njė luftėtar kundėr errėsirės, njė pishtar i dijes dhe i pėrparimit. Vlerat pedagogjike tė Kostaq Stefės si edukator njė sėrė brezave qė bėnė emėr e histori ishin tė dukshme nė fushėn e gjuhėsisė (shqipe e angleze), tė gjeografisė e tė vizatimit teknik. Pasioni ndaj kulturės sportive tė bojskaut-ėve shqiptarė, si njė veprimtari e shtrirė nė gjithė vendin, pleksej tek ati edhe me talentin e dukshėm ndaj letėrsisė, muzikės, arteve figurative dhe tė historisė sė kombit.

Ky intelektual i kompletuar, me njė forcė tė veēantė shpirtėrore e i pajisur nga natyra me njė bukuri fizike prej artisti, edukoi breza tė devotshėm, patriotė, intelektualė, artistė, heronj dhe udhėheqės shtetėrorė. A nuk ishin krejt tė veēantė dy nga nxėnėsit e tij, Muhamet Gjollesha e Eqrem Stėrmasi, qė e dhanė jetėn e tyre heroikisht pėr tė mirėn e Shqipėrisė nė lulen e rinisė? Nė se njė piktor i madh si Ibrahim Kodra njihet botėrisht si pasuesi mė i denjė i artit kubist pas Pikasos, a nuk kishte diēka nė embrionin e formimit kulturor e estetik prej pedagogut tė tij, Kostaq Stefa? Unė kam njohur nga afėr Avni Zajmin, njė tjetėr nxėnės tė tij, qė ishte njė Boy Scouts (Boj skaut) i vėrtetė, i cili tėrhoqi pas vetes nė ekskursione tė gjata sportive-kulturore nėpėr Shqipėri edhe njė talent tė madh tė artit skenik shqiptar si Mihal Popi? Po nga duart e Kostaq Stefės doli edhe njė udhėheqės shtetėror si Mehemet Shehu, i cili edhe pse ndodhet sot i mbuluar nga mjegullnaja e politikės dhe alibia e vetėvrasjes, nuk e kurseu jetėn e vet nė mesin e zjarrit tė Revolucionit spanjoll e as nėpėr malet shqiptare, nė luftėn kundėr okupatorėve tė huaj. Nė po kėto male, nė dimrin midis `43-`44-s, Kostaq Stefa do tė shpėtonte ekuipazhin e njė aeroplani amerikan tė ndihmave sanitare amerikane, pa e ditur se do tė akuzohej katėr vjet mė pas si "spiun amerikan" ashtu sikundėr edhe ish-nxėnėsi i tij, Shehu, me etiketėn e "poli-agjentit", me njė skenė teatrore shtrigash e shtriganėsh mė tė zymtė e makabėr sesa nė aktet shekspiriane tė "Makbethit".

Shumė vjet mė pas nga pushkatimi i Kostaq Stefės, njė ish-pjesėtar i kėtij ekuipazhi fatkeq, Agnes Jemsen, publikoi librin e saj "Ikja nga Shqipėria", ku jo vetėm pohon vėrtetėsinė e kėtij inkursioni tė vėshtirė nėpėr dėborė e shkrepa malesh, po jep portretin mė tė saktė tė Kostaq Stefės. I denjė pėr njė film artistik hollivudian, shkruar me emocion e vėrtetėsi tė rrallė, ku ashpėrsia e natyrės dhe e motit sikur zbutet pėrpara shpirtit vetėmohues tė mirėsisė, lirizmit e anės romantike tė kėtyre njerėzve qė i prin aq mrekullisht Kostaq Stefa, evidentoi figurėn e plotė tė kėtij heroi tė pashpallur e tė pazėshėm, tė kėtij njeriu, do ta quaja tė jashtėzakonshėm. Fisnikėri, burrėri e vetėflijim, ja tri nga virtytet e kėtij njeriu tė thjeshtė qė u shpėrblye aq mizorisht nga pasardhėsit qė zaptuan shtetin. Mandej dashuria e tij pėr familjen e sidomos pėr fėmijėt e nxėnėsit e tij, tek ai qė si njė pjesėz e asaj dashurie tė madhe qė ai kishte pėr kombin e qė arrinte gjer nė pėrgjėrim apo nė njė akt tė shenjtė, sublim. Dhe, akoma, si njė iluminist i rrallė e i vonuar me njė thjeshtėsi tė pashoqe, pėrcillte pėrherė diēka tė shndritshme prej stėrgjyshit tė vet: Kostanin Kristoforidhit.

Do ta quaja si meritė tjetėr tė kėtij libri memoralistik faktin qė nuk e sheh figurėn e Kostaq Stefės tė veēuar, por edhe si njė produkt tė kohės, tė vetėdijes kombėtare, tė rrethanave shoqėrore, nė bashkėveprim me njerėzit qė e rrethonin. Ai dinte tė krijonte atė harmoni me njerėzit qė i dihej njė intelektuali tė gjerė e fisnik. Ja pse na duket aq e madhe edhe dhimbja pėr tė, tragjedia e humbjes sė tij, ca mė shumė ajo e varrimit dhe e zhvarrimit, pėr ta lartėsuar ca mė tepėr akoma "post-mortum"... Nga ana tjetėr, rrethi i tij familjar, vėllezėrit e motrat, bashkėshortja, fėmijėt e tij, nipėrit e mbesat, qė erdhėn mė pas gjer te Kostaqi i vogėl, tanimė i rritur e i bėrė burrė, duket sikur mbarin "pjesėza" nga qenia e tij, nga bagazhi i tij shpirtėror, nga bota e veēantė e kėtij njeriu tė dimensioneve tė mėdha. Aty derdhet diēka nga shpirti i tyre i njėsuar, por edhe i lexuesit qė ka sot ndėr duar kėtė libėr tė ēmuar, pėrcjellė me aq kujdes e dashuri nga redaktorja poete, e mėrguara Xhuljana Jorganxhi.

-- Marrė nga gazeta Tirana Observer

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara