HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Intervistė me veprimtarin dhe publicistin shqiptaro-amerikan, Tomė Mrijaj, Sekretar i Pėrgjithshėm i "Lidhjes sė Tretė tė Prizrenit" (1962) nė Mėrgim, me seli nė Nju Jork (SHBA)

ĖSHTĖ E DHIMBSHME TĖ SHIKOSH MONUMENTIN E PROFESOR ANTON ĒETĖS QĖ PREJ SHUMĖ VITĖSH QĖNDRON NĖ OBORRIN E SKULPTORIT

Tomė Mrijaj

-- intervistė nga Mikel Gojani, Prishtinė Z. Tomė Mrijaj, veprimtar i shquar i mėrgatės shqiptare nė Amerikė, pėrkatėsisht nė Nju Jork. Veprimtaria dhe angazhimi i tij nė shėrbim tė ēėshtjes kombėtare, ėshtė mjaft e madhe. Ai ka shkruar edhe disa libra nga fusha e hulumtimeve historike shkencore, tė cilat e kanė pasuruar fondin e librave tė historiografisė shqipe. Kėto ditė zoti Mrijaj, ndėrsa ka qėndruar nė Kosovė, bėmė kėtė intervistė.

Cili ėshtė qėllimi i vizitės suaj nė Kosovė?
T. Mrijaj: Unė kėsaj radhe ekskluzivisht nė Kosovė, erdha nė cilėsinė e njėrit prej organizatorėve tė Sesionit VI-te Shkencor pėr tė Djathtėn Shqiptare. Mirėpo, mbas pėrfundimit tė punimeve, unė shfrytėzova momentin e zhvillova njė numer takimesh, e bisedova ngrohtesisht me njerėz dhe personalitete tė jetės politike, kulturore, arsimore e shoqėrore nė Kosovė.

Ishte e dhimbshme, kur pashė monumentin e Profesor Anton Ēetėn nė oborrin e skulptorit. Ju kishit pasur njė agjendė tė pasur takimesh. Sa keni mundėsi pėr t'na kapėrthyer disa nga takimet tė rėndėsishme qė zhvilluat?
T. Mrijaj: Pas pėrfundimit tė Sesionit VI-tė Shkencor tė Djathtės Shqiptare nė Burim (Istog) mė 20-21maj, tė nesėrmen i kam filluar takimet e mia te ngrohta me zyrtare e njerez te thjeshte nėpėr Kosovė, nė cilėsinė e Sekretarit tė Pėrgjithshėm te Lidhjes sė Tretė tė Prizrenit nė Mėrgim, me seli nė Nju Jork tė SHBA-ve. Sėpari kam vizituar Gjakovėn (Kishėn e Shėn Ndout dhe Patėr Ambrozin). Nė Prishtinė shkova me grupin qe me shoqeronte ne Bashkėsinė Islame tė Kosovės, ku me z. Resul Rexhepin, Kėshilltar i Imam Naim Tėrrnavės, kemi biseduar rreth apelit qė do t'i bėjė BI e Kosovės besimtarėve tė saj (xhematit), qė tė ndajnė nga 1 euro pėr Katedralen te Kishes Katolike qe i kushtohet nje nder figurave te ndritura boterore e shqiptare te Lumes Nene Tereza, qė do tė ndėrtohet nė Prishtinė. Ne si "Lidhje e Tretė e Prizrenit", e kemi marrė kėtė iniciativė, qė para BI tė Kosovės tė kėrkojmė njė gjė tė tillė. Kjo me njė qėllim tė shėndoshė si vėllezėr, qė jemi tė njė gjaku, kombi dhe flamuri. Nė Prishtinė serisht, kam vizituar Ministrinė e Arsimit tė Shkencės dhe Teknikės (MASHT), ku jam takuar me kėshilltarin e z. Agim Veliu, Ministėr, z. Avdullah Hotin, tė cilit, ia paraqita dy probleme kryesore: separi, pėr te ndihmuar Shkollėn Fillore "At Shtjefėn Gjeēovi" nė Zllakuqan tė komunės sė Klinės, e cila, kėtė vit shėnon jubileun e saj, 110-vjetorin e themelimit dhe sedyti, insistimin e kėsaj Ministrie, qė busti i profesor Anton Ēettės, tė mos qėndrojė prej shumė vitesh nė oborrin e skulptorit, por tė vendoset nė oborrin e Institutit Albanologjik tė Prishtinės, aty ku e ka vendin, ngase Profesori, tėrė jetėn e tij ia ka kushtuar veprimtarisė sė kėtij Instituti. Vizita ime nė BKUK dhe nė Muzeun e Kosovės, qė mjaft e suksesshme dhe me personelin pėrkatės kam biseduar pėr njė bashkėpunim afatgjatė nė mes tė Lidhjes sė Tretė dhe dy institucioneve tona kombėtare. Po ashtu njė takim pune, kam pasur edhe me ipeshkvin e Ipeshkvisė sė Kosovės Imzot Dodė Gjergjin, me kryetarin e Kuvendit komunal tė Klinės, z. Prenkė Gjetaj dhe shumė tė tjera.

Nė Sesion e VI-te, i cili u percoll me vemendje edhe nga media vendase, u ndriēuan shumė figura tė pėrbaltuara nga regjimi sllavokomunist. Jeni njėri nga organizatorėt e Sesioneve Shkencore tė Djathės Shqiptare. Si i vlerėsoni punimet e Sesionithistorik e shkencor mbajtur nė Burim (Istog)?
T. Mrijaj: Duke parė zhvillimin e punimeve tė kėtyre gjashtė sesioneve, vėrejmė njė rritje tė dukshme tė interesimit tė punonjėsve shkencorė, qoftė tė institucioneve shkencore shqiptare, qoftė tė studiuesve tė veēantė. "E paragjykoi nė fillim, sot mbajtja e sesioneve shkencore me moton: "E djathta shqiptare drejt shqipėrisė etnike", po mirėpritet dhe po bėhet burim projektesh shkencore tė mėtejme, pėr ndriēimin e figurave tė shquara tė pėrbaltuara nga historia ideologjike sllavokomuniste, si dhe pėr lansimin e ngjarjeve madhore tė luftėrave pėr liri e demokraci tė shqiptarėve. Ne, vazhdoi prof. Quku, po i mbyllim punimet e kėtij sesioni nė prag tė shpalljes zyrtare tė Pavarėsisė sė Kosovės, ėndėrr e shumė brezave tė shqiptarėve. Punimet e Sesionit Shkencor, janė njė argument i fuqishėm historik e shkencor, qė tregon pėrfundimisht, se Serbia, s'ka ēfarė bėn mė nė Kosovė. Kėshtu, e gjithė bota demokratike, po bindet se Kosova pėrfundimisht ėshtė e ndarė nga Serbia."

"Lidhja Shqiptare e Prizrenit" e themeluar ne vitin 1962 nė Amerikė, ka njė akriv tė pasur vlerash e dokumentesh. Ju jeni Sekretar i Pėrgjithshėm i LTSHP me seli nė Nju Jork tė SHBA-ve prej shume vitesh. Cila ėshtė veprimtaria e kėsaj organizate atdhetare atje?
T. Mrijaj: Motoja e udheheqjes sone gjithnje ka qene e mbetet: "Lidhja Shqiptare e Prizrenit" nė mėrgim, gjithmonė e pandėrprerė do tė luftojė, pėr realizimin e idesė kapitale, bashkimin e tė gjithė trojeve tona nė njė shtet etnike, politik dhe shpirtėror. Ky ka qene e mbetet synimi i perhershem i "Lidhjes sė Prizrenit" dhe nga kjo rrugė, asnjėherė nuk do tė heqim dorė, deri nė realizimin e plotė tė idealit tė shenjtė, qė nder ne jeton tash 129 vjet. Kemi pasur e vijojmė tė ruajmė marrėdhėnie tė shkėlqyera me personalitetet e shquara amerikane, tė cilėt, sikurse e dini edhe ju janė pasqyruar me objektivitet nė librin kushtuar "Lidhjes sė Prizrenit" nė mėrgim, pėr harkun kohor tė viteve 1962 - 2002, botuar nė Nju Jork. Aty flitet edhe per personazhin kryesor dhe njė nder themeluesit e saj z. Ismet Ukė Sadik Berisha. "Lidhja e Prizrenit" nė mėrgim, ka njė arkiv tė pasur dokumentesh arkivore lidhur me veprimtarinė e saj. Kryesia e LTSHP me seli nė Nju Jork, ka vendosur qė sė shpejti te hapė njė zyre lidhėse-Pėrfaqėsi nė Prishtinė, ku do tė jetė njė formė ambasade, qė do tė merret me ndėrlidhjet Kosovė-Amerikė. Aty sėshpejti do tė sjellėt nga Arkivi i Lidhjes njė numėr i madh dokumentesh arkivore dhe njė pjesė e bibliotekės. Pėr kėtė do tė interesohet i emėruari i Lidhjes pėr Kosovė, studiuesi e publisiti Mr. Jetish Kadishani.

Ju merreni edhe me publicistikė. Cila ėshtė veprimtaria juaj nė kėtė fushė?
T. Mrijaj: Jam qysh nga krijimi i Klubit te Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikan antar i saj i rregullt. Deri me tani kam botuar disa libra, kryesisht nė fushėn e historise e publicistikės. Te tille mund te permendi: "Dom Anton Kēira shėrbestar i Zotit e i Atdheut" (Shkoder, 2002), monografi me bashkeautor; "Lidhja e Prizrenit (1962-2002) themeluesi dhe udhėheqėsi Ismet Berisha" (New York, 2002), monografi me bashkautor; "Marie Shllaku - bijė e Shkodrės martire e Kosovės" (New York, 2004), monografi; "Ngjarje dhe portrete historike" (Prishtine, 2004) jetėshkrime tė figurave tė shquara shqiptare, me bashkautor. Gjithashtu kam edhe disa dorėshkrime tė tjera, qė presin tė botohen.

Ne prag te 129 vjetorit te perkujtimit te "Lidhjes se Prizrenit" (1878) dhe pikerisht me daten 10 qershor, miku i madh i kombit shqiptar Presidenti amerikan George W. Bush, do te vizitoj vendin tone Shqiperine. Si shtetas shqiptaro-amerikan, si ndieni ju se po plotesohet kjo perpjekje e pareshtur e diaspores sone ne Amerike, qe nje president i saj te vizitoje vendin e shqipeve?
T. Mrijaj: Eshte e vertete, se perpjekja e komunitetit shqiptaro-amerikan, ka qene e pareshtur prej dekadash, ne perpjeken e saj diplomatike, qe nje president i SHBA-se te vizitoje trojet tona arberore. Kjo duket, ne kontributin qe kane dhene me heret personalitetet shqiptare ne Amerike, duke filluar me Imzot Fan Nolin e madh, erudistin e shquar Faik Konicen, atdhetarin e flakte Mir'hat Frasherin, antikomunistin e vendosur Imzot Zef J. Oroshin, Ing. Xhafer Deven, General Abaz Kupin, Prof. Zef Neken, ish-kongresistin arberesho-amerikanin Joe Diogurdi, Prof. Luan Gashin, Prof. Rexhep Krasniqin, Prof. Arshi Pipen, Kapidan Ndue Gjonmarkun, publicisten e shquar Nexhmije Zaimi, njeriun e palodhur te komunitetit ne ditet tona per ceshtjen shqiptare Dom Anton Kciren, aktivistin Imam Isa Hoxha, Baba Rexhepin e Teqes, Prof. Gjon Sinishten, Dom Lazer Sheldijen, Shkelqesia e Tij sot Arqipershkev Metropolit Tirane-Durres Imzot Rrok Mirditen, Prof. Kol Cunin, kryetari i Lidhjes se Prizrenit prej shume dekadash Ismet Uke Sadiku Berisha etj. etj. Pra sikurse shihet, perpjeket e figurave te shquara, nje pjese e te cileve kane kaluar ne amshim, po behet realitet. Tashme Presidenti i SHBA-se George W. Bush, ne daten historike te Lidhjes se Prizrenit, me 10 qershor 2007, arrin si mik i madh ne shtetin ame. Gezimi dhe kenaqesia ime eshte e papershkuar. Shpesh shqiptaret, kane gabuar ne lidhjen e miqesive, me qeverite e politikane jokontruktiv te lindjes si ruset, kinezet, ndaj te cileve kane dalur te zhgenjyer. E vetmja mike e sinqerte, per 17 vjet pas permbysjes se komnizmit ne Shqiperi, ka qene dhe mbetet pa lekundje SHBA. Ajo e tregoi veten e saj me lirine qe ua solli popullit tone ne Kosove (1999). Tashme eshte po Amerika e Willson-it, sot me nje President tjeter, qe po ben realitet Pavaresine e Kosoves dhe po viziton Shqiperine, para se ajo te futet ne NATO. Ka qene Shqiperia, e cila bujarise dhe respektit qe amerikanet kane treguar per Kosoven, qe iu pergjigjen thirrjes ne lufte kunder terrorizmit, duke derguar bijte e shqipes perkrah ushtarakeve amerikan ne Afganistan e Iraq. Vlerat e lirise dhe demokracise se popullit shqiptar, jane te ngjashme me ato te popullit bujar amerikan. Presidenti Bill Clinton, permes vlerave te popullit human amerikan, solli lirine ndersa Presidenti Geroge W. Bush, po e ben realitet Pavaresine e Kosoves martire, pikerisht ne daten histotorike te themelimit te "Lidhjes se Prizrenit" (10 qershor 1878) ne Prizrenin historik.

Ēfarė projektesh keni nė prioritetin tuaj?
T. Mrijaj: Pėr momentin, kam nė duar dy libra monografik, pėr dy personalitete tė shquara shqiptare nė diasporė. Pėr Imzot Dr. Zef J. Oroshin, kete burre te madh te kombit tone, i cili ishte themeluesi e udheheqesi i Lidhjes Katolike Shqiptaro-Ameriane; i Kishes se Pare Katolike Shqiptare ne ShBA, dhe boletinit te pare "Jeta Katolike Shqiptare", e cila vijon te dale edhe sot per mese 40 vjet ne drejtimin e Kishes "Zoja e Shkodres". Kam nė dorėshkrim njė monografi interesante me personazh Imzot Oroshin, sepse ishte dhe mbeti njė prelatė i madh. Nė proces, kam librin e dytė monografik, kushtuar pėrsonalitetit tė madhe tė komunitetit shqiptaro-amerikan, tė pėrndershmin Don Anton Kēira dhe Kishėn e Shėn Palit nė Rochester Hilles Detroit. Disa projekte tė tjera i kam ne doreshkrim, tė cilat, nė tė ardhmen presim pėr tė dalė nė dritė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara