HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Njė tjetėr krizė pėr Kosovėn?

-- nga Mattew Kaminski*, “Wall Street Journal Europe”

Iu kujtohet Kosova? Lufta e “Madeleine”-s, spastrimi etnik i Sllobodan Millosheviēit, njė milion shqiptarė tė shpėrngulur dhe bombardimi 78-ditor i NATO-s? Ka shumė histori dhe 8 verat qė kanė kaluar e kanė larguar nga harta kėtė fabul tė pluhurosur ballkanike. Mirėpo relikja e gjeopolitikės sė viteve 1990 po rikthehet nė kryetituj.

Tė ngecur mes Kremlinit arrogant, Evropės me kėllqe tė brishta dhe Uashingtonit me shumė prokupime, kosovarėve po iu mohohet fundi i lumtur. Po qe se SHBA nuk ndėrhyjnė me forcė qė ta drejtojnė kėtė provincė prej dymilionėsh drejt pavarėsisė pa kompromise tė pista, Evropa Juglindore mund tė dalė nga shinat pėrsėri, me pasoja tė rrezikshme pėr tė gjithė.

Ēėshtja e Kosovės tani duhet tė ishte mbyllur. Nė pranverė, i ngarkuari i OKB, Marti Ahtisari, propozoi pavarėsi “tė kontrolluar” nga ndėrkombėtarėt – dėshira e zjarrtė e 9 nė ēdo dhjetė kosovarė – dhe mbrojtje pėr afėrsisht 100 mijė serbėt e mbetur. Njė vit e ca pėrpjekje diplomatike shkuan pėr kot, kur Rusia kėrcėnoi tė pėrdorte veton nė Kėshillin e Sigurimit kundėr Planit. Evropianėt menjėherė e bindėn Uashingtonin tė firmoste 120 ditė bisedime tė tjera. Lėshimet boshe e shtynė problemin pėr nė vjeshtė dhe e inkurajuan Moskėn dhe kushėrinjtė e saj sllavė nė Serbi tė futen nė lojė.

SHBA dhe aleatėt e tyre kanė derdhur miliarda dollarė kapital politik dhe ushtarė nė terren pėr t’i sjellė shtetet e ish-Jugosllavisė te pragu i klubeve tė elitės perėndimore. Dhe ja, del pengesa. Kur NATO ra dakord qė ta linte tė pazgjidhur statusin e saj nė fund tė luftės sė 1999 dhe dėrgoi aty njė qeverisje tė OKB, askush nuk e dinte, se presidenti i ardhshėm, Vladimir Putin, do ta kthente Kosovėn nė njė kartė pėr njė luftė mė tė madhe me perėndimin, sė bashku me mbrojtjen antiraketė dhe Iranin.

Planet e mirėshkruara janė nė rrezik. “Progresi i mėtejshėm varet nga statusi. Nė qoftė se nuk e zgjidhim ēėshtjen e statusit tani, - thotė administratori i OKB nė Kosovė, Joachim Rücker, - ka shumė mundėsi qė arritjet e deritanishme tė shkatėrrohen.” Liderėt kosovarė, qė kanė legjitimitet popullor, por pushtet tė kufizuar, rrinė tė ndrydhur. Kjo qetėsi mund tė mos zgjasė. Nė nėntor, janė zgjedhjet e reja, qė koincidojnė me fundin e periudhės sė bisedimeve tė fundit. Ata janė nėn presionin tė shpallin pavarėsi tė njėanshme.

Njė nga pasojat mund tė jetė shpėrthimi i nacionalizmit etnik qė thuajse fle. Serbėt e Kosovės mund tė pėrpiqen tė shkėpusin pjesėn veriore tė provincės, ndėrsa shqiptarėt ndihen tė inkurajuar tė punojnė pėr njė “Shqipėri tė madhe”, tė bashkojnė nė njė shtet tė vetėm njė komb tashmė tė ndarė nė katėr shtete. Dhuna ėshtė e mundshme. Nė qoftė se kjo ngjan si njė recetė pėr Qipron, konflikti i ngrirė 33- vjeēar nė jug, atėherė tė dėrguarit e Moskės kanė marrė ishullin si model pėr tė ardhmen e Kosovės. Pėr perėndimin, Ballkani do tė jetė i vėshtirė tė pėrtypet, ndėrsa Rusisė, natyisht, i vjen pėrshtat.

Njė Evropė tjetėr mund tė bashkohej si kundėrpėrgjigje ndaj provokacionit tė Kremlinit. Kjo e sotmja po pėrēahet si fillim tė viteve `90 nė lidhje me Ballkanin. Britania dėshiron tė ecet para me pavarėsinė, ndėrsa gjermanėt druajnė nga acarimi i Moskės. Francezėt morėn udhėheqjen diplomatike dhe kėrkuan tre muaj shtyrje. Bernard Kouchner, ministri i Jashtėm Francės dhe ish-“guvernatori” i parė i OKB nė Kosovė pas luftės sė 1999, i shtangu tė pranishmit gjatė njė vizite kėtu (nė Kosovė), kur refuzoi ta pėrjashtonte ndarjen e Kosovės. Mohimi i Kouchner-it i bėri njerėzit tė habiten sesa e gatshme ėshtė BE tė votojė njė rezolutė tė Kėshillit tė Sigurimit, me qėllim qė tė fshehė pėrēarjen e saj – pėrēarje qė Vladimir Putin e ka shfrytėzuar me zotėsi.

Liderėt kosovarė kanė besim te Amerika. Kryeministri Agim Ēeku thotė se Uashingtoni ka tė njėjtin pėrkushtim me tė pėr pavarėsi pėrfundimtare (“Serbėt nė Kosovė, po”, - thotė ai, - Kosova nė Serbi, kurrė”) dhe jo ndarje tė provincės. “Nga kėndvėshtrimi im, - thotė ai, - s’ka mbetur asgjė pėr t’u negociuar.” Por, ky ish-ushtarak, qė ka luftuar nė Kroaci kundėr serbėve dhe pastaj u kthye nė atdhe pėr tė drejtuar UĒK mė 1999, nuk ėshtė aq naiv sa tė thotė se vendimet janė marrė ose qė Kosova ka ndikim tė madh mbi rezultatin.

“Rezistenca ruse e bllokoi procesin”, - thotė zoti Ēeku. “Ata po pėrdorin Kosovėn vetėm pėr tė treguar qė janė sėrish superfuqi.” Ndarja ėshtė aq delikate, fillimisht, saqė Ēeku refuzon tė flasė pėr tė. Pas kėmbėnguljes, thotė: “Nė qoftė se fillojmė me ribėrjen e kufijve nė Ballkan, pyetja ėshtė se, ku do tė ndalojmė?... Evropianėt duhet tė jenė mė tė kujdesshėm.”

Shqiptarėt e Kosovės nuk kanė janė i vetmi komunitet qė mbahet peng nga politikat e fuqive tė mėdha. Sipėr lumit Ibėr, rreth 50 mijė serbė jetojnė nė pritjen e tyre. Nė shtatė vjet, qysh kur unė vizitova pėr herė tė fundit Mitrovicėn e ndarė, shumė pak ka ndryshuar. Vetėm njė urė mė sipėr qendrės sė shqiptarėve, pėrdoret dinari serb nė vend tė euros dhe tė gjitha makinat kanė targa serbe. Beogradi insiston qė kėta kosovarė t’i bojkotojnė institucionet e Prishtinės dhe nė gjithė bisedimet e OKB ka shumė pak pjesėmarrje nga serbėt e Kosovės.

Serbėt e Kosovės janė palestinezėt e Ballkanit – gurė shahu tė dobishėm, tė cilėt shumė shpejt mund tė kenė Rripin e Gazės sė tyre, nė qoftė se vullneti perėndimor lėkundet. Oliver Ivanoviē, lider i komunitetit, i cili pas luftės organizoi ekipe speciale pėr ruajtjen e urės kryesore qė lidh qytetin, thotė se asnjė serb nuk e pranon pavarėsinė e Kosovės. Por tensioni ėshtė mė pak i dukshėm. Ēfarė ndodhi me rojet e urės? “S’ėshtė mė e nevojshme.” Ai e pranon se vetėqeverisja e premtuar ėshtė marrėveshje e mirė pėr serbėt. “Ne jemi kundėr planit tė Ahtisarit, por nuk do tė themi, se mund tė bėhet mė keq. Nė qoftė se zbatohet, do tė jetė mė mirė se tani”, - thotė ai.

Ēdo tentativė pėr ta ndarė pjesėn veriore mbi Ibėr do tė jetė e kushtueshme edhe pėr serbėt e Kosovės. Pak mė shumė se gjysma e serbėve jetojnė nė zona me shumicė shqiptare. Pa mbrojtjen e planit ‘Ahtisari’, mund tė nisė eksodi tjetėr pėr t’u strehuar nė Serbi – njė imazh qė askush, me pėrjashtim tė Moskės ndoshta, do ta mirėpriste.

Njė pėrfundim i tillė do tė ishte i shėmtuar, nė qoftė se separatistėt shqiptarė nė Maqedoni dhe separatistėt serbė nė Bosnjė – dy nga konstruktet multietnike mė delikate nė Ballkan – do tė inkurajoheshin nga shembulli i Kosovės. “Shumė mė mirė, - thotė Dukagjin Gorani, analist nė Prishtinė, - tė zhdukim “Shqipėrinė e madhe” dhe ėndrra tė tjera nacionaliste pėrfundimisht dhe ta ankorojmė Ballkanin e Jugut nė BE; - “politika oksidentale e mėrzitshme” nė tė kundėrt do tė zėrė vendin e “lumturisė sė lashtė tė politikės ballkanike tė pastrimit etnik dhe vrasjes.”

Diplomacia ndėrkombėtare mes Beogradit dhe Prishtinės, e planifikuar pėr javėt e ardhshme, ėshtė e pakuptimtė. Pa njė ndryshim regjimi tė shpejtė nė Moskė, Amerika dhe Evropa duhet tė shikojnė atė qė shkruhet nė mur dhe tė planifikojnė njė shpallje tė njėanshme dhe tė rregullt tė pavarėsisė. Me shpresa tė shuara pėr njė shpallje me bekimin e OKB, zoti Ēeku dėshiron tė caktojė njė datė pėr “pėr njė shpallje tė koordinuar me SHBA dhe BE, nėse ėshtė e mundur, dhe vendeve kryesore tė BE ose – duke i sjellė parashikimet mė afėr me realitetin “njė numėr domethėnės tė vende tė BE.” Trupat e NATO-s dhe fondet duhet tė qėndrojnė sė bashku me mbrojtjen e minoriteteve. Megjithatė, kosovarėt do tė ishin mė mirė me mė pak “kushtėzim” dhe mė shumė dorė tė lirė, sipas fjalėve tė liderit tė opozitės, Hashim Thaēi, “tė ndėrtojnė njė shtet tė ri”. Tek e fundit, theksi pėr vetėvendosje duhet tė gjendet te vetja.

Nė rrezik nuk ėshtė sovraniteti serb, por liria e kosovarėve. Kjo provincė ishte pjesė e Jugosllavisė, njė shtet qė nuk ekziston mė; Serbia e humbi tė drejtėn ta ketė nė vitin 1990. BE luan butė-butė me Beogradin, edhe sė fundi duke rifilluar bisedimet pėr anėtarėsim pėrfundimtar. Beogradit i duhet dhėnė njė mundėsi e qartė: njė e ardhme nė njė ligė me Rusinė, ose BE dhe NATO. Prova ėshtė Kosova.

Nga momenti qė Madeleine Albright kėrkoi ndėrhyrje ushtarake, Kosova u kthye nė projekt amerikan shtetformimi. Nga gjithė tė mundshmit nė kėtė fazė, kjo ėshtė mė e lehta. Nėn komandėn e 2 500 paqeruajtėsve nė juglindje, gjenerali Douglas Earhart thotė, se Kosova ėshtė “aty ku do tė donim tė ishim nė Irak dhe Afganistan”. Tė pranuar nga serbėt dhe shqiptarėt, pėrparėsia e Amerikės tė mos bėhet evropiane. “Ne s’kemi histori nė Ballkan”, - thotė ai.

Qetėsojeni tani, Kosova mund tė shpėrthejė papritur. Tre vjet mė parė, nė mars, protestat e shqiptarėve lanė 19 tė vdekur dhe detyruan qindra serbė tė arratiseshin. Puna s’ka mbaruar. “Ky ėshtė njė vend qė duhet ta kesh nėn kujdes deri nė fund”, - thotė gjenerali Douglas Earhart.

*Autori ėshtė shefi i faqes editoriale tė “The Wall Street Journal Europe”.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara