HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


PLANI “B” NĖ LOJĖ?

-- nga Dr. Milazim Krasniqi, Koha Jonė - 26 Prill 2007

Nese gjendja faktike ne terren do te kete ndikim ne fatet e ardhshme te Kosoves me shume se sa letrat e Marti Ahtisarit, atehere e ardhmja mund te jete me shume probleme dhe paqartesi, pavaresisht se cfare do te shkruhet edhe ne rezoluten e ardhshme eventuale te Keshillit te Sigurimit. Kosova tash tete vjet eshte e ndare ne pjesen veriore, e cila efektivisht qeveriset nga Beogradi, ndersa formalisht nga UNMIK-u dhe ne pjesen jugore, e cila efektivisht dhe formalisht qeveriset nga UNMIK-u, ndersa virtualisht edhe nga institucionet e perkohshme te veteqeverisjes. Pra, ndarja ne terren per keto tete vjet te adminsitrimit civilo-ushtarak nderkomebar mbi Kosoven, ka qene faktike. Ne pjesen veriore te Kosoves, qe perfshine qytetin e ndare te Mitrovices, Zvecanin, Leposaviqin, Leshakun e Zubin Potokun, tash tete vjet kane vazhduar te funksionojne ligjet serbe, ka qarkulluar monedha serbe dhe kane vepruar organet serbe te sigurise.

KFOR-i, duke qene korniza e sigurimit te jashtem te Kosoves, ka qene kornize e sigurise edhe per strukturat paralele serbe. Ndersa, UNMIK-u ka qene ne rolin e procesmbajtesit, i cili ka shenuar ngjarjet qe kane bere vaki ne territor. Nder te tjera, UNMIK-u ka mbajtur shenime te perpiketa edhe per plagosjen e pjesetareve te policise se vet nga bandat serbe, por para derjtesise nuk ka arritur ta dergoje askend. (UNMIK-u e mban ne burg Albin Kurtin, per organizimin e nje proteste, ne te cilen ajne vrare protestuesit, ndersa paramilitaret serbe qe paten organizuar sulme me bomba ndaj policise se UNMIK-ut, ajen te lire.) Komisioni faktembledhes i OKB-se, i ngritur sipas kerkeses se Rusise, ne te vertete eshte ngritur dhe vjen ne Kosove, per ta afirmuar ndarjen e Kosoves, ashtu si ajo eshte ne terren.

Nese shkojne ne veri, ata do te shohin se atje vertet eshte bere Serbi, dhe se e tille eshte bere nen administrimin e organizates qe ata e perfaqesojne. Ata nuk do te kene asnje mundesi te hartojne nje raport korrekt e te mos e pranojne faktin qe Kosova ne terren eshte e ndare. Ndersa, nje raport i tille do ta kontestoje planin e Marti Ahtisarit dhe do te mund te legjitimoje shpalljen e ndarjes se pjese veriore te Kosoves nga shteti i ri ne formim. Atehere do te filloje periudha e “riintegrimit”, me negociata te vecanta me palen serbe e me Serbine, me ndihmen dhe ndermejtesine ruse. Kjo ndermjetesi ruse do ta rikthjee rolin e Rusise ne Ballkan dhe do ta rrise rolin e Putinit ne radhet e nacionalisteve ruse. Ndersa, ai rol i rritur ne syte e nacionalisteve, i duhet Putinit, qe te siguroje kontinuitetin e pushtetit me Sergej Ivanovin ne zgjedhjet presidenciale te vitit te ardhshem.

Nese kriza edhe shperthen, si pasoje e ndarjes se Kosoves, Putini mund t’i ferkoje duart qe e ka mbajtur NATO-n edhe per nje kohe te preokupuar ne Ballkan, larg kufijve te vet. Drejtuesit shqiptaro-vendore te Kosoves, qe nga presidenti e deri te zedhenesja e kryeministrit, nuk ua kane ngene ketyre cikerrimave te terrenit. Ata po e kryejne me shume sukses detyren e zedhenesve te administrates amerikane, duke na treguar ate qe e dime te gjithe. Ata tere kohen po na tregojne se cka po mendon administrata e Bushit per Kosoven. Por, ata po e harrojne nje fakt logjik: administrata amerikane po flet nga pozicioni i vet, qe do te thote se nuk e perfaqeson pozicionin e Serbise. Po te ishte per administraten amerikane, pavaresia e Kosoves do te pranohej moti, por pengese e pranimit te saj eshte Serbia.

Ndersa, Serbia edhe me tutje, po thote haptas dhe me arrogance te shtuar, se nuk do ta pranoje pavaresine e Kosoves, aniqe jane ne dijeni te qendrimit amerikan. Nese mbahet kjo politike refuzuese, dhe duket se do te mbahet, atehere varianti me logjik i politikes serbe eshte ndarja e Kosoves. Edhe pse SHBA-te dhe NATO-ja jane kunder ndarjes, ndarja ne terren eshte faktike. Deklaratat nuk e nderrojne kete gjendje, ndersa larg logjikes eshte qe mund te perdoren armet e NATO-s per ta ndryshuar gjendjen faktike ne terren. E kjo do te thote se ndarja mund te jete nje fakt nderkombetarisht i njohur. Ajo nuk do te pranohet si e atille, por do te jetohet me te. Riintegrimi i Lugines se Presheves, e cila ne nje variant me te bute se veriu i Kosoves, ishte rebeluar ndaj Beogradit, ka ndodhur me lehte per shkak se Kosova nuk ka mbajtur qendrim ne favor te rezistencesse tyre.

Pacifikimi i Lugines se Presheves, i bere edhe me ndihmen e Prishtines e te Tiranes, i ka hapur rruge inkurajimit te Serbise per te luajur pa frike me letren e ndarjes se Kosoves. Perndryshe po te ishte ruajtur aktive ajo vater krize, e nderlidhur me statusin e Kosoves, Lugina e Presheves do te mund te fitonte vete me shume e edhe do te behej pengese e ndarjes se imponuar te Kosoves. Ndoshta bash per ta nxjerrr jashte loje kete rol te saj, u nxite rebelimi i atjeshem, kur nuk e kishte kohen e duhur. Shtrohet dilema: cka me tutje? Ndoshta plani “B” perkatesisht rikthimi te opcioni i “kunderndarjes territoriale”, do t’i imponohet Kosoves ne javet qe vijne. Kjo do te thote qe nese Serbia e imponon ndarjen e Kosoves, ai veprim do te shkaktonte edhe shkeputjen e Lugines se Presheves nga Serbia.

Edhe ashtu Leposaviqi e Leshaku i jane ndajmbathur Kosoves ne vitin 1953, si kompensim per marrjen nga Serbia te Lugines se Presheves. Prandaj, nese Serbia luan me karten e ndarjes se Kosoves, mund te rifutet ne loje projekti i rikthimit te gjerave ne vendin e vet: territoret shqipare te Lugines te Presheves, (Kosova Lindore) t’i kthehet trungut te vet dhe terrritoret e bashkengjitura serbe t’i kthehen Serbise. Ne ate rast, nuk do ta kishte vetem Serbia planin B te ndarjes se Kosoves, por edhe Kosova do ta kishte planin B te ndarjes se Serbise. Ky ekuiliber pastaj do te mund te ftohte gjakrat e ekstremisteve serbe, qe duan te zhvatin territore, pa u hyre ferre ne kembe. Ose do t’i detyronte ta paguajne edhe ata me territore cmimin e aventurizmave te vet.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara