HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shqiptarėt para risive degjeneruese

-- nga Mirsim Maliqi

Jo rrallė herė ka ndodhur qė, sociologėt pėr zgjidhjen e problemeve tė shoqėrisė dėshtojnė dhe arrijnė nė njė pėrfundim qė disa prej tyre t'i etikėtojnė si utopi. Arritja deri tek ky pesimizėm, vjen si rrjedhojė e besimit tė dobėt tek Krijuesi, porse njėkohėsisht edhe vetėdija e dobėt e tyre sjell kėtė gjendje qė jo rrallė herė shfaqet me frikėn apokaliptike, ngase iu mungon bindja nė konceptin fundamental se, Absoluti i pa shoq gjithėsesi ka lėnė zgjidhjen pėr ēdo problem, sikurse pėrgjigjen pėr ēdo pyetje. S'ka dyshim se shumė dukuri tė filluara nga shekulli i kaluar e qė nė kėtė mijėvjeēar tė ri kanė arritur nė ekspansion, shtojnė kėtė frikė e cila mė 31 dhjetor tė vitit 1999 ishte top temė. A do vijė njė janari, a do mbarojė misoni njerėzor nė Planetin tonė nė kėtė mijėvjeēar tė ri, e pyetje tė tjera, qė i preukoponin shkenctarėt dhe njerėzit nė pėrgjithėsi! "Porsa kaloi dehja dhe dita e dytė e janarit ishte ditė e rėndomtė.

Vallė a ndodhi diēka?" kėshtu shprehet Dr. Hofmanni! Kaloi ajo frikė, porse prap njerėzimi po vazhdon me tempon e tij qė lirisht mund t'a quajmė falimentim i tėrė nga vlerat njerėzore, dhe krizė pėr shkatrrimin e qelizės sė shoqėrisė, pra familjes. Shoqėria po shkatrrohet... A po brengoset ndokush?! Sa punojmė pėr ndryshimin e kėsaj gjendje? Sa punojnė qeveritė tona, ministritė pėrkatėse, institucionet pėrgjegjėse pėr problemet shoqėrore tė shqiptarėve? Cili ėshtė partneriteti brenda shqiptarė Tiranė-Prishtinė-Shkup-Tetovė, qė nė formė institucionale tė veprojnė nė parandalimin dhe evitimin e kėtyre dukurive tė kopshme, qė janė shtrirė edhe nė trojat tona shqiptare? Cila ėshtė zgjidhja e duhur pėr t'u nxjerrur shoqėria jonė nga kjo gjendje e mjerushme? Edhe sa duhet sqaruar shoqėrisė sonė se duhet t'i kthehemi Krijuesit tonė, pra Zotit? Njeriu i shekullit XXI me logjikė tė shėndoshė mė veēse duhet t'a kuptojė se Ai qė e ka krijuar, Ai e di mė sė miri se ē'duhet pėr tė! Pra, duhet ta dije se ligji i Tij ėshtė absolut, dhe vetėm nėpėrmjet tij mund tė arrihet stabiliteti nė shoqėri.

Fenomenet ē'njerezore ēdo ditė edhe mė shumė shtohen. Dikur, njerėzit e ē'thurrur prej moralit kur lindnin fėmijėt qė nuk i dėshironin i mbytnin tė gjallė (pasi qė lindnin), ndėrsa sot nė "shekullin e civilizimit" ata mbyten akoma pa e shijuar jetėn fare. Sipas statistikave tė fundit njoftohemi se, ēdo vit bėhen 46 milion aborte nė gjithė rruzullin tokėsorė, pra sipas kėsaj shifre i bie qė nė ditė nė Botė vriten rreth 126 mijė shpirta tė pafajshėm. Ndėrsa sipas shifrave tė vitit 1997 tė Institutit "Allen Guttmacher" vetėm nė Shtetet e Bashkuara nė vit bėhen mė se 1.300.000 aborte. Ky fenomen ē'njerėzor ka depėrtuar edhe tek populli ynė. Mijėra fetuse mbyten nė qytetet universitare, "aty ku femrat 'hapin' librat", e qė sipas shifrės "sė fundit" alarmante para disa muaj, vetėm nė maternitetet e Tiranės brenda dy dite janė bėrė 400 aborte (shumica vajza adoleshente e studente, qė "kanė frikė" tė shkojnė nė shtėpi me fėmijėn e paligjshėm nė dorė).

Njė gjendje e tillė ėshtė nė shtetet e Skandinavisė, ku gjysma e numrit tė pėrgjithshėm tė fėmijėve tė porsalindur janė fryt i lidhjeve jashtėmartesore. Sinjalet e ndryshme tregojnė se, kriza e ē'thurrjes morale bėhet eshte mė e madhe. Sipas klinikave private, pohohet se 70% e femrave qė dėshtojnė shtatzaninė janė adoleshente (tinejxhere). Nė Lushnje ka ndodhur qė para dyerve tė maternitetit tė gjindet njė vajzė 11 vjeēare, ndėrsa edhe nė Tiranė ndodhi qė njė vajzė e mitur (13 vjeēare) tė dėshton shtatzaninė, e qė mė pas ajo e ēon nė ēmenduri. Sipas akcionit tė "Shekulli-Kontakt" nė shkollat e Tiranės, nxėnėsit 1 nė 3 kanė pohuar se kanė bėrė marrėdhėnie intime qė nė moshėn 16-17 vjeēare.

Sipas shifrave tė fundit shumė tė rinjve/tė reja kanė marrėdhėnie intime paramartesore (pra, tė paligjshme - gjė qė i sjell tė gjitha problemet e lidhjeve, kalimi nė monotoni, ndarje, dhe mbi tė gjitha prishje tė moralit),... Tek Gazeta Panorama, nė njė shkrim nga viti i kaluar: "Kėshtu degjenerohen gjimnazistėt shqiptarė!" shkruar nga Edmond Tupja marrim kėto informata: "Sipas studimit mė tė fundit tė Institutit tė Shėndetit Publik, lidhur me sjelljet e rrezikshme tek adoleshentėt ka rezultuar se 1 nė 8 gjimnazistė ka njė jetė aktive seksuale. Madje 10 % e tyre pas anketimit kanė pranuar se gjatė shkollės sė mesme kanė pasur mė shumė se dy tė dashur. Rreth 15% e tyre pranojnė se kanė kryer marrėdhėnie seksuale pėr herė tė parė nė vitin e parė tė shkollės sė mesme, ndėrsa rreth 30% e kanė pranuar se kjo gjė ka ndodhur nė vitin e katėrt tė gjimnazit. Gjatė kėtij studimi, pyetjes nėse kanė kryer marrėdhėnie nė tre muajt e fundit i janė pėrgjigjur me po 22% e djemve dhe 16% e vajzave gjimnaziste dhe, sipas specialistėve tė ISHP-sė, ka rezultuar se pėr kėta tė rinj nuk pėrbėn problem ndėrrimi i partnerėve".

A thua vallė, kėta tė rinjė kanė prindėr? Apo kanė prindėr tė uikendeve (pra, qė tėrė javėn ua lėnė free fėmijėve tė tyre, e mė pas "mundohen" t'i "edukojnė" - edhe pse edhe ajo formė qė ata e quajnė "edukatė" ėshtė nė negacion me kodet etiko-morale), e qė lloji kėtyre prindėrve tek francezėt quhet "pčres démmissionaires" - "baballarė nė dorėheqje". Kjo ėshtė gjendja e shqiptarėve nė Shqipėri, aty ku komunizmi ka lėnė gjurmė... aty ku fėmijėve nuk i flitet pėr Zotin, nuk i flitet pėr moral, nuk i flitet pėr Ditėn e Gjykimit. E ē'pret tjetėr kur humbet dashuria, rrespekti, e frika ndaj Zotit, i cili shpėrblen tė mirėt (tė moralshmit, tė ndershmit), e i denon tė kėqinjėt (tė pamoralshmit, tė pandershmit)! Pasi qė unė jetoj nė Maqedoni, kėtu shoh edhe jetėn e sllavėve (shkijeve) qė s'kanė fare moral, s'kanė fare njerėzi, e kėtė figurė tė fėlliqur sot -fatkeqėsisht- pasojnė shumė prej tė degjeneruarve qė janė pjesė e rinisė shqiptare, mė konkretisht nė Shqipėri, Kosovė, e gjithashtu edhe nė Maqedoni.

Edhe pse prostitucioni si profesion ėshtė mė i vjetėr nė Botė, tek ne kjo veprimtari ē'njerėzore vjen si risi e kohės. Liria e tepruar qė i jipet sot rinisė, tek shumė raste tė trafikimit ėshtė fajtor pėr zhvillimin e kėsaj veprimtarie. Pėrderisa nė Shqipėri vajzat bredhin rrugėve dhe diskotekave deri nė mesnatė, mos tė na vije ēudi kur dėgjojmė se rrugėt dhe shtėpitė publike tė Athinės e Romės janė mbushur me vajza shqiptare qė punojnė nė zanatin mė tė vjetėr tė Botės. Porse as tė mos na vije ēudi e madhe kur dėgjojmė statistika tė atilla trishtuese qė thonė se ēdo e treta prostitute nė Belgjikė ėshtė shqiptare. Kėto statistika janė tė tmerrshme, prandaj duhet tė brengoset ēdo shqiptarė i vėrtetė, qė shqiptarėt dhe shqiptaret i do si vėllezėrit dhe motrat e veta. Sytė e shqiptarėve sot fare nuk rrjedhin lot kur dėgjojnė se sa e sa vajza shqiptare trafikohen nėpėrmjet armiqve tanė tė brendshėm dhe tė jashtėm,... Sa shumė familje shqiptare nuk e dinė se ku i kanė fėmijėt e tyre?! Sa familje shqiptare nuk e dinė, i kanė tė gjalla apo jo bijat e tyre, tė cilat i mashtruan manipulantėt...?

Nė Shqipėri ka shumė raste tė atilla, qė shqipfolėsit grekofila i vodhėn nėpėr lagjet e qytetit vajzat e vogla adoleshente, kur ato ishin duke luajtur me shoqet e tyre, dhe i shitėn nė tokat helene, italiane etj. Sikur tė ketė lot prej gjaku edhe ai duhet tė dalė prej syve tanė, prej mėrzisė e brengosjes qė duhet pasur zemra jonė pėr kėtė gjendje, e syri ėshtė pasqyrė e zemrės. Me pikėllim po citoj ato vargje qė kėndohen nė njė kėngė shumė domethėnėse shqipe, e kėnduar nė gegėrishte: "Nuk po kam dėshir me knue/ por ma shum du me'u kallzue/ me'u kallzue nji histori/ nė Tiran u vodh nji fmi/ nji vajz t'vogėl tet vjeēare/ e kan mor horrat pėr dore/ me shami ja kan mbyll syt/ oh Zoti i vraft, e kan grabit". Vallė, sa shumė fėmijė shqiptarė e kanė pasur njė fat tė kėtillė? Ku jemi ne? Ku ėshtė shqiptari i vėrtetė qė dikur e ka dhėnė jetėn e vet pėr nderin e motrės shqiptare?

Nė raportin "Trafikimi i femrave dhe fėmijėve pėr shfrytėzim seksual nė BE: pėrfshirja e krimit tė organizuar tė Ballkanit Perėndimor 2006" qė ėshtė bėrė nga EUROPOL-i (agjencia mė e specializuar nė luftė kundėr krimit nė Bashkimin Europian) shkruhet se: "Shqiptarėt janė kapot e trafikimit tė fėmijėve dhe femrave, ndėrsa vendi kryesor me numrin mė tė lartė tė viktimave tė trafikuara dhe tė shfrytėzuara seksualisht brenda komunitetit europian". A nuk ėshtė kjo tmerr, pėrderisa atdheu ynė po rradhitet nė vendet e para tė krimit e tė trafikimit?! Nė Gazetėn Albania (tė datės 17 korrik 2007) nga dhe ku jemi referuar pėr statistikėn e lartėshėnuar, qėndron edhe kjo informatė se: "Rritja e kėtij fenomeni shqetėsues varet kryesisht edhe nga vendet qė kanė popullsi emigratore nė rritje. Dhe pėr Shqipėrinė, numri i madh i shtetasve qė jetojnė nė Greqi, Itali apo vendet e tjera tė BE-sė, ka ndikuar edhe nė rritjen e trafikimit.

Nė bazė tė studimit pėr shkaqet qė kanė nxitur trafikimin e femrave dhe tė miturve, tė 4433 viktima, numrin mė tė lartė tė personave qė kanė shėrbyer pėr rekrutim e kanė tė panjohurit (1866 raste) dhe miqtė (829). Pas tyre, renditen partnerėt (tė dashurit - 100 raste) dhe njerėzit e farefisit (83), pa pėrfshirė familjen". Ndalu dhe rilexoje kėtė numėr 4433, dhe parafytyro sa tė poshtėr e tė pafytyrė janė ata qė na udhėheqin e na kanė udhėhequr, neglizhenca e tė cilėve (gjatė qeverisjes) bėri qė tė ndodh ky kolaps, pasi qė familjes - e cila ka ndikimi mė tė madh nė fėmijėt e tyre -, i duhet patjetėr edhe ndihma institucionale pėr t'i ruajtur ata, gjė qė s'iu ėshtė ofruar nga qeveritė tona! Sikur tė shiteshin 4433 pula padrejtėsisht, apo tė keqtrajtoheshin 4433 qen tė rrugės, sigurisht interesimi dhe ndėrhyrja e shtetit pėr rastin do ishte aq i madh sa qė do tė mirrte pėrmasa ndėrkombėtare, dhe do tė shtroheshin sofrat pėr shoqatat pėr tė drejtat e kafshėve, shoqata kėto tė cilat shpenzojnė miliona dollarė brenda muajit pėr "ligjėrata" dhe seminare. O qeveritarė, nėse shoqatat pėr tė drejtat e kafshėve ju japin miliona pėr t'i mirėmbajtur kafshėt nė shtetin tonė, mos harroni se populli ju ka dhėnė votėbesimin, prandaj pėrkujdesuni pėr fėmijėt e tyre.

Sot, nė mesin e rinisė shqiptare kanė arritur tė dominojnė edhe shumė dukuri tė tjera devijante, tė cilat jemi tė obliguar t'i parandalojmė. Tė pėrkrahur nga OKB-ja nė aksionin e tyre kundėr drogės, disa shoqata rinore arritėn tė njoftojnė opinionin se 30 mijė shqiptarė abuzojnė me drogat (qė sipas UNICEF-it, rreth 60% e abuzueve e marrin drogėn me shiringa nga damarėt) e qė kėta i takojnė grup-moshave 17-25 vjeē. E qė, nė raportin e INCB-sė (Bordit Ndėrkombėtar tė Kontrollit tė Drogės), shohim se shifra 30.000 na bėn tė ditur se, njė ndėr 300 shqiptarė ėshtė i droguar. Ndėrsa ka burime qė bėjnė tė ditur se prej vitit 1995 pėrdorues tė rregullt tė kėsaj lėnde janė rreth 1.999 qytetarė (qė nuk janė llogaritur edhe rastet e padeklaruara, si tė femrave, etj.). E sa i pėrket lėndės narkotike marijuana shifrat janė shumė mė tė mėdha, shumė tė rinjė e konsumojnė, qė prej tyre shumica e bėjnė pėr kuriozitet, e qė sipas mjekėve, kjo ėshtė faza e parė e pėrdorimit tė drogave. Njė gjendje e tillė shihet nė tė gjitha qytetet e Shqipėrisė, porse po t'ia shtojmė edhe shifrat pėr Kosovė dhe Maqedoni, atėherė do shtohet akoma mė shumė frika nė fjalė! Nė raportin vjetor tė OKB-sė pėr drogėn, shkruhet: "Vendi i cituar mė shpesh si burim nė Evropė, ėshtė Shqipėria, e cila furnizon shumicėn e vendeve nė rajonin e Ballkanit dhe nė Itali". Tmerr, vallė, a nė letargji janė qeveritė tona qė erdhėn vendet tona deri tek kėto shifra?

Shqipėria ėshtė bėrė tregu mė i volitshėm pėr importimin e dukurive negative. Mė lartė pėrmendėm se ėshtė bėrė stacion i drogės pėr Ballkan, e amoraliteti ėshtė bėrė top temė, porse gjithashtu ky vend nuk ėshtė kursyer edhe nga dukuria famėkeqe e divorceve tė shumta. S'ka dyshim se nė raste konkrete shkurorėzimi ėshtė alternativa e vetme dhe mė adekuate pėr njė jetė mė tė lumtur (nė rast tė tradhėtisė, dhunės, apo moszgjedhjes sė mirė, mashtrimit, etj.), porse shtimi i rasteve tė divorceve dhe hovi i madh i dėshtimit tė familjeve ka pasoja shumė tė mėdha. Nė Estoni mė shumė ka shkurorėzime se sa kurorėzime, d.t.th. aq e lehtė dhe e thjeshtė ėshtė bėrė vendimarrja pėr t'u ndarė. Ndėrsa statistikat pėr SHBA tregojnė skandalin ēuditės se vetėm 15% e kurorėzimeve atje kanė gjasa statistikore qė tė mbetėn bashkė. S'ka dyshim se ėshtė shumė vėshtirė vendimarrja pėr divorc pėr momentin qė bėhet, porse akoma mė vėshtirė ėshtė pėrballimi i sfidave qė vijnė mė pas, e sidomos nė raste kur ēifti ka edhe fėmijė.

Rastet mė tė shpeshta tė shkurorėzimeve janė kur tensionet dhe konfliktet mes ēiftit rriten, porse nė shoqėrinė tonė nuk mungojnė edhe ato raste kur tė tjerėt ndikojnė nė prishjen e lumturisė bashkėshortore. Fėmijėt duan dashurinė e prindėrve, ata duan qė tė rriten me ta. Fet'hullah Gylen nė librin e tij "Ese, Perspektiva, Opinone" (fq. 134) bukur thotė se: "Dashuria ėshtė njė burim i pashtershėm jete. Njeriu jeton me dashuri, ėshtė lumturuar prej dashurisė dhe ka mbuluar tė tjerėt pėrreth ose gėzimin e tij me dashuri". Pra, dashuria si nė familje dhe bashkėshortėsi, e shoqėri, ėshtė shkak e faktor kyē pėr arritjen e lumturisė. Mirėpo kjo dashuri nuk mund t'i servohet fėmijėve nėse prindėrit ndahen. Kohėve tė fundit - siē njofton Gazeta Sot - nga burimi zyrtar pranė Gjykatės sė Tiranės janė bėrė publike statistikat alarmante se, ēdo ditė nė kryeqytet bėhen nga 6-tė kėrkesa pėr zgjidhje martese, e qė prej fillimit tė kėtij viti janė shėnuar 580 padi tė tilla (shifėr kjo, e muajit prill), e qė mė pas i nisin procedurat pėr divorc.

Kjo ishte pėr Tiranėn, e ku mbetėn qytetet tjera qė nuk shpėton ditė pa patur nga njė ndarje tė paktėn, e qė kjo ėshtė fatale. Kjo ėshtė skandaloze pėr ne, sepse ne si popull nuk synojmė tė bėhemi si tė tjerėt, qė shumica e fėmijėve nė ato vende jetojnė pa njė prindėr, si pohon Murad Hofmanni nė njė libėr tė tij: "Miliona nėna vetėpėrkujdesėse nė mbarė botėn, tė cilat ndėrkohė janė bėrė kategori shoqėrore, sė shpejti do t'i dhurojnė njė gjeneratė tė tėrė fėmijėsh, prej tė cilėve njė numėr i madh i tyre mund tė kenė pengesa gjatė zhvillimit, sepse, me fajin e vet ose tė tjetėrkujt, do tė duhej tė rriten pa anėtarin mashkull tė familjes", e qė s'ka dyshim se, siē ndodh edhe nė Gjermaninė Perėndimore - siē shton Hofmanni - "Gjithnjė e mė tepėr gra... Tanimė, 30% qėllimisht nuk lindin fėmijė".

Thuajse mė shumė se gjysma e fėmijėve nė "vendet e teknologjisė e tė kompjuterėve" qė ne i kemi ėndėrr, jetojnė pa njė prindėr, e qė nuk mund ta arrijnė kėnaqėsinė dhe ngrohtėsinė prindėrore, siē poezon njė fėmijė me njė fat tė tillė: "Rridhni o lot tė vajit dhe o plagė tė zemrės/ Mos pyet cilat shpėrthime tė torturave qetėsuan shpirtin tim/ Tashmė humba tė dashurėn e parė dhe ēdo tė nesėrme tė bukur/ Dhe nga gota piva pikat e fundit tė barrės sė rėndė". Pra, kėto janė raste shumė tė vėshtira, pėr arsye se pasojat mė tė mėdha i merr fėmija, prandaj ruajtja e mirėqenies bashkėshortore duhet tė jetė parim i ēifteve, nė mėnyrė qė pėr fėmijėt tė tyre tė jenė shkak pėr lumturi nė jetė. Nė po tė njėjtėn poezi shohim edhe kėto vargje pikėlluese: "Nėna ime! Kush ėshtė tani qė mė udhėzon mua nėse humbi rrugėn/ Kush ėshtė qė mė flet mua pėr ullishtat e atdheun e vrarė/ Kush ėshtė qė mė uron mua pėr tė mė ndihmuar Zoti!/ O nėna ime, mė thuaj ngase unė jam i vetmuari i shtėpisė qė pret/ Ngase nuk ka gjė qė mė ngroh... se dielli im ka pėrenduar." Porse, ka edhe raste edhe mė tė vėshtira, pra tė braktisjeve tė fėmijėve, e qė pohohet se vitin e shkruar nė maternitetet e kryqytetit janė lėnė 25 fėmijė.

Ajo qė shkatrron familjen, s'ka dyshim ėshtė edhe dhuna nė tė. Kjo vepėr kaq e ndyrė ende po frymon tek ne. "Dhuna ndaj grave ėshtė ndoshta shkelja mė e turpshme e tė drejtave tė njeriut. Ajo nuk njeh as kufijė gjeografikė e as kufijė tė pasurisė. Deri sa ajo vazhdohet, ne nuk mundemi tė deklarojmė se bėjmė ndonjė progres kah barazia, zhvillimi dhe paqja" - thotė Kofi Annan. Gazeta Shqip nė prill tė kėtij viti tregon se policia ka njoftuar opinionin se: "Ēdo ditė sinjalizohemi pėr 2-3 gra tė dhunuara, pjesa mė e madhe e tė cilave kanė nevojė pėr ndihmė mjekėsore". Nuk kėrkohet shumė mund qė t'i bėhet njė matematikė kėsaj shifre tė lartpėrmendur me 365-sė ditėt e vitit. Gjithashtu, nė mars tė vitit qė lamė pas, Gazeta Tema njofton se: "Shqipėria renditet e para ndėr vendet ku dhuna ndaj grave ėshtė nė shifra shumė tė larta. Amnisti Internacional, nė njė raport tė saj, ka deklaruar se njė nė tre gra dhunohet. Mė e shpeshtė ėshtė dhuna fizike, mė pas vjen ajo seksuale dhe psikologjike". Apo edhe shifra tjetėr se: "njė nė pesė gra dhunohen nga bashkėshortėt e tyre nė familjet shqiptare" statistikė kjo e bazuar nė studimin e Institutit tė Shėndetit Publik.

Gjithashtu tek shoqėrija jonė sot ėshtė prezente edhe ajo qė sociologėt e quajnė: "Njė krim i dhunshėm dhe njė eksperiencė e frikshme" pra, pėrdhunimet. Rreth kėtij fenomeni nuk ka shumė statistika, pasi qė pas pėrdhunimeve pason dhuna tjetėr, pra detyrimi i fshehjes sė rastit. Mirėpo ajo qė mund tė dimė ėshtė se mbi 60% tė rasteve janė nėn moshėn 18 vjeēare, ndėrsa 22% midis 18-24 vjeē. Gjithashtu ėshtė konstatuar se vetėm 1/3 e pėrdhunimeve raportohen nė polici. Pasiguria nė vend dhe mospėrkrahja e fortė e qytetarėve nga institucionet pėrkatėse, bėn qė vajzat e pėrdhunuara (qė 60% janė adoleshente) tė mos kenė guxim tė tregojnė rastet e tyre nė polici, pasi qė frikėsohen se kėrcėnimet e abuzuezve do realizohen.

Pėr fund! Shkrimi ynė nuk ėshtė as i pari e as i fundit, qė rreh ēėshtjen e devijimit tė shoqėrisė. Me kėtė shkrim synojmė qė t'ia bėjmė me dije gjithė shqiptarėve realitetin tonė, e mė konkretisht prindėrve qė janė fare tė pakujdesshėm ndaj ēėshtjės sė edukimit tė fėmijėve tė tyre. Unė, nė kėtė shkrim nuk jam shfaqur si pesimist, porse vetėm si realist. Ne nuk guxojmė tė aktrojmė si tė verbėr, e tė shtiremi se nuk e shohim realitetin qė kemi parasysh. Ky shkrim nuk duhet tė shkaktojė pesimizėm tek askush, porse duhet qė t'i vetėdijėsojė lexuesit qė tė punojnė nė pėrmirėsinė e shoqėrisė, dhe mė konkretisht, tė punojnė nė pregatitjen e brezit tė ri.

Njė fjalė e urtė thotė: "Fitorja vjen me durim, gėzimi vjen pas dėshprimit dhe pas ēdo vėshtirėsie ka lehtėsim". Fryt i pemės sė pėrkushtimit nė edukimin e fėmijėve ėshtė jeta e lumtur. Prandaj, bashkėpunimi reciprok nė mes njerėzve duhet tė jetė mė nė nivel, dhe qėllimi i mirė parim final. Jeta nėn hijėn e devotshmėrisė e sinqeritetit jep freski, prandaj punoni vazhdimisht qė t'i strehoni njerėzit e lodhur nė kėtė pemė. Njė thėnie e Profetit (paqa qoftė mbi tė!) thotė: "Edukojeni fėmiun tuaj, njėzet vite para se tė lindė". Pra, jini ju ata me njė personalitet e karakter tė shėndoshė, kėshtu do jenė pasardhėsit tuaj. Porse kujdes nga veprat e liga, pasi qė siē thotė njė thėnie profetike ato trashėgohen.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara