HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


28 NANDORI
DITA MA E MADHE NĖ HISTORINĖ E SHQIPNISĖ

-- nga Mentor QUKU

I nderuemi Dom Anton Kēira!
Tė nderuem anėtarė tė Kėshillit tė Kishės sė Shėn Paulit!
Tė nderuem bashkėatdhetarė, miq e tė ftuem!

E quej nji fat qė gjindem nė kėtė votėr tė shqueme tė besimit nė tė Madhin Zot, votėr qė i jep mbėshtetje tė madhe ēėshtjes dhe vetėdijes kombėtare. Ju jeni gjithashtu me fat qė keni nji udhėheqės shpirtnor si Dom Antonin, i cili me energji tė pashterrshme ka punue pėr organizimin dhe mbrojtjen e tė drejtave tė shqiptarėve nė diasporė, si dhe pėr rritjen e emnit tė Shqipnisė nė botė. Ju keni meritėn se me iniciativėn e Dom Antonit, keni ngritun kishėn ma tė madhe nė botėn shqiptare, e cila asht edhe kisha ma e madhe e shtetit te Miēiganit, ku xanė vend imazhet e pikturave e skulpturave tė figurave tė ndrituna tė Isa Buletinit, Dede Gjo Lulit e sa herojve tė tjerė tė kombit shqiptar. Kisha e juej asht ba si nji muze historik, i rrallė nė llojin e vet, qė do tė edukojė brezat qė janė, si edhe, ato qė do tė vijnė. Pėr herė tė parė ju sollėt kėtu nė SHBA monumentin madhėshtor tė Gjergj Kastriotit, epoka e tė cilit ėshtė gjaja ma e lavdishme dhe ma e madhėrishme nė historinė tonė, asht elementi ma i qenėsishėm i krenarisė sonė kombėtare. Ndėrkohė, pėrjetė do tė mbetet nė kujtesėn e shqiptarėve puna e madhe qė batė pėr tė ndihmue ēėshtjen e Pavarėsisė sė Kosovės, si edhe nė pėrgjithėsi ēėshtjen tonė kombėtare.

Zoja e Zotni,

Ligjerata e ime ka si subjekt dy fakte: Njeni asht se Dita e 28 Nandorit si dhe flamuri me shqiponjėn dykrenare janė simbole qė i bashkojnė shqiptarėt. Ndėrsa tjetri asht se 29 nandori dhe ylli i kuq, janė simbole sllave e antishqiptare qė na pėrēajnė e na pengojnė nė rrugėn tonė drejt progresit.
Pak ditė para se me vdekė, poeti gjenial i kombit tonė, Dom Ndre Mjeda u la shqiptarėve si testament, poezinė Bashkonju qė e botoi tek revista prestixhioze LEKA, tė cilėn e pėrfundoi me vargjet lapidare:
"Nji giuhė shejte t'gjith kuvesim/ Nji istori, nji atdhe nė kemi/ Gegė e toskė nji zemret t'jemi/ Me ndjekė, shqype hovin tand."
Ndėrsa poeti Kombėtar At Gjergj Fishta i kėndonte pasunisė ma tė madhe qė kemi ne shqiptarėt, Gjuhės shqipe, kėto vargje tė fuqishme:
"Porsi kanga e zogut t'verės,/ Qi vallzon n'blerim tė prillit;/ Porsi i ambli fllad i verės,/ Qi lmon gjit e drandofillit;/ Porsi vala e bregut t'detit,/ Porsi gjama e rrfes zhgjetare,/ Porsi ushtima e njij termetit/ Njashtu ā'gjuha e jonė shqyptare."
Dita e 28 Nandorit simbolizon sakrificat qė kanė ba nė shekuj tė parėt tonė pėr liri e pavarėsi, pėr pėrparim e drejtėsi shoqnore. Populli shqiptar qė dikur, nėn emrin Ilir, shtrihej prej Danubit nė Prevezė, nėn shtymjen shekullore tė sllavėve nga veriu dhe tė grekėve nga jugu, asht tėrhequn vazhdimisht dhe sot gjindet i strukun nė Shqipninė e pėrgjysmueme me kufijt e vitit 1913.
Gjatė gjithė kohėve, barra ma e randė pėr mbrojtjen e trojeve stėrgjyshore nė Veri, i ra Malėsisė sonė. Nė mesin e shekullit XV, shqiptarėt tė bashkuem nėn udhėheqjen e Gjergj Kastriotit, thyen sulmet e pushtuesve osmanė pėr njizetepesė vjet me radhė. Shqiptarėt me betejat e tyne heroike shpėtuen edhe Europėn nga shkatėrrimi i hordhive aziatike.
Ndėrsa gjatė shekujve tė mavonshėm popullit shqiptar iu desht tė pėrballej me dy projektet hegjemoniste Megallidenė greke dhe Naēertanien serbe. Kėto projekte hegjemoniste fituen terren nė kushtet e luftave dhe tė kostituimit tė shteteve tė ndryshme nacionale nė Evropė. Ata okupuan territore ndryshme tė banueme me shqiptarė etnike nė vazhdim, sė bashku me dėbime e lėvizje tė dhunshme tė popullsisė, me lėndime e pasoja tė randa.
Kombi shqiptar, pret ma nė fund prej Europės e cila historikisht u tregue e padrejtė me te, qė mė nė fund tua kthejė borxhin qė u ka shqiptarėve, tue mbėshtetun formimin e shtetit ma tė ri tė botės, atij tė Kosovės, dhe mbas tij, bashkimin e trojeve tona.
Si shqiptarė ne sot jemi krenarė qė kemi tė njajtin gjak, gjuhė, kulturė e traditė me Nanė Terezėn. Fakti qė populli shqiptar i dhuroi mbarė njerėzimit njeriun simbol tė paqės e tė dashunisė, i provoi botės vitalitetin dhe potencialin njerėzor tė shqiptarėve. Figura e saj e bekueme na bashkon sot kėtu si vllazėn e si motra, tue iu lutun tė njajtit Zot tė Vetėm qė na ka krijue ne tė gjithėve.
Nė nji ditė tė tillė tė bekueme na nderojmė veprėn e atdhetarėve tė shquem Ismail Qemalit, Dom Nikoll Kacorrit, Luigj Gurakuqit, si edhe tė gjithė patriotėve tė tjerė qė luftuan pėr t'ia arritur ditės sė ngritjes sė flamurit e shpalljes sė Pavarėsisė. Kjo ditė e bekueme simbolizon nė mėnyrė tė vecantė heroizmin e malėsorėve trima qė me kryengritjet e njipasnjishme luejtėn njė rol parėsor nė Shpalljen e Pavarėsisė mė 28 nandor 1912 nė Vlorė.. Preludi i kėsaj ngjarje madhore qe ngritja e Flamurit shqiptar nė vitin 1911 nė majen e Deciqit. Kjo histori nuk mund tė jetė e plotė pa veprėn e apostujve tonė, At Gjergj Fishtės, Dom Ndre Mjedės, Emzot Jakė Serreqit, Dedė Gjo Lulit, Emzot Luigj Bumcit, Patėr Gjonit e dhjetėra figurave tė tjera tė shqueme. Famullitarėt katolikė tė udhehequn nga parimi pėr fe e atdhe, luejtėn njė rol tė madh nė mbėshtetje tė kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe. Ajo histori lidhet me krenarinė pėr Kalanė e Shkodrės, me atė tė Ulqinit, tė Tivarit tė Vjetėr, me Shasin e 365 kishave, Kishėn e Shėn Mėrisė, me Ruminė, Deēiqin e Bratillėn, Grecėn e Lemanjėn. Kjo ditė simbolizon luftat heroike tė shqiptarėve nė Kosovė e trevat e tjera etnike pėr liri e pavarėsi. Fiset e Hotit, Grudės e Kelmendit kanė shkrue faqe tė lavdishme nė mbrojtje tė trojeve tona etnike.

Zoja e zotni,

Deri tash, rishikimi i historisė sė kombit shqiptar pėrbante njė tabu. Argumenti ishte se Shqipnia u clirue nga nazi-fashistėt. Po pėr ēfarė ēlirimi bėhet fjalė, kur nė vitin 1944 robnia nazi-fashiste u zėvendėsua nga njė robni tjetėr, robninė sllavo-komuniste? Kur ēlirimtarėt sapo erdhėn nė pushtet vranė e burgosėn lulen e rinisė, elitėn patriotike dhe intelektuale, idealistėt e nacionalizmės shqiptare, si dhe tė gjithė ata qė kishin kulturė perėndimore. Kur ato ua vunė pushkėn aleatėve pa pėrfunduar lufta, kur vetėm pse dėgjonin Zanin e Amerikės, shqiptarėt dėnoheshin nė burgjet e tmerrshme komuniste. Pėr ēfarė fitoreje bahet fjalė kur me ardhjen e diktaturės komuniste, tė gjithė fatet e kombit tonė mbetėn nė kundėrrjedhėn e historisė.
Do tė sjellim dy shembuj tė falsifikimit tė turpshėm tė historisė nga diktatura komuniste. Kemi manipulimin qė ajo i bani pėr gjysėm shekulli historisė sė njenės prej ngjarjeve mė madhore tė historisė sonė kombėtare, Kongresit tė Manastirit. U retushuan dokumentet, bazė, kronikat e kohės, procesverbalet e mbledhjeve, relacionet, kujtimet e protagonistėve tė saj, dhe deri fotografitė e delegatėve tė saj. Dhe e gjithė kjo tragjedo-komedi pėr shkak tė dy figurave qėndrore tė kėtij Kongresi, Mid'hat Frashėrit, si kryetar i Kongresit dhe At Gjergj Fishtės, si kryetar i Komisionit tė Alfabetit. Njė shembull tjetėr i turpshėm i retushimit tė historisė ėshtė ai i grupit tė studentėve katolikė shkodranė, qė u rreshtuan nė radhėt e Ballit Kombėtar qė mori emrin 28 Nandori. Ky grup botoi gjatė viteve tė luftės shtypin e parė antifashist nė vend, me revistat Zani i Lirisė qė doli me 5 maj 1942, 28 Nandori dhe Robni o Liri. Jehona e grupit 28 Nandori erdhi tue u shtue sa qė vetė Enver Hoxha nė njė nga shkrimet e tij tė asaj periudhe, porosiste qė grupi 28 Nandori tė afrohej me lėvizjen. Kėto vlerėsime pozitive pėr grupin 28 Nandori gjinden nė edicionet e para tė botimeve politike tė kohės. Por mė vonė nė botimet e tjera u hoqėn kėtė vlerėsim pėr grupin 28 Nandori tue e zavendsue me shamje denigrime, tue e quejtun grupin 28 Nandori tė pėrbamė me elementė antipopullorė e antikombėtarė, me vegla tė fashizmit, etj.
Kryengritja e Malėsisė sė Madhe gjeti mbėshtetjen e vet nė dy poetėt gjenialė, At Gjergj Fishtėn dhe Dom Ndre Mjedėn tė cilėt nė dy veprat e tyne madhore i thurėn lavdi luftave heroike nė mbrojtje tė trojeve shqiptare nga shovinistėt sllavė. Fishta me Lahutėn e Malėsisė dhe Mjeda me poemthin me sonete Lirija, hartuan dy vepra monumentale tė papėrsėritshme nė historinė e kultuės kombėtare, tė cilat pėrbajnė nji hymn tė vėrtetė pėr pėrpjekjet e malėsorėve tanė pėr liri e pavarėsi. Ata i kėnduan nė mėnyrėn ma klasike kryengritjeve tė Malėsisė sė Madhe tė viteve 1901-1911.

Mjeda u kujton bashkombėsve Skėnderbegun legjendar:
"Por nuk u shuejti edhe, jo, Shqyptarija:/Lodhun prei hekrash qi mizori i njiti,/ Lodhun prei terri ku robnimi e qiti, /Shpreson me e zgjue fluturim mėnija./E kėqyrė: nder male po pėrhapet shkėndija e lirimit t'Atdheut; mbėshehtas shetiti/ Kėsollė pėr kėsollė rreth buneve e soditi, /Frymė tė re tui shprazun per gjithkahna, hija/ e Skėnderbegut. Qe nder djepa rrisin/ Nanat e Hotit djelmenķn ushtore,/ E idhnim n'anmikun neper gji ju qisin."
Mjeda ruajti lidhjet me kryengritėsit e Malėsisė duke u ngritun me guxim nė mbrojtje tė tyre. Mjeda i drejton njė peticion princit trashigimtar Franc Ferdinandit tue i kėrkue qė tė ndihmohen kryengritėsit e tė ndikohet mbi autoritetet turke qė tė ndėrpresin aksionet ushtarake kundėr tyne. Ndėrsa nė vjeshtėn e 1912-ės Ndre Mjeda takohet disa herė me kryengritėsit e Malėsisė tue kėrkue prej tyne pėr tė marrė pjesė nė mbrojtjen e Shkodrės nga rreziku sllav. Ai i kėndoi me gjithė zemėr Atdheut, lirisė sė popullit, trimnisė, guximit, besės miqėsisė sė popujve. Jo mė kot nė sonetet e para tė poemthit Lirija, Mjeda e ngre nalt luftėn nė SHBA pėr mposhtjen e skllavnisė:
"Ndėr fusha ku rjedh Missipija// Ushtoi rrokull nji za si bubullima,/ Krisi ndėr male si kėrcet ushtima/ Kur qiell e tokė i turbullon duhija."
Tek Lirija Mjeda pėrjetėsoi figurėn e Gjergj Uashingtonit, si udhėheqės legjendar, i guximshėm, i drejtė, popullor e demokrat i madh, qė u ba burim frymėzimi edhe pėr luftarėt kryengritės tė Shqipnisė.
I rritun nė mjediset ma tė qytetnueme tė Evropės, Ndre Mjeda kėrkoi tė ngrinte pėr herė tė parė pėr shqiptarėt imazhin e demokracisė amerikane. Kėtė nuk e kishte ba pėrpara tij asnjeri, bile as edhe Noli, as Konica. Mjeda ka profetizue nji tė vėrtetė tė madhe historike sepse asokohe Amerika nuk ishte ende Amerikė. Lulėzimi dhe magjia i pėrkisnin ende kontinentit tė vjetėr. Mjeda shfaqet si njė vizonar i madh, lėshon kushtrimin: Ndiqni Amerikėn! Ėshtė i pari shqiptar i madh qė bėn thirrje tė tillė drejtpėrdrejt! Ndoshta kėtė e ndjeu me njė shqisė tė veēantė me tė cilėn Zoti i pajis njerėzit e mėdhenj, qė bajnė histori.

Nė mbarim tė Luftės sė Parė Botėrore presidenti i SHBA, Uillsoni ishte i vetmi qė foli pėr Shqipėrinė nė Lidhjen e Kombeve, qė vuni veton dhe ndaloi zhdukjen e Shqipėrisė prej hartės sė Ballkanit. Me 28 korrik 1922 SHBA shpallėn njohjen zyrtare tė shtetit tė ri shqiptar, kurse me 4 dhjetor 1922 arriti nė Tiranė ambasadori i SHBA Grand Smith, nė krye tė pėrfaqėsimit tė marrėdhėnieve diplomatike Tiranė-Uashington.
Nė vitin 1999, presidenti i SHBA Klinton bani qė tė shpėtonte popullin shqiptar nė Kosovė nga robnia serbe. Me ndėrhymjen e armatosur tė NATO-s nė Kosovė, SHBA provuan se ishin po ajo forcė e madhe dhe e qindrueshme protektore e shqiptarėve qė u erdhi nė ndihmė pėr tė katėrtėn herė. Tash sė fundi asht presidenti i radhės Xhorxh Bush qė po tregon se ėshtė i vendosun qė Kosova tė shpallet e pavarur. Populli shqiptar e ka parė gjithmonė SHBA shembullin e demokracisė. Ai asht pa dyshim populli ma propėrendimor e nė mėnyrė tė veēantė ma proamerikani nė Ballkan.
Mjeda nė ndryshim nga rilindasit e tjerė qė evokuan shembullin e revolucionit francez, evokoi heroizmin amerikan si model i frymėzimit shqiptar:
"Lirinė e keni ju, na hekra kemi, / Na terr e mjegull deri n'ditt ma t'vona/ Na pa emėn kėrkund, pa atdhe; na jemi/ Sherbėtor't e t'huejve nėpėr vende tona./ Porsi berre qi bleu mishatri, vemi/ Mbas shkopit, tė kalamendun, ku s'dona./ Ahtje t'ankueshme nėpėr buzė polemi,Vajė e mjerime qet kjo tokė e jona".
Ishte kombi dhe shteti amerikan ato qė i dolėn zot dhe e mbrojtėn me vetmohim popullin shqiptar nė Kosovėn e pushtueme. Jo rastėsisht Ndre Mjeda profetizoi njė shekull mė parė, modelin e shtetit dhe demokracisė amerikane, me poemėn Liria, atėherė kur Amerika nuk ishte ende Amerikė, dhe kur interesat e shqiptarėve ishin ende nė dorė tė Evropės plakė, e cila vazhdonte t'i shpėrdoronte ato.
Pas Pavarėsisė dy herė ishte rrezikuar tė prishej Shqipėria dhe tė dy herėt: SHBA i kishin ardhur nė ndihmė. Me ngulitjen e rregjimit stalinist nė Tiranė, nė Uashington u gjykua se shtetit shqiptar me gjysmėn e trojeve etnike i kishte arritun zhbamjen e tretė radhazi. Kjo prishje u erdhi nga brenda nga sistemi shoqeror qė komunistėt shqiptarė vunė nė jetė. Mirėpo, sistemi komunist nuk mund tė bashkėjetonte me dashninė e ruejtun nga populli shqiptar pėr SHBA. Nė muajt e parė mbas robnimit komunist, pėrfaqėsuesi i administratės amerikane nė kryeqytetin shqiptar, gjenerali Hoxhson kishte kėrkue zgjedhje tė lira dhe lejimin e opozitės. U shėnuan viktimat e rregjimit komunist simpatizantė tė SHBA. Por nuk u vra pėrjetėsisht dashnia e sinqertė e popullit shqiptar pėr SHBA. Nuk mund tė vritej kjo simpati e pėrzemėrt e shqiptarėve pėr demokracinė mė tė madhe tė botės.
Dėshiroj ta pėrmbyll ligjeratėn time duke kujtuar fjalimin e famshėm tė Dom Ndre Mjedės nė parlamentin shqiptar nė vitin 1921 nė mbrojtje tė popullit tė Kosovės. Asht aktual nė Shqipni, pėr fatet e Kosovės martire, si dhe pėr tė gjithė shqiptarėt, nė Maqedoni, Mal tė Zi e kudo qė jetojnė ata.
Sot qarqe antishqiptare pėrpiqen ta njollosin ditėn e 28 Nandorit me njė datė tjetėr, njė sajese ideologjike qė ka lidhje me synimet pansllaviste, duke mbrojtun me fanatizėm 29 Nandorin dhe yllin e kuq. Por duhet tu kujtojmė se edhe ma parė kėto qarqe u pėrpoqėn tė vepronin me spatat e Liktorit apo me mjete tė tjera ideologjike tė huaja. Ndėrkohė Dita e 28 Nandorit mbetet pėrjetėsisht e pastėr, mbetet pėr shqiptarėt dita ma e madhe nė historinė e tyne, mbetet simboli i bashkimit.

Rroftė dita e 28 Nandorit, Dita e Flamurit! Rroftė populli shqiptar!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara