HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Komshinjtė e vdekjes

-- nga Mark Simoni

I. Askush nuk e di se prej ēfarė mėhalle qiellore i kanė mbėrritur Van Gogut, pak ditė para vdekjes, njė tufė korbash tė mėdhenj e tė zi. Shpirtėra e zėra tė ēuditshėm, tė ardhur nga pėrtej kėsaj bote, ia mbuluan aq shumė qiellin vetjak Piktorit sa ai u ngrit i trembur prej shtratit tė lėngatės e bėri tabllonė "Korbat nė fushėn me grurė". Qenė nga ato thirrje qė i dėgjojnė vetėm veshėt e njerėzve qė caktohen t'i dėgjojnė. E askush tjetėr.
Antonin Arto duke pėrdorur panoramėn e mugėt tė kėtij artisti, qė u mbyll me "Korbat…" shkroi gjithė akuzė e klithje, librin rrėqethės "Van Gogu, i vetėvrari i shoqėrisė".

II. Nė muzg gjuetarėt ktheheshin nga kėnetat e largėta. Nė pjesėn e pasme tė biēikletave u vareshin ca zogj tė zinj, qė i patėn vrarė e shituar atje buzė ujėrave tė Lezhės. Sapo mbėrrinin, turma magjypėsh iu dilnin pėrpara dhe iu blenin zogjtė. E pastaj nė breg tė Drinit i shpuplonin e i piqnin, rreth ca zjarreve tė mėdhenj e tė frikshėm, tėrė natėn, duke kėnduar.

Isha fėmijė dhe deri atėherė njihja vetėm korbat, madje pėr mua ēdo zog i zi nuk qe asgjė tjetėr veēse korb. Mė vonė e mėsova se ē'ishin ato zogj qė vriteshin kėnetave, por dhimbja mė mbeti prapė pėr korbat.

Njerėzit qė shkruajnė letėrsi duhet tė mos i dinė ca gjėra deri nė fund. Njė pjesė tė tyre le t'i lėmė nė stadin qė i kemi mėsuar sė pari, (edhe gabim), mbasi letėrsia ka nevojė tė shkruhet nganjėherė edhe si keqkuptim apo dije e deformuar, si pjesė kėto tė realiteteteve artistike.

III. Ushtari i "Urės sė Qabesė" ka njė lutje tė madhe qė trondit. "O ju korba qė mė hani / Sytė e zez' tė mos m'i ngani…". Ushtarit qė vdes nė shkretėtirė, i goditur e i mallkuar nga fati, ka vetėm njė lutje qė u drejton korbave, tė mos t'ia prekin e prishin sytė. Ndėrsa nėpėr baladat e famshme arbėreshe sillen tufa korbash qė vijnė bashkė me vdekjen, nėpėr ca skena tė mėdha e tė sėmura njėkohėsisht.

IV."Korbi"-n Edgar Allen Poe e shkroi para 160 vjetėsh. Korbi (qė padyshim ėshtė shprehje e korbit filozofik tek Poe) vjen nė dritaren, "me ato sy tė flakėrirė, si tė djallit q'ėndėrron / Shpirti im nga ajo hije, qė u ngjit e zuri vend / S'do tė ngrihet, s'mund tė ngrihet,/ Kurrėmė, kurrėmė!".

Ky poet qė e ka letėrsinė e tij plot simbole tė errėt metafizikė, qė shėtit nė realitetet mes tmerrit dhe fantazisė, me personazhe tė zymtė e tė dėnuar fatalisht, qė rrinė kėshtjellash tė vetmuara e bibliotekash me libra tė mykur, "me mendje tė pushtuara nga kujtime tragjike (mė sė shumti pėr vdekjen e njerėzve tė tyre tė dashur)", nė jetė e vdekje njėkohėsisht, plot situata gotike e muzgje tė rėndė, me turbullime e mjegullnaja psiqike, tė gjithė tė zhytur nė tmerr e ēmenduri, njohės tė skutave mė tė errėta tė psiqikės, me njerėz tė pushtuar nga ankthe e tmerre; pra ky poet ka shkruar pikėrisht "Korbi"-n, njė vepėr tė pashoqe qė vazhdon akoma tė shpėrndajė zi mbi botėn e leximit.

V. Nuk e di se ēka ndodhur nė zanafillėn e gjėrave, qysh at'herė kur kombi ynė (sa afėr tingllojnė kombi-korbi) merrej me simbolet dhe simbolikėn e sendeve e tė zogjve. Por jam krejt i sigurtė qė ka patur ndonjė keqkuptim atėherė kur korbit iu ngarkua hija e vdekjes. Po ato korba qė sillen qiellit tonė sillen dhe nė ca qiej tė tjerė, nė ca qiej tė atyre popujve qė e duan, e miklojnė dhe e vlerėsojnė emrin e kėtij shpendi tė zi. Dhe jo vetėm qė s'ka lloje tė ndryshėm korbash por edhe e thėrrasin njėlloj edhe popuj tė ndryshėm. Francezėt i thonė Korbo-korb; qė njėkohėsisht do tė thotė dhe trup i bukur. Sa elegantė e dashamirės (pėr ta quajtur dhe korb dhe trup tė bukur njėkohėsisht), pikėrisht ajo gjuhė plot ngjyrime dhe e harlisur qė i ka patur qindra mundėsi qė pėr trupin e bukur tė pėrdorte diēka tjetėr dhe jo emrin e kėtij zogu tė zi. Korvo i thonė italianėt. Korb i themi ne. Njė shpend qė me zinė e tij duket sikur urdhėron gjuhėt ta quajnė njėlloj.

VI. Esteti i famshėm Zhan Starobiski, thotė pak a shumė qė jeta dhe vdekja i japin vlera njėra tjetrės. Po kėshtu mendon dhe Hegeli. Shumė nga estetėt e analistėt janė ndalur gjatė nė kėtė raport. Madje shkojnė deri atje sa mendojnė se vetė vdekja sjell njė animacion estetik. Kurse Frojdi thotė se nga frika e vdekjes lind arti. Ekzistencialistėt si Kamy me "Murtajėn" apo me "Keqkuptimet" e trajtuan vdekjen si realitetin mė tronditės. Hajdegeri ėshtė ndalur nė shpjegime tė pafund rreth vdekjes. Rėne Shar po ashtu. Veprėn e Antonin Artosė e dominon ideja e vdekjes, ashtu si dhe tė poetit tjetėr Andri Misho.

VII. Nėse jeta njerėzore ėshtė e goditur tejpėrtej nga vdekja, apo dhe historia qė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė kronikė e gjatė e vdekjes, letėrsia bėn tjetėr gjė. Ajo krijon njė realitet tė dytė mbi atė tė parin duke e bėrė mė tė kobshme, mė gjėmėzezė e mė tronditėse vdekjen.

Kujtesa letrare ėshtė e populluar nga njerėz qė vdesin vazhdimisht, qė me vdekjet e tyre tė thekshme mbulojnė herė pas here ngjarje plot dhimbje.

Pjesėmarrja e shkrimtarėve nė trajtimin e vdekjes (sado reale tė ketė qenė) do tė kishte mbetur e zbehtė, apo njė gjendje kundruell, e ndėrtuar me mjete inteligjente e tė ftohta, sikur tė mos kishte patur ca shkrimtarė tė tjerė qė e kanė patur mė afėr, madje e kanė patur tė tyren vdekjen. Kėto autorė nuk harrakaten eksperiencash e traditash, folkloresh e zezonash tė tjera. Ato ndalen bash tek vdekja e tyre e madhe, tek vdekja mė e rėndė, tek ikja e fėmijėve tė tyre nga kjo botė.

Tradita jonė letrare e ka njė "Elegji" tė Naimit qė i kushton vėllait tė tij tė vdekur (Tasimit) apo dhe Fishta qė me "Njė lule mbi varr" mendohet se ia drejtoi tė vėllait qė vdiq.

Shkrimtarėt Zija Ēela, Ali Podrimja, Ēajupi, apo dhe Ungareti, Ernesto Sabato, Daniel Still, Isabel Aliende, e kanė patur njė fat tė pėrbashkėt. Fėmijė tė tyre kanė ikur kėsi bote duke lėnė mbi shpinė tė tokės prindėrit e tyre shkrimtarė "tė dehur nga dhimbja, mes rrėnojave tė mendjes, ku kumbojnė pėrvėlueshėm vargjet e Vallejos se ka kaq goditje tė fortė nė jetė" (Ernesto Sabato).

Hija e rėndė e vdekjes, e ardhur nga kėto shkrimtarė qė pėrmenda, tashmė dominon realitetet e shpikura e tė kėrkuara, fantazitė e qindra shkrimtarėve tė tjerė. Dostojevski thotė se "realiteti vetė ėshtė mė fantazi se vetė fantazia". (Edhe nė kėtė fjalė ka ca "zi").

Matrica e veprave ndoshta mė tė mira tė kėtyre shkrimtarėve qėndron tek ai realitet qė ka brenda fatin e tyre pėrsonal e vdekjen si realitet.

"Las varrezas", "Lum lumi", "Vajet", "Thėrrisje: Po mbytem" e tė tjerat, sillen nė letėrsi si module tė realiteteve e tė dhimbjeve tė forta e tė vėrteta. Kėto shkrimtarė sa ē'ranė robėr tė ngjarjeve tė tyre tronditėse po aq dhe pėrballuan fatin qė i lidhi me vdekjen. E kėto e dinė fare mirė se vdekja nuk ėshtė gjė tjetėr veēse forma arketipale e dhimbjes sė madhe dhe e realitetit tė thellė, ndaj kėto vepra qė shkruan janė nga mė brilantet e tyre.

VIII. Nga dritarja ime e hotelit nė Prishtinė, shikoja se si nėn njė qiell gri, fluturonin turma tė mėdha korbash. Dukej se dilnin nga nėntjegullat e shtėpive tė vogla tė lagjes sė vjetėr, nė fillim si me pėrtesė, pastaj plot zhurmė e zi mbushnin qiellin. Nė ikjen e tyre ishte po ajo lėvizje qė bėjnė ėndrrat e kėqia kur dalin nga ne. Turma vetmitarėsh tė zinj nėn qiellin dimėror tė Prishtinės. I ndjeja se megjithėse shkonin ashtu tufė, sejcili prej tyre qe i vetmuar, i vetmuar mė shumė se ēdo lloj zogu tjetėr, i harruar s'di se ku.

Kosovė (Kosofu pelidhion) do tė thotė fusha e mėllenjave, qė siē duket kėtu nuk flitet bash pėr mėllenjat por pėr vetė korbat. Duhet tė ketė patur ndonjė pasaktėsi nė njohje, ku korbat janė marrė si mėllenja, atėherė nė fillimin e vet tė kėsaj fjale. E nėpėr mend qė atje nė Prishtinė mė silleshin plakat e jugut tė Shqipėrisė, qė kur mbesin fillikat e pa njeri, u thonė me dhimbje "korba".

IX. Zija Ēela mė solli librin e tij tė fundit "Pėr dashurinė shkruhet pas vdekjes". Dedikimi "me dhimbje nga Zija Ēela". Njė memuar i rėndė pėr nga ngjarja, i pėrvuajtur pėr nga dhimbja, elegant pėr nga mėnyra e tė shkruarit. Shkrimtari qė flet pėr mikun e tij mė tė mirė, pėr tė birin qė nuk ėshtė mė. Ēela e shkruan frymėn e vdekjes me njė vezullim tė zi, gjithė misticizėm, i pushtuar prej simbolesh e shenjash qė nuk dallohen askund librit por ikin qiellit, i burgosur prej zėrash tė largėt qė s'ndjehen kėrkund por qė janė gjithkund, i trandur prej jehonash e shpirtėrash qė sillen padukshėm kudo, i sėmurė prej vdekjes e prej jetės njėkohėsisht. I plagosur prej kujtimesh e prej malli. Ky libėr nuk ėshtė thjeshtė njė memuar, por njė medium i lėnė nė kufirin mes kėsaj bote e asaj bote, si njė mundėsi pėr tė shkruar pėrherė nė tė, edhe ati edhe biri. "Jetė e vdekje pėrqafuar"- thotė Lasgushi.

Nga libri me ese me tė njėjtin titull, nė proces botimi i M. Simonit

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara