HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


A JANĖ VEHABITĖ KANCERI I FESĖ ISLAME?

-- nga Nafi Baxhaku, Suedi (www.gazetajava.com), 3 maj 2007 Arrestimi i disa Vehabistėve nė Sanxhak, pėr shkak tė dyshimit se kishin formuar kampin terrorist, me siguri se ka shkaktuar shqetėsim nė opinionin kosovar. Pėr kėte arsye pėrfaqėsuesit e Bashkėsisė Islame tė Kosovės dhe kuadrot tjera fetare nuk duhet tė heshtin.

Vehabistėt veprojnė edhe nė Kosovė, prandaj kosovarėt, si fqinjė tė Sanxhakut, duhet tė interesohen se ēka po ngjan atje. Nė Kosovė jeton pakica boshnjake, e cila i ka lidhjet kulturore dhe shpirtėrore me boshnjakėt e Sanxhakut.

Vehabitė Pa marrė parasysh faktin se ku veprojnė Vehabistėt, ata janė tė njejtė dhe kanė qėllime tė pėrbashkėta. Megjithate, ėshtė fjala pėr besimtarė myslimanė, tė cilėt mes vete kanė lidhje shpirtėrore me besimtarėt tjerė, anipse Vehabitė e komentojnė ndryshe islamin.

Madje, nuk ėshtė fjala vetėm pėr Sanxhakun, sepse Vehabistėt janė aktivė edhe nė Maqedoni, Mal tė Zi, Bosnje e Hercegovinė, Shqipėri… Natyrisht se ajo qė po ngjanė pėr rreth nesh nuk mund ta shikojmė pa interesim dhe me indiferentizėm. E them kėte pėr faktin qė ata po veprojnė nė emėr tė islamit. Kėto fakte na obligojnė qė tė angazhohemi pėr tė vėrtetėn nė lidhje me Vehabistėt, tė cilėt erdhėn 6 shekuj me vonesė edhe nė Kosovė. Por, nėse ofrojnė diēka tė mirė dhe pozitive e nė frymė islame, atėherė, si thotė populli, mė mirė vonė se kurrė. Por, pėr kėte duhet vullnet dhe qėllime tė mira, gjė tė cilėn nuk e kanė ekstremistėt.

Dr. Rexhep Boja, ish-myftiu i Kosovės, Vehabistėt i kishte cilėsuar si, "ekstremistė nė praktikimin e fesė islame." Ēka dmth ky vlerėsim pėr Vehabistė, pėrkrahėsit e tyre dhe pėr tė gjithė besimtarėt myslimanė? Pėr tė kėrkuar ndonjė zgjidhje nė lidhje me kėte ēėshtje, duhet diskutuar krerėt e Bashkėsisė Islame tė Kosovės, intelektualėt (kėta qė i kemi), dhe kuadrot tjera fetare. Nė kėtė ēėshtje mund tė ndihmojnė edhe ato media tė cilat nė veprimtarinė e tyre tė guximshme ēmojnė Fjalėn dhe Mendimin e Lirė. Mendoj se e vetmja gazetė ėshtė "Gazeta Java" e M.Kelmendit, dhe si e tillė edhe u vlerėsua nga njė institucion ndėrkombėtar ("Reporterėt Pa Kufi") me "Ēmimin pėr Shtyp Tė Lirė." Tjetėr ėshtė fakti qė pothujase tė gjitha mediat kosovare e heshtėn kėtė ēmim tė "Javės". Edhe ky fakt dėshmon varfėrinė dhe shpirtngushtėsinė e atyre tė cilėt i udhėheqin (dhe financojnė) kėto media. Ėshtė kėnaqėsi shpirtėrore qė t'iu gėzohesh sukseseve tė cilat i arrijnė tjerėt me aftėsi profesionale dhe me punė tė paster. Por …

Nuk mund tė hesht njeriu kur ndėgjon se, Ismail Prenic, me pamje tė jashtme si taliban, i dyshuar per terrorizėm, po fshihet nė Kosovė. Pa dashur njeriut i kujtohet ajo ēka po ngjanė me sektin Sunit dhe ate Shiite nė Irak, ku pėr ēdo ditė po nė atentate po vrahen me dhjeta njerėz, bile edhe nėpėr Shtėpiat e Zotit, nė xhamia. Krime tė tilla nuk mund t'iu falen as njerėzve tė pa-fe, dhe atyre qė janė tė ēmendur. Natyrisht, paraqitja e Vehabistėve me pamje tė jashtme sikur tė ishin njerėz nga Pakistani, Afganistani apo nga ndonjė shtet arab, nuk tė len pėrshtypjen se kemi tė bėjmė me shqiptarė (myslimanė) tė trojeve shqiptare, nė tė cilat kurrė nuk janė parė veshje tė tilla. Ėshtė e drejtė e secilit tė veshet, apo tė mbajė mjekėrr tė gjatė, mos tė them trishtuese, por kjo nuk dmth qė tė tillėt kanė tė drejtė tė njejtėn gje tua imponojnė edhe myslimanėve tė tjerė.

Qė sektet fetare kanė prirje pėrēarėse midis myslimanėve, kjo ėshtė dėshmuar dhe po dėshmohet edhe sot. Profeti Muhamed ka thėnė: "Mysliman i vėrtetė ėshtė vetėm ai nga fjalėt dhe duart e tė cilit janė tė sigurt dhe tė qetė tė gjithė njerėzit." Pra, jo vetėm besimtarėt, por tė gjithė njerėzit. Ēfarė humanizmi i madh? Shtrohet pyetja: sa po e pėrfillin kėte thėnie tė Muhamedit Vehabitė gjatė aktiviteteve tė tyre? Ēfarė raporte kanė me Bashkėsitė Islame, dhe sa janė pėrpjekur qė tė merren vesh nė lidhje me ēėshtjet kontestuese? Pse sekte dhe pėrēarje tė reja midis myslimanėve? Interesave tė kujt i shėrbejnė kėto? Ėshtė e ditur se Vehabistėt nė Bosnjė e Hercegovinė, sikurse nė Sanxhak, kanė shkaktuar konflikte midis xhematit nėpėr disa xhamia, ku kanė ushtruar dhunė fizike ndaj disa imamėve dhe muezinėve. Pėr kėto ngjarje heshtin Vehabistėt kosovarė.

Myftiu i Sanxhakut, Muamer Zukovic, nė njė intervistė ("Dani", 11. '06), thotė: "Disa muaj me radhė kemi incidente nėpėr xhamia dhe mė sė shumti nė xhaminė qėndrore tė cilėn (Vehabistėt) e kishin zgjedhur si mė tė rėndėsishmen nė Novi Pazar."

E ceka kėte sepse myftiu Zukovicnė vazhdim thekson se, "Organizata e Vehabistėve e ka pėrfaqėsinė e vet nė Kosovė." Edhe pse nė Kosovė nuk ka pas konflikte sikurse atje, pėr deklarata tė tilla nuk duhet heshtur, pa marrė parasysh faktin se janė gjėra qė dihen. Megjithate, sikurse nė Bosnje e Hercegovinė, ku ishte paraqitur grupi i Vehabistėve, i udhėhequr nga Isuf Borcic, (i ndjerė, i cili pėr nga veshja dhe mjekrra dukej sikur ndonjė Afganistanez), kishin shkaktuar konflikte dhe dhunė fizike midis xhematit, duke u ndarė nga Bashkėsia Islame e BHs. Edhe nė Sanxhak, te myftiut Zukovic, u paraqitėn Vehabistė tė cilėt nė rrethin e Novi Pazarit kishin formuar qendrėn pėr ushtrime. Tė gjitha kėto ngjarje kanė njė porosi edhe pėr Bashkėsinė Islame tė Kosovės, pėr tė cilėn si duket nuk kishte domethėnie as fjala e ish-ministrit Rexhepi, i cili nė Kuvendin e Kosovės tha: "Ekstremizmi fetar ėshtė nė rritje. Nė bazė tė njė raporti, del se lėvizja Vehabi, organizatė me ide islamike, ka filluar tė pėrhapet me tė madhe." ("Express", 27 janar '07). Bashkėsia Islame e Kosovės mban pėrgjegjėsi pėr tė gjithė besimtarėt myslimanė dhe duhet tė nxjerrė mėsim nga ajo qė po ngjan me Vehabistėt e BH, Sanxhakut, etj.

* * *

Tė gjitha ato qė po ngjajnė me Vehabistėt te fqinjėt tanė, duhet kuptuar se po ngjajnė nė Kosovė dhe nuk duhet harruar faktin se tė gjithė myslimanėt, pra edhe Vehabistėt, tė cilėt jetojnė nė shtetet fqinje, pėrbėjnė tė njejtėn qenie shpirtėrore.

Tė fajsosh tė tjerėt pa asnjė qasje kritike, dhe nė anėn tjetėr tė injorosh realitetin pa bėrė ndonjė analizė tė sinqertė tė ngjarjeve, kjo nuk ėshtė aspak e drejtė, nuk ėshtė qasje serioze, nuk ėshtė islamqe. Edhe pse nuk ėshtė temė shqyrtimi shkrimi i Halil Ibrahimit - "Rreziku Vehabit" i inteligjencisė sė Fatmir Rexhepit dhe Momir Stojanovic'it" (Gazeta "Besa", 21 shkurt '07) - mendoj se ėshtė nė interes te lexuesve tė bėjmė disa fjalė nė lidhje me artikullin e shkruar nė dy faqe tė gazetės nė fjalė, ku autori i merrė nė mbrojtje Vehabistėt shqiptarė.

Nuk kam pretendime pėr tė mbrojtur ish-ministrin F. Rexhepi, por nuk mė duket e arsyeshme qė sot njė shqiptar tė krahasohet me stojanovica. Vehabitė janė njė realitet, si nė Kosovė, po ashtu edhe te fqinjet e Kosovės. Vehabistėt janė ata tė cilėt nė mėnyrė problematike (pra, jo islamqe), po iu imponohen besimtarėve tradicional.

Nuk e kuptoje pse tė ceken priftėrinjtė katolikė, hippit amerikanė, Martin Luteri, kur ne kemi tė bėjmė me Vehabitėt myslimanė. Ky nuk mundet me qenė arsyetimi pėr prezencėn dhe veprimet e Vehabistėve. Besimtarėt myslimanė bashkarisht duhet tė bisedojnė pėr kėto probleme qė po e kompromitojnė fenė islame, duke shkaktuar ērregullime nė shoqėri dhe duke shtuar frikė te qytetarėt. Pse shqiptarėt sot nuk e kanė njė figurė islame e cila me autoritet nė opinionin kosovar do tė luante rol pozitiv, sikurse p.sh. M.Luteri te zezakėt nė Amerikė?

Nėse njeriu i sotėm mundet me u bė besimtar i mirė duke bajtė mjekėrr tė gjatė dhe veshje me stilin arab, kjo (edhe pse pėr trojet dhe traditat e nėnqiellit tė Ballkanit aspak nuk janė tė pėrshtatshme as praktike) ėshtė shumė e lehtė. Dikush ka thėnė, formalisti ėshtė si kokrra e arrės pa fryt. Veshjet e arabeve vėrtet janė mė autentike me ato te myslimanėve tė parė, por realiteti dėshmon se arabėt e sotėm janė larg rrugės sė Zotit. Vehabistėt shqiptarė, dhe pėrkrahėsi i tyre H.Ibrahimi, e dinė mirė qė nė Arabinė Saudite moderne ende sundon sistemi i udhėheqjes feudale, i maskuar me pretendime pėr "reforma". E dinė ata se vendi i Vehabit (tė cilin nuk mund ta fajsojmė pėr ate qė sot nė emėr tė tij bėjnė disa individ dhe grupe njerėzish) ku nuk ka as demokraci, nė shek. XXI femra myslimane nuk ka tė drejtė tė ketė patent shoferi! Pėr ēfarė "filozofie madhėshtore tė veēantė" mund tė flitet kėtu, kur tė gjithė e dinė se Profeti Muhamed nuk ka qenė mbret e as qė ka lėnė porosi qė Arabinė Saudite, vendin e shenjtė tė gjithė botės islamike, ta sundojnė me forcė, pra nė kundėrshtim me normat islame, mbretėrit dhe dhjeta princėr tė familjes Saud, tė cilėve u ka ndihmuar pėr tė ardhur nė pushtet aleati i tyre, M.A.Vehabi.

Atėherė, me ēfarė tė drejte lavdėrohen Vehabitė se janė duke e ndjekur rrugėn e saktė tė Profetit Muhamed? Athua si do tė kishin reaguar myslimanėt e parė ndaj Vehabistėve tė sotėm?
Murad Wilfrid Hofman, doktor i sė drejtės sė filozofisė dhe ish-ambasador nė shumė shtete, nė njė intervistė, mes tjerash thotė: "Abdyl-Wehabi do te kishte kritikuar ate pėr ēka po angazhohen vehabistėt e sotėm." Ata qė flasin pėr vehabizėm, shiizėm, bektashizėm dhe nė emėr tė 16 sekteve tė tjera islame duhet tė pėrgjigjen nė pyetjen: pse deri me sot nuk mundesuan ēlirimin dhe bashkimin e Ymetit Muhamed, sė paku nė shtetet e Lindje se Mesme?

Ēfarė Platforme tė pėrbashkėt kanė kėto sekte islame pėr tė ardhmen e popujve myslimanė? Prej nga kanė ardhur tek popujt myslimanė varfėria, analfabetizmi, padrejtėsitė, pėrēamjet, armiqėsitė, vėllavrasjet, vuajtjet e tjera tė keqia, kur dihet se Islami ėshtė shpallur pėr t'i luftuar ato? Vehabistėt e dinė se gjarpėri nuk mund tė mbytet duke e qėlluar nė bisht, por nė kokė. Pėr ta bėrė kėte duhet besimi nė Zot, aftėsia, trimėria, vullneti i mirė… Problemet ekzistuese nuk duhet minimizuar e as mshefur, sepse keto janė pengesa te zhvilimit, emancipimit dhe qytetėrimit njerėzor.

Duke folur pėr sektet islame, mund t'i marrim si shembull bektashinjtė e Prizrenit, tė cilėt pėr ditėn e Nevruzit bėjnė ritualin e shpimit, i cili ka lidhje me ditėlindjen e imam Aliut. Kėte po e cekė sepse rituale tė tilla njeriut ia ndalin frymėn. Nuk di se ēka ka islame nė rituale tė tilla, tė cilat e kompromitojnė fenė islame. Bektashinjtė, edhe pse deklarohen se e ndjekin rrugen e imam Alisė, lejojne pėrdorimin e alkoolit. Feja islame e ndalon alkoolin.

Mos tė flasim edhe pėr ritualet e shiiteve, sepse duhet shkruar libra tė tėra.
Vehabitė shqiptarė e dinė qė regjimi vehabit i Saudisė ėshtė duke i ndihmuar sunitėt nė luftėn vėllavrasėse kunder shiiteve nė Irak. Ata po i frikohen Iranit, i cili me ndihmėn e shiiteve pretendon tė shtojė ndikimin nė Lindjen e Mesme. Po ashtu edhe Irani ėshtė duke i nxitur dhe pėrkrahur shiitėt e Irakut nė luftėn vėllavrasėse kundėr sunitėve.

Ēfarė roli po luan feja islame nė kėte luftė tė pakuptimtė vėllavrasėse?
Feja kėtu po shfrytėzohet pėr qėllimet dhe pėr interesat e tė dy regjimeve nė fuqi. Athua pse liderėt aktual tė sekteve islame, sikurse ėshtė kleriku radikal shiit, Moqtadal, nuk u quan nė kryengritje kundėr diktatorit bassist, Saddam, por pritėn Amerikėn pėr tė okupuar Irakun, me qėllim pėr ta "demokratizuar"? Athua edhe Vehabistėt e Arabisė Saudite po presin njė gjė tė tillė qė pastaj tė fillojnė luftėn vėllavrasse?

Tė tillėt po shkaktojnė konflikte vėllavrasese edhe nė Pakistan dhe Afganistan. Cilin sekt islam duhet ta pėrkrahin popujt e botės islamike, dhe cili autoritet mundet (duhet) tė japė njė vetfa (vendim) fuqiplotė pėr kėte?

Kush mund tė na garantoje ne qė ndėrkohė nuk mund tė konfrontohen Vehabistėt shqiptarė me ndonjė sekt tjetėr ose me vetė Bashkėsinė Islame, si po ngjanė nė Bosnje Hercegovine dhe nė Sanxhak me Vehabistėt e atjeshėm?

Ēfare dallimi kanė kėta Vehabistė, nė krahasim me ata tė Kosovės?
Pėr kėto nuk flet H.Ibrahimi, i cili Vehabistėt na i paraqet si melaqe (engjuj).
Senad Agic, njėri nga imamėt kryesor nė Amerikė, thotė:
"Kemi problemin e virusit vehabi. Vehabistėt janė kanceri i qetė i islamit." ("Oslobodenje", 7.04.2007) Duke e shkruar kėte artikull, e kam nė dorė librin nė pėrkthim, "Onda sam krenu Pravim Putem", botuar me 1996, tė autorit tunizian, dr. Muhamed Tidxhani, njė mysliman i lindur nė njė familje tė sektit sufi (tė pėrhapur nė Marok, Algjeri, Libi, Sudan dhe Egjypt), por i cili gjatė studimeve kishte kaluar nė sektin Shiite.

Me kėte rast nuk kam ndonjė shembull tjetėr ku ndonjė dijetar islam ka kaluar prej njė sekti tjetėr nė ate tė Vehabistėve, por edhe vetėm ky mjafton pėr tė dėshmuar rolin negativ (pėrēarės) tė sekteve fetare nė islam.
E mora kėte shembull, sepse ky njeri i shkencės nė librin nė fjalė, te cilin ma kanė dėrguar nga Londra, kėtu nė Suedi, akuzon rėndė bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė tė Profetit Muhamed, dhe nė anėn tjetėr lavdėron Shiizmin dhe imam Alinė.

Kush duhet t'i zgjidhė kėto mosmarrėveshje sektare nė boten islamike dhe ne bashkėsitė e ndryshme islame? Mos mund ta bejnė kėte Vehabitė, pa tė cilėt shqiptarėt kanė jetuar mė tepėr se 6 shekuj?
Kėte nuk e besoj.
Aty ku nuk thuhet e vėrteta, vjen nė shprehje pasqyrimi falls.

-- dėrgoi Paul Tedeschini

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara