HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Tema dhe dilema

PABARAZIA GJUHĖSORE E SHQIPTARĖVE NĖ MAL TĖ ZI

-- nga Dr. Nail Draga, 17.1.2007

Dr. Nail Draga Pabarazia e vazhdueshme gjuhėsore e shqiptarėve ne Mal tė Zi, deshmon nė mėnyrė transparente pabarazinė kombėtare ne ketė mjedis shumėgjuhėsor qe ėshtė nė kundėrshtim flagrant me Kushtetuten dhe standardėt demokratike ndėrkombėtare

Trajtimi i ēėshtjeve nga fusha e barazisė gjuhėsore nė Mal tė Zi si mjedis shumėkombesh dhe shumėgjuhėsor nuk janė ēėshtje e re dhe e panjohur. Ne sajė tė struktures sė popullsisė e cila dėshmohet edhe nga regjistrimi i popullsisė nė vitin 2003, dėshmohet nė mėnyrė transparente se ky mjedis ėshtė specific, jo vetėm pėr regjionin por edhe mė gjerė, sepse asnjė popull nuk ėshtė shumicė dominuese numėrike. Andaj duke marrė parasysh njė konstatim tė tillė pėrkatėsia gjuhėsore gjegjėsisht barazia gjuhėsore e popujve pėrkatės nė Mal tė Zi, paraqet ēėshtje me interes tė veēantė. Por, kur ceket njė ēėshtje e tillė nuk ka dilemė se vend tė veēantė zė gjuha shqipe si e vetmja gjuhė me origjinė josllave sikurse edhe shqiptarėt si popull. Kėtu kryesisht kemi tė bėjmė me pjesėtarėt e popullit shqiptarė tė cilėt si popullsi autoktone janė tė pranishėm ne pesė komuna nė kuadėr tė Malit tė Zi.

Mungesė e vullnetit politik tė pushtetit
Por, edhe pse Mali i Zi ka pasur mundėsi reale si ne tė kaluarėn nė monizėm por edhe tash nė pluralizėm pėr tė qenė shėmbull pėr tė tjerėt nuk ka dilemė se ka munguar vullneti politik i pushtetit pėr avansimin e barazisė sė gjuhės shqipe e me ate edhe tė shqiptarėve si pjesėtarė te mozaikut tė pėrgjithshėm nacional nė Mal tė Zi. Madje edhe kur ėshtė marrė ndonjė nismė ne ketė drejtim nga viti 1968 e kėndej ēdo gjė ishte utilitare e asgjė mė shumė nė sajė te rrethanave shoqėrore.
Por, me tė drejtė ėshtė pritur qė pėrvoja e trashėguar negative nga monizmi dhe tash nė pluralizėm tė fillojė te eliminohet pikėrisht nga 21 maji 2006 prej kur Mali i Zi fitoi pavarėsinė pas vitit 1918. Pasi shqiptarėt pothuaj nė mėnyrė unanime kanė votuar pėr pavarėsi, madje duhet thėnė haptazi se vota e elektoratit shqiptarė kanė qenė vendimtare, me tė drejtė kemi pritur fillim tė ndryshimeve pozitive nė avansimin e pozitės dhe tė statusit tė shqiptarėve nė Mal tė Zi.
Por, njė ide e tillė ishte vetėm iluzion, sepse pushteti aktual, ne vend qė tė tregohej mirėnjohes pėr kontributin e shqiptarėve pėr demokratizimin e procesve politike dhe pavarėsinė e Malit tė Zi, vazhdon gjithnjė me tė vjetrėn.

Pasaportat e reja me gjuhė tė vjetėr(!)
Njė veprim i tillė dėshmohet nė mėnyrė transparente me rastin e publikimit tė tenderit pėr pasaportat e reja tė qytetarėve. Ne sajė tė informacionit qė disponojmė pasaportat e reja do tė shtypen ne dy gjuhė, malazeze dhe angleze, pėr tė gjithė qytetarėt e Republikės. Pėrfaqėsuesit e Mininsitrisė sė Punėve tė Brendshme harrojnė se nė Mal tė Zi jetojnė edhe pjesėtarėt e popullit shqiptarė tė cilėt kanė gjuhėn dhe shkrimin e tyre tė veēantė nga gjuhet sllave. Njė veprim i tillė sa apsurd dhe i papėrgjegjshėm dėshmon se strukturat qeveritare vazhdojnė me tė vjetrėn duke injoruar kėrkesat elementare tė shqiptarėve pėr barazi gjuhėsore, kombėtare dhe qytetare.

Nuk respektohet Kushtetuta
Nuk ka dilemė se njė veprim i tillė bie ndesh edhe me Kushtetutėn aktuale tė Malit tė Zi(1992), sepse ne ate ėshtė shėnuar qartė pėrdorimi i gjuhėve dhe i shkrimeve tė tyre, qė ėshtė definuar nė dy nene(neni 9 dhe 68). Kėshtu nė nenin 9 thuhet se "nė komunat ku shumica apo pjesė tė konsiderueshme tė popullsisė e pėrbėjnė pjesėtarėt e grupeve nacionale dhe etnike, nė pėrdorim zyrtar ėshtė edhe gjuha dhe shkrimi i tyre".Nga pėrmbajtja e kėti neni del sė ekziston njė barazi gjuhėsore pėr tė gjithė qytetarėt, qe kėsaj here i pėrkasin kategorisė sė grupeve nacionale dhe etnike., apo mė mirė tė themi pėr jo serbo-malazezėt. Sa pėr sqarim duhet thėnė se nė kėtė kategori, qė mė parė quhej herė pakicė nacionale apo kombėsi, bėjnė pjesė shqiptarėt, boshnjakėt/myslimanėt dhe kroatėt. Sipas mendimit tonė ky nen meriton njė analizė tė veēantė, sepse formulimi i tillė jep mundėsi pėr komplikime praktike. Fjala ėshtė pėr definimin preciz tė pjesės ku thuhet "pjesė tė konsiderueshme", sepse nėse pėr shumicė ēdo gjė ėshtė e qartė, pėr kėtė kategori ėshtė e paqartė. Vetė fakti se nuk ėshtė pėrcaktuar nė pėrqindje sasia "e konsiderueshme", organet kompetente lehtė mund ta keqpėrdorin kėtė nen, andaj si i tillė ky nen ėshtė i paprecizuar si duhet dhe me mundėsi tė mėdha pėr komplikime. Nėse ne ato komuna ku shqiptarėt janė shumicė si psh. Ulqini, pėrdorimi i gjuhės shqipe dhe shkrimit tė saj nuk duhet pėr tė paraqitur problem tė veēantė, por problemet paraqiten nė ato komuna ku shqiptarėt janė numėrikisht pakė siē ėshtė psh. Rozhaja(4%).

Barazia gjuhėsore e drejtė natyrore
Andaj duke marrė parasysh kėtė tė dhėnė jemi tė mendimit sė kjo ēėshtje ėshtė dashur tė definohet ndryshe, sepse e drejta e pėrdorimit tė gjuhės ėshtė e drejtė natyrore dhe universale e ēdo populli nė ēdo mjedis. Kjo ēėshtje nuk bėn tė kufizohet nė shifra tė ndryshme numėrike sepse ne shtetet demokratike barazia e gjuhėve ėshtė e drejtė elementare e barazisė nacionale.
Barazisė sė gjuhėve i ėshtė kushtuar kujdes edhe nė kapitullin e pestė tė Kushtetutės (neni 68) e cila ėshtė enkas pėr grupet nacionale dhe etnike. Mė njė fjalė del sė kemi njė mbrojtje tė veēantė tė tyre, me ēka dėshmohet praktikisht se Mali i Zi sa i pėrket kushtetutės ėshtė shtet nacional e jo qytetar, sepse po tė ishte i tillė, ky kapitull nuk ka pasur nevojė tė ekzistojė.
Duke u bazuar ne pėrvojėn e deritashme tė diskriminimit tė vazhdueshėm praktik tė gjuhės shqipe nė relacionet ekzistuese politike nė Mal tė Zi, ėshtė iluzore tė pritet sė do tė bėhėn kthesa pozitive nė kėtė aspekt, sepse pėr diēka tė tillė nevoitet vullneti politik i pushtetit.

Papėrgjegjėsia e pushtetit vendor tė Ulqinit
Sa i pėrkėt kėsaj ēėshtje me tė drejtė ėshtė pritur qe tė bėhėn kthesa pozitive ne komunėn e Ulqinit, sepse nga viti 1990-2006, pushtetin lokal e kanė pasur shqiptarėt permes subjektėve tė ndryshme apo nė koalicion (LDMZ(1990-1996), LDMZ-LLMZ (1996-1998), LDMZ-UDSH(1998-2002), UDSH-LDMZ-PPD(2002-2006), por mė gjithė premtimet e dhėna nė fushatat parazgjedhore pothuaj ēdo gjė ėshtė si mė parė, qė ėshtė pėr ēdo kritikė.Madje jemi dėshmitarė se nė parlamentin lokal tė Ulqinit nė rend tė ditės janė venė shumė ēėshtje, madje edhe stėrpikja e mushkajave ndėrsa ēėshtja e barazisė sė gjuhės shqipe dhe shkrimit tė saj nuk ėshtė trajtuar asnjėherė.
Edhe pse ne lidhje mbi ketė temė mund tė flitet gjatė me ketė rast po theksoj vetėm tre raste tė cilėt dėshmojnė nė mėnyrė transparente papėrgjegjėsinė e pushtetit vendor tė Ulqinit.
1.Ne qershor tė vitit 2003 me inisiativė tė Ministrisė sė Turizmit edhe nė territorin e komunės sė Ulqinit janė vendosur tabelat pėr monumentet kulturo-historike dhe turistike. Tabelat kishin mbishkrimin ne dy gjuhė ate malazeze dhe angleze, por jo edhe ne gjuhėn shqipe.
2. Ndėrsa nė muajt gusht- shtator 2006 nga ana e NP"Crnagoraput" u vendosen tabelat e vendbanimeve e ate vetėm ne gjuihėn malazeze, duke injoruar nė tėrėsi gjuhėn shqipe. Si ne rastin e parė ashtu edhe atė tė dytė ka munguar reagimi i pushtetit vendor tė Ulqinit duke demaskuar njė veprim tė tillė tė subjektėve pėrkatėse qė ėshtė ne kundėrshtim flagrant me barazinė e gjuhėve ne ketė mjedis.
3.Ndėrsa kulmi i kėti turpi nga ana e pushtetit vendor tė Ulqinit arrin me rastin e votimeve tė 10 shtatorit 2006. Fjalen e kemi pėr njė vendvotim tė ri i cili i shtohet regjistrit tė vendvotimeve tė komunės sė Ulqinit. Vendimi pėr tė themeluar njė vendvotim tė ri pėr fshatin e Selitės ishte i qelluar sepse njė nevojė e tillė ka qenė edhe mė herėt, por ėshtė skandaloze emėrtimi i ti vendvotimi, nė saje tė emrit tė njė lagjeje apo tė njė patronimi tė banorėve tė fshatit Selitė e ate nė varianten sllave Gjonoviq(!), Nėse kanė dashur ta emėrtojnė ketė vendvotim me emrin e lagjės atėher ėshtė dashur Gjonaj si njihet ne popull e jo ne variantin sllave(!).
Njė veprim i tillė absurd ėshtė turp pėr tė gjithė ne por ne veēanti pėr punonjėsit e administratės komunale nė Ulqin. Por, nuk ėshtė pėr tė befasuar njė veprim i tillė i kėsaj administrate sepse ne mėnyrė identike kanė vepruar edhe me herėt. Sepse ne vend qė tė evidentohet vendvotimi i fshatit Brajshė e kanė evidentuar si vendvotimi Objekti Osmanoviq e po ashtu edhe vendvotiminė Bojkė si vendvotimi Objekti Smajloviq(!).
Nuk ka dilemė se veprimet e tilla tė administrates komunale tė Ulqinit janė anakronike tė bėra nga individ tė papėrgjegjshėm tė cilėve iu mungon dinjiteti njerėzor dhe profesional.
E tėrė kjo papėrgjegjėsi nuk ka dilemė se iu takon atyre subjekteve tė cilėt kanė udhėhequr pushtetin vendor(2002-2006) ku ne ketė mandat madje kanė pas formuar koalicionin trepartiak(UDSH-LDMZ-PPD) tė quajtur me emrin "Shqiptarėt bashkė". Pėr fat te keq koha e dėshmoi se njė koalicion i tillė ishte vetėm formal sepse nuk ka egzistuar sinqeriteti dhe gadishmėria pėr bashkėpunim korekt pėr njė qeverisje optimale lokale sepse janė manifestuar nė mėnyrė perfide interesat personale, klanore e partiake.
Madje egzistojnė argumente tė mjaftueshme pėr tė konkluduar se ky mandat ishte qeverisja me e dobėt lokale qė ka pasur Ulqini nga viti 1990 e kendėj.
Andaj pėrbėrjes sė re parlamentare e cila ka dalur nga zgjedhjet lokale tė 10 shtatorit 2006 e ate kryesisht Forcės si subjekti mė i madh politik nė kuadėr tė subjektėve qė pėrbėjnė shumicėn nė kuvendin komunal tė Ulqinit, i takon tė pėrpiqet pėr tė eliminuar kėto devijime tė cilat janė tė dėmshme pėr tė gjithė qytetarėt nė pėrgjithėsi dhe shqiptarėt nė veēanti.

Gjuha nuk ėshtė ēėshtje private
Njė veprim i tillė thėnė mė sė buti ėshtė papėrgjegjėsi e subjektėve pėrkatėse politike, sepse kjo nuk ėshtė ēėshtje partiake dhe private por ekskluzive kombėtare. Dhe ata tė cilėt nuk patėn guxim qė kėtė ēėshtje pėr vite tė tėra ta vejnė nė rėndin e ditės tė pushtetit lokal, nuk kanė tė drejtė morale tė premtojnė se nė tė ardhmen do tė punojnė nė kėtė drejtim, sepse kėsaj propagande parazgjedhore nuk i bėson mė askush.
Deri sa shqiptarėt dokumentet e tyre personale si letėrnjoftimi, pasaporta,ēėrtifikatat dhe dokumente tė tjera t i kenė vetėm nė gjuhėn sllave, dėshmon nė mėnyrė transparente diskriminimin praktik tė gjuhės shqipe.Veprimet e tilla tė pushtetit duke injoruar elementin kryesor tė identitetit kombėtar tė njė populli dėshmon pėr aspiratat asimiluese tė ati pushteti.

Hipokrizia e pushtetit republikan
Se pushteti republikan mund tė veprojė nė mėnyrė tė drejtė kur ato duan dhe ėshtė ne interesin e tyre, dėshmon e dhėna se me rastin e votimeve tė pėrgjithshme parlamentare republikane, apo siē ishte rasti i referendumit (21 maj 2006) shqiptarėt fletėvotimet e tyre i kanė tė shtypura edhe nė gjuhėn shqipe. Njė veprim i tillė nuk ka dilemė se ėshtė pozitiv dhe nė favor tė barazisė gjuhėsore tė shqiptarėve, por njė veprim i tillė ėshtė iritues sepse ka dimensionin e veēantė e ate kryesisht pėr tė fituar pikė politike te elektorati votues por edhe tė faktori ndėrkombėtar.
Nuk ka dilemė se nga njė veprim i tillė del qartė hipokrizia e pushtetit qė paraqet njė manipulim momental, sepse kur i njėjti vendim ėshtė i marrur nga Kuvendi republikan pėr fletėvotimet edhe nė gjuhėn shqipe, pse nuk veprohet ne tė njėjtėn mėnyrė edhe me dokumentat e identitetit personal pėr shqiptarėt nė Mal tė Zi. Por, edhe pse njė hipokrizie te tillė i ka dalė boja dhe ėshtė transparente pėr ēdo kėnd, me tė drejtė bėhet pyetja deri kur do tė vazhdohet me tė vejtrėn duke injoruar barazinė gjuhėsore nė mėnyrė praktike tė qytetarėve shqiptarė ne ketė mjedis.

Qendrim indiferent nga Ministria e Pakicave
Edhe pse nga data 10 maj 2006, nė Kuvendin e Malit tė Zi ėshtė miratuar Ligji pėr Liritė dhe tė Drejtat e Pakicave, deri me tash nuk kemi asnjė ndryshim pozitiv edhe pse nga data 10 nėntor 2006, ka qenė e udhės pėr tė filluar zbatimi praktik i tij qė do tė ishte ne favor tė barazisė sė popujve pakicė nė Mal tė Zi. Qendrimi indiferent nga ana e Ministrisė sė Popujve Pakicė pikėrisht ne lidhje mbi ketė ēėshtje shumė tė rėndėsishme dėshmon paaftėsinė e tyre pėr tu ballafaquar me ralitetin.
Nėse edhe me tutje veprohet si mė parė duke qenė dekor i qeverisė e jo duke u marrė me ēėshtjet kyēe qė kanė tė bėjnė me identitetin kombėtar ne rastin konkret tė shqiptarėve me tė drejtė bėhėt pyetja se pėr ēka ėshtė dhe kuj i shėrben njė ministri e tillė.

Tė pranohen standardet ndėrkombėtare
Strukturat qeveritare nė Mal tė Zi, janė nonsens i veēantė sepse janė nė kundėrshtim flagrant edhe me kushtetutėn dhe ligjet qė kanė miratuar vetė. Nuk ka dilemė se pėr ndryshime pozitive duhet tė ekzistojė vullneti politik i pushtetit ku pjesėtarėt e popujve pakicė ti trajtojė si partner e jo si element i huaj, duke zbatuar nė praktikė standardėt mė tė avancuara demokratike ndėrkombėtare ndėrsa pėr Malin e Zi, nė aspektin e barazisė gjuhėsore sipas mendimit tim mė i pėrshtatshėm ėshtė modeli i Belgjikės, Zvicrės apo Finlandės ku ekziston barazi e plotė gjuhėsore.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara