HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nė pėrkujtim tė dr. Ferit Hotit

Vizioni intelektual pėr qytetin e Shkodrės

-- nga Dr. Nail Draga

Nė dhjetėvjeēarin e fundit tė shekullit qė e lėmė pas opinionit tė gjerė, i janė ofruar botime fushave tė ndryshme, me ē`rast ėshtė bėrė njė avancim i ēėshtjeve pėrkatėse si nga sasia dhe cilėsia. Nė kėtė gamė tė botimeve nuk kanė munguar edhe interesimet e individėve dhe tė subjekteve tė ndryshme qė si preokupim profesional kanė ēėshtjet zhvillimore tė mjediseve pėrkatėse.
Ferid R. Hoti (1943 - 2007) Nė kėtė kategori individėsh bėn pjesė edhe dr. Ferid Hoti, i cili mė parė i ėshtė paraqitur opinionit me botimin "Shkodra zonė e lirė", botuar nga Shtėpia Botuese "Camaj-Pipa", nė Shkodėr nė vitin 1998. Objekt shqyrtimi i autorit ėshtė qyteti i Shkodrės dhe regjioni i tij gravitues. Nė sajė tė tė dhėnave ekzistuese autori prezenton nė diakroni zhvillimin e qytetit tė Shkodrės kryesisht nga mesjeta e deri nė ditėt tona. Nė veēanti trajton ēėshtjet nga shek. XIX, duke theksuar se nė kėtė kohė Shkodra ishte qendra e dytė tregtare e Siujdhesės Ballkanike, ndėrsa zhvillimi i gjithanshėm i saj mbyllet aksidentalisht nė vitin 1944, me pasoja pėr popullsisnė e kėtij qyteti dhe tė regjionit tė saj gravitues. Nė kėtė kohė nė sajė tė zhvillimit tė tregtisė Shkodra arriti tė kishte tregun me rreth 3000 dyqane, ku me tė vjetrit atė e kujtojnė me nostalgji, ndėrsa me tė rinjėt njė imazh tė tillė mund ta kujtojnė vetėm pėrmes fotografive tė kohės.

Historikisht dihet se qytetet dhe vendbanimet, si dhe monumentet janė shkatėrruar nė kohėra tė luftėrave nga sulmet e vandalėve tė ndryshėm, por, ėshtė rast i paprecedencė qė tė shkatėrrohen monumentet e kulturės dhe bėrthama historike e qytetit nė kohė tė paqes. Por, diēka e tillė absurde ka ndodhur nė Shqipėri, pothuaj vetėm me qytetin e Shkodrės. Autori me tė drejtė thekson se Bezistani i Shkodrės ishte i dyti pas atij nė Stambollė, por ai pėrjetoi fatin tragjik, sepse nga vitet `70 tė shek. XX u shkatėrrua sė bashku me tėrė pazarin e vjetėr tė Shkodrės. Njė monument i tillė me vlera tė mėdha arkitektonike, historike, kulturore dhe urbane, edhe pse pėrballoi sfidat e kohės, megjithatė ai u shkatėrrua nga regjimi komunist. Njė akt i tillė vandal sa ishte antikulturor, aq ishte edhe antikombėtar. Me tė drejtė bėhet pyetja pse diēka e tillė nuk ndodhi me qytete tė tjera, siē janė psh. Gjirokastra, Berati etj. Pse Shkodra, gjegjėsisht pazari i saj, bėrthama urbanistike mesjetare ishte pėrjashtim nė kėtė aspekt. Nė vend tė tregut disa shekujsh pushteti i kohės me cinizėm nė mjedisin e objekteve tė shkatėrruara krijoi lulishte, pėr tė maskuar dhe mbuluar aktin kriminal. Por, vepra e tillė antikulturore nuk mbulohet me asgjė, sepse argumentet dhe kujtesa historike nuk mund tė shlyhen.

Politika e izolimit tė shtetit shqiptar prej pesė dekadash bėri qė qyteti i Shkodrės tė humbė lidhjet me botėn, zhvillimin dhe madje identitetin e vet. Ajo mbeti jashtė projekteve zhvillimore dhe investimeve. Por, ėshtė pėr tė habitur fakti se si nė kohėn e monizmit ngjashėm ėshtė duke u vepruar edhe tash nė periudhėn e transicionit. Nė kėtė aspekt autori ofron argumente tė mjaftueshme dhe bindėse, ku nė mėnyrė transparente shihet anashkalimi i kėtij qyteti.
Idetė e prezentuara nė kėtė botim, nga autori, pėr zhvillimin e Shkodrės si zonė e lirė, kanė njė analogji me vendet e Azisė Juglindore, ku si shembull shėrben Singapori. Analogjitė janė tė realizueshme, por ata duhet t`i pėrshtaten mjedisit pėrkatės me modifikime tė pranueshme. Por, pėr diēka tė tillė nevojiten investime nė projektet programore, sidomos nė infrastrukturė, e cila pėr dekada me radhė jo vetėm qė ka stagnuar, por ėshtė degraduar nė mėnyrė tė vazhdueshme.
Sa i pėrket strategjisė sė zhvillimit tė regjionit tė Shkodrės ėshtė e domosdoshme qė kėtu tė zbatohen politikat ekonomike tė dėshmuara dhe tė suksesshme nė vende tė ndryshme tė botės. Duke marrė parasysh se industrializimi ėshtė ēelėsi i zhvillimit, autori ėshtė i mendimit se Shkodra i ka tė gjitha kushtet, pėr tė realizuar qėllimet e veta, ku mjafton vetėm tė zbatojė taktikat japoneze, siē kanė vepruar vendet e porsaindustrializuara.

Edhe pse nė lidhje me investimet e ndryshme nė ēdo mjedis vendimtare ka qenė politika e zhvillimit ekonomik e shtetit pėrkatės, patjetėr duhet tė ekzistojė garantimi legjislativ, si dhe rrethanat shoqėrore stabile nė tėrėsi. Duke marrė parasysh se gjendja nė Shqipėri dhe regjion tė paktėn nė kėto dhjetė vitet e fundit nuk ka qenė aspak e favorshme, bėn qė tė kemi njė stagnim tė zhvillimit dhe tė investimeve ekonomike.
Ėshtė e domosdoshme qė Qeveria e Shqipėrisė tė bėjė hapin e parė nė lidhje me organizimin administrativo-territorial e ai ėshtė regjionalizimi dhe decentralizimi i pushtetit vendor. Nė periudhėn postkomuniste qė njihet ndryshe edhe si tranzicion mė tepėr ėshtė punuar nė aderimin nė subjekte dhe organizma ndėrkombėtarė qė ėshtė njė veprim i domosdoshėm pėr t'iu shmangur koncepteve tė kaluara, por nevojiten veprime konkrete.

Vetėm nė sajė tė projekteve tė ndryshme qė janė me peshė pėr zhvillimin e pėrgjithshėm tė kėtij regjioni, Shkodra nuk do jetė qytet i harruar nga tė gjithė si deri mė tash. Pasi Shkodra ka njė pozitė shumė tė mirė gjeografike si rrallė ndonjė qytet tjetėr nė Shqipėri, autori jep vizionin e tij nė lidhje me mundėsitė e zhvillimit tė saj, si port lumor apo liqenor nė analogji siē ėshtė ai nė qytetin e Roterdamit. Po ashtu mendohet nė mundėsinė e realizimit tė projektėve te tjera siē janė pėr modernizimin e portit tė Shėngjinit, rindėrtimin e hekurudhės, autostradės, hapjen e vendkalimeve tė tjera kufitare, realizimi i projektit pėr lundshmėrinė nė lumin Buna etj, qė do ta bėnte kėtė regjion pjesė e integrimeve regjionale.

Duhet bėrė pėrpjekje dhe angazhime konkrete qė Shkodra nesėr tė mos jetė ēka ėshtė sot, sepse njė qytet me tė kaluar tė ndritur meriton njė qasje dhe pėrkushtim maksimal profesional. Andaj, nė kėtė aspekt edhe pėrgjegjėsia e atyre qė vendosin pėr realizimin praktik te projekteve tė ndryshme ėshtė mjaft e madhe. Anashkalimi i kėtij qyteti e regjioni si dhe disharmonia e projektėve tė ndryshme nuk ėshtė nė favorin e Shkodrės dhe tė zhvillimit ekonomik dhe regjional tė saj. Nė kėtė drejtim aplikimi i modelit tė zonės sė lirė tregtare dhe industriale pėr Shkodrėn do tė ishte angazhim konkret pėr eliminimin e ngecjes sė moszhvillimit ekonomik. Mbetet qė idetė tė konkretizohen me kuadro profesionale tė dėshmuara, sepse pa realizimin praktik tė tyre ēdo gjė do tė mbetet si mė parė. Vetėm me njė angazhim konkret nė kėtė drejtim Shkodra me pozitėn e vet gjeografike dhe hinterlandin e saj tė lloj-llojshėm do tė mund tė ishte model pėr tė tjerėt, ku do t'i kthehej imazhi i mėhershėm si qytet i rėndėsishėm i tregtisė dhe i zhvillimit ekonomik.

Dhe nė fund duhet thėnė se botimi "Shkodra zonė e lirė" paraqet pėrpjekjet e autorit pėr njė mjedis tė caktuar duke dhėnė kahjet e zhvillimit dikur dhe sot si dhe pikėpamjet personale pėr tė ardhmen. Ky botim paraqet njė kontribut me vlerė pėr zhvillimin dhe integrimin regjional te Shkodrės ne veēanti dhe tė regjionit nė pėrgjithėsi. Andaj si i tillė do tė jetė i mirėseardhur jo vetėm pėr njė numėr tė kufizuar individėsh nga profili shkencor e kulturor, por padyshim edhe pėr opinionin e gjerė, qė dėshirojnė tė dijnė pėr Shkodrėn nė tė kaluarėn, tė sotmen dhe perspektivėn nė tė ardhshmen.

Ulqin, tetor 2007

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara